Poshtërimi politik i medias

Një avion i Air Francës me 228 persona në bord u zhduk mbi Atlantik të hënën në mëngjes dhe ky ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat vizive, elektronike e të shkruara anembanë globit. Ngjarje e rëndë dhe që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë këto. Lajm i parë, por jo në Shqipëri.Të njëjtën të hënë, në orën 19 hapte zyrtarisht fushatën Partia Demokratike. Zyrtarisht, se praktikisht ka mbi një vit që bëhet fushatë. Dhe ishte shumë e dhimbshme, e turpshme dhe e papërgjegjshme sjellja profesionale e të gjitha kanaleve televizive në Shqipëri. Gjysma e stacioneve e hapën edicionin me nisjen e fushatës, kurse gjysma tjetër i shpenzoi 20 minutat e para duke i bërë elozhe fillimit super të suksesshëm të fushatës së socialistëve dhe mbarësisë që po sjell mbi tokë Edi Rama.
Pas tij, një minutë e gjysmë edhe për hapjen e fushatës së PD-së, ca lajme nga e zeza kronikë, kulturë, e para se ta mbyllnin me sport, dhanë edhe lajmin e zhdukjes së avionit.
Çfarë tregon kjo renditje dhe rëndësi-dhënie ndaj lajmeve? Përtej servilizmit, përulësisë, interesave të ulëta personale ndaj njërës parti apo tjetrës, çfarë ka në mendjet e atyre që moralisht dhe profesionalisht kanë për detyrë të informojnë publikun?
Ose mua m’i kanë shpjeguar gabim parimet dhe llojet e informimit në të gjitha shkollat e gazetarisë që kam ndjekur ( e bashkë me mua edhe mijërat e gazetarëve të tjerë nëpër botë, që i hapën edicionet me avionin e humbur) ose mediat në Shqipëri kanë shpikur një metodë të re të bërjes së lajmit që s’ka idiot në botë që ta kuptojë, sepse strategjia e tyre informuese është shumë e veçantë për të qenë e kuptueshme nga të gjithë. S’ka si të jetë ndryshe. Se si do të shpjegohej shpërfillja ndaj kësaj dhe të gjitha ngjarjeve të tjera që prekin realisht interesin njerëzor? Si mund të jenë 20 minutat e para të një edicioni lajmesh në një televizion kombëtar elozh për kryeministrin e tanishëm apo për atë të ardhshmin?
Asnjëherë nuk e kam blerë kartën e transmetimeve numerike sepse është simbol i hajdutërisë në mes të ditës për xhepat e shikuesve dhe taksambledhësve. Por të hënën e aksidentit ajror e bleva sepse kërshëria ime rrinte zgjuar vetëm për humbjen e atij avioni. Ç’kishte ndodhur? Përse piloti nuk ka pasur mundësi të bëjë thirrje emergjence? Nëse është goditur nga rrufeja, përse nuk ka vepruar rrufepritësi në këtë Airbus kaq të sigurt? Po dy avionët e tjerë Lufthansa që fluturonin në të njëjtën linjë, përse nuk patën goditje fatale nga turbulenca dhe stuhitë? Përse nuk arriti asnjë anëtar i vetëm i ekuipazhit të hidhej me parashutë? A ka shpërthyer avioni në ajër? Atëherë përse u gjend në oqean një sedilje? Por TV Klan nuk i tha këto. Top Channel jo e jo. As televizionet e vetëshpallura informuese minutë për minutë. Të gjitha e thanë shkurt, me përkthime gjysmake e të mbushura me ngjirjet e Ramës e Berishës.
Prandaj mu desh t’i bindesha piraterisë së ligjëruar për të parë Euronews, BBC apo CNN. E më mirë kompromis me piraterinë 1 mijë lekëshe në muaj, sesa të lejoj shkatërrimin e mbrëmjes sime me lajme të bëra me porosi.
Tashmë pika e ndarjes është zhdukur krejtësisht. Nuk dihet më nëse politika shtrëngon median apo media i shërben vullnetarisht politikës. Ashtu si opozita ka vite që nuk e luan më rolin e vet, duke i dhënë pushtet absolut maxhorancës (cilido kah që të jetë në t&eumlsmiley, ashtu edhe media është kthyer në një servile të ulët e gënjeshtare. Mediat tashmë mbajnë pothuajse të gjitha qëndrim të hapur ndaj një force politike, e oponencën e vetme e bëjnë ndaj kundërshtarit të beniaminit të saj. Në këtë kohë fushate, Top Channel akoma nuk ka gjetur qoftë edhe një gabim të vetëm në punën e Edi Ramës e as TV Klan nuk di ku të kërkojë ndonjë defekt në përditshmërinë e Sali Berishës. Të tjerat variojnë po njëlloj.
Informimi zero. Rama në Berat, Berisha në Kukës, Rama në Durrës, Berisha në Elbasan, Rama në Korçë, Berisha në Sarandë...Po lajme o njerëz, a ka lajme?
U rrëzua një avion atje përtej, e kanalet e tjera u çanë duke dhënë informacion mbi sigurinë e avionëve, shërbimet në vendet e tyre, frekuencat e lëvizjeve, arsyet, shpjegimin psikologjik për ngjarjen, apelin për t’i parë gjërat me gjakftohtësi. Kurse ju Rama në mëngjes, Berisha në drekë, Rama në darkë, dhe anasjelltas.
Po mirë, nëse avioni nuk paska rëndësi lokalë për Shqipërinë, ana njerëzore e ngjarjes, një gjysmë minutëshi para lajmeve të sportit meriton?
E nëse ky nuk është lajm për perceptimin superprofesional të mediave shqiptare në kohë fushate më shumë se politika, gafat që po bëhen gjatë fushatës me mashtrimet e secilës palë nuk janë lajme? Përse duhet të jenë të gjitha kronikat njëlloj? Le të fillojë raportimi i vizitës së Berishës në hapjen e tunelit me të dhënat e sakta të parave të shpenzuara deri tani, me ato që do të shpenzohen deri në fund, me koston dhe kohën që do ta shlyejmë borxhin e vënë, me gjendjen reale të jetesës, varfërisë e punës (apo papunësis&eumlsmiley se frymorëve dykëmborë që banojnë aty ku kalon rruga.
Edhe vizita e Ramës në Durrës, le të fillojë me shifrat e ndërtimeve pa leje e katrahurës së Golemit, që ka ndodhur në pjesën më të madhe me leje të dhëna nga të majtët, të vazhdojë me gjendjen reale të turizmit, arsimit e infrastrukturës në Durrës, e pastaj të vazhdojë me premtimet (e pabëra) për t’i përmirësuar këto mangësi.
Se kronikat e tipit “Kryesocialisti zhvilloi sot një takim në Durrës” e “Kryeministri Prof. Dr. Sali Berisha bashkoi sot rrugën e kombit”, i shohim e dëgjojmë rehat tek TVSH-ja. Nuk ka pse të lodhen edhe gazetarët e tjerë kot.
Mua më trondit ndryshimi i bërjes dhe transmetimit televiziv të fushatës elektorale në Shqipëri. Edhe në vendet e BE-së po bëhet fushatë për zgjedhjet e Parlamentit Europian këto ditë. Nuk pres ndonjë ngjashmëri të madhe, as në politikë, as në media. Por as ndryshimin kaq gjigand nuk e kapërdij dot.
Media është ulur frikshëm. E për fat të keq, po e bën me vullnetin e saj. Kjo është më e frikshme sesa politika vetë.

7 Komente

Nje "ze"qu duhet degjuar.

Titulli me duket jo i saket.

Nuk duhet te jete "Poshterimi politik i medias", sipas ligjit mbi fushaten elktorale, KQZ, nuk monitoron lajmet mbi nje tragjedi si ajo e Air France, eshte media vete ajo qe ben politike.

Titulli duhej te ishte "poshterimi i mediave politike".

Mjafton te jene te "fuqishem", poshterimi ben pjese ne DNA-n e tyre.

 

 

Shkrim mjaft i goditur Edlira. Sikur te ishin te gjithe si ty, sa mire do te ishte

Me duket se Top Channel i hapi lajmet e djeshme ne dreke me lajmin e mosperputhjes se pjeseve te gjetura me avionin e Air Frances. Pastaj kaloi tek rutina e hidhur e fushates.

Te jete reflektim? Edhe nese per nje sekonde te vetme, do te ishte shkelqyer te ndodhte.

Top-Channel eshte nje kanal i flliq qe manipulon deri edhe me detajet me te vogla. Psh sa here qe behet fjale per shifra investimesh te qeverise flet me leke te reja (dhe kjo eshte normale). Kurse kur flet per kartat e identitetit flet me leke te vjetra. Ja ku e keni titullin e lajmit te Top-Qenit:

"Mashtrimi" me çmimin e kartave

Cmimi i leternjoftimeve, jo 2 mije por 8 mije leke smiley   (Ne brendesi e kane shkruajtur 200 dhe 800 leke por ama titulli duhet te jete i kuptueshem edhe per pensionistet ne internet smiley  Pardje ishte edhe me flagrante qe kishin prere fjalen e komisioneres se BE e cila thoshte PS te mos beje loje politike. Pa llogaritur pastaj manipulimet gjigande me oren e Bushit dhe me zyrtarin anonim qe thoshte qe sdo hyjme ne NATO etj etj etj. Mos prit asgje nga keto media.

 

Mbas Hoxhes ,kush eshte presidenti de facto i Top Channel?

 

Zana, me te vertet nuk e din.?

Ramiz Alia, presidenti, pronari, regjizori, roja, llogaritari, elektriçisti, e mban televizorin me moton e mikut te tij "me forcat e veta".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).