Arti modern.

A mendoni se arti modern eshte kot?

Kam vizituar disa here TATE MODERN ne Londer dhe te them te verteten kam pare shume pak art mbreselenes mes artit modern.

Para disa kohesh nje majmuni ju dha nje leter dhe nje laps te zhgaraviste kot se koti ne te,dhe mbasi majmuni kishte zhgaravitur,u mor zhgarravitja dhe ju prezantua  disa krikiteve te artit sikur te ishte puna e nje artisti me reputacion (duke mbajtur anonim emrin e artistit) dhe mbas nje periudhe te gjate analize kritiket e  vleresuan kete vizatim me se miri,duke i kontribuar vlerat artistike etj.

A mendoni se arti duhet te jete dicka qe nepermjet tij te shokoje,a duhet te quhet art dicka qe nuk paraqet dhunti dhe vlera,dicka qe nuk paraqet nje nivel talenti me duar,nje talent artizanal,ose nje nivel shume larg mediokres i te punuarit vepren e artit perkates?

Imagjinata ne vetvete nuk mund te jet art,pasi qe nuk ka asgje qe mund te shokoje ne faktin qe dikush imagjinon,por art duhet te quhet menyra dhe niveli i zbatimit te imagjinates dhe konceptit nepermjet aftesive artizanale.

Imagjinata,koncepti,perceptimi jane dhunti qe i kemi te gjith,por jo te gjith kemi mundesine ti shprehim me vlera artistikore.

Me sa duket sot nuk vlene aftesia dhe niveli i artistit per te qene dikushi,por vlene kush eshte artisti dhe origjina e tij,nga kush eshte i mbeshtetur,nga cfar agjentesh promovohet arti i tij ,dhe kush dhe sa e sponsorizon emrin e ketij artisti.

A eshte kjo vdekja e artit te vertet dhe a duhet qe nje kulture e tille ti imponohet edhe artit shqipetar?

 

 

 

31 Komente

nuk shof naj gjo te keqe.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/2/23/Voice_of_Fire_photo.jpg

jo me jo, ktyre hallall ja boft zoti. ja nje shembull ktu lart i nje vepre 1 milion dollareshe.

megjithate dejono, po ta shifsh hollholl, nuk eshte se ky 2 eleonshi eshte me i vyer se ky trishiriti smiley

lol shko thuja nanjonit ne Kalkuta ket kur te gjujn me shapke si bushit. smiley

Personalisht nuk me terheq asgje post 1930.

ps: let me refraze that, asnje post Andy Warhol

Arti eshte nje mjet komunikimi. Kaq. Shembulli qe sjell me majmunin ka te beje me artin informal, action painting, naif...

Me sa duket sot nuk vlene aftesia dhe niveli i artistit per te qene dikushi,por vlene kush eshte artisti dhe origjina e tij,nga kush eshte i mbeshtetur,nga cfar agjentesh promovohet arti i tij ,dhe kush dhe sa e sponsorizon emrin e ketij artisti.

Keshtu ka qene gjithmone.

 keshtu mendoj edhe une. ja te them se cfare ndjeva para ca ditesh. vajta diku per pune, por aty afer eshte nje muzeum shume i mire. u futa per te pare ekspozitat e reja. ishte nje me nje piktor kinez ( qe jeton ketu). u zhgenjeva aq shume sa mendova qe e kane hapur vetem se eshte kinez dhe duan te kene mardhenie te mira me kinen. te futej ne koke ideja qe gjithkush mund te behet artist. pak me tutje ishin veprat e nja dy-tre indianeve ( nga india). kot fare dhe ato. nuk di c'te them! eshte pune fati, sic duket.mund te kete piktore shume here me te talentuar qe rrine nen hije.

Mbase nuk te kane komunikuar ty Lira. Nuk eshte e thene qe cdo veper te duhet te komunikoje patjeter.

eshte pune fati, sic duket.mund te kete piktore shume here me te talentuar qe rrine nen hije.

Kjo vlen jo vetem per artin.

 po ashtu eshte sic thua ti. por ne 30-40 pune qe kishte ai, mos te komunikoje asnje? kete po them? sepse dihet qe gustot i kemi te ndryshme, pasi fatmirsisht jemi te ndryshem ( ka vetem nje olsib dhe nje lira ose nje monda, per shembull). por ne nje ekspozite me shume punime mos te pelqesh asnje, dicka tregon apo jo? e kisha tek fuqia qe i jep individit, nje shtet i madh dhe i fuqishem nga vjen ( kina ne kete rast). prandaj olsib, nqse do te behesh i famshem, behu kinez ose indian. te garantoj une qe do kesh sukses.

Qe te kete komunikim duhet ne radhe te pare te kete nje mesazh, dhe ky mesazh te transmetohet tek pala tjeter. Problemi eshte qe ky mesazh nuk egziston ne shumicen e rasteve, ose edhe nqs egziston mjeti i transportit eshte jo i pershtatshem.

arti nuk ka se si te vdes se jeton ne pamvaresi prej njeriut dhe species inteligjente. njeriu mundet vetem ta zbuloj ose te flirtoj me te.

dmth ti beson se arti nuk eshte forme e ndergjegjes njerezore? qe arti ekziston pavaresisht perceptimit te njeriut?

une e di qe arti eshte nder gjerat qe nuk mbajne dot perkufizim, por une do pyesja mbi processin e krijimit artistik. Pra: a eshte arti eksluzivisht nje gje e krijuar nga njeriu apo jo? A ben dot natyra art? Cfare roli ka fjala "veper" (opus) ne dyfjaleshin "veper artistike"?

une mendoj se natyra ben art ne cdo shkalle te saj..  qofte celulare ose galaktike. arti thon se kerkon qellim, por nuk e di, mendoj se arti ndodh edhe aksidentalisht.

duket si ceshtje perkufizimi (e me pas klasifikimi - shembull: a eshte ylberi art?) - por ne fakt ka te beje me ate qe quhet "problemi themelor i filozofise". qe nuk besoj se do zgjidhet ndonjehere - bota do ishte vend shume me pak interesant sikur vertet te zgjidhej.

 

"Personalisht nuk me terheq asgje post 1930. "

As Dali?

Kam pa origjinalin.. i pakrahasueshem!!!!

Ose...

... as Francis Bacon?

... ose...

po Jackson Pollock?!

Mark Rothko?

Etj, etj...

Dali ka punuar ne rrymen surrealiste, rryme e lindur shume me pare se 1930. Btw ne lobin e Columbus Circle dhe ne kat te dyte eshte nje egzibit me diku 15 vepra te Dalit.

ke akoma kohe te hudhesh ne Atlanta; permbledhja me e madhe e veprave te tij gjer me sot.

Shoh qe keni ngaterruar termat modern-dhe contemporary art, qe jane periudha te ndryshme.

Nje informacion te vogel me rastin e ketij diskutimi; ne Muzeun e Artit Bashkekohor ne Montreal, Kanada, eshte hapur keto dite nje ekspozite e artistit shqiptar Anri Sala.  Nuk e kam pare, por me sa duket eshte nje perzjerje fotosh, videosh dhe montazhesh muzikore.  Muzeu e promovon si nje "rekonfigurim te hapesires me synim krijimin e marredhenieve te padegjuara midis veprave.  Prania e filmave qe alternohen, cilesia e drites, projeksionet e pamjeve dhe tingujt e nja dhjete baterive (Doldrums, 2008) te shperndara neper salle krijojne nje atmosfere magjike".  

Por nje kritik shkruante dje mbi ekspoziten ne gazeten "Voir":    per fat te keq ky krijim eshte zhgenjyes.  Eshte nje art qe synon te punoje me lidhjet (dhe thyerjet) midis tingujve, hapesires, vizualitetit, por qe shpesh bie ne nje ilustrim te lehte apo fragmentim qe nuk e pasuron kuptimin e vepres (madje duket sikur e varferon me tej).  Ne vepren Clash, Sala ka vendosur kengen Should I stay or should I go qe luhet nga nje organo mekanike, ndersa ne mure ka "gdhendur" format e shiritave prej letre me vrima qe i lejojne ketij instrumenti te funksionoje.  Ja nje ilustrim mjaft banal i muzikes (mos duhej edhe nje transkriptim me germa i tekstit pas kesaj?).  Edhe instalimet dhe videot e tjera nuk jane më terheqese.  Ç'tregon nje kale ne autostrade ne Time after time?   Nuk di ta shpjegoj...  Nje art qe te sjell ne mendje raportin e pseudo-menduar qe Christian Marclay krijon me muziken.  Por nje kontestim me nje shthurje te dobet, teper i qete.     

Mendimi im personal teper modest: ky lloj arti eshte nje vizion i momentit mbi boten, qe mund te luaje me emocionet e njerezve (nese arrin te krijoje te tilla), por qe eshte teper i perkohshem dhe efemer.  Nje art qe mund te mbetet ne pershkrimet e librave dhe revistave por jo ne muzeume, pasi suporti i tij fizik eshte i komplikuar.   

Bashkekohor! Fjala qe po kerkoja...flm, Besian!smiley

 nejse, por arti kontemporan eshte pjese e artit modern ( futet ne kete familje). eshte vazhdim i modernes.  sic e dime arti modern lindi ne shek. 19. ne emer te ketij arti vazhdon edhe kontemporani, nuk eshte art me vete. esht e si te thuash modern tani per tani (ne qe e jetojme). per ata qe do vine pas nesh eshte thjesht art modern (ketu futet).

Arti bashkekohor eshte art bashkekohor. Arti modern, eshte art modern.

PS: Me fal Lira.

 Arti bashkekohor eshte i ndryshem nga ai modern:

  • diference ne periudhe kohore
  • diference ne stil
  • diference ne fokusimin e pergjithshem

Nese do thellohesh me tutje besoj qe ka material te mjaftueshem ne dispozicion.

he me po bekeni qejf. sa mire. po lexoja sot ne village voice per nje ekspo qe po ben namin ne nyc, dhe autori citonte rothkon "there is no such thing as good painting about nothing" per te share ekspoziten dhe te ngjashmit e saj.

galeria kombetare ne wash. dc ka nje koleksion te madh te rothkos, te madh ne nr. dhe madhesi, futesh aty dhe te duket vetja ne nje pyll me arkitekture moderniste, thuajse te bucasin veshet. nuk jam ne gjendje te filozofoj tani por ja qe ato penelat e trashe te prekin sic te prekin topat dhe trekendeshat e kandinskit, per mua keta te dy bejne art per dicka, mund te ilustrosh qindra koncepte me pikturat e tyre, ke aty mundim, fluturim, shpetim, balancim, loje, renie, shtypje, sheer monumentality; ashtu si nje veshtrim lexohet, ashtu lexohet dhe nje penelate boje, nje fiture gjeometrike, nje raport formash dhe ngjyrash - eshte gjuhe tjeter, ka kodin e vet, dhe po s'iu leshove ne dore, po s'e mesove alfabetin cirilik, s'ke per te lexuar dot rusisht. sic ka edhe budallenj dhe budallalleqe sa te duash ne boten e artit.

E diskutueshme. Piktoret, skulptoret modern jane te penalizuar, sepse eshte provuar e perfaqesuar cdo gje ne te gjitha format e mundshme, nga tema e shenjta tek ato profane. Prandaj kerkojne menyra te reja komunikimi. Ne shume raste ama degradojne ne qesharake, por nje Modigliani (e kam pike te dobet) psh mbetet mrekullueshem. Nje Lucio Fontana, i thjeshte ne nje shikim te pare, por i pare dal vivo eshte shokues ne thjeshtesine e agresivitetin e vet.

Artistet shpesh e kuptojne rrezikun e shnderrimit ne qesharake dhe shpesh luajne, provokojne me kete aftesi. Piero Manzoni ka kapur kulmin e provokimit me konservat e tij "Merda d'Artista" qe vleresohen qindra mijra Euro. E bukur eshte se disa nga keto konservat, qe brenda permbajne me te vertete fekalet e autorit, kane shperthyer nga gazi i prodhuar brenda. Imagjino tani kutine e xhamit brenda se ciles qendronte konserva "Merda d'Artista" e shperthyer me sterkalat e perhapuar neper faqet e brendshme te xhamit. Kushedi nese vlera vepres eshte rritur? smiley

Arti informal kerkon bashkepunimin aktiv te shikuesit. Dhe ky eshte nje problem krejt i pakapercyeshem per disa.

Nuk eshte arti i keq, eshte artisti dhe vepra e tij. Cdo gje eshte relative. Vetem budallalleku i njerezimit mbetet nje konstante, pavaresisht rritjes se njohurise, shkences, teknologjise dhe komunikimit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).