Personalizimi i fushates

E pamë sesi Kongresi Elektoral i PD-së u kthye në një mekanizëm i tëri në shërbim të një individi, ku të gjithë folësit nëpërmjet një emfaze të padëgjuar ndonjëherë në Shqipëri i kërkonin liderit t’i printe në fitore të reja më të mëdha, më të bukura, më spektakolare dhe më të paimagjinueshme. “Na udhëhiq Sali Berisha!” rivalizonte me ndonjë deklaratë frenezie të castit që mund të kapte ndonjë kuadër të kohës së Enverit...

 

Radha dje i takonte PS-së për të na treguar se me cfarë stili do të zhvillohej fushata e këtij muaji dhe rrjedhimisht edhe qeverisja e 4 viteve. Mitingu i djeshëm tregoi që nuk kishte ndonjë ndryshim shumë të madh në thelb me Kongresin e PD-së. Radha e gjatë e folësve tregoi shumë mirë se zgjedhjet që do të bëhen nuk janë aspak parlamentare në fakt, por plebishitare për njërin ose tjetrin lider. Zgjedhjet nuk do të fitohen nga përpjekjet e partisë dhe të kandidatëve por nga karizma dhe forca bindëse e liderëve të partive.

Për herë të parë pas këtyre viteve demokraci, vërehet që nga të dyja anët (nga ana e PD-së ka shumë koh&eumlsmiley, krijohet një lidhje e pazgjidhshme midis fatit të liderit dhe fatit të partisë. Krijohet përshtypja sikur me humbjen e atij që do të drejtojë fushatën, do të shkërrmoqet i tërë kuadri  institucional i partisë. Dhe kjo ka dy shkaqe: së pari, karizma shumë e madhe që karakterizon të dy liderët kryesorë. Shumë të dallueshëm nga njëri-tjetri, të dy kryetarët e partive të mëdha kanë të përbashkët aftësinë për të elektrizuar masat dhe për t’i cuar ato në një dimension tjetër,  sikur të ishim në ndonjë mbledhje mistike dhe jo miting partie… E gjitha kjo e orkestruar me anë të një fushate reklamuese shumë të fortë, pasi që të dyja partitë bëjnë kujdes që të konsultohen me shoqëri private marketingu dhe reklamimi që i jep akoma më fortë një pamje spektakli televiziv kësaj fushate.

Megjithatë, këtë karizëm (të diskutueshme ose jo, arrogante, boshe ose e fryrë, sipas shijeve) ata e kanë pasur dhe më parë. Shkaku i dytë që rrit akoma më shumë varësinë e partisë nga lideri është vendosja e sistemit të ri zgjedhor, ose që të jemi më të saktë, ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar. Me këtë sistem, nuk do të kemi më ballafaqime njerëzish në bazë të sistemit mazhoritarm nuk do të kemi më diskutim të afërt midis kandidatit dhe zonës prej së cilës ai do të zgjidhet, nuk do të kemi më qarje halli ose diskutime mbi programin e partisë midis “birit të zonës” dhe banorëve të saj. I gjithë ky dialog do të kanalizohet nga rrugët që të shpien domosdoshmërisht te kryetari i partisë pasi është shumë e vështirë që fjala vjen 32 kandidatë partië të lëvizin nga një cep i zonës zgjedhore të Tiranës në një tjetër dhe është akomë më e vogël koha që zgjedhësi të njihet me ta. Për më tepër, fakti që lista është përcaktuar nga kryetarët e partive ishte një mënyrë për t’I bërë të ditur zgjedhësve se “me ta nuk keni punë”. Nëse doni që të qeveriseni nga unë, do të votoni këtë listë që unë iu paraqes dhe votimi i listës presupozon votimin e partisë, votimi i partisë në mënyrë të pazgjidhshme atë të liderit të saj, ose kryeministrit të ardhshëm. Megjithatë, mund të supozojmë se që nga casti që parlamentarët do të hyjnë në parlament do të fitojnë njëfarë pavarësie ndaj liderit ose kryetarit te ardhshëm të qeverisë. Po a do të jetë realisht kështu? Pyetja duhet të shtrohet dhe të diskutohet pasi këtu futet në lojë ndryshimi tjetër kushtetues, ai që prek nenin 104 të Kushtetutës, i cili parashikon se Kryeministri, brenda 48 orëve nga dita e rrëzimit të mocionit të besimit që ai paraqet ndaj kabinetit të tij nga më shumë se gjysma e anëtarëve të parlamentit, mund t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

Në këtë kuptim, mungesa e disiplinës mund të sjellë pasoja që në nivelin e parimeve të republikës parlamentare mund të jenë të dëmshme. Njëkohësisht, kjo sjell dhe një tkurrje të veprimtarisë parlamentare të deputetëve që në këtë rast do të kthehen në zbatues të politikave të Kryeministrit, cka sjell një denatyrim të rolit të ligjvënësit. Pra, në këtë aspekt, përtej personalizimit të fushatës, mund të shohim në horizont një mundësi reale personalizimi të pushtetit. Një sistem që më shumë se kurrë i shkon pushtetit aktual…

http://gjeneralmegafoni.com/

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).