A kemi aplikuar apo nuk kemi aplikuar ne per Kandidat per EU?

Tue lexue shtypin e armikut dje, rashe ne kete lajm:

“The request of Montenegro to receive candidate status has arrived to the European Commission and we hope that we will receive an application from Albania as well after next week’s elections,” he explained.

Qe dhe lidhja:

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2009&mm=06&dd=22&nav_id=60002

Tani, une e kam pare ne TV ate tonin qe shkoi ne Ceki dhe i dha "letrat" atij te Cekeve?

Por suedezi thote qe letrat s'i kane marre akoma!

Te na kete bere Ceku neve ndonje pisllik apo keta te Everopes, pasi i thane ketij tonit "mos apliko", pasi e pane qe ky nuk ha pyke, i thane Cekut; "mire, lere te te sjelle letrat, por mbaji ne sirtar, dhe pastaj ktheja per mungese pullash"?

O genjen Suedezi , o genjen Sala!

Qe te genjeje Sala para zgjedhjeve nuk e besoj kurre ne bote! S'ka asnje interes!

Ky Suedezi do kete genjyer, qe t'ja fuse Shqiperise!

Si mendoni juve Peshq me sens humori?

P.S.

Muxhahidinet e PD-se nuk jane te mirepritur te komentojne! smiley

Seriozisht!

16 Komente

hhhhhhhmmm shume interesante kjo    :B    

 

Une parashtroj disa alternativa .

Ngjarja mund te kete rrjedhur keshtu :

1- letrat jane ende rruges edhe nuk kane shkuar ne zyren a ketij xhaxhait qe flet

2- duhet pare integriteti dhe besueshmeria e kesaj faqes b92 (bë nëth'tedii) se mos ja ka kput me nai perkthim koti dhe ben vaki ai ka thene qe shqiperia e ka dorezuar

3- (larg qofte) se shpejti  mund te kete edhe ndonje pasoje te tille pas zgjedhjeve per qeveriun    :liar:

T'paska ron icik ere Watergate, mrrok?  smiley    smiley  

Jo nuk besoj se eshte skandal!

Define the word "is" tha Bill Clinton atebote! 

Edhe keta i kane bere nje "broad interpretation" fjales "aplikim"! smiley 

Sigurisht, ky interpretim eshte i ndryshem nga ai qe po jep Avropi, por...gjithsesi, Saliu njihet per interpretime jo-konvencionale te shume fjaleve shqipe! 

Ajo qe quhet "the target audience" per Aplikimin Biblik (complete with the sceptics and The Tall Naked Satan) nuk eshte komuniteti i juristeve nderkombetare, por...kjo komshija ime ketu, qe me thote gjithmone "pse nuk e do Salen ti? Sala t'la me shku jashte shtetit!" smiley  

Ka kandiduar,por kandidatura eshte ON HOLD,sepse eshte kandiduar vetem per qellime lektorale,BE-ja ja beri te qarte taneve se nuk eshte koha per te kandiduar tani,por kjo nuk do te thote qe ata te pengojne te kandidosh,por do te jete nje kandidim i njeanshem,i pavlefshem,zere se nuk ke kandidu hic.

Ata do te merren me kandidaturen kur te jete koha e duhur,dhe normalisht,kur eshte pikerisht ajo koha e duhur qe ata te merren me kandidaturen,atehere kandidohet.

Pra Shqiperia ka kandiduar,por zere se nuk ka kandiduar.

 

Ai Ceku beri nje analogji me plasjen e ujrave,por analogjia me e sakte qe ta kuptojne te gjith do ishte kjo,qe kur dikush te thote hajde dhe ma paraqit intervisten ne zyre ne oren gjashte sepse atehere jam i lire,dhe ti shkon ne oren kater dhe i le intervisten tek dera,edhe e ke bere,por edhe nuk e ke bere ate interviste ne oren kater,sepse vertet ja ke lene te dera atij tjetrit,por ai nuk ka per ta fut ne zyre deri ne oren gjashte.

 

Nuk e  di nqs u kuptuam.

mroklla, lumsi ti qe qe nga Amerika shkon e konsultohesh tek faqet e b92!

Nuk dua te them se lajmi nuk eshte i vertete, por dreqi e mori... b92 eshte media serbe dhe si e tille... le te themi qe nuk eshte me e besueshmja.

... E di! E di! Por s'me plas fare qe te jem "mendje hapur"! Paragjykoj gjithcka qe eshte serbe dhe qe ka te beje me Shqiperine dhe shqiptaret.

Olso, trust me! B92 eshte goxha e besueshme. Nuk po them qe nuk anojne shpesh here, po kesaj rradhe nuk besoj se e kane me hile.

Ashtu qofte! Sdq. media ashtu si gjithcka tjeter behet nga njerezit, te cilet kane jetuar ne nje kontest te caktuar dhe jane te indoktrinuar ne nje menyre apo ne nje tjeter.

Une personalisht nuk kam asnje arsye per te konsulltuar b92, pervecse kuriozitetit qe me shtyn te shikoj se c'jane duke bere ata tipat qe deri para disa vitesh masakruan Ballkanin (si edhe vellezrit e mi kosovare te te njejtit gjak) dhe ende nuk kane kerkuar falje per kete, perkundrazi.

Nuk kam pse t'i konsultoj e as pse te informohem prej tyre, pasi nuk kane as prestigjin e as kredencialet e duhura per te me informuar.

E aq me teper nuk kam asnje arsye per t'u informuar nga nje media serbe se cfare ndodh ne vendin tim e me vendin tim.

Edhe per disa dekada serbet do te mbeten ende armiqte tane. Te heshtur, por jo me pak te rrezikshem. E keqja shperndahet dite per dite neper librat e shkolles e neper valet e mediave. Nuk mund t'i besoj ketyre djajve te shpifur qe i kane ende duart te gjakosura me gjak shqiptari. Per te mos thene qe jane edhe goxha psikopate si komb... keshtu ne pergjithesi.

as mu mer ols nuk me shko mendja me mor info prej tyne kur kom ku informohem, mos me keqkupto. Po une kam jetu 1 vit atje dhe e vetmja menyre informimi, relativisht i pa-anshem, ka qene b92. Keshtu, po them qe nuk jane krejt ashtu sic, me te drejte, i shkon mendja cdo shqiptari.

Te na kete bere Ceku neve ndonje pisllik apo keta te Everopes, pasi i thane ketij tonit "mos apliko", pasi e pane qe ky nuk ha pyke, i thane Cekut; "mire, lere te te sjelle letrat, por mbaji ne sirtar, dhe pastaj ktheja per mungese pullash"?

hahahahahaha

bofsh hair smiley 

Ne kena kandidu plako, po kandidimi jone nuk ka per tu shqyrtu pa u kry zgjedhjet. Nqs zgjedhjet llihen, ata as e nisin hic proceduren e kandidimit, dmth dergimin e eksperteve, negociatoreve e gjithe ve te tjera te BE-ut.

Po, ne kena apliku, ashtu sic dergon studenti aplikimin per ne shkolle, edhe pret qe te dali rezultati i TOEFL-it. Pa ate nuk shqyrtohet hic aplikimi. Studentet qe kane apliku ne Amerike nga Shqiperia duhet te me morin vesh.

Sorry se tani e lexova.

Aplikimi i dorezohet presidences se keshillit. Presidencen e kishte Cekia. Pas e merr Keshilli ia dergon Komisionit per te bere vleresimin. Mbasi merr vleresimin nga Komisioni, keshilli e diskuton serish dhe e miraton. Pastaj duhet miratu dhe nga Parlamenti Europian. Nderkohe qe janevene ne levozje procedurat per votim ne parlament, mund te cohet dhe ne parlamentet e cdo shteti anetar apo per referendum (nuk e di si e parashikon Lisbona qe do hyje ne fuqi).

Lomsh me i fjale, po ne e kena bo aplikimin. Ky robi flet per kalimin e hallkes se pare, Presidence e Keshillit - Komision Europian.

Mrroklle,

Interesant eshte fakti qe B92 kete e prezanton si citim. Te ishte e perifrazuar, do thoja qe rrejne, po ne thonjeza, eshte icik me e veshtire me rrejte.

Nga ana tjeter, me sa shof ne shkrime te tjera, duket icik sikur B92 ka bere rremuje.

WSJ per shembull, e perifrazon Bildt, dhe duket sikur Bildt e fut Shqiperine edhe Malin e Zi ne te njejtin thes: 

http://online.wsj.com/article/SB12456842...

P.S. Ai ceku qe pranoi aplikimin tone, ka marre pak nam neper Evrope qe kur dolen fotot te shpia e Berluskes...

http://praguemonitor.com/2009/06/09/topo...

Sa per aplikimin tone mendoj se ai eshte kryer vetem si akt formal dhe jane gjetur hapsirat per ta vonuar te marre udhe para zgjedhjeve. Nejse, les arapi do t'i beje gjerat qiviriu se nuk ndigjo mire nga asnje vesh se cfare thone te tjeret. Futja kot dmth...

Edhe nje fakt tjeter qe sherbimi i Postes Shqiptare eshte cope-cope. smiley

Gjembi,

Posta Shqiptare kohet e fundit po funksionon shume mire, por une them se duhet te jete keshtu:

Letra e kerkeses eshte bere, por meqense do ta kete shkruar ndonje i paafte qe s´e njeh mire formen zyrtare te letrave, ata te Evropes s´dine ta deshirfojne se çfare do te kete pas dash autori me kerkue !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).