Artikujt qe sillen tek PPU dhe vendosja ne faqe

Me poshte po sjell nje pjese te nje shkembimi me "tropizma" mbi shkrimet qe sillen tek peshku dhe vendosjen e tyre ne faqe (rendesine). Diskutimi lindi mbi vendosjen apo jo te lajmit mbi arrestimin e Cekut ne kolonen kryesore por sic duket nga pergjigja e meposhteme u zhvillua me tej.

 

tropizma:

Dashke muhabet ti Llukan. Le te themi qe sot mu shkrep te te jap mend per menaxhimin e faqes, sic sapo bera te artikulli per raportin e monitorimit te parlamentit.

Ne rubrikat kryesore dominojne artikujt origjinale (po, i duam keta) apo copy-paste nga burime te preferuara te administratoreve. Hot topics jane sidomos budallalleqet e Berishes, analizat postmoderniste te profesoreve me mastera, gjera mbi krizen ekonomike (dhe Berishen), dhe plane hicplane te PS-se per te ardhmen e shqiptareve. Me kujtohet edhe nje raport shume interesant i G99-es per punesimin e te rinjve, shkruajtur nga disa autore te cilet une i njoh personalisht, por atribuuar asnjerit prej tyre, sikur punen ta kishte bere G99a. Beni muhabet tavoline me Blendin per te drejten e autorit.

Ne rubriken shkurt dominojne kuriozitete personale te tuat dhe Penarit. Shyqyr per ato te Penarit, se e kemi si uje te paket. Edhe te tuat te themi qe gexojne popullaritet, sepse jane me 'spec'. Vend nuk ka asnjehere, edhe nje here ne 5 muaj qe kujtohet nje rob si puna ime te diversifikoje faqen e pare ultraelektorale te peshkut. Gjithashtu, tek shkurti duhen gjera shkurt, besoj se ky eshte kriter nr. 1.

Kur flasim per ligj dhe maliq, eshte per t'i rekomanduar maliqit ta rimendoje here pas here ligjin, permbajtjen e faqes, rendin e rendesise se gjerave-tema, menyren si nderton marredheniet me perdoruesit.

 

1 Komente

Ka të drejtë Tropizma.

Nëse doni që të mos na hallaksni, do tëishte mirë që të dihej që:

  • Në faqen kryesore janë artikujt kryesorë që flasin për temat më të rëndësishme qëtrajtojnë mediat kryesore
  • Tek shtypi artikujt kryesorë tëgazetave më të lexuara
  • tek mos humbisni, analizat dhe artikujt interesantë
  • tek letërsia VETËM letërsi etj etj

Kështu që gjithkush krijon profilin e tij prej lexuesi të blogut... shikon vetëm kryesoret apo vetëm shtypin apo letërsinë... bile do të ishte mirë që Penari të vinte një +/- për të treguar apo fshehur seksionet e veçanta për lexuesit e regjistruar (si tek google news... gjithsekush e krijon faqen e vet me llojin e lajmeve që i pëlqejnë smiley )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).