Policia bllokon përgatitjet për mitingun e PS

Policia bllokon përgatitjet për mitingun e PS, Islami: Ndërhyrja me urdhër politik

Islami: Ky është incidenti i radhë si fushatës, policia ndërhyri me urdhër politik

Ora: 20:02- Gazetarë të News24 informojnë nga vendi i ngjarjes se me anë të një furgoni të policisë është marrë një pjesë e mirë e bazës materiale për ngritjen e skenës së Partisë Socialsite për mitingun e nesërm në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Në vendngjarje ka mbërritur edhe zv.drejtori i policisë së Tiranës i cili është përfshirë në një konfrontim verbal me anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatmir Xhafaj. Vocaj ka këmbëngulur se platforma duhet të ngrihet nesër, ndërsa Xhafaj ka ritheksuar se PS do të ruajë skelat gjatë gjithë natës.

Përmes një interviste në “News24”, Kastriot Islami ka bërë një përmbledhje të situatës së incidentit, duke theksuar se gjithçka është bërë në zbatim me ligjin.
“Partia Socialiste ka bërë kërkesë në datën 17 për të bërë manifestimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia duhet të jepte vërejtjet e saj brenda 24 orëve nga data e depozitimit të kërkesës dhe nuk e bëri këtë gjë. Arsyetimet e sotme janë të papranueshme. Forat e policisë kanë filluar të kërcënojnë punëtorët dhe arsyeja është politike, ata kanë marrë një urdhër politik, vetë policët shpehen se janë viktima” theksoi Islami.
Sipas Islamit, kjo ngjarje ka cenuar ndjeshëm imazhin e policisë duke theksuar se “policia e vendit është diskredituar në nivelin e shefave të saj”.
“Urdhëri poltik dëmton imazhin e Shqipërisë si vend i NATO-s. Policia ndërhyn me urdhër politik të fuqishëm. Urdhëri politik vjen nga kryeministri Berish. Ministri Nishani nuk u përgjigjet telefonatave tona” u shpreh Islami për News24.

Partia Socialiste e konsideron incidentin e sotëm si incidentin e radhës të kësaj fushatë të tensionuar. “Shënohet një incident tjetër në këtë klime të tensionuar, duke filluar nga vrasja e deputetit Xhindi deri tek vrasja e kreut të PDK në Malësine e Madhe”.

Gjoni: Qeveria po njollos policinë duke e përdorur atë

Ora: 21:13- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni thekson se përfaqësuesit dhe simpatizantë të PS-së do të vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” deri sa të vendoset platforma për mitingun e mbrëmjes së nesërme. Gjoni bën të ditur se vetë ambasadori Bosch ka qënë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe shtë informuar për incidentin e sotëm.
“Kemi bërë njoftimin zyrtar për mitingun, sic e kërkon ligji. Na vjen keq që qeveria në ikje përdor në mënyrë të padenjë policinë dhe e njollos atë duke e përdorur. Kjo është një betejë e humbur për Sali Berishën” theksoi Gjoni për “News24”.
Ndërkohë mësohet se situata është e qetë dhe nuk ka ndëryrje nga ana e policisë për të prishur dy skelat e ngritura gjatë orëve të pasdites. Në vendngjarje ka edhe forca të policisë bashkiake.
 

85 Komente

Si s'ndyshoi njehere ky Sula mer amoni. Po as milionat s'e nxorren nga primitiviteti ket dreq?

Ky eshte lajm shume i njeanshem. Nuk sqaron pretendimet e te dy paleve. Jep vetem ato qe thote PS dhe nuk jep asgje per ato qe thote Policia e Shtetit.

PS-ja ka kerkuar leje per mitingun qe do te behet neser dhe jo sot, prandaj policia nuk ka lejuar vendosjen e skelave per te bezdisur qytetaret.

PS-ja, sipas policise duhet te vendose mjetet neser ne oren 14.00 dhe pas disa oresh mban edhe mitingun permbylles. Kaq.

Pergjigja e policise, sipas shekullit: 

Për faktin se tubimi juaj ka shtrirje nga godina e kryeministrisë deri te galeria e Arteve

Për faktin se në të njëjtin orar zhvillohet tubimi i PD-së në sheshin 'Skënderbej

Mundësinë e pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm simpatizantësh të dy forcave

Rrezikun e cenimeve të rënda të rendit publik si rezultat i afërsisë së vendeve të zhvillimit të tubimeve

Pamundësinë e policisë për menaxhimin e bllokimin e turmave të përmasave të mëdha

Domosdoshëmrinë e zhvillimit normal të mitingjeve

Vendosi:
Të ndalojë zhvillimin e tubimit në vendin e kërkuar nga ana juaj me shkresat e datës 17 dhe 25 qershor .
Të lejoj dhe garantoj zhvillimin normak të tubimit të kërkuar nga ju në sheshin
"Nënë Tereza dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri te kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën "Ismail Qemali" në të njëjtën orë dhe datë të kërkuar nga ju.

Ja, faleminderit per ndihmen. Policia eshte ne te drejten e saj pasi nese do te lejohej nje shtrirje e tille e mitingut ka mundesi qe te bashkohen simpatizantet e te dy partive dhe ajo ngjarja e rende e Qerretit do na duket shume e vogel me c`mund te ndodhe aty.

Secila parti ne pjesen e saj me nje ndarje ne mes. Paster, bukur dhe secili shikon punen e tij.

Populli thote "I mbyturi te mbyt"edhe keta komunisto-socialstet po mundohen me cdo menyre per te shpetuar nga goditja e votes popullore.

Lejen dhe vendin per mitingje e vendos policia e shtetit dhe jo subjektet,qofshin politike ose jo politike.

Subjektet bejne kerkesen ,policia e shtetit te cakton vendin dhe hapesiren ku do behet mitingu,ky eshte shteti ligjor.

 

 

 

Poshte hundes se Kryeministrise po behen pergatitjet per mitingun ne fjale. Kengen e fushates se PS-se, Kryeministri do ta kete mesuar permendesh pas nje ore...  lol

E dini c'me beri pershtypje dje kur kalova andej... te gjithe ata policet flisnin me dilaket verior !!!

E, çka don me than kjo "m'bëri përshtypje"??? Po t'njajten gja un mundem me than edhe un për para 2005 n'krahun tjetër...

Doni me kallxù se Jeni rraciste...

Bravo ja keNi mrrit qëllimit...

hapni shikoni pamjet tek Alsat-i, kriminelet e kuq duke rrahur policet sot paradite. reminishencat e 1997-es. Krenar Ahmeti qe sulmohet nga turma e kokepalareve te PS lidh veten me pranga tek maunja duke i thene "nuk do dhunoni shtetin"

Shiko kroniken te ALST pastaj pyet.

I lumte Krenar Ahmetit ,turp per ata qe kerkonin te perdhunonin policine e shtetit.

Mund ta benin fare mire mitingun tek sheshi Nene Tereza por normalisht i duhet nje rremuje para votimeve dhe i duhet te hiqen si te dhunuar dhe te persekutuar qe te marin me shume vota.

po pas 1000 fq te Jeremicit, fotografive te fletevotimit te Rumanise, i ka mbet te provojne vetem prodhimin vendas 1997 me aftesite e kufizuara teatrale te Braces. spo e mor vesh keta psistat punojn per PS apo per PD, se sot ska mbet njeri pa i shajt mas pamjeve qe dolen ne tv

Ky eshte 'ndryshimi, qe na premton edi rama dhe rrugacet e tij komunisto-socialiste?

Keshtu do te ja dale erion veliaj ta shnderroje shqiperine ne nje katrahure ne mes te europes?

Kane dhe paturpesine me te madhe ti lepijne bythen ambasadoreve te huaj dhe ti ankohen se po u hiqet  'e drejta'. Po per cfare ankohen? Provo te ngresh doren kunder policit ketu ne angli ose ne amerike, dhe e shikon se c'te gjen.  

 

Une nuk kisha ndermend te perkrahja  asnje parti.Ky veprim rrugacesh dhe alabakesh me detyroi te vendose qe te mbeshtes Partine Demokratike. (Oh sa do te doja te isha atje tani dhe jo vetem do te votoja por do te punoja pa pushim keto ore deri te djelen te bindja cilin te mundja qe te votonte)

 

It's a vote against THUGS!!!

 

Por si c'thone, cdo e keqe ka nje te mire. Te pakten kushdo ne Shqiperi qe i ka mbetur ndonje fije moral dhe civilizim e ka kuptuar cilet jane keta te PS dhe G99.

 

Dhe te gjithe jane bere kunder tyre....

 

 

O roland,pse nxitohesh kur flet!?

Policia ne shqiperi eshte e politizuar,dmth,ai shefi i policise eshte shoke i ngushte, i mikut te Kryeministrit,zonjes Topalli,etj,....dhe nje mesazh me celular dhe "u kry"!.

Ne parim,ashtu eshte Polici duhet te respektohet,por ah sa larg jemi ne ne kete drejtim!

Ne  kohe fushate shteti yne ,nga qe keshtu eshte i ndertuar,manipulon policine!!..per hir te vazhdimsise me zor te pushtetit!

Ne Angli dhe Amerike policia bejne detyren sipas ligjit!..jo sipas Maliqit dhe Meleqes!

Nje gje te vockel desha te them qe mua me ra ne sy per keq eshte nje bisede e nje deputeti socialist,nje Fatmir, Fatmir,me shefin e Policise-shume i keq reagimi i tij si do qe te ishte problemi!

Po edhe disa Socialist nuk jane te persosur sigurisht!

 

te vetmit kokepalare atje ( dhe kete e pashe me syte e mi) ishin policet...

Krenar Ahmeti i lidhur poshte kamjonit dhe njerezit qe i gjuajne furgonit te policise. Te shohim si do e justifikoje PS kete budallik qe bene sot. Kane humbur shume pike me rremujen qe bene sot. Kur kalova une kishin perplasur nje goce me makine dhe e kishin care nga koka dhe po i kerkonin falje.

Hahahahaha O LI me e modhja ishte se ky kapter Krenari u fut poshte maunes te ngarkuar me platformat e podiumit ne menyre qe ajo te mos levizte drejt vendit ku do te ngrihej podiumi. E qe te mos e nxirnin me force aktivistet e PS prangosi veten me pranga duke e lidhur kycin e dores ne nje nga hekurat poshte maunes. Ne fillim komentuesi ne TV duke mos e kuptuar tha qe ai u fut poshte maunes pasi kishte frike se po e rihnin simpatizantet e PS. Gallat e modhe. Polici qesharake e nje vendi anetar i NATO-s.

E pashe lajmin tek Alsat dhe me thene te drejten te vjen keq per kete nivel ku ka arritur politika e konfliktit ne Shqiperi.

Ai polici, qofte ky Krenar Ahmeti apo kushdo duhet marre e bere shembull, sepse pervec vetes se tij po vinte ne rrezik dhe koleget e tij dhe per me teper po acaronte turmen. Kujtoj, qe detyra primare e policise ne keto raste eshte te kontrolloje situaten dhe jo te kontribuoje personalisht per ta acaruar ate. Nejse, me ke flas edhe une, macoket qe vijne ketej rrotull keto dite kane per borxh te gezohen kur shohin se mund te derdhet gjak, mjaft qe Salihi i Pare te "kape" fronin e mbretit gjate mandatit te ardhshem.

Edhe njehere kjo e sotshmja tregon qarte se ne nuk jemi akoma gati per ta rreshtuar emrin e atdheut tone perkrah vendeve te qyteteruar, dhe se enderra per ta bere kete gje do vazhdoje te ngelet enderr per sa kohe Salihet e politikes do vazhdojne te pretendojne frone mbreterore... smiley

Nje pyetje kam une .Pse policia nuk merr salen prej veshi e ta coje ta beje mitingun te Treni po merret vetem me opoziten.

Turp, turp, turp e faqja e zeze...dhe kujtonim se ishte larg tashme 97'a...prape flaken duan t'i vene keta te PS xhanem, po nuk ju kane thene kot baballaret e tyre komuniste qe pushteti fitohet vetem me gjak! Sa keq, deri sot nuk dija cila ishte e keqja me e pranueshme per Shqiperine kete radhe, po keta terroriste duhen ndaluar nga ardhja ne pushtet se do n'a marrin me qafe.

....ja sikur po i degjoj ankesat e dites se hene, zgjedhje jo te lira, qeveria mundohet te vjedhe votat etj, etj, etj.....se kane qekur benin propagande qe njerezit te mos pajiseshin me karta identiteti qe e kishin bere gate kete fyell per t'i rene te hene ne mengjes. Dhe n'a hiqen si perparimtare me kulture pale!

Gjeste prej te deshperuari qe e di qe po i iken mundesia nga dora....edhe ketej nga jemi 7000 km larg dhe 10 vjet larguar, nervat n'a ngrihen! Gjynah qe te mendohet akoma se kunder kujt, dhe jo per ke, te votohet!!!

Me vjen shume keq qe disa qe kane 10 vjet e me shume jashte Shqiperise dhe kane akoma mentalitet mendimi sikur jetojne ne malesi....

Po mire moj Kristida te te bej nje pyetje: Aty ne Kanada kur behen zgjedhje dhe njerezit dalin te manifestojne ne publik deshiren dhe aspiratat e tyre per ate qe besojne ca ben policia e Kanadase shkon ti ndaloje dhe te konfrontohet me ta apo i ruan se mos dikush mund ti cenoje lirine dhe aktivitetin e tyre????? Shpresoj qe te mos jete e njejta edhe ne Kanada se pastaj e mori lumi demokracine.... Per tekat e Sules njerezit duhet te veprojne sic thote ai, ne rresht si qemoti.....

Policia eshte organ force qe i sherben popullit dhe i vjen ne ndihme atij kur i cenohet liria dhe siguria. Ne Shqiperi eshte e kunderta, policia behet vegel e pushtetit dhe krijon situata konfliktuale per te kenaqur tekat e nje kryeministri tribal..... Good luck all of you that think like your spiritual leader.... Sal tribal....

Danieli ,Kristilda duhet ta mbaje mend  diten kur fituam me Greqine futboll dhe shqiptaret u mblodhen ne lagjen greke ne Toronto dhe festonin.Policia Kanadeze nuk beri as dhunen me te vogel megjithese e kishte te  drejten dhe mundesite per ta bere se fundi i fundit as nuk ishin lajmeruar per ate event.Veprimi i vetem qe ata bene ishte mbrojtja qe u bene manifestuesve dhe vetem benin cmos qe te ndalonin ndonje provokim.

Zoteri Daniel, nuk dua te bej polemike, se secili ka te drejte te perkrahe krahun politik qe mendon se i afrohet me shume idealit te tij. Une nuk kam asgje kunder shprehjes se mendimit dhe mbeshtetjes publike te forces politike qe preferohet....po provoni ju lutem nje here te keqtrajtoni nje polic ne USA dhe e shikoni se sa larg do shkoni....pakenaqesia ndaj qeverise nuk shprehet duke prishur rendin por duke hedhur voten, te pakten ketej nga Kanadaja keshtu eshte dhe ka pasur mjaft raste ketu kur grupe te popullates kane pasur pikpamje shume te kunderta me njera tjeteren, mjafton te permenden referendumet e shkeputjes se Quebec-ut nga Canada. Por nuk i shkoi mendja ndonjerit te rrihet me policine.

 

Sa per rregullat se si behen manifestimet publike, mund te shikoni komentin e anglezit me lart, se edhe ketej nga Kanadaja me sa kam pare une keto 10 vjet, ashtu behen.

Jam shume dakord me mendimin tuaj kur thoni qe shprehja e mendimit apo perkrahja e nje force politike nuk duhet shprehur duke ushtruar dhune ndaj policise vetem sepse nuk pelqeni forcen politike qe ka pushtetin.....POR nese policia tregohet e njeanshme ne vendosjen e ligjit dhe ne ushtrimin e detyres ligjore. Atehere lind pyetja cfare i mbetet pjeses tjeter te beje, te luaje rolin e jetimit sepse nuk ka force te mbroje te drejtat e saj?!

Leja eshte marre qe para 10-15 ditesh per te manifestuar apo per te bertitur e brohiritur (quaje si te duash mua as me hyn gje ne xhep apo ne traste se kush force politike eshte) Perse krijon konflikt pa pasur arsye? Leri njerezit te lire te brohorasin apo pellasin per ate qe duan. Kjo eshte nje nga kriteret minimale te demokracise liria e fjales dhe e mendimit ku hyn tubimi, protesta, demonstrata etj..... Ketu te krijohet pershtypja qe Shqiperia nuk ka plotesuar asnje standard minimal te demokracise jemi akoma ne totalitarizem me shokun Mao Ce Tung ne krye... (Sala)

Canart, edhe ketej kur fitojne Canadiens (se jam ne Montreal) dalin njerezit neper rruge me makina, bile edhe kur u be kampionati boteror i futbollit italianet te gjithe dolen rrugeve per te festuar, dhe me beso, kishte shume me teper njerez sesa ishim ne kur fituam me greket (se edhe ne ketej e festuam ne te njejten menyre si ju ne Toronto). Po nuk mund te krahasohet kjo me cfare ndodhi ne Tirane. Bile mund te te them se kur humben Canadiens vitin e kaluar nje ndeshje te rendesishme dhe tifozet dolen neper rruge dhe thyen ca xhama ne St Catherine street, u bene shume arrestime dhe mediat folen me dite te tera kunder ketij akti rrugac sic u quajt, bile u vu ne dispozicion nje numer telefoni nga policia ku qytetaret mund te merrinin ne telefon dhe te denonconin ata qe i kryen keto akte (policia mendoi qe ne epoken e telefonave celulare me video, do kishte shume materiale qe mund te ndihmonin ne kapjen e keqberesave).

Une vetem shpresoj qe gjithshka te kaloje sa me mire pasneser dhe ishalla me hajer - edhe nqs nuk fiton krahu qe mendoj eshte 'e keqja me e vogel' - mjafton te perfundoje gjithshka me qetesi se u lodhen njerezit me keto shqetesime.

Kristilda , me duket se je keqkuptuar.Socialistet nuk po benin as nje miting e as po thyenin xhamat.(Jane te tjere ata qe skane lene xham pa thyer ).Ata thjesht po punonin te ndertonin skelen per mitingun qe kishin marre leje 10 dite me pare .Ashtu sic po benin edhe punetoret e PD ne sheshin Skenderbej.Nderkohe punetoret e PS ndalohen ndersa Pd-istat lejohen te punojne.Me policine skam asgje une ,fundi i fundit ata jane nen presion dhe skane shume faj.

unè pashè kronikèn dhe nuk pashè njerèz qè riheshin...aq mè pak polic...nuk e kuptova mirè pse polici ishte futur poshtè makinès,nga frika se mos e rihnin??? mè duket mè shumè si njè furtunè brenda njè gote uji...uroj tè jetè vetèm njè keqkuptim dhe tè mos bèjnè rrèmujè....boll lam nam nèpèr botè!!!

(Oh sa do te doja te isha atje tani dhe jo vetem do te votoja por do te punoja pa pushim keto ore deri te djelen te bindja cilin te mundja qe te votonte)..... Aman mos shko !!!!! E more ne qafe PS smiley . Po vijne te rij te vjetruar ketu . Cfare qyfyresh nuk nxorri kjo fushate edhe tek pellgu jone smiley Ja pret nje i ri fare .....Sa per rregullat se si behen manifestimet publike, mund te shikoni komentin e anglezit me lart,....OOhohohohoho,hahahahaha ..po keta jane te papare ore ! Ke te lexojme  .....Anglezin ????? Po anglezi protestoi dy vjet me treqind petrita e xha Saliut dite per dite pa i hyre as nje gjembac ne kembe prej 1998 deri ne 2000 ... smiley.E kuprton dallimin ?????   Dhe spekulimi eshte mjaft i qarte! Askush nuk po PROTESTON as ndaj Shtetit as ndaj Policise , as me leje as pa leje . Ne te kundert .Eshte Policia ajo qe shkel LIGJIN ne kete rast dhe provokon e nxit turmat per konflikte artificiale  (por te porositura politikisht ) , ne vend qe te merret me garancine e ruajtjen nga provokimet ndaj pergatitsve te manifestimeve . Puna eshte se Mixha mbas pronesimit te sheshit "Skenderbej" ka vendosur te pronesoje edhe k/ministrine me rrethinat e saj smiley. Dhe per kete duhen sejmene , gjindarme dhe ...tellalle.

Nuk e di se sa e vertete eshte,por degjova se sherri filloji pas pergjigjes mohuese qe i dhane socialistet propozimit te Sules per ta prere ai shiritin e tribunes.Tongue

Eshte Policia ajo qe shkel LIGJIN ne kete rast dhe provokon e nxit turmat per konflikte artificiale  (por te porositura politikisht ) ,

si njehere ne nje kohe serbet ne Kosove..

POR nese policia tregohet e njeanshme ne vendosjen e ligjit dhe ne ushtrimin e detyres ligjore.

per ca njeanshmerie flisni mer? sa osht majt men ktu kur ka dy mitingje qendrore ne te njejten ore, njoni bohet ne shesh tjetri ke korpusi. se ca mize i kishte picku ksaj radhet erion bracet dhe velite (ky cdeshte aty, tjeter muhabet) qe dje mdarke.

policia ia boni te qarte nuk munet me qene aq afer mitingjet se i bi te bojn ujrat ke kaptina e njoni tjetrit robt. po aty osh gjith qellimi i teatrit. o tbohen ujrat neper kaptina ose policia te tregoje "the violence inherent in the system".

i ka dale boja metodave bolshevike vallaj, vetem bijt e oficerve nuk e vejn re, se ashu jon rrit, sdin metoda te tjera. titujt e tch shkrushin tere eksitim "PS can rrethimin".. se kjo qe e keqja, nuk u permajten dot maloket e PS-se, ske ca me i bo gjeneve dhe instinkteve te 97es

kot i ke mor kaq inot bolsheviket...  smiley   ene ata shqipo-lule, tha,... icik sens humori e kon pas, mos i bo fare tani ...

http://img257.imageshack.us/img257/3457/image007pbu.jpg

atehere politika e re e ndryshimit e premtuar nga zoti (shoku) rama eshte kjo!

ti thuash drejtorit te policise se shtettit merre gishtin e fute ne bythe?

a ka nerva ai polic qe nuk e qelloi me shpulla ne mes te bulevardit ate legenin e ps.

nese ka nje tradite te krijuar me vite qe ps ben miting te sheshi nene tereza e pd te sheshi skenderbej edi me ato cunat e gerdecit do te dalin te bejen miting aty ku mund te nxjerri edhe ndonje te zihet me rrugacet e pd-se e keshtu te mund te deklaroje se shqiperia ia dha voten sales se eshte i dhunshem?

atehere?

ku jane shoqeria civile qe nuk reagon ndaj rrugacerive te panumerta te edi rames me kompani si psh ben blushi qe deklaron se sa te marre pushtetin do te perdhunoje ate kandidaten e pd-se? apo deklaratat e fatmir xhafes? apo kompani?

e pushtuat tiranen? bravo. bejeni mitingun, e mbajeni mend qe ate nate do te bejne te pamunduren edi ramistet qe te krijojne rremuje ne shqiperi. dhe nese rremujat ndodhin do te mblidhemi ketu te peshku duke share saliun qe eshte i paafte te mbsje rend.

po rend e shtet s'ka si behet kur lideret i thyejne te paret rregullat dhe bejne maksimumin per te shkaterruar ato pak balanca te krijuara. 

po edi e deklaroi se do e bejne me keq se ne '97. do flasim ma vone. ky ishte momenti qe tregon se per ke duhet te votojne shqiptaret.

cunat e gerdecit???

Shkinas, ti je mbajt si cun me mend... cunat e gerdecit??? ... nuk ke turp qe i ze ne goje? Sala i vrau ata dhe jo ata Salen

gre lale, po te ishe ketu ne shqiperi, se di a je, po ta dish se edi ua humbi kuptimin gerdecit se i ka nxjerre do cuna ne reklame qe qajen per familejn e tyre te vdekur te gjithe dhe thone se edi u beri shtepine. turp.

ndaj cunat e gerdecit. dmth vetem keto dy vellezerit. e jo ato viktimat. dy cuna te llakosur qe bejne fushate mbi shpinen e familjareve te vdekur.

nuk e di sa e ke idene sa po loz edi me sentimentalizmin. gje qe ma ka bere te me vije ndot. e dija se ai s'ka ndjenja, po kaq thelle.

e ndaj e ben edhe kete loje. te lozi me ndjenjat e shqiptareve. dhe ta shfrytezoje ne rast humbjeje.

 

p.s te shihje prapaskenat e gjirimit te reklames elektorale gerdec te ikte truri ku arrin tru shpelarja e edit per te fituar vota me ndjesi, me cuna te llakosur e te ngjyer qe perserisin pa fund momentin kur kane gjetur familjaret e vdekur sepse rregjise nuk i duket mjaft sentimentale.

jane disa gjera, sic eshte Gerdeci (edhe 97'ts), qe krahu i PD'se duhet te kete miresine te mos i permendi fare... aq me teper ne fushate.

... me e modhja ishte se ky kapter Krenari u fut poshte maunes te ngarkuar me platformat e podiumit ne menyre qe ajo te mos levizte drejt vendit ku do te ngrihej podiumi. E qe te mos e nxirnin me force aktivistet e PS prangosi veten me pranga duke e lidhur kycin e dores ne nje nga hekurat poshte maunes. Ne fillim komentuesi ne TV duke mos e kuptuar tha qe ai u fut poshte maunes pasi kishte frike se po e rihnin simpatizantet e PS. Gallat e modhe. Polici qesharake e nje vendi anetar i NATO-s.

Fantastike!

Filloi Sala te beje numra?! Kur ndihet ne rrezik merr kot ai, por kokes se vete ja ben demin, njeriu i pandreqshem.

Ju qe e shikoni gallaten nga televizioni a nuk ju vete pak ndermend te beni nja dy pyetje te vockla; psh:

1. Pse nuk kane bere nje ligj qe ndalohen mitingjet e kujdo partie 100 metra larg zyrave te administrates se larte, Parlamentit, K-ministrise, etj?

2. Perse duhet te futet nje shef policie nen kamion e te lidhet me pranga per te flijuar vehten si ne sheshin Tien An Men, sepse dikush, qofte edhe kryeministri merr ne telefon per ta zgjidhur ose mos zgjidhur dot situaten? Cfaqje arrogance ndaj ligjit apo propagande antiligjore?

3. Cili shtet ose administrate shteterore ka te drejte te beje ndalim qarkullimi ne gati gjithe kryeqytetin per 6 ore, kjo per nje kapricio partiakesh( njeri do te shkoje ne kembe nga zyra drejt Skenderbeut e tjetri te fjaloset para dritares se kundershtarit). Kaq te manipulueshem qenkan forcat e rendit ndaj 200 militanteve ose drejtuesve partiake? Loje me cingla!

4. Mos valle duhet tu japim perseri pershtypjen botes qe duhen ambasadoret t`i zgjidhinte gjitha ne Shqiperi, edhe konfliktin per sheshin e mitingut? Kujt i intreson, neve apo ambasadoreve?

1. Pse nuk kane bere nje ligj qe ndalohen mitingjet e kujdo partie 100 metra larg zyrave te administrates se larte, Parlamentit, K-ministrise, etj?

Policia ka te drejte te mos e aprovoje lejen per miting, prandaj nuk eshte i nevojshem ligji. Kur eshte dhene aprovimi policia nuk e ka patur mendjen..

Ketu "gre_"  qendron edhe problemi i ligjit qe mungon: qe mos te varet tek mendja e policit, qe varet nga mendja e shefit te ministrise, dhe ajo tjetra varet tek mendja e kryeministrit te radhes, e pastaj zgjidhet nga mendja e ambasadorit!!!

E ke parasysh besoj ne White House sa larg duhet te qendrosh dhe po e thyeve ......?????

meqe permende White House... diten qe fitoi Obama, nja 1000 vete (kryesisht te pire) u mblodhen tek WH aq sa i lejonte gardhi dhe ulerinin, gezonin, shanin Bush'in... policia erdhi, po asnje problem, asnje llaf. Dhe kjo ishte midis 11 she 12 te nates.

Sa mire e the, per ate e kisha dhe une, qe kane vu gardh e ....deri ke gardhi..." . ..........E kupto vete lale ca bohet po kalove gardhin????

Gardhi pra eshte problemi jone se nuk kemi vu gardhi ose ligjin. Ajo qe kam si mendim eshte qe po nuk vure gardhin( ligjin) krijon ate rremujen me policin poshte makines, e ta cfaqin tek rubrikat humoristike per "shembull te shtetit ligjor"! Me pak fjale te anarkise.

vetem bijt e oficerve nuk e vejn re, se ashu jon rrit, sdin metoda te tjera...Vijne mor vijne si kope vijne qe mos u shtershin shpuristet , megjithse nga zoni ky nuk eshte i ri smiley .... Ama haken mos t'ja hame , duket  qe e njeh anetaresine e PD smiley ...sidomos ata qe u futen ne Ushtri me "desh" e "sqeper " si dhurate dhe me pas ..mbushen radhet e PD-se ?????  Por gjene mire dhe Min. e Perbrendeshme me te tille e kane. Zaten nje frymezim i tille i ka mbajtur dhe i mba ne kembe si mentalitet ! Tellalet dhe.. te fortet !!!! " heu bre ! I kom q...nonen me t'bukrit " smiley

Edvinit keshtu, te bukurit kryetar, ptu faqja e zese ejotja.

O Zotni IDRIS, shpresoj qi t'jet vetëm e jêmja përshtypja qi ironia e Juej âsht krejt KAKAREÇE(ose aguridhe siç ka mundsi Jeni msù me i than&eumlsmiley!!!!

I ke rae me te he bur i dheut ! Bash me ke trondit keqas smiley . Po ani pse s'jam une problemi , shpreaoj ..qi... me i dhane tabi njaj asajt qe ka spjegue e qitun ne mexhlis aguridhja me siper ? Pa u shndrue ne Rec -Kake smiley sic ka munesie per mos me ja dijte te kuptuemen .

Me e bukura qe nuk ua thashe me larte ishte se kapter Krenari mbasi prangosi njeren dore me hekurat apo shasine e maunes, ashtu sic ishte i shtrire me kurriz, mori celesin e prangave dhe e gelltiti ne menyre qe te mos ja mernin. Me vone (jashte kamerave) u detyrua ta nxirte bashke me mbetjet ushqimore trupore aty poshte maunes dhe te clironte doren e prangosur.

Shakaaaaaaaaaaaaaaa

A eshte e vertete qe polici i shtetit eshte lidh vete poshte kamjonit?

Ah mer Sale, mer Sale!

Ti e nis per te lidh te tjeret poshte kamjonit, ky lidh veten!

Keta fanatiket e Sales qe kam ketu verdalle, keshtu me kane pas thone gjithmone, me thone te drejten! Kur s'kishin ca t'thojshin tjeter, kuptohet!

Perhere me thojne: Sala eshte burre shume i mire, po ato rrotull i ka ose hajduta, ose budallej! smiley

Ky poshte kamjonit, nuk m'duket si hajdut muve! smiley

Ti vllajo qe s'po t'del mallgomi i komunistave, si tirons i vjeter si m'je, (apo e kam gabim? ) duhet ta majsh men kongen qe knojshin neper dasma para ca vjetesh!

O Marja Marjana

Faqet me nishana

O Mari Maria

Rrofte Demokracia! smiley

 

Mrroklla, si e nigjoi kyt version t'Napalonit, vendosi t'mos votoje ma' per PD-ne! smiley

Kaq per sot!

Uroj qe juve fanatiket e PD-se ne Shqipni, te mos t'i lyni duret me gjak keto tre dite! 

Mos harroni qe sa here e keni bo me dhune punen, mo keq ju ka dale!

Juve dhe neve bashke me ju! 

"Bone zot onderr tha gomori (Mrroklla)", por n'ate pike s'kishte ca t'bonte tjeter! smiley

 

PF, ky pasazhi i prisonbreak me nolt, ca t'kujto?  smiley   (fjala funit, parazite, por osht me prish synin)

Njeno ....dukesh qe je mosh e shkume . Shif lajmet ke Shijak-TV   dhe shko se te erdhi ora e mitingut ke Sala smiley Mos harroni ato kanocet me vete se nuk eshte 92 -shi smiley  Me thone te drejten mu pe si lezetshem...mu duke  jo i shpures por nga ata as mish as peshk ... por jo  pjese tek te pa ujet smiley Hajt pleqni te mbare! Ate "d" te fjala fundit ...mos e perdor , edhe pas  apostrofit te "s" pas "fjalis' ..."s" perdore te plote "se"  jo me apostrof smiley . Mire u lexofshim se e privatizum si Mixha sheshin Skenderbej .

Sa për moshen s'je kërkund. As Shijakun s'e kam pa e as nuk e di se ku transmeton, kshtu qi ironitë i ke jo vetëm "0" por me minus.

Un nuk mundem me than t'njêjtên gja për Ju se "nuk âsht se m'u pê fort i lezetshëm" por mendova se kishte nevojë për përgjigje ironia e Juej. Kam vu re edhe nji diça ktu.

Keni nji sjellje prej Admini. Mos jam gja gabim.

Vezhguesit e BE pane dicka qe nuk e kane pare ne asnje vende te botes.

Gjate protestes POLICI qe ka per detyre te mbykqyr protesten lidh veten pas kamionit..! Sigurisht qe nuk ka asnje habi nese nje protestues bllokon rrugen, lidhet me pranga apo zinxhire per te shprehur protesten e tij. Po POLICI i mire Meti per c'fare arsye? Per c'fare protestonte POLICI?

Kjo jo vetem qe eshte qesharake dhe absurde por tregon hapur mendjet primitive. Lexoni budalleqet e Saliut per "provokimet" e Rames per me teper.

Jo vetem kaq por nuk eshte me cudi qe te Henen te flasin per manipulimet e votave nga Rama!!!

 

Ky polici i famshem i prangave, pervec te tjerave paska qene edhe goxha qefli. Perpara se te vinte prangat kishte kercyer ne mes te bulevardit.

Ky eshte ai polici qe drejtonte para ca kohesh trafikun e Tiranes.

Para disa muajsh beri aksident automobilistik me eskorten e Sales dhe u largua nga vendi i ngjarjes, sepse ishte ne gjendje totalisht i dehur.

Normalisht, ne boten e qyteteruar, per te tilla ngjarje te hapet dosje kriminale dhe nuk gjen me dot pune si roje e jo me polic.

Megjithate, si djale i shkathet qe eshte , Nari i dribloi procedurat dhe ja : perseri POLIC me uniforme e kobure.

Si duket edhe dje i ka fut nja tre dopjo dhe o burra ... poshte makines te shperbleje padronin qe e riberi te virgjer.

 

Duhej te jepte mendim "e" ketu  smiley sepse e njef nga afer.. A osht qejfli apo jo ? O Ed! Kur e hongri radhen e pare e mbrojtem caze smiley ?????

Te vjen keq ...thonte i lavdishmi Baloun per.... disa  kur hane qershi i nxjerrin berthamat te pa tretura . Plot 16 berthama  i numurova njonit... nga 16 kokra qe hengri ! A kane stomak keta njerez apo jo smiley

Ke t'drejt mor zotni se stomaku nuk m'âsht msu me tret bërthamë se nuk kena hangër ndoiher strall si pulat.

Gjithsesi, nuk m'shkon mendja me u marr ma me Ju se âsht tuj m'hup koh ma shum se âsht e nevojshme...

 

E njifka nga afer "e"?! Sdq. duket qe gjithe sjellja e ketij polici ka nje sfond seksual. Psh. lidhja me pranga tregon se eshte mazokist. E po ashtu edhe ngrenia e celesit. Jashteqitja e tij... besoj se s'ka nevoje per shpjegime te metejshme.

Shi cfare bejne cecenet ne Durres. kane shkaterruar te gjitha citilight-et ku ishin posterat e PS-se.

Pyetja eshte: A kane B... apo jo? smiley

Ju eshte bere B.... si tyte automatiku nga te shtenat pa hesap jashte tabele... smiley

Shif mor cfare paska bere Arqile Gorea, drejtori i posterave, dje per "perurimin" e Dr-Ks. Paska qene pergjegjesi i instalimit te parrullave. Me kujtoi filmin me te njejtin titull... "Parullat" smiley

E kishte kapur mat, Vizion Plusi.

Jo vetem kaq por nuk eshte me cudi qe te Henen te flasin per manipulimet e votave nga Rama!!!

 

haha,  EKZAKT !

 

Kjo eshte shprehja e dites !!

Te rejat e fundit nga fronti i Lindjes:

Tërhiqet policia, Rama: Askush nuk na prek votën. Berisha: Provokacion i Ramës

(Nga Shekulli)

UPDATE - Pas konfliktit disa orësh policia është tërhequr duke iu hapur rrugë socialistëve të ngrenë skenën e mitingut në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, para Kryeministrisë. Situata kulmoi sot paradite kur u përleshen fizkisht forca të rendit me simpatizantë të PS.
Nje person humbi ndjenjat ne kete konflikt. Ai ishte nje i moshuar i perplasur nga nje makine policie. Njoftimi i fundit i PS, nderkohe per mitingun eshte ora 20.00

******
Lideri socialist, Edi Rama e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar, të njerëzve të dëshpëruar zaptimin forcërisht të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe ka ftuar gjithë simpatizantët të jenë të pranishëm në festën përmbyllëse të socialistëve, mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë që kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për shtyp e ka quajtur provokacion të Edi Ramës gjithë sa ndodhi në sheshin para kryeministrisë.

Rama: Askush nuk prek votën tonë
Kreu i PS-së, Edi Rama në reagimin e tij për trazirat në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është shprehur se "kjo lloj shprehjeje primitive e dëshpërimit dy ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e njeriut që qeveris Shqipërinë e sapo anëtarësuar në NATO, tregon se sa i padenjë është Sali Berisha për të drejtuar këtë vend".
Sipas Ramës, ky turp është një arsye më shumë që të gjithë të votojnë në 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër që rron duke nxitur dasi e sherre dhe për të hapur një kapitull të ri ku politika të mos na japë arsye vetëm për t'u ndarë në pikëpamje, por edhe motive për tu bashkuar kur duhet si shqiptarë e për t'u mirëkuptuar gjithnjë si qytetarë.
"Ndërkohë të gjithë duhet ta dinë se ne do ta mbrojmë votën tonë në 28 qershor, njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht lirinë tonë për t'u mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit para zgjedhjeve"- tha ai.
Rama ka theksuar se socialistët janë të përgatitur të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë se sa në Tiranë dy vjet më parë.

Berisha: Incidenti, provokacion i Ramës
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur provokacion të Ramës incidentin në shesh, duke pohuar se kjo gjë u organizua për faktin se sheshet nuk i mbush dot. "Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira"- tha ai, në reagimin e tij për incidentin.
Në fjalën e tij ai ka ftuar edhe njëherë qytetarët të marrin pjesë në votime.

****

Rreth 14 ore kane zgjatur tensionet mes policise dhe perfaqesuesve te PS ne bulevardin e Tiranes. Policia filimisht ka dhene leje per zonen e mitingut, me pas ka bere njoftim te dyte, per te kufizuar territorin ku mund te leviznin simpatizantet, dhe duke hequr nga e drejta e levizjes sheshin perpara kryeministrise.
Gjate perpjekjeve te PS per te ngritur nje skene elektorale ne kete segment, simpatizantët janë konfrontuar. Policia me pas ka udhtruar dhune kur PS ka tentuar të fusë një maune në Bulevard me materiale elektorale.
Ndërkohë një polic ka kaluar ne ekstrem dhe është shtrirë poshtë maunes duke mos lejuar hyrjen e saj në Bulevard. Mendohet se ai eshte Krenar Ahmetaj, ish-drejtor i Policise Rrugore te Tiranes.

une po degjoj ulerimat e sirenave tani

Kurse une po shijoj nje birre te ftohte ne breg te detit down in Florida "Fort Lauderdale" with my lop-top ohohohhooo....

une po degjoj ulerimat e sirenave tani

dhe

Kurse une po shijoj nje birre te ftohte ne breg te detit down in Florida "Fort Lauderdale" with my lop-top ohohohhooo....

Ehhh jete mizore smiley

une po degjoj ulerimat e sirenave tani

Duam spektakel sonte! Jo vetem me sirena, por edhe me muzike, me ulerima njerezish, me grusht, boks, thyerje, shkaterrim, zjarr, rremuje, gjuajtje, karige dhe gure qe fluturojne, xhama qe thyen.... Oh yeah!

Shqiperia po ndryshon. Spektakli i budallenjve mbetet gjithmone i njejti. Priceless!

e mir e mir, dje teheran = sot tiran

E ka nda mendjen Sala, ka per tu bere si Ajatollahu, "lider i vetem e suprem". Ky edhe garen nuk e ka me realitetin e sotem, eshte ne gare me diktatorin e komunizmit, do rri deri ne 2017 thote. Po ti je afro 70ve o derzi, ne karrige ke bo plan me hik nga kjo bote!!!

A ka gje me te ulet kur sheh 2 deputete qe shtyjne dhe dhunojne punonjesit e policise te cilet nuk po lejonin te ngrihej nje podium i jashteligjshem,sepse mitingjet ka 20 vjet qe behen te sheshi Skenderbe,dhe Nene Tereza. Po mire e tha Berisha se Rama nuk i mbush dot sheshet ,prandaj po kerkon rrugicat.

I gjori Edi Rama.

Si gogol do ti duket e hana.

sepse mitingjet ka 20 vjet qe behen te sheshi Skenderbe,dhe Nene Tereza.

O anglezo, po sa shume qe ju indoktrinojne mo vlla?! Te gjithe PD-istat te njejtin version kane per cdo gje. Po mendoni nje cike edhe me mendjen tuaj e jo vetem me ate te partise...

2-3 metingjet e fundit te opozites jane bere pikerisht ne bulevard.

Pastaj, cfare do te thote qe metingjet kane 20 vjet qe behen ne sheshin Skenderbe dhe Nene Tereza?! ... mos valle keshtu duhet te jete deri ne diten e apokalipsit?!

Sepse jane dy mitingje te medha nje heresh dhe policia don te shmang konfrontimet midis simpatizanteve,pastaj ka me shume hapesire sheshi nene Tereza se bulevardi D e KOMBIT.

A te pelqeu pamja e Islamit dhe Xhafes kur shtynin makinen e policise?

A i degjove turmen qe therrisnin kur iku policia "e hengren e hengren....!

Cfar hengri policia provokimin? U munduan me lujt nje film por ishin aktore te

dobet.Sidomos kur po transportonin fjala nje te plagosur dhe therisnin ej ta kapi kamera. A kishin hall ta filmonin apo ti jepnin ndihmen e shejte aktorit ?

O "patriot" Anglez  po pse ja fut vetes si gjithmone?

Je bere edhe per te ardh keqe tani.. Perderisa sa vete thua qe PS nuk mbush dot sheshet pse i bllokon Policia ne rruge???

Po pse 1-2 km rruge do ti ndaje sherret nese ndodhin? Po c'fare ti benin makines se policise ata tjeter.. 12 ore u munduan me llafe dhe llogjike su doli gje! Te pakten mbajten pak dinjitet nuk u zvarriten si zhapik poshte kamionit.

Danielo, te siguroj qe eshte shume me exciting to jesh ne TR sesa "watching the game, having a bud" in Florida.

Enjoy it anyway. Ne ne NYC ka 1 muaj qe na ka mulu reja modhe. Dielli osht bo per mall.

ndersa ketu bie shi... tani u shtua dhe helikopteri smiley

Ej, ti je te ato kafet perballe Piramides e? Tek kullat binjake?

helikopter me shi!!!! ummmm, Homer Simpson do imagjinonte his donut.... smiley

jo jo, jam pak me larg... por qe ketu degjohen zhurmat...

ore ku osht ai edrusi? Cer cuni ai Krenari, edo eeee?  smiley    smiley     smiley   

Pjese nga intervista e Prof Rexhep Qoses dhene per nje gazete kosovare

 

Çfarë do të humbte e çfarë do të fitonte Shqipëria me fitoren e të djathtës?
Kur flitet për të djathtën në Shqipëri, siç mund ta keni vërejtur edhe ju dhe siç e kanë vërejtur edhe institucionet ndërkombëtare, atëherë flitet për Sali Berishën. Dhe, vetëm për Sali Berishën! Po të fitonte e djathta në zgjedhjet e ardhshme, kjo do të thotë se do të fitonte Sali Berisha: Sali Berisha me familjarët e tij, me partizanët e tij në Kuvend e në qeveri, me partizanët e tij në administratë dhe me ato media të cilat, duke shkelur kodeksin moral të medieve, janë bërë altoparlanta të tij - siç janë TV Klani dhe TVSH-ja në radhë të parë, e të mos flas për fletërrufenë 55! Shkurt: po të fitonte e djathta në zgjedhjet e së dielës, do të fitonte Sali Berisha me familjarët dhe ata që palejueshëm i ka privilegjuar. Po të fitonte e djathta në zgjedhjet e së dielës, e kjo do të thoshte Sali Berisha, atëherë do të fitonte politika e shkeljes së kushtetutës dhe e kushtetutshmërisë - çka është parë shumë e shumë herë në sjelljet politike despotike të Sali Berishës; do të fitonte politika e shkeljes së ligjeve dhe të ligjshmërisë - çka e kanë treguar me dhjetëra herë disa media dhe, në mënyrë të veçantë, autorët e emisionit Fiks fare; do të fitonte politika e papërgjegjshmërisë e treguar në vazhdimësi e, sidomos, në tragjedinë e Gërdecit, në aferën Fazlliq, në një varg kontratash me firma të jashtme. E të tjera. Po të fitonte e djathta e kjo do të thoshte Sali Berisha në zgjedhjet e së dielës, atëherë do të fitonte politika e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve. Inaugurim ujësjellësish që nuk kanë ujë! Inaugurim rrugësh që i bën shiu lumenj! Inaugurim ndërtesash të pakryera! Pajisje të shkollave me internet që internetin nuk e kanë parë dhe nuk do ta shohin edhe sa kohë! Ndërtime termocentralesh, hidrocentralesh dhe centrali bërthamor, që nuk do të bëhen kurrë! Të gjitha, këto premtime të bëra në stilin e premtimit që iu dha Sali Berisha vlonjatëve. Do ta bëj Vlorën - tha ai - portin më të madh në Mesdhe! E keni dëgjuar, Allahile! Vlora - porti më i madh në Mesdhe! Vlora port më i madh se Stambolli, Selaniku, Aleksandria, portet italiane, franceze, spanjolle, algjeriane, tuniziane në Mesdhe! As gënjeshtari historik, baroni Minhauzen, nuk do t'i lejonte vetes të shqiptonte këso gënjeshtre. E Vlora si port kurrë nuk do të jetë port as sa Durrësi. Nuk do ta dijë kryeministri se me gënjeshtrat e tilla, me mashtrimet e tilla i fyen votuesit, i fyen qytetarët që i dëgjojnë fjalimet e tij zgjedhore! Po të fitonte e djathta e kjo domethënë Sali Berisha në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, atëherë do të fitonte servilizmi në politikën shqiptare. E dëgjuat çka tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, në një miting? Tha: "Kjo rrugë (e kishte fjalën për Rrugën Durrës - Kukës - Kosov&eumlsmiley është kolos i infrastrukturës dhe e ka emrin Sali Berisha"! Rruga kolos, që e ka emrin e kolosit! Po të fitojë e djathta, e kjo do të thotë Sali Berisha në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, edhe katër vite të ardhshme do të dëgjojmë këso logjike, këso jologjike, këso gramatike dhe kësi poltronizmi! S'ka despotizëm, diktaturë, autoritarizëm, totalitarizëm, pa servilizëm. Po të fitonte e djathta, domethënë Sali Berisha në zgjedhjet e së cilës atëherë do të fitonte kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila edhe pse në krye të Kuvendit, i fyen deputetët si të ishte në farë pazari të pleshtave, e cila i nxjerr nxënësit e shkollave fillore e të mesme në mitingjet e saj duke shkelur ashtu Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën, përpos të tjerash, thuhet se të gjitha shtetet nënshkruese të saj janë të obliguara të mbrojnë fëmijët nga përdorimi partiak, politik, ideologjik dhe fetar; e cila po përhap mosdurim e urrejtje në jetën politike kombëtare; do të fitonte gruaja në politikë e cila me gjuhën e saj brutale po fyen nocionin e gruas e të nënës në jetën kombëtare shqiptare. E kush do të humbte po të fitonte e djathta, domethënë po të fitonte Sali Berisha me Jozefina Topallin? Po të fitonte e djathta e kjo domethënë Sali Berisha me Jozefina Topallin në zgjedhjet e së dielës, atëherë do të humbte demokracia jo vetëm në Shqipëri, por do të pësonte edhe demokracia në Kosovë. Të mirat dhe të këqijat e Shqipërisë tani më fort se kurrë ndikojnë edhe në Kosovë, ashtu si edhe të mirat e të këqijat e Kosovës më fort se kurrë shprehen edhe në Shqipëri. Po të fitonte e djathta e kjo domethënëë Sali Berisha me Jozefina Topallin në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, atëherë do të humbte shumë , palejueshëm shumë, kultura dhe shkenca shqiptare. Kush do të shohë ka patur mundësi të bindet se gjatë sundimit të Sali Berishës, të sundimit të tij në fundin e shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekull, është cenuar rëndë,është dëmtuar rëndë, substanca e kulturës dhe e shkencës shqiptare. Pasojat e dëmtimit të kësaj substance nuk do të mund të mënjanohen për një kohë të gjatë. Është dëmtuar rëndë edhe shëndeti moral i shoqërisë. Po të fitonte e djathta e kjo domethënë Sali Berisha me Jozefina Topallin në zgjedhjet e të dielës atëherë do të humbte evropianizmi në Shqipëri. Shikojeni si sillet në fushatë Sali Berisha! Dëgjojeni çka flet! Dëgjojeni sidomos si flet! Dëgjojini kujdesshëm britmat e tij! Përimtojini idetë dhe mendimet e tij! Mentalitet, ndjeshmëri, ideologji politike plotësisht anakronike, folklorike, joevropiane. Në historinë shqiptare prej kohës së Lidhjes së Prizrenit janë nyjëtuar dy politika: politika feudale - fshatare, me përfaqësues despotët e tipit oriental Esad Toptanin, Ahmet Zogun, Pandeli Evangjelin dhe Sali Berishën dhe politika qytetare, me përfaqësues demokratët liberalë Ismail Qemalin, Fan Nolin, Enver Hoxhën, që do të degjenerojë në diktator dhe Rexhep Meidanin. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli në njërën anë dhe Evropa, në anën tjetër - këto janë dy botë me shpirt, me mentalitet, me vetëdije të ndryshme. Të përbashkët kanë vetëm kravatën e Sali Berishës dhe takat e Jozefina Topallit! Ky është evropianizmi alla Ismail Kadare!
Po të fitonte e djathta e kjo domethënë Sali Berisha me Jozefina Topallin në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, atëherë do të humbte pjesa dërrmuese e popullit shqiptar: do të humbnin ata që punojnë në arsim, në shëndetësi, në bujqësi, në kulturë, në shkencë, në tregtinë e vogël, ata që punojnë në botën e huaj, pensionistët, invalidët, të rinjtë, të gjithë ata, të cilët, tradicionalisht, janë përçmuar dhe janë shfrytëzuar në politikën feudale - fshatare shqiptare.
Po me fitoren e të majtës?
Me fitoren e së majtës, jam i bindur, do të fitonin ata që do të humbnin me fitoren e Sali Berishës dhe të Jozefina Topallit. Do të fitonte demokracia shqiptare. Do të fitonte kultura politike shqiptare. Do të fitonte drejtimi i qytetëruar dhe demokratik i Kuvendit të Shqipërisë. Do të fitonte kultura dhe shkenca shqiptare. Do të fitonte prestigji i Shqipërisë në botë. Por, me një kusht: me kusht që klasa politike e majtë, të lirohet prej privilegjeve dhe të mos harrojë se politikë me rëndësi historike është ajo që është e vetëdijshme se më shumë se pasuria është i rëndësishëm shëndeti shpirtëror e moral i kombit.

Nuk e kam pare ate rremujen e djeshme Krenar-PS,e marr me mend..me duket se Krenari e ka bere ate aktin e vetsakrifikimit perpara medjes,per te treguar se sa i devotshem eshte ai ne zbatim "te ligjit" nje show off,per te hyre ne pune mbas goditjeve te shpatullave "Bravo te qofte o Krenar,keshtu i do Partia njerzit e saj,qe neser kur te marim pushtetin ke vendin e punes ne ministri,dhe nje rroge te mire ,me kete akt bllokimi ja ke rrit vetes krenarine dhe CV-in!"

Analiza e Qoses humb shume si rezultat i hidhnise qe ka brenda me ata qe eshte perplas per nji arsye ose tjeter. E vej re ket sidomos sa here qe permendet emri i Kadarese...e humb qartesine dhe i kthehet 'perfitimeve' qe paska pas Kadareja ne komunizem qe eshte qesharake.

Megjithe verejtjet e tij per primitivizmin e politikes shqiptare, per thirrjet anadollake per lavdine e njonit apo tjetrit, me te cilin un jam 100% dakort, kjo nuk perben arsye madhore pse e majta duhet me fitu.

Kto thirrjet "rrofte njoni apo tjetri" i gjen edhe ne mitingjet e opozites; ndryshimi qendron se pozita eshte shume euforike nis edhe nga investimet ne infrastrukture qe tek e fundit, jane reale.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).