Portugezët në kor: Ishte një fitore e vuajtur

Luzitanët nisen në Estoni, pas stërvitjes në "Selman Stërmasi"

Pas fitores 2-1 me Shqipërinë, portugezët e drejtuar nga Karlos Kueiroz kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në Tiranë. Përpara miqësores që do të luajnë të mërkurën në Estoni, luzitanët kanë zbritur në tapetin e stadiumit "Selman Stërmasi". Edhe pse të gëzuar për tri pikët përballë kuqezinjve të Kuzhe, ata kanë pranuar vështirësitë. "Ishte vërtet e vështirë. Na u desh të luftonim deri në fund për të marrë rezultatin që kërkonim. Një fitore e vuajtur, por e merituar", deklaroi Hugo Almeida, i cili shënoi golin e parë të Portugalisë. Edhe trajneri Kueiroz kështu mendon, madje ai nuk e fsheh dëshirën që kuqezinjtë të frenojnë rivalët e tyre direkt në grup. "Shqipëria luajti mjaft mirë. Shpresoj që të njëjtën gjë ta bëni edhe kundër Danimarkës dhe Suedisë dhe të merrni rezultate pozitive përballë këtyre skuadrave", deklaroi ai. Në stërvitjen e fundit në Tiranë nuk morën pjesë Deko, Bosingua, Moutinjo, Kristiano Ronaldo dhe Simao.

Karvajo dhe Tiago festojnë triumfin në lokalet e Tiranës

Lojtarët e Çelsit dhe Juventusit, në "pub" deri në 4 të mëngjesit

Fitorja me Shqipërinë i ka lehtësuar portugezët, që mund të vazhdojnë të ëndërrojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2010. Rezultati i arritur me shumë mundim ka bërë që disa prej yjeve të skuadrës së Kueiroz të dalin nëpër klubet e natës së Tiranës, që të festonin rezultatin. Në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, aty ku ndodhen disa prej "pub"-eve dhe diskove më të frekuentuara, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës kanë dalë edhe mbrojtësi i Çelsit, Rikardo Karvajo, dhe mesfushori i Juventusit Tiago Menez. Interesimi i tifozëve shqiptarë ishte shumë i madh, ndërkohë që dy lojtarët, të shoqëruar edhe nga një pjesë e stafit të Portugalisë kanë pranuar me kënaqësi të bëjnë foto. Ata janë argëtuar deri në orën 04:00 dhe më pas u kthyen në hotel "Sheraton". Gjithsesi, dalja duket se është bërë pa lejen e Kueiroz, pasi sipas burimeve pranë skuadrës, ish-krahu i djathtë i Aleks Ferguson i ka qortuar ashpër Karvajon dhe Tiagon për sjelljen e tyre.
 

3 Komente

Si morr vesht, kta, trajneret e skuadrave!!! Kur sfitojne, fshehin kokat, si strucet, kur fitojne!!!.... ta trajne chapin. Mvje keq per kta lojtaret e Portugalise, qe jone "Kritiku" smiley.... po dreqi te haje, ATA e bone punen e tyre....pse mas pune duhet me ju bo edhe "Zbor"?? ket se morr vesht. smiley

haha...

interesante kjo me miss world...

ne fakt Shqiperia lozi mire. Per cudi si skuader ne kemi dhene shpresa te nje loje te bukur me skuadrat e medha, vetem e prishim me skuadra qe mund t'i mundim dhe me ndonje gol ne minute te fundit si te shtunen..

megjithate, une mendoj se ishte fillim i mire per trajnerin e ri dhe loja e skuadres tone ishte e kenaqshme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).