Pirateri intelektuale

Dikur piratet ishin hajdutet me te frikshem, ca plackites pa piken e dinjitetit qe rronin ne kurriz te tjereve, duke i grabitur njerezit ne te gjitha format dhe menyrat e mundshme. Kaq konceptim negativ ka marre ky term aq sa eshte konsideruar nje fenomen dhe "gangrene" e shoqerise. Por ne kete persiatje vlen te ndalemi tek pirateria intelektuale dhe eshte e dobishme te japim disa aspekte, te cilat deri diku mund te bien ne vesh te shurdhet, megjithate disa syresh edhe i kaperdijne disa ide dhe i marrin ne konsiderate, si dikur shen Joan Gojarti, i cili predikonte qofte edhe para nje publiku me vetem nje njeri. Eshte folur shume neper media per pronen intelektuale, e cila perdoret keqazi dhe manipulohet me te diten me diell.

Po bisedoja para disa ditesh me nje mikun tim, i cili me tregonte se po perhapet me shpejtesi edhe nje fenomen teper negativ ne kete lem. Disa pseudo shkrimtare, per te marre tituj shkencore dhe per te perfituar poste te larta brenda ose jashte vendit paguajne disa njerez qe jane specializuar tashme me sistemin cut-copy-paste (kopjim e adoptim materiali) dhe bejne libra pa fund. Madje rastisa nje dite ne nje institucion publik dhe e degjova me veshet e mi nje prej ketyre super autoreve qe mburrej se kishte bere 24 libra. Kur pyeta per emrin e tij ishte fare i padegjuar, madje nje nepunes i zakonshem. Ky eshte nje tjeter shqetesim edhe me serioz, sepse po prodhohen tekste pa fund, duke e deformuar procesin e krijimtarise dhe te kultures ne pergjithesi. Jane po keta mistrece librash qe mbushin trastat dhe i cojne "produktet" e tyre neper shkolla dhe i shesin me sukses, duke nxjerre fitime te konsiderueshme, ndersa nje shkrimtar i mire qe mezi arrin ta botoje nje liber vuan nga shitjet.

Rasti i nje prej shkrimtareve te njohur qe para pak muajsh u ankua se i ishte vjedhur libri nga dikush qe kishte marre guximin te vendoste emrin e vet, ndoshta ishte me skandalozi ashtu sikurse ka pasur edhe denoncime te gjithefarellojshme per abuzim me te drejten e autorit, e cila perdoret vend e pa vend si produkt i keqperdoruesit. Realizohen permes punimeve shkencore, letrare dhe publicistike e artistike aq shume kopertina e CV apo DVD, saqe eshte krijuar nje mbipopullim tregu dhe ky eshte shqetesim ne dukje siperfaqesor. Por ne thelb, shqetesimi me i madh mbetet cfare perfiton publiku. Asgje, vetem nje kopje idesh, melodish dhe pershtatje me individualen. Publiku shqiptar vuan per mungesen e origjinalitetit ne prurje. Pirateria nuk mund te konsiderohet thjesht nje vjedhje, por edhe nje abuzim me kulturen e nje kombi dhe erresim i perspektives. Me kot po perpiqen institucionet qe japin e marrin te reduktojne problemin, sepse mungon modeli i masave parandaluese. Ligji mbi te drejten e autorit ne Shqiperi eshte vene me kohe dhe shtrohet pyetja: cfare ka ndryshuar? Realisht ky eshte nje problem serioz i jetes kulturore-artistike ne vendin tone qe prej viteve 90'-te te shekullit te kaluar e ne vazhdim. Jo vetem qe cenohen te drejtat e autoreve te huaj, por edhe te autoreve tane qe jetojne edhe punojne ne Shqiperi. Jam i bindur qe nje autor nuk do te ndihej keq pse i kane marre punimin ose krijimin e tij dhe e kane perdorur dikur tjeter, por kur nuk eshte cituar emri i tij dhe akoma me keq kur prish imazhin e figures se tij.

Prona intelektuale ndodhet seriozisht ne rrezik dhe ai qe vuan me shume ne kete histori eshte vete publiku. Ndodhemi ne fazen e pengeses se zhvillimit kulturor-artistik pikerisht nga ky fenomen. Mungon etika dhe respekti me minimal qe edhe nese nuk deshiron ta paguash autorin, te pakten merri leje dhe permendi emrin. Abuzimi eshte aq i madh saqe merret vetem nje pjese e krijimit dhe pjesa tjeter hidhet ne kosh. Ne disa artikuj eshte permendur me te drejte realiteti i disa aspekteve te abuzimit me te drejten e autorit. Ka shembuj te shtypshkronjave qe shkelin te drejten e autorit, duke botuar tirazhe mbi porosine e botuesit apo qe botojne ne bashkepunim me libraret pa kurrfare leje nga botuesit. Raste te shtepive botuese qe cilat shtypin tirazhe me te medha sesa marreveshja qe ata kane bere me autorin. Librari qe japin libra me qera, qe perbejne perseri shkelje te te drejtave te autorit, kemi fotokopjime sidomos te librave universitare, gje qe duhet konsideruar si rreptesisht e ndaluar dhe shkelje e te drejtes se autorit. Ka edhe mjaft raste te disa perkthyesve, qe duke mos qene ne gjendje te perkthejne tekste te veshtire, e "redaktojne" tekstin duke kaluar shprehje, paragrafe, apo fragmente te tere.

Porsa permenden keto raste, menjehere te shkon mendja te nje strukture shteterore qe merret direkt me kete problem. "Albautor" eshte nje institucion, nga i cili nuk duhet pretenduar dhe shume, pasi ne bote ky sistem i copyright-it ka 400 vjet qe ka filluar, ndersa ne Shqiperi ka rreth 10 vjet. Ekzistojne dy mundesi ne te gjithe kete problematike, ose heshtje dhe vazhdim i kesaj telenovele, ose duhet t'iu tregojme me te guximshmeve shembullin e para disa koheve ne Kine, ku te gjithe dyqanet me produkte pirate u shkaterruan ne menyre demonstrative ne mes te rrugeve.

3 Komente

"Ka shembuj te shtypshkronjave qe shkelin te drejten e autorit, duke botuar tirazhe mbi porosine e botuesit apo qe botojne ne bashkepunim me libraret pa kurrfare leje nga botuesit."

Deri ku ka vajtur makuteria ! Dhe me e bukura eshte se s'di as çfare te besh. Si ta zhdukesh kete menyre ? Mister. Aq mister sa ne France nuk eshte parashikuar ndonje rast i tille, me nje fjale, as nuk i shkon mendja kujt se mund te ngjase dhe keshtu. Menyra e vetme, mendoj une, per t'u zhdukur kjo eshte informatizimi i hyrje-daljeve te titujve ne librari. Shitjet te jene te regjistruara. Xhanem keshtu duhet te jete dhe sot, per te gjithe, ndryshe si do t'i paguanin taksat ? Mbi ç'sasi te ardhurash vjetore ? Nejse.

"Raste te shtepive botuese qe cilat shtypin tirazhe me te medha sesa marreveshja qe ata kane bere me autorin."

E njejta gje dhe ketu. Zbardhja e te gjithe veprimeve financiare te shtypshkronjes.

"Librari qe japin libra me qera, qe perbejne perseri shkelje te te drejtave te autorit, kemi fotokopjime sidomos te librave universitare, gje qe duhet konsideruar si rreptesisht e ndaluar dhe shkelje e te drejtes se autorit."

Kete dhenien e librave me qira, e kam pare dhe kendej. Por nuk quhen librari, quhen biblioteka. Biblioteka tradicionale, me abonim vjetor. Por edhe ca minibiblioteka qe jane me teper prone e ndonje shoqate, dhe qe japin me nje qira fare te ulet kete apo ate titull. Njelloj si DVD. Por qe te kete librari qe e bejne kete pune, kjo eshte nje çudi tirone. 

"Ka edhe mjaft raste te disa perkthyesve, qe duke mos qene ne gjendje te perkthejne tekste te veshtire, e "redaktojne" tekstin duke kaluar shprehje, paragrafe, apo fragmente te tere."

Dhe e fundit, kjo eshte per te vene duart ne koke. Mbaj mend njehere, nje perkthyes me thoshte : ore ti mik, ti nuk dashke te kuptosh se ne Tirone nuk ekziston asgje e paperkthyeshme ! Te gjitha ore perkthehen, te gjitha. Kur arrijme ne nje paragraf qe s'marrim ere ne te, po pse, veshtire e kemi ne ta fluturojme paragrafin ? Apo t'ia ngjeshim sipas horoskopit te dites ?

Nje perkthyes, psh, kishte thene krejt e kunderten e autorit. Autori ishte rropatur nja 300 faqe per te dhene kendveshtrimin e vet - ai thoshte se dielli rrotullohet rreth tokes - dhe perkthyesi, ende pa lare syte mire, me nje fjale te vetme ia kishte rrezuar teorine, duke shkruar se toka rrotullohet rreth diellit. Madje, perkthyesi ishte kenaqur ngaqe kishte arritur te korigjoje autorin, dhe keshtu ia kishte shpetuar famen.

Kur e mora librin ne dore, thura kete poezi :

O Autor o nje cope gomari,

a e ke njoft nje zog shqiptari

sypatrembur porsi petriti

lum si nena qe e rriti !

 

Vepra jote vajti per krunde,

rreshtat e tu na dolen per hunde,

mos çaj koke se pak lexues jemi

pese-gjashte kokrra tek Ali Demi.

 

E kam pare ate emisionin me shkrimtarin qe thoshte se i kishin vjedhur librin.  Ne fillim kujtova se ishte shaka, por me pas nuk mund ta besoja makuterine e njerezve qe bejne gjera te tilla. 

Ky eshte nje problem madhor per institucionin qe merret me te drejten e autorit ne Shqiperi. Jam dakort me Hurbinek, pa nje sistem te kompjuterizuar te gjithckaje nuk mund te ruash te drejten e autorit.

Perkthimet, jane nje tjeter dukuri qe kam vene re.  Me te vertete nje pjese e perkthyesve shqiptare sillen si autore, heqin, vene, perfirazojne, keqinterpretojne jo vetem paragrafe, por faqe te tera librash, bile kur kontaktova njerin prej tyre, paturpesisht me tha se botimi qe ai kishte perkthyer nuk i kishte ato tre faqe qe i kisha permendur. 

Nuk po i hyj fare perkthimit te filmave pastaj qe eshte nje plage me vete.  Gjithnje nje embelsire me "lime", perkthehet me "pluhur gelqeror".  Ku jane redaktoret qe i lene te kalojne te tilla gabime?

Une nuk dyshoj tek teknologjia, por te dora qe  jep komandat.

Ne Shqiperi nuk po manaxhohen dot diplomat e universitetit dhe kartat e identitetit,  ju thoni qe mund te manaxhohet informatikisht numri i librave.

100 vjet mbrapa , po me e keqja se jemi dhe ne drejtim te gabuar...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).