Prodhuar në BE - E çara ligjore e industrisë së modës

Nga Adam Tanner dhe Maja Zuvela, Reuters

 

Gjirokastër, Albania/Travnik, Bosnjë (Reuters) - Rruga për në dyqanet e modës së lartë në kontinent shpesh të drejton përmes qyteteve pak të njohura në Ballkan, por ju nuk do të mund ta dinit këtë nga leximi i etiketave. Blerza Kallajxhi ka një tufë të madhe me etiketa që shkruajnë “Made in UE” (prodhuar në BE), në fabrikën e saj në Gjirokastër - vendlindja e Enver Hoxhës, një shekull më parë, diktatorit komunist që izoloi vendin nga pjesa tjetër e Evropës - teksa ajo shpjegon se si përmbush kërkesat nga jashtë. “Ne marrim një kërkesë nga Greqia dhe ata na dërgojnë materialin, modelin dhe etiketat”, - thotë Kallajxhi, e cila e bleu fabrikën në kështjellën malore të Gjirokastrës me të shoqin e saj dy vjet më parë. Greqia - jo si Shqipëria - është në Bashkimin Evropian.

Në sytë e shumë konsumatorëve, një produkt i prodhuar në Evropë mund të jetë i një cilësie më të lartë se njëri që prodhohet në Kinë, Bangladesh apo Tailandë, ku shumë grupe mode kanë blerë manifaktura të tilla. Por shumë pak e dinë se ç’do të thotë në të vërtetë “Made in Europe”.

“Asgjë nuk shkruan “Made in Albania”, - thotë Kallajxhi. “Sigurisht ne jemi krenarë për vendin tonë, por klientët këtë duan.” Markat ndërkombëtare të modës nuk bëjnë asgjë joligjore duke i etiketuar kështu veshjet, prodhimi i tyre përfshin inpute nga 27 vendet e BE. Rregullat e BE, të cilat janë të paqarta për shumë konsumatorë, mallrat e prodhuara në më shumë se dy vende thuhet se kanë për origjinë vendin “ku kryhet procesi apo puna bazë, e justifikuar ekonomikisht dhe kjo është faza e fundit.”

Është një shteg që ndihmon në uljen e kostove dhe është tashmë më i rëndësishëm se kurrë, teksa feks thekshëm rënia e kërkesës që prej shtatorit të fundit.

Por kompanitë më bazë në BE shpesh nuk gëzojnë zgjatje të plotë të zinxhirit të tyre të ofertës në cepat më pak të njohur të Evropës.

“Nuk kërkohet që ne duhet të shtojmë një etiketë “Made in Bosnia”, megjithatë konsumatori mund të informohet vetë për vendin e origjinës duke lexuar numrin e regjistrimit të qepur në rrobë”, - i tha Reuters Jan Ahlers zv/kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes të Ahlers AG me anë të një e-mail-i.

Ahlers me bazë në Gjermani prodhon kostume Pierre Cardin në Bosnjë dhe është etiketa ekskluzive për distribucionin në Gjermani, Austri, Zvicër dhe ish-Jugosllavi.

Disa grupe konsumi argumentojnë se markat duhet jenë më transparente mbi prodhimin e tyre dhe disa grupe luksi thonë se kontrata të tilla janë kërcënim.

“Kërkimi tregon se besimi i konsumatorit te shitjet me pakicë është në rënie”, - thotë Josie Nicholson, anëtar themelues i Forumit mbi Etikën në Modë që mbron përshtatshmërinë sociale dhe mjedisore në këtë industri. “Etiketimi i qartë dhe i ndershëm është rruga më e mirë që shitësit që të fitojnë besueshmërinë e konsumatorit.”

 

Bunkerët

 

Mbi rrugë në Gjirokastër dy bunkerë çimentoje rrinë në anë të kodrës, mbetje të paranojës së Hoxhës për botën e jashtme.

“Është ironike që ne kemi ndërtuar këta bunkerë kohë më parë, por ne jemi në NATO tani dhe jemi partnerë”, - thotë Mustafa Devolli jashtë fabrikës së tij, që bën uniforma ushtarake për Greqinë. “Ne shpresojmë që në një të ardhme jo të largët të bëhemi pjesë e BE.”

Pagat në qytet janë rreth 170 euro (235 dollar&eumlsmiley në muaj, krahasuar me shumën 2500 euro në muaj për këtë punë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Eurostat për 2006.

Fabrikat në Ballkan mundin të rivalizojnë madje punën më të lirë në Azi, sepse transporti për në tregun evropian kushton më pak dhe është më i shpejtë.

Në përputhje me ligjet e tashme në BE, fabrika në Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Maqedoni qepin dhe përgatisin veshje që bartin dhe shiten me etiketa “Made in BE” sikur ato të ishin bërë në BE ose në një vend të sajin, si Greqia apo Italia. Në Travnik, Bosnjë, stafi në fabrikën Borac thotë se ata prodhojnë mallra të tilla për etiketa si Hugo Boss, Pierre Cardin dhe Burberry. Në Manastir, Maqedoni, kompania Pelister thotë se ajo ka qepur disa marka, ku përshihen Mango dhe Zara.

Hugo Boss nuk pranoi të japë informacion në lidhje me punët e saj në Ballkan. Inditex, e cila prodhon linjën Zara, nuk pranoi të bëjë zyrtarisht komente. Zëdhënësi i Burberry-t, Graham Biggart, tha se kompania nuk përdor shënjuesin “Made in BE”, por etiketa që tregojnë vendin e prodhimit. Një zëdhënëse e Mango-s tha se kompania ka prodhuar veshje në Ballkan kohë më parë, por jo tani.

“Fakti që etiketa jonë nuk shfaqet te produktet, nuk duhet të jetë shumë shqetësues, nëse puna paguhet mirë”, - thotë menaxheri i përgjithshëm i Borac, Mudstafa Sefer. “Por marrëveshje të tilla janë garancia e vetme për ne që të kemi produkte në treg dhe të paguajmë faturat tona.” Prodhimi i tekstileve dhe i këpucëve është jetik për Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri, në fqinjin e saj, Maqedoni, një aktivitet i tillë punëson 10% të forcës totale të punës, thonë zyrtarë të industrisë.

Fabrika e këpucëve Bargala në Stip, Maqedoni - më e madhja në rajon - prodhon këpucë nga lëkurat italiane për tre deri në gjashtë euro palën për t’u shitur në dyqane si Marks & Spencer, thotë aksionari kryesor, Kostandin Barzov.

Një zëdhënës i Marks & Spencer tha se “ne marrim një numër të vogël këpucësh nga Maqedonia, por ne gjithmonë i etiketojmë qartë vendet e origjinës.”

Zyrtarë të tekstileve në Ballkan ngushtojnë diferencën mes mbledhjes dhe manifakturimit. “Nëse një prodhues bën marrëveshje blerjeje me kompani të regjistruar apo me bazë në BE për të prodhuar një sasi produktesh me material nga partnerët, dizajn dhe instruksione nga ata, atëherë malli mund të ketë etiketën “Made in BE”, - thotë Svetllana Zivkoviç, një juriste te prodhuesi serb i veshjeve, PS.

“Materiali, skicimi, fabrikimi dhe çdo gjë tjetër në lidhje me to hyn nëpërmjet kontejnerëve të vulosur dhe dalin nga vendi po me kontejnerë të vulosur. Në rrethana të tilla, gjithçka është bërë thelbësisht në BE.”

 

Sekreti i hapur

 

Por shitësit thonë se abuzimet janë të pranishme.

“Ndodh që produkte që mendohet se janë bërë në Itali, apo Francë, apo diku tjetër, në të vërtetë … shumë prej materialeve bruto dhe pjesa më e madhe e punës në prodhim ka qenë bërë, për shembull, jashtë Evropës”, - thotë Alessandro Bedeschi, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës evropiane të shitësve në Bruksel.

Përsëri në Stip, Maqedoni, Bargala shet nga fabrika e tij te klientët lokalë. Përmes një dere të pashenjuar në një shesh qendror punëtorët shesin këpucë të shenjuara “Scarpe Italiane” (këpucë italiane).

Marka që mund të dëmtojë seriozisht kjo praktikë është te luksi: Kjo industri është një nga të fundit në Evropë që ka lëvizur aktivitetin e saj jashtë për kosto më të ulëta, sepse besueshmëria bazë e markave të luksit qëndron te shenjimi “Made in….”

“Luksi ka të bëjë me atë se ku janë prodhuar mallrat”, - tha Diego Della Valle, president dhe drejtues ekzekutiv i Tod’s-it në samitin e Luksit në Monako të martën. Shumë firma veshjesh në Ballkan janë në mëdyshje të diskutojnë punën e tyre për etiketat e mëdha, duke u trembur se kjo mund prishë marrëveshjet, teksa porositë kanë rënë fuqishëm për shkak të krizës ekonomike botërore.

“Pas përfundimit të veshjeve, ne vendosim etiketa neutrale që nuk kanë ‘Made in’ mbi to, thotë Dimitar Stojanov, pronar i fabrikës Pelister në Maqedoni. “Kjo është zbatuar më vonë nga klienti. Çfarë vendosin ata, ne nuk e dimë.”

5 Komente

Asgjë nuk shkruan “Made in Albania”, - thotë Kallajxhi.

Mbase ne Gjirokaster, jo, po une kam gjet bluza "Made in Albania" tek Zara. 

 

Konfirmoj! Kepuce "Made in Albania" ne mes te Milanos.

Firma gjermane PARI-Tec prodhon ne periferi te Elbasanit aparate inhalimi per te semuret me bronkit kronik. Ne Gjermani ato shiten me made in Germany por ne fakt momtohen ne Elbasan. Kohet e fundit  te gjitha farmacite i bene thirrje klienteve te tyre qe kishin blere keto aparate per ti kthyer sa me shpejt si pasoje e nje gabimi qe ishte konstatuar gjate provave.  Konkluzioni... 

 

 "...“Ndodh që produkte që mendohet se janë bërë në Itali, apo Francë, apo diku tjetër, në të vërtetë … shumë prej materialeve bruto dhe pjesa më e madhe e punës në prodhim ka qenë bërë, për shembull, jashtë Evropës”, - thotë Alessandro Bedeschi, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës evropiane të shitësve në Bruksel...." 

 

Po kjo nuk eshte ndonje gje e re. Dihet qe markat me te njohura prodhohen jashte BE.  

 

pmusaraj2;  "...po une kam gjet bluza "Made in Albania" tek Zara..." 

Hopa, u dashka shkuar ketu tek  Zara e Antwerpenit. Kam frike se mos jane "Made in Albanie", prodhuar ne Shangai. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).