Planet Qeverisese te PD-se dhe PS-se

Partia Socialiste e Shqiperise

Ekonomia dhe Punesimi
-    Qeveria e re pas 28 Qershorit do te krijoje 197, 000 mundesi te reja punesimi me paga me te mira, ne menyre qe standardi I jeteses te permiresohet dhe per Shqiperine dhe Shqipetaret te celet nje ere e re shprese dhe mundesish.

Arsimi
-    Ne do I ofrojme brezit te ri nje edukim cilesor, qe I afteson te rinjte e te rejat per t’u perballur me sfidat europiane te se nesermes, duke rivendosur autoritetin e dijes dhe rritur ne maksimum kerkesen per dije.

Shendetesia
-    Fale politikes se Re per Nryshim, cdo qytetar shqipetar do te kete mundesi te kurohet ne vendin e tij me te njejten cilesi dhe perkushtim si ne vendet e Bashkimit Europian.

Zhvillimi Rural
-    Plani yne i ri synon kalimin nga bujqesia e prapambetur tek zhvillimi i shpejte rural. Ne do te permiresojme mireqenien e familjes ne fshat duke ofruar kujdesin shendetesor, arsimin dhe infrastrukturen. Fermerit Shqipetar t’I sigurohet pronesia mbi token bujqesore qe ka sot ne perdorim.

Mjedisi
-    Nje permase e re ekologjike eshte esenciale per zhvillimin e qendrueshem dhe modernizimin e shoqerise sone. Mbrojtja, rehabilitimi dhe garantimi I mjedisit te qendrueshem duhet te shnderroen ne prioritet jetik te cdo shqiptari dhe ne sfide te qeverisjes sone.

Turizmi
-    Politika jone e re do e ktheje turizmin ne nje nga fushat kryesore te veprimit ku nderrmarjet e vogla dhe te mesme do te mbeshtesin suksesin e tyre. Oferta turistike e Shqiperise do te behet pjese e ofertes turistike te rajonit duke e kthyer vendin tone ne nje destinacion te konsoliduar turistik ne Evropen Juglindore.

Kohezioni Social
- Suksesi I politikave tona sociale nuk do te matet me rritjen e lemoshes per te varferit, por me numrin e familjeve qe do te dalin pergjithmone nga varferia.
 
(Ky eshte 7 pikeshi mbi te cilin bazohet programi qeverises i Partise me te madhe opozitare ne vend, Partise Socialiste.)

 

********************************

Partia Demokratike

 
Turizmi
Për ta kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve turistike më të kërkuara në Europë ne premtojmë:
- 24 orë ujë për të gjitha qytetet bregdetare
- Të ndërtojmë impiante pastrimi që asnjë pikë uji I ndotur të mos derdhet në detet dhe   liqenet tona
- Landfille për trajtimin e mbetjeve urbane për çdo qytet bregdetar
- Ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Durrës dhe Sarandë
- Ndërtimin e portit të Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit
- Të ndërtojmë aereoportet e Vlorës dhe Sarandës
- Infrastrukturë moderne për të gjitha zonat bregdetare
- Ndërtimin e rrjetit rrugor Velipojë-Ksamil
- Ndërtimin e resorteve turistike më ekologjike në Europë
- Ndërtimin e dhjetra marinave
- Hapjen e shkollave të Turizmit në të gjitha zonat bregdetare
 
Lufta kundër korrupsionit
Në katër vitet e ardhshme ne do të:
- Zvogëlojmë qeverinë dhe do të ulim edhe më tej shpenzimet
-Do të ristrukturojmë sistemin e rregjistrimit të pasurive të patundshme dhe komisionet e  kthimit  e kompensimit të pronave për të garantuar të drejtën e pronës dhe për të luftuar korrupsionin
- Do të shtrijmë në të gjitha nivelet dhe përmirësojmë procesin e tenderimeve on-line
- Do të reformojmë të gjitha procedurat në të gjithë sektorët ku shfaqen ende fenomene korrupsioni.
 
Shëndetësia
Në katër vitet e ardhshme:
- Buxheti për shëndetësinë do të rritet me 60%
- Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten më shumë se në 6 vende të Bashkimit Europian
- Do të inkurajohet sektori shëndetësor privat nëpërmjet lehtësirave fiskale
- Do të investohet për teknologji moderne për spitalet tona dhe qendrat shëndetësore
- Do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin në shëndetësi
- Do të ofrojmë paketë rimbursimesh për barnat dhe kujdesin shëndetësor gjatë  shtatzanisë.
- Do të ofrojmë paketë ekografike falas për shtatzaninë
 
Arsimi
Për ne fëmija vjen i pari ndaj Arsimi do të mbetet ndër prioritetet e qeverisë së Partisë Demokratike. Premtojmë që në 4 vitet e ardhshme:
- Buxheti për arsimin do të rritet në 6% të GDP
- Rrogat e arsimtarëve do të rriten më shumë se në 6 vende të BE
- Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat e vendit me standarte Europiane
- Të gjithat tekstet e 9-vjeçares dhe të shkollës së mesme do të jenë gratis për të gjithë fëmijët në nevojë
- Çdo fëmije që mbaron klasën e nëntë do t’i krijojmë të gjitha mundësitë financiare për të vazhduar shkollën e mesme
- Çdo i ri që mbaron shkollën e mesme do të ketë të gjitha mundësitë të vazhdojë universitetin
- Do të hapim shkolla profesionale të standartit Europian në mbarë vendin
- Do të inkurajojmë  sektorin privat në arsim me heqje taksash dhe lehtësira të tjera

Investimet në fshat
Në katër vitet e ardhshme qeveria e Partisë Demokratike do të:
- Sigurojë që çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare dhe çdo fshat do të lidhet me komunën me rrugë të asfaltuar
- Rrisë investimet në zonat rurale me 600 përqind, duke ndihmuar familjet, fermat dhe bizneset.
- Rrisë financimin e granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin
- Vazhdojë subvencionimin e naftës dhe imputeve për sipërfaqe të mbjellë
- Japë kredi pa interes
-Krijojë mundësinë e tregtimit të produkteve bujqësore në tregjet rajonale e ndërkombëtare.

Pagat dhe pensionet
Ne ju premtojmë se në katër vitet e ardhshme do të:
- Vazhdojmë rritjen e rrogave në të gjithë sektorët e administratës duke kaluar 6 vende anëtare të BE
- Barazojmë pensionet e fshatit me ato të qytetit
- Garantojmë pensione më të larta se në 6 vende anëtare të BE
- Rrisim ndihmën sociale mbi 2 dollarë në ditë brenda vitit 2010
- Financojë mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ulliri
 
Infrastruktura

Në katër vitet e ardhshme ne premtojmë të:
- Sigurojmë 24 orë ujë për të gjitha familjet shqiptare.
- Ndërtojmë akset më të shkurtra kombëtare si Boshti i Jugut, Tiranë-Elbasan-Berat-Kuçovë-Tepelenë, Rrugën e Arbërit, Bulqizë-Tiranë, Fierzë-Koman, Konispol-Sarandë, Vermosh-Shkodër, Qafë Plloçë-Qukës
- Sigurojmë që çdo qytet në Shqipëri të lidhet me rrugën më të shkurtër me Tiranën
- Çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare
- Çdo fshat do të jetë i lidhur me komunën me rrugë të asfaltuar

Integrimi

Për mandatin 2009-2013, premtimi i qeverisë së Partisë Demokratike është:
- Heqja e sistemit të vizave me BE brenda 365 ditëve të para të mandatit tone ardhshëm
- Hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE

Punësimi
Do të ulim papunësinë në mesataren e 6 vendeve anëtare të Bashkimit Europian:
- Do të hapim 160 000 vende të reja pune në:

Ndërtimin 104 hidrocentraleve

    * Ndërtimin e mijëra km rrugë, ujësjellësave, kanalizimeve
    * Ndërtimin e shkollave dhe spitaleve
    * Ndërtimin dhe funksionimin e porteve dhe aeroporteve të reja
    * Ndërtimin e 6 parqeve të reja industriale në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Fier
    * Ndërtimin dhe shërbimin në dhjetëra resorte turistike

(Te dhenat jane marrur nga faqet zyrtare te internetit te partive respektive, Partise Socialiste te Shqiperise-PSSH, ps.al dhe Partise Demokratike-PD, pd.al)

10 Komente

Ate te PS-se nuk e diskuton dot se nuk ka shifra.

Ate te PD-se e ben cope cope per 10 minuta po te duash smiley

Se diskuton dot ate te PS-se?! Si mund te diskutosh mbi nje hartim?!

Programi i PD me ben shume optimist, (Per hajer ishalla), sikur nja 40% te programit te realizojne, eshte goxha arritje, neser do te shoh me syte e mi se cfare eshte bere ne keto vitet e fundit, ca emocionesh te kthehesh ne Shqiperi pas tre vjetesh, dhe te kthehesh pikerisht per te votuar.

o Ti je ai Enea me ate shoqeten ne Itali. Qe do te ktheheshit te gjith per te votuar ?????

 

 

Tani e mora vesh se per cfar do te votoni smiley

 

 

p.s RRuge te mbare vella, edhe te kam zili. E meriton te besh nje rruge te tille, qofte edhe per nje vote ja vlen.

 

"Fermerit do t'i sigurihet pronesia mbi token qe ka sot ne perdorim"

Ca dmth kjo?
Toka, ashtu sic u ishte ndare nga 7501, u ka kaluar ne pronesi fermereve qe prej 14-15 vjetesh tani

fatkeqsisht ke shume te drejte. E ka llafin qe ish-pronaret e vertete nuk do kene asnje mundesi te pretendojne per tokat e tyre te ri-shperndara me ligjin famekeq 7501.  Futi ketu edhe legalizimet e ndertimeve/vjedhjeve/pushtimeve te paligjshme dhe ohooo, e ve qeleshen mbi sy malesori trim.

Nuk e di pse por kam me shume besim te ata qe premtojne pak.

 

Nje pietje kisha une per te dyja perrallat ...me falni...programet:

Si do behen te gjitha keto? Se keto listat me premtime nuk eshte shume veshtire t'i besh, po vetem kur shpjegohet se si do arrihen behen te besueshme (dhe te votueshme njekohesisht).

programi i ps-se ahahahahaha

programi i ps permblidhet me:
1- do krijojme ministri per fshatin

2- do i sjellim ministrat ne fshat cdo dite qe t'ju degjojme ju...

ky eshte program i sofistikum ne fakt; duhet shume kohe me e zberthy

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).