Propaganda në institucion

Nëndrejtori i GKA-së, Buron Kaceli, angazhohet në propagandën e Partisë Demokratike dhe prezanton në vendin e tij të punës, Galerinë Kombëtare, "Korridorin e shqiptarëve". Për këtë punë vullnetare me temë fushatën politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, Ministria e Kulturës e mbështet me 5 milionë lekë. Kaceli nuk e fsheh: "Ekspozita, pjesë e fushatës elektorale"

Edhe pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga zgjedhjet parlamentare dhe Buron Kaceli, piktor në zanat, aktualisht nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, del vullnetar në këtë fushatë zgjedhore me ekspozitën "Korridori i shqiptarëve".

Ai ka hapur dje në mbrëmje, në "shtëpinë e vet", GKA, ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 5 korrik.
Janë 36 punë në vaj, me përmasa 1m X 80cm, në të cilat Kaceli jep momente të ndryshme të punës në rrugën Durrës-Kukës.

Ai nuk e konsideron veten artist studioje, por pëlqen të punojë në natyrë, e akoma më shumë në kantiere ndërtimi. Nëpërmjet 36 punëve të paraqitura, ky artist, njëherësh zyrtar, jep një pasqyrë të përgjithshme të punimeve në këtë rrugë, duke filluar nga Mali i Krujës dhe deri në Morinë. Ai ka hedhur në telajo momente të punës në të gjithë segmentet e rrugës.

Matjet e tokës nga gjeometrit, ekskavatorë që hapin rrugët, ngjitjen në male të kamionëve me materiale ndërtimi, përparimin e rrugës mes një lugine, këmbët ende të papërfunduara të urave mes maleve, hapjen e tuneleve, momente të përfundimit të një ure dhe tabloja e fundit jep brendësinë e tunelit të Thirrës, hapja e të cilit, para pak javësh shënoi edhe hapjen e fushatës elektorale për partinë që drejton qeverinë.

Kaceli pohon se ekspozita e tij është një kontribut për këtë fushatë elektorale, madje, më tej shton se: "Jam krenar që kjo vepër, rruga Durrës-Kukës, u ndërtua gjatë kësaj qeverisjeje, sepse i përkas kësaj force politike". Dhe kjo qeveri e ka mbështetur Kacelin me 5 milionë lekë (të vjetra) për të paraqitur një nga veprat më të rëndësishme për Shqipërinë!

Edhe pse është një mbështetës i forcës politike që drejton vendin, Kaceli, në pozitën e nëndrejtorit të i GKA-së, thotë se qëllimi i punës së tij nuk është politik: "E kam vlerësuar këtë rrugë, fillimisht si vizitor, por më pas mendova të jem i pranishëm nëpërmjet punës sime".

Ai i konsideron tablotë e tij dokumente autentike të mirëfilltë të këtij ndërtimi. Janë 36 punë, të cilat më shumë se sa piktura, duken si fotografi të betonit që lidh Durrësin me Kukësin. Por kjo është temë që u takon vetëm estetëve për të trajtuar a është art ky apo propagandë. Gjithashtu, këtë rast, nuk mund ta humbasin as ata që kanë një farë përvoje në analizimin e abuzimit të politikave të institucioneve kur përdoren drejtpërdrejt nga politika.

"Korridori i shqiptarëve" është ekspozita e radhës në këtë periudhë parazgjedhore, që i kushtohet rrugës Durrës-Kukës. Ka disa javë që përpara Kuvendit të Shqipërisë qëndrojnë të ekspozuara dhjetëra foto të komentuara me gjuhën e shifrave për rëndësinë e të ashtuquajturës "rruga e kombit" dhe hallet që do t'u zgjidhen shqiptarëve nga kjo rrugë.
Në këtë rrymë shkon edhe ekspozita e nëndrejtorit të GKA-së.

Nuk është hera e parë që Kaceli angazhohet në emër të një force politike me tema që prekin zhvillimet në vend. Madje, edhe atëherë kur nuk ka qenë autor, është angazhuar në formë tjetër.

Gjatë kohës kur Kaceli ishte përfaqësues kyç i së djathtës në Bashkinë e Tiranës, në momentin kur kjo forcë politike po linte pushtetin, në një nga sheshet e kryeqytetit u vendos një monument, i cili herë pas here do të shndërrohej në mollë sherri. Është fjala për shtatoren e Sulejman Pashë Bargjinit, themeluesit të Tiranës qytet, e cila vetëm pak muaj përpara ia la vendin "policit të trafikut".

Pak më tej në kohë, nga aktiviteti i Kacelit si artist i interesuar për punët e politikës dhe i angazhuar drejtpërdrejt prej saj, ai vetë e pohon se në vitin 1975 është prezantuar me një ekspozitë që i kushtohej rindërtimit të një fshati të quajtur Zallbastar. Ndërsa në vitin 1987 do të hapte një ekspozitë kushtuar hekurudhave të Shqipërisë.

Ideja për të mbështetur punët e qeverisë nëpërmjet pikturës, nuk është një gjetje e Kacelit. Ai tregon se këtë nxitje e ka marrë nga i ati, piktori Sadik Kaceli. "Babai im ka shumë vepra me tema të tilla. Ka grafika të Liqenit të Tiranës, të Hidrocentralit të Ulzës etj." - Tregon ai.

Të 36 tablotë që paraqesin rrugën Durrës-Kukës, Kaceli i ka realizuar në tre muaj punë. Ka zgjedhur këtë moment për t'i ekspozuar punët, sepse nesër mund të jetë vonë. "Së shpejti rruga do të inaugurohet, dhe pas kësaj nuk do të kishe kuptim të tregoje procesin e një pune që ka përfunduar," - thotë Kaceli. Por jo vetëm kaq.

Praninë e ekspozitës në GKA e justifikon me faktin se rastësisht salla e ekspozitave ishte bosh. "Unë mund t'i kisha paraqitur punët edhe në Muzeun Historik Kombëtar apo diku tjetër, por rastisi që të ishte e lirë salla e ekspozitave," - thotë nëndrejtori i GKA-së.

Punët do të qëndrojnë në GKA përreth dy javë, dhe gjatë kësaj kohe ai shpreson që ndonjë qeveritar të blejë ndonjë punë si kujtim të një momenti historik për Shqipërinë.

7 Komente

Përderisa nuk kemi mundësi që të shikojmë punimet, nuk mund të themi nëse janë propogandë apo realizëm socialist ato piktura.

Nëse në ndonjëprej tyre do të ishte dhe komandant Salihi, gju më gju me popllin, atëhere po që mund të konsideroheshin si propogandë.

Shume mire ka bere piktori qe ka pikturuar ne ndertim e siper vjedhjen me te madhe te te gjithe kohrave ne Shqiperi. Me siguri qe keto piktura do te rivleresohen shume mbas nja 10 vitesh, prandaj e keshilloj qe te mos i shes menjehere. Sa per faktin qe ky eshte nepunes i shtetit them qe ta tolerojme se mbas 28 Qershorit prape do te kthehen ne profesionin e lire,pra i papune.

kjo s'o gjo hic mer. Shkoni nje here te kinoklubi i qytetit studenti ku bejne leksionet studentet e drejtesise. Osht mush me postera te PD-se e ju me thoni per Kalecin mu  smiley   

Kisha menduar qe njerezit ishin te lire tashme, sidomos ne art, te flisnin e te krijonin pa qene me brenda kornizave partiake.... Po cudite nuk paskan te sosur. Uroj qe zoteria te kete bere dhe ndonje pikture per qejfin dhe fantazine e vet, jo vetem te Partise dhe shokut Enver...Upsss... shokut Sali!

Nga ne sherbim te realizmit socialist, drejte e ne sherbim te "realitetit Shqiperia po ndryshon!" ky eshte Buhrani!

Meqe u kujtova, dje ne nje nga emisionet e lajmeve, teksa shfaqej Rama ne fushate duke shperndare flete-palosjet me beri pershtypje nje grua qe tha: "Aman, jo me kamera, se na hoqet prej pune!" Mendo c'terror psikologjik ushtrohet mbi njerezit... "Jetojme dhe punojme si ne rrethim" kjo fraze m'u ringjall ne koke.

Aman, jo me kamera, se na hoqet prej pune!"

Shume interesant kjo!

Ne fakt, kur shikoja dhe degjoja ato sondazhet e organizuara ne Shqiperi, kjo pune me ka shkuar ne mendje!

Qe te anketuarit te cilet jane njekohesisht edhe te punesuar ne administrate, genjejne ne pergjigjet qe japin ne pyetesor, per te qene brenda!

Ku i dihet kush po me pyet! Po thashe "do votoj PD-ne" ne ankete, asgje e keqe nuk me gjen!

Por po thashe PS-ne... ku e di une ku e con kjo goca e vogel kete anketen?! smiley 

"Bone Zot onderr" - tha gamori i shkrete, po kjo teoria ime nuk eshte edhe aq per te qeshur! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).