Botime te reja

Ne fakt, nuk eshte pyetje. Eshte thjesht per te lajmeruar daljen ne qarkullim te nje titulli te ri ne shqip :

"CFARE DESHIRONI TE SHIHNI ?"

nga Raymond Carver

Tirana Times, 2009

 

Pese novelat e fundit, te botuara pas vdekjes, te novelistit me te madh amerikan, pas Salinger (per t'u diskutuar...), vdekur me 1988, nga nje kancer mushkerish.

- Me thirr nese ke nevoje per mua

- Endrra

- Vandalet

- Dru per dimer

- Cfare deshironi te shihni ?

Botuar nga shtepia botuese Tirana Times, maj 2009.

Per te dhene nje ide, mund te shihni dhe filmin "Short Cuts" te Robert Altman, me nje tufe aktoresh te njohur, bazuar ne novelat e Carver.

1 Komente

Atë pranverë, ne kishim pasur një lidhje secili në krahun e vet, por në qershor, nga fillimi i pushimeve shkollore, ne vendosëm ta jepnim me qira shtëpinë tonë në Palo Alto, për periudhën e verës, dhe të shkonim ta kalonim në veri të Californie, në bregdet. Richard, djali ynë, do të shkonte tek gjyshja e vet, e ëma e Nancy, në Pasco, në rrethinat e Washingtonit, dhe do të punonte tërë verës me qëllim që të mblidhte paratë që i duheshin për studimet e tij – në vjeshtë ai hynte në kolegj. Gjyshja e tij ishte në dijeni të asaj çka ndodhte tek ne ; ajo na ishte lutur që ta dërgonim tek ajo dhe kishte marrë përsipër t’i gjente djalit një punë. Kishte folur me një prej miqve të saj, një bujk, i cili kishte pranuar ta merrte Richardin si punëtor. Ai do të mblidhte barin, do të ngrinte gardh. Detyra të vështira, por Richardi dukej i ngazëllyer. Djali u nis me autobus një mëngjes, të nesërmen e dhënies së diplomave në liceun e tij. E çova tek stacioni i autobusave, lashë makinën time në parking dhe shkova të ulem me të në sallën e pritjes derisa të lajmëronin nisjen e autobusit. Përqafimet, ai e kishte pasur tashmë këtë të drejtë me të ëmën. Ajo i kishte bërë atij ca lamtumira copëtuese, e kishte shtrënguar lace wsmileyt="on">lacetype wsmileyt="on">fortlacetype> lacename wsmileyt="on">nëlacename>lace> gji dhe e kishte mbuluar me puthje duke qarë si një Madeleine, si dhe i kishte lënë në dorë një letër që ai duhej t’ia jepte gjyshes me të mbërritur. Ajo kishte qëndruar në shtëpi për t’iu dhënë dorën e fundit përgatitjeve tona të udhëtimit dhe për të pritur çiftin të cilit ia kishim lënë me qira shtëpinë. Bleva një biletë për Richardin, ia dhashë dhe zumë vend në njërin prej stolave të sallës së pritjes. Rrugës për tek stacioni, ne kishim diskutuar pak mbi gjendjen. Ai më kishte pyetur :>>

- A do të ndaheni ju, ti me mamin ? [...]

(Më thirr nëse ke nevojë për mua)

__________________________

 

Kur zgjohet në mëngjes, ime shoqe e ka zakon të më tregojë ëndrrat e natës. Unë i sjell një kafe dhe lëng portokalli dhe ulem mbi një karrike pranë shtratit. Ajo zgjohet, largon flokët nga fytyra. Shprehja e saj është ajo e dikujt që ia beh nga gjumi, por në vështrimin e saj shohim dhe që ajo vjen nga gjetkë. I them :>>

- Hë ?>>

- Një çmenduri, thotë ajo. Kam parë një ëndërr dhe gjysmën e një tjetre. Kam parë ëndërr sikur isha djalë. lace wsmileyt="on">Polace> shkoja për peshkim me motrën dhe shoqen time, por isha e dehur. E merr vesh ? Kulmi, apo jo ? Jam unë ajo që duhej ta ngisja makinën, por nuk mund t’i gjeja çelësat. Kur i gjeta më në fund, makina nuk ndizet. Papritur, ishim në qoshen tonë të peshkimit, mbi liqen, në varkë. Së shpejti do të fillonte një stuhi, por motori i varkës nuk ndizej. Motra dhe shoqja ime shkuleshin së qeshuri. Kurse unë, kisha frikë. Këtu më ka dalë gjumi. E çuditshme, apo jo ? Sipas teje, ç’do të thotë kjo ?>>

- S’ke ç’bën tjetër veçse ta mbash shënim, kam thënë unë duke ngritur supet.

E ç’do të kisha mundur t’i shpjegoja. Unë nuk shoh kurrë ëndrra. U bënë vite që nuk kam parë qoftë dhe një të tillë. Ose ndoshta shoh, por ja që në zgjim nuk më kujtohet asgjë. Në çështje ëndrrash, nuk kam kurrfarë njohurish – qoftë fjala për ëndrrat e mia apo për të tjerëve. [...]

 

(Endrra)

_________________________________________

 

 

Carol dhe Robert Norris ishin miq të vjetër të Joanne, gruas së Nick. Ata e kishin njohur shumë më parë se ajo të njihte Nickun. Kur e kishin njohur, ajo ishte ende e martuar me Bill Daly. Asokohe, Carol, Robert, Joanne dhe Bill ishin të sapomartuar, dhe që të katërt ishin me studime në shkollën e arteve të bukura në universitetin e Seattle. Banonin në një shtëpi të madhe në Capitol Hills së cilës ia ndanin edhe qiranë edhe sallën e banjos, shumicën e vakteve i hanin bashkë dhe diskutonin deri natën vonë rreth një shishe vere. Tregonin punimet e tyre, i zbërthenin dhe i kritikonin bashkërisht. Gjatë vitit të fundit të jetës së tyre të përbashkët – para hyrjes në skenë të Nickut – ata kishin paguar madje për të blerë një anije të vogël me vela me të cilën, gjatë verës, lundronin mbi liqenin Washington. « Kemi pasur gëzime dhe hidhërime, ditë të mira dhe të këqija », tha Roberti. Është hera e dytë që ai e shqiptonte këtë fjalë atë mëngjes, duke qeshur dhe vështruar me rradhë personat e tjerë të ulur rreth tavolinës. [...]

 

(Vandalët)

_____________________________________

 

 

lace wsmileyt="on">Ishimlace> në mes të gushtit dhe Myers fillonte një jetë tjetër, siç kjo kishte ndodhur shumë herë tashmë. I vetmi dallim është që kësaj here ai ishte esëll. Sapo i kishte kaluar njëzet e tetë ditë në një shtëpi kurimi. Por gjatë kësaj kohe, e shoqja ishte ngjitur pas një pijaneci tjetër, një shok i tyre që kishte pasur një trashëgim të vogël dhe që fliste të bëhej ortak në një bar-restorant, nga krahu i kufirit të Idaho. Kur Myers ishte përpjekur të fliste me të shoqen në telefon, ajo ia kishte mbyllur pa një pa dy. Jo vetëm që ajo nuk donte t’i fliste, por dhe ia ndalonte hyrjen në shtëpi. Kishte marrë një avokat dhe kishte fituar një vendim gjykate. Kështu, ai mblodhi ca plaçka, u ngjit në një autobus dhe shkoi të jetojë në bregdet, në shtëpinë e njëfarë Sol që kishte vënë një shpallje të vogël në gazetë për të lëshuar një dhomë me qira. Sol erdhi t’i hapë derën, i veshur me xhinse dhe t-shirt të kuq. Ora ishte dhjetë e mbrëmjes. Myers kishte ardhur me taksi. Nën dritën e llampës së verandës, Myers pa që krahu i djathtë i Sol ishte më i shkurtër se tjetri dhe dora e djathtë ishte e tharë, dhe Myers nuk qe i pakënaqur nga kjo. Mjaft kishte telashet e veta.>>

Ju jeni ai që ka telefonuar ? tha Sol. Keni ardhur të shihni dhomën, hyni pra brenda.>>

Myers mbërtheu valixhen dhe hyri.>>

Gruaja ime, Bonnie, tha Sol.>>

Bonnie shikonte televizor por ia hoqi sytë ekranit për të parë kush erdhi. Ajo shtypi një buton të telekomandës të cilën e mbante në dorë dhe televizori heshti. Shtypi dhe një tjetër dhe tani iku figura. U shkul nga divani, u ngrit në këmbë. Ishte një grua e trashë. E trashë kahmos dhe frymëmarrjen e kishte të shkurtër.>>

Më falni që ju shqetësoj kaq vonë, tha Myers. Gëzohem që u njohëm.>>

Ju nuk më shqetësoni, tha Bonnie. Ju ka thënë burri im për qiranë ?>>

Myers bëri po me kokë. Valixhen, ende në dorë.

 

(Dru për dimër)

____________________________________

 

 

Mbrëmjen e fundit para nisjes sonë, ne duhej të darkonim me Pete Petersen dhe gruan e tij, Betty. Pete ishte pronar i një restoranti me pamje të lirë mbi autostradë dhe Paqësor. Në fillim të verës, ne i kishim marrë me qira një shtëpi të mobiluar. Shtëpia gjendej në cepin tjetër të parkingut, rreth njëqind metër nga fasada e pasme e restorantit. Ca mbrëmje, kur era e ngritur nga oqeani vinte deri tek ne, nuk kishim tjetër veçse të hapnim derën e përparme për të ndjerë erën e biftekut të skuqur që çlirohej nga kuzhina e restorantit dhe për të parë shtëllungën e tymit gri që ngrihej nga oxhaku i saj i madh me tulla. Si ditën, ashtu dhe natën, ne jetonim me vrumbullimin e vazhdueshëm të dy motorëve të dhomës frigoriferike, të ngjitur në fasadën e pasme, por ne ishim mësuar tashmë.>>

E bija e Pete, Leslie, një femër bjonde dhe e thatë, e cila nuk ishte treguar asnjëherë aq e lidhur me ne, zinte një shtëpi tjetër, më të vogël, që i përkiste gjithashtu të atit. Është Leslie ajo që ia drejtonte biznesin. Ajo kishte kaluar tashmë për t’i hedhur një sy të shpejtë gjendjes së shtëpisë – ne kishim marrë me qira një shtëpi të mobiluar, përfshirë këtu shtratin dhe gjithçka tjetër, si dhe hapëset elektrike të kutiave dhe konservave – dhe na kishte kthyer shumën e garancisë të lënë peng, duke na uruar në të njëjtën kohe dhe fat të mbarë. Atë mëngjes, ajo kishte treguar një përzemërsi të pazakontë. Inventari ishte bërë shpejt, dhe çeku ynë ishte plotësuar dhe nënshkruar tashmë.>>

- Babit do t’i vijë keq, na thotë ajo. Është e çuditshme. Ai e ka të kotë të duket si njeri i ashpër, do t’i dhembë në zemër kur të marrë vesh që ju nuk do të jeni më këtu. Ma ka thënë disa herë. Ikja juaj e mundon shumë. Edhe Betty-in gjithashtu. [...]

>>

(Cfarë dëshironi të shihni ?)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).