A mund te themi se deputetet mbrojne interesat e votuesve?

13 Komente

Per cilin planet e ke fjalen ti ?

Po, mund ta themi, por llogjika na tregon se s'duhet thene. smiley

Ata aktuale s'i kane mbrojtur, po kshu teorikisht dhe mund te thuhet smiley

Kush i ben keto pyetje idiote.

Dihet qe "Deputetet mbrojne interesat e veta" duke i qare hallin gjithe diten popullit.

pershendetje dhe faleminderit qe me quajtet "idiot" smiley

pyetja ishte e shoqeruar me nje tekst qe fatkeqesisht nuk erdhi (nuk me ka funksionuar mire kjo faqe keto dite) dhe as nuk shkruaja dot tek kjo teme deri tani. U mundova te dergoja nje teme tjeter, por pata probleme me intenetin..

nejse... pyetja lidhej me dy tre raste shume specifike.

shkurt:

me erdhi ne mendje nga debati i Durresit. Blendi Klosi e filloi debatin duke kujtuar qe Bujar Leskaj, megjithese ishte deputet i zgjedhur nga vlonjatet per te mbrojtur deshirat e tyre, nuk arriti ta kundershtonte Salen per "industrializimin" e Vlores. Duke u nisur nga viti 2005 mund te supozojme qe vlonjatet ishin parimisht kundra ndertimeve industriale qe po planifikoheshin ne Vlore. A mund te kundershtonte me shume Leskaj? A kishte mjete te tjera se si mund te mbronte interesat e votuesve te tij? Vote ne parlament per gjera te tjera, konferenca publike?

Te njejten pyetje Klosi ia shtroi Ferdinand Xhaferrit. Ky i fundit, u pergjigj se nese dicka e tille ndoshte, ai terhiqej nga politika. Kjo si duket iu duk shume pergjigje e zgjuar se sa here e thoshte (nja 30 here) eksitohej me shume dhe ngrinte zerin. Per mua ishte nje sinjal alarmi. Nese neser pasneser vjen nje vendim qeverie ne kundershtim me deshirat e votuesve durrsake, deputeti i Durresi, i zgjedhur per te mbrojtur deshirat/interesat e votuesve te tyre, nuk do te bente asgje por do te largohej. Kjo me duket shume e papranueshme dhe mendoj se duhet te kete menyra te tjera se si nje deputet mund te mbroje interesat e votuesve te tij.

Kjo lidhet edhe me sistemin zgjedhor, i cili tani eshte porporcional rajonal. Deri ne zgjedhjet e kaluara te krijohej pershtypja se deputetet e PD'se ishin me pak te afte te kundershtonin kryetarin e tyre, qofte edhe per interesat e votuesve te tyre. Me ndryshimin e sistemit duhet pare me kujdes roli i deputetit ne te dyja krahet e politikes.

Po vete Klosin a e ke pare qe ti kundershtoje apo ti fshije pluhurin e xhaketes  kryetareve e kryeministrave te vet si Nano,Majko,Meta,Nano perseri dhe se fundi Rama??????????

ZGJOHU SE U BE VONE!!!!!!!!!!!!!!

puna eshte se nese Sales do i shkrepet per dicka neser pasneser deputetet e PD'se do heqin breket

Me fal ti amerikano.A ke pare deputete te tjere edhe nga krahu majte qe nuk i kane hequr breket?????

po c'lidhje ka me krahun tjeter mer??

Njesoj qendron pyetja dhe per andej.

Pyetja eshte e drejte.

Shembulli qe ke sjellur gre_wireless, te fut ne nje rreth vicioz.

Ne qoftese deputeti X arrin qellimin, e humben deputeti Y, se diku do ndertohet.

Mund te themi se deputet mbrojne interesat e votuesve ???????????, kur deputeti i Vlores arrin te "bind" qeverin per ndryshimin e projektit, e cili kalon ne Durres, edhe ketu deputeti arrin te "bind" qeverin e projekti kalon ne Shengjin.

Ne qofte se  vendoset te ndertohet ne Shengjin, ateher deputeti i Lezhes nuk mbron interesat e votuesve.

Enderrojme se edhe ky deputet mbron interesat e votuesve duke bindur qeverin per moszbatimin e projektit, vendoset njezeri qe te mosndertohet.

Perseri vime tek pyetja kryesore, meqense nuk po ndertohet, nuk po zhvillohet vendi, nuk investohet, nuk krijohen vende pune, deputet mbrojne interesat e votuesve??????????'

E si mund te mbroje deputeti intersat e votuesve kur ai ne fushate eshte kthyer ne nje numur nga kreret e partive te tyre

Berisha ne Librazhd

Votoni ne numurin 10

PS pergjigje LSI

Meta te votoj numurin 33

etj etj etj

deputet jane atje ne parlament te mbushin cepat e tyre duke qene  kukulla ne dore te kryetiarit qe i theret ata jo me emer por sipas numurit

hej ti 33shi hajde ketu e me pastro atletet

Or ti 10 do ma pastrosh kostumin apo jo, hajt shpejt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).