Propozim "famekeq" i Blaterit, per kombetaren

Ne evropianin "Euro 2012", kombetarja mund te mbetet edhe jashte grupit. Propozimi i Sep Blaterit, nese merr forme zyrtare, do te klasifikoje ekipin kombetar ne nje turne para- eliminator, sic ndodh me ekipet tona qe luajne ne kompeticionet evropiane. Ne ndeshjet e grupeve ne "Champions" ekipet tona nuk arrijne dot te kualifikohen, sepse ato eliminohen shume shpejt. Por pjesemarrja e kombetares sone, ne ndeshje me te medhenjte e Evropes, i ka sjelle te ardhura te mjaftueshme futbollit tone, ne keto vite, per te mbijetuar dhe madje per te ecur edhe para. Por, ne nje kohe kur kuqezinjte po mendojne qe te arrijne suksesin e pare nderkombetar, nje propozim i cuditshem i Blaterit mund ta lere jashte fazes se grupeve ekipin tone. Fitoret e lehta te Anglise, ndaj Andorres dhe Kazakistanit kane hedhur idene e zhvillimit te nje turi paraeliminator, ne zonen e Evropes, pas boterorit, "Afrika 2010". Anglia ne dy ndeshjet e fundit fitoi 4-0 dhe 6-0, ndaj dy kundershtareve te lehte dhe me keto fitore, qe u shoqeruan jo vetem ne rezultat por edhe me loje, anglezet e Kapelos dukeshin sikur te ishin vetem ata ne fushe. FIFA pritet te ndryshoje skemen e metejshme, per ekipet qe konkurrojne ne eliminatoret e boterorit, ne zonen evropiane. Propozimi vjen nga kreu i FIFA-s, Blater dhe ne vendet e propozuara prej tij ben pjese edhe vendi yne, Shqiperia. Nese ne mbledhjet e ardhshme te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s do te votohet per te mos i klasifikuare 16 vende evropiane direkt ne fazen e grupeve, kombetarja jone duhet te luaje ndeshja paraelemiminatore dhe me tej, te pretendoje kualifikimin. Sipas formules ne fjale, endrra kuqezi per te shkuar ne boteror, tani e tutje do te jete me e veshtire. Kjo per te larguar disa ekipe te dobeta ne fazen e grupeve, me qellim qe konkurrenca te jete e forte dhe te mos kete ndeshje formale. Diferenca mes te medhave te grupit dhe disa ekipeve, ku per fat te keq eshte klasifikuar edhe Shqiperia, eshte e theksuar. Si shembull, Italia nuk ka pse ndeshet me San Marinon, pasi diferenca mes tyre eshte shume e madhe. Keshtu ekipet qe mbeten gjithmone te fundit dhe te parafundit ne grupet eliminatore te zones evropiane, ne do te luajne nje mini -faze, ku do te dalin fituesit qe do te konkurojne me tej me ekipet e tjera evropiane, per fazen e grupeve, . Keshtu, FIFA dhe UEFA po mendojne qe te ndryshojeni sistemin, ne ndeshjet e tjera dhe ne keto ndryshime do te perfshihet edhe ekipin yne kombetar. Kuqezinjte, nen drejtimin e Josip Kuzhe i kane gjasat qe t'i nisin eliminatoret e evropianit te radhes, pas nje turneu paraeliminator.

Shqiperia, mes 16 ekipeve te fundit

Sipas klasifikimit, 16 ekipe evropiane do te perfshihet ne nje turne para se te nisin me tej ndeshjet ne fazen e grupeve: Shqiperia, Malta, Luksemburgu, Moldavia, San Marino, Azerbaixhani, Liehtenshtaini, Lituania, Armenia, Estonia, Kazakistani, Andorra, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Islanda. 16 ekipet do te ndahen ne dy grupe dhe dy te parat kualifikohen automatikisht, kurse te dytat do te luajne nje ndeshje per te percaktuar ekipin e trete, qe do t'i bashkohet 37 vendeve te tjera evropiane. Zona e Evropes do te perbehet ne nje format me 40 vende, qe do te ndahen ne tete grupe, me nga pese ekipe. Keshtu, konkurrenca do te jete me e forte dhe do te kete interesin e duhur, para se te percaktohen fituesit qe do te shkojne ne nje evropian apo boteror.

Propozimi i Blaterit, ne dem te futbollit

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ne nje konference per shtyp theksoi se do te kerkoje veton ne mbledhjen e radhes, qe te ndryshoje sistemin aktual te organizimit. Sipas medieve kjo eshte edhe nje shprehje e qarte e egoizmit te Blaterit dhe per kete arsye, ai ka shprehur gatishmerine qe te ndryshoje sistemin. Blater qe deshiron te kthehet ne nje njeri te madh, ne boten e futbollit, ka ndermend qe te flake tutje 16 vende evropiane, qe kane edhe ato te drejten e votes. Por shume prej ketyre vendeve mbijetojne ne boten e futbollit, pasi ndeshje eliminatore te kombetareve, ndaj ekipeve te medha sjellin te ardhura te mjaftueshme qe ato te zhvillohen edhe me shume. Propozimi i Blaterit, per pjesen me te madhe te tyre do te thote, "kapitullim" .

Kontestimi

Idea e nje sistemi parakualifikues mund te funksionoje mire, por ne Evrope propozimi i Blateri,t nuk do te pritet mire kurrsesi nga 16 vende te klasifikuara, per fazen para elimiantore. 13 ekipe kombetare do te mbetet gjate eliminatoreve, jashte Evropes

6 Komente

E ca t'keqe ka ktu? kush do, t'luj futboll, kush do me bo lek nga te drejtat televizive le t'boj dokumentar per fjala vjen thesaret turistike t'venit t'vet

Sipas formules ne fjale, endrra kuqezi per te shkuar ne boteror, tani e tutje do te jete me e veshtire

 

 

Po ne qofte se nuk kualifikohesh dot duke luajtuar me keto 16 skuadra si mund te enderrosh te shkosh ne boteror more i dashur gazetar

 

mir e ke swed, po keta  a marun pune me centrimin e arbitrave apo akoma ne pune e siper?  

a marun pune me centrimin e arbitrave apo akoma ne pune e siper? 

booooo... mè duket kot fare kjo ideja e blater...kèto skuadrat e mèdha vèrtet fitojnè thellè shumè herè..por ka plot raste kur janè larguar me turp qoftè nga shqipèria qoft edhe nga vendet e tjera....ai luksemburgu e rahu 1-2 brenda zvicrèn e blaterit vetèm pak muaj mè parè...nuk mendoj se ndryshon ndonjè gjè me shancet qè mund tè ketè shqipèria pèr tè shkuar nè botror apo europian....por futboll luhet edhe nè kèto vende dhe nuk èshtè e drejtè pèr ata qè duan futbollin nè kèto vende qè tè pèrjashtohen nga mundèsia pèr tè parè kampionèt e ndyshèm....me qè ra fjala po shoh nè kèto çaste finland-gjermani under 21..gjermanèt e finlandezèt numèrohen me gishta...mjafton tè shikosh emrat e lojtarve...vetèm shqiptar ka nja 3(finlanda)...HETEMAJ..HETEMAJ... dègjohet vetèm!!

hajt se i bohet ner shqipnis se ato klubet e futbollit aqe jane vetem per pastrim parash., Kanalizohet energjia pastaj te boksi dhe shifni po nuk sollen 'sports entertainment' alla Amerikonce e Meksikoncesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).