Përshëndetje për miqtë e vjetër

Një ditë, pak më shumë se dy vjet e ca përpara, po kërkoja në Flickr për një “Fotografi dite” nga Shqipëria dhe hasa në fotografinë e një mulliri me ujë që më tërhoqi me qetësinë dhe paqen qe e rrethonte. E vendosa foton në faqe, e titullova “Thjeshtësi në Alpe” dhe të them të drejtën prita që të mos bëheshin më shumë se 10-20 përgjigje. Për habinë time doli që e kisha nënvleftësuar fotografinë e mullirit të vogël, ajo temë u bë më e ndjekura ndonjëherë e Peshkut me plot 877 përgjigje përfundimtare, shaka e shpoti miqësore.

Disa ditë më parë pata një rrugë për në Kukës dhe s'u besova syve kur diku në Pukë pashë një pamje të njohur, atë mullirin e vogël që e kisha parë për herë të parë në fotografinë e Flickr. Po e sjell edhe njëherë këtu tek peshku, dy vjet më pas, si përshëndetje dhe falenderim për miqtë e vjetër të faqes.
 

 

171 Komente

Teper e bukur dhe romantike. Faleminderit.

Ah kta djemt e sotëm... të kishin menduar për femra sa ç'mendojnë për shokët, sot do ju kishin harruar edhe numrin mikeshave smiley

Me të njëjtën ndjeshmëri të femrave për të pranuar komplimente (për komplimentet nuk jam edhe aq i sigurtë, do të ishte mirë të thoja kur marrin dhurata smiley ), mu bë qejfi për këtë akt xhentil të administratorit... që kujtohet se egzistojmë edhe kur nuk ka në dorë fshesën smiley

Faleminderit Llukan!

Mire e ke o Llukan qe na kujtove,Thjeshtesine ne Alpe, rrofsh..por atehere ishte dimer,dhe gjeja me e lezetshme qe i bente njerzit per muabet,ishte rakia e Skraparit,Permetit,gjiza hudhra,dhe ndonje zog te kuqur,me sac..ee tani eshte vere,dhe rakia pihet vetem ne mal,tek ky mulli.

By the way  this watermill is the same?  smiley

sa qetesi me transmeton vetem duke e pare nga ekrani

ah, sikur te isha atje... kushedi sa tonë stres do hiqja nga vetja...

 

 

 

jam ne puneeeeeeee......

Dua ti propozoj administratoreve te hapin urgjent, seksionin "Ne zbulim te Shqiperise". Llukani ka sjelle nje gje kaq te thjeshte por qe Japonezet ne Zvicer e paguajne me mijra euro....

nuk e di, mua me jep shume paqe kjo foto

Pas shkrim. Gjithsesi mund te kuptosh lehte se perse nuk behemi....Fytura e Farihut ka tetefish me shume klikime se ai mulli....

eh, ke te drejte... smiley na u shpif kjo politika

 

eh mer llukan, te ajo teme kemi pire raki e kemi kenduar sa na ka dhembur koka tre dite rresht smiley

faleminderit smiley

Llukan, mire bere qe e solle edhe mbase njerezit e harrojne politiken per nje minut se na hengri veshet cdo dite lajme jo ky keshtu, jo ai ashtu.

p.s. ta kishe bere "thjeshtesi ne Alpe, #2" mbase do zgjonte ato emocionet e vjetra te peshqeve smiley

 

Tani, per ne te rinjte, ca qe kjo?  Tip "gixhili-je"? smiley

Ju të rinjtë duhet të na paguani drekën ne të vjetërve kur të shkojmë atje smiley

Jo mer, me cilat adete i bere ato llogari?  smiley  Me ato llugarite e mia i bie te na drekosni juve smiley

flo, une mendova qe Llukani ashtu kishte ardh qe i vogel, me fshese ne dore smiley.  Po qenka fshesixhu ne pleqni, se atehere i paska lene lisho fare peshqit smiley.

Mas kaq vjetsh luftnash e përpjekjesh për t'rrit baraximin, nuk mund t'ju poshtrojm duke ju trajtu si sex i dobt, pranej duhet ta merrni si shenj rrespekti qi ne ju japim mundsin dhe nderin që të paguni... bile për t'mos ju lëndu, mund t'paguni ene Satën smiley

Bar miu me pikatore smiley.

Vetem mos te zenca ne ndonje qoshe, ed, se e di vete si i bej llugarite.  Tip amrikonce, secili per vete (gjoja n'fillim) se sa t'i kthesh ca, do ia nis, nje per vete, e nje per vete smiley.

He mi monde, mos u merzit se dhe une nuk kam qene athere kur e ka postuar Ll pastertori ( fshesaxhiu)  kete foton...

Fotoja 5*

Me shume me kane pelqyer muhabetet qe kane bere peshqit para dy viteve, sikur ishin me te dashur, me te cliret, me te qeshur, me te sinqerte, me te lumtur. Tani pas dy viteve me duken jo peshq qe jo e jo, po peshkaqene te terbuar, dhe kush e kush te duket njeri me i zgjuar se tjetri. Kaq shume ndryshojne njerezit brenda dy viteve?

Ketline, per ate arsye s'i jap 5 temes.  Kaq ta bej dhembin Llukani.  Ndaj e kane bere pellgace pa uje.  Se para dy vjetesh, e kishin raki, ball kazani, sillnin ene qofte, kukurrece e bakllava, ene ia merrnin dhe jepnin ene kenges per shtate pale qejfe smiley

Si pune e krizes per Zotin, ia mshuan e abuzuan sa deshen keta te vjetrit keto vite, e ne te rinjve na e paskan lene t'u paguajme borxhet smiley.

Ne fakt Monda ajo tema ka pasur fillimisht nja 1000 e ca postime po natyrisht qe pati ca krasitje se edhe pema e bukur ka nevoje per pak pune smiley

 

Sa per "te rinj" kunder "te vjeter", ti i ke qendisur ca "100-ndshe" vete me ato temat folklorike smiley

Shih shih, te ka faj Lluka smiley.  Si pritet koka e falur mer? smiley

E c'te falur, ca kacidhe po te krahasohet me te "vjetrat" ... smiley.

Keshille:

le te vene cunat e G99 atje tani per fushate smiley

Faleminderit LL, dhe me vjen mire qe e ke sjelle nder mend.

Thjeshtesi ne Alpe, u be ashtu si u be, prej nevojes qe ju vinte natyrshem komentuesve, per te konsumuar lirshem dhe ne paqe nje raport miqesor midis tyre, si njerez te rritur dhe te edukuar.  Ajo teme eci mire fare, pa nevoje moderimi, dhe besoj se ka pasur me pak banalitete dhe fyerje midis njerezve se cdo teme tjeter sot qe ka xhandarin/en tek koka per te ruajtur rregullin.

Thjeshtesi ne Alpe, kam pershtypjen se i beri komentuesit te ndihen edhe miq me njeri tjetrin pervecse debatues, dhe vete peshkun nje shembull te mire komunikimi ne krahasim me forumet e tjere.

Po ta hapni sot nje Thjeshtesi ne Alpe #2, besoj se ska per te pasur sukses. Sepse nuk ekziston kerkesa qe pershkrova ne paragrafin hyres. Dhe ska lidhje fare me politiken, se dhe ne ate kohe ka pasur politike me shumice.

Ka te beje me baltosjen e debatit sot e ksaj dite, dhe me moderimin e mjerueshem qe behet ne lidhje me komunikimin ne kete forum.

Por, nejse, ishte bukur qe e patem Th.ne Alpe, dhe qe u bome tape me rakismiley

Pershendetje !

 

 

 

Aha, too late Tushe ankesat smiley.  Tema e beri efektin, ty te nxori nga qosheja ku kishe humbur smiley

PS: meqe ra fjala, pse e qysh e si na humbe mi gru? smiley xoxo smiley

Monda edhe une te njejten pyetje, po pak me te moderuar pyetjen. Nga ke bredhur moj goce se na ke thare peshkun per uje? Kushedi i ka rene llotaria dhe ka shkuar me pushime ne Antalya -  Turqi, apo Sharm El Sheik - Egjipt.

No big deal e dashur Monda dhe Ketlina,

I just, granted myself "read only" privileges on PPU smiley

It's very cost effective smiley

Cheers !

 

flo, m'doket se des po thote qe eshte "vete-censuru" lol.

Tushe, ta paca borxh, m'thuj sekretin tat, se s'po m'dalin hic llogarite e cost-effective me peshkun smiley

Po s'ma the, s'prishna bashke gjithesesi, i kam var shpresat te memedheu, mbase kurohem kur te sosna andej smiley.

Edhe sa omël qi e thotë shkakun e largimit: No, big djal... smiley

P.s: Monda, t'rre menia se ta qit i kafe ajo... usht kuprace e modhe smiley

te paskan censuru dhe ty ?smiley

une kujtova se kishe qene ne mulli ti smiley

monde po kur pergjigjesh pse nuk shkruan poshte postimit tim, po siper gjithmone c'na gjeti me ju moj motrraaaaa.... (dukem sikur flas me vete une pastaj)

postimin e tushes e lexova diagona, me falni shume smiley

 

Po c'rendesi ka mi gru, lart poshte, poshte lart smiley.  Te te kerkoj ndjese prape une a si? smiley.  Po lere se e the vete, e bera boze smiley.

Ed, ti mos u ndiej fare per njeri, sa te thashe planin e llugarive, u trembe dhe e qepe smiley.  Edhe ku?  Ketu qe s'te kushto hic gje nje llaf goje smiley.

Me llafe?!
Me llafe t'rru e t'qeth ene Tushja veresie smiley

P.s: M'ka xu fryga... se m'qilloi me pi me i shoqe... që jo vetëm se piu më shum se un, por edhe ju desh të më mbante për krahësh me m'çu ke shpia... pranej s'guxoj

P.s: ajo shoqja nuk ishte Tushja smiley

Hehehehehehe, po s'paske faj i ziu ti kur thu t'pagujme soji yne smiley.  I dilke te keqes perpara smiley

Ed, per Zotin nuk ta marr erzin.  Sa t'pish ti, aq edhe une.  Do i numurojme smiley.

PS: Po ngjiremi kot tuj i thirr Tushes se e paska mbledh mendjen top, big djal, no big djal, te mos na e var lol.

dezi osht qibare e madhe... nuk prano mejhane smiley

Foli kamunisti! smiley

Mos ma ngacmo TusheRrapatushen, se i ziu ti pastaj smiley  smiley

Kë s'e ke mik, e ke armik smiley

Një dorë që s'e kafshon, duhet ta lëpish... por meqë as nuk kafshohet dhe as nuk lëpihet, atë dreq vetëm duhet me e "urry" smiley

Bellë, të jap edhe 2 javë kohë që të zgjedhësh... o me ne o me ata; rrugë të mesme nuk ka smiley

Edrus, une s'kam bo naj here pakt me kamunistet. Kemi shku ne litar ene s'jena dorezu para armikut, jo po qi ta dish? smiley

p.s. ene dy jave mer ene do ndrrosh nenshtetesine? tani duhet me ndrru un vend smiley

Monda, po ke harru t'i kendosh ndonje kenge me zymbyl, a me trandofill se ajo vdes per kshu gjonash, apo jo TusheRrapatushe? smiley

Tushe, si ishte ajo puna e cost-effective se murem veshT mire? smiley

cost  effective dmth qe nuk ja vlen mundimi qe ta rrush per PPU smiley

Cheers smiley

 

 

Paska dale moda me lesh andej nga shqiperia pupupupuuu qenkemi mbrapa bote ne ketej ahahhhah

ketline, te marte e mira te marte smiley.  M'zuri rakija e elbasanit, ene n'vend te "moda" e lexova shpejt e shpejt "monda".  Qesh gati tuj t'zene me gur smileysmileysmiley.

Gonxhe, te thashe patriote, balli i kazanit ua di anen ketyre kengeve.  Une s'i mor vesh hic smiley.

Monda, sill ballin e kazanit se une po sjell mishin e pjekur smiley

Patriote, te ka prish amrika t'ka marr n'qaf.  Ca eshte ky mish mi gru, c'jane keto barna?  Po balli i kazanit shko vetem me mish n'hell mi gru smiley.

 

Mish qengji i pjekur ne tave, edhe gjethin ja kishin vene per garniture demek smiley Une isha e ftuar per darke, edhe vetem i bera foton, plus qe edhe hengra nje cope mish smiley

Tani, une s'jam ne maje te llogorase qe te ha mish te pjekur mi moj aman smiley

 

 

Per nje n qe ti se ve fjala monda behet moda,

per nje t qe ti se ve fjala tushe behet rrushe,

cben keshtu more edrus a i thuhet tushes rrush.

Tushja o dreq, nuk osht femër
çdo 10 cit e nrro ka 1 emër

Vjen e hik as nuk pyt për leje
T'le dhimje koke si raki mareje

P.ssmileye ku ja shef rrushin un nuk e di
Por edhe n'e pastë... nuk e ka t'zi smiley

As e madhe as e vogel,

as i bardhe, as i zi,

rrushi i tushes si flori.

Po moj po, është ashtu
Ponuk zë karar nga mëntë,
Vjen e bën rrëmuj këtu
Rrushi i saja mos u ngrëntë smiley

ju dalte rrushi mu ne balle te gjitheve smiley

Tushe, rrofsh Tushe, ne me buk e ti me gur ... smiley

PS: Nejse, ta falim se ketu te mullini e rrujte pak smiley.

Patriote, per kenge zymbylash e trandofilesh jane skrapallinjte e emos.  Kur te vije ai t'ia qendizi ndonje me ereza, se mbase i ben derman.  smiley

E kam ly Tushen me kenge stanesh sa jam lodh, nuk del qe s'del nga penxhereja smiley.

Katnaren e Elbasanit, meqe e solli dhe muhabeti dhe rakija, meqe na detyroi dhe Llukani me pershnet peshqit pleq, u pa puna, nga halli e nga qejfi po i pershendes me ket: "Jam de me raki" smiley.

PS: Vallai m'u drodhen dockat kur e vura ket kengen.  Shpirt labeje, patriote, se si kenaqen keta me keto ufff e offf aman, nje Zot dhe balli i kazanit e dine smiley.

hahahahaha cer konge mi none, lol smiley

Ky qi po e knon ket kongen sikur i esht tha gurrmazi nga rakija mi goce, hahah o saroosh o sarosh smiley

O Tushe, moj hec mi shiko sec te ka sjelle Monda. Mos u mcif pas perdes se s'te ka lezet mi, oj kjo? smiley

hajde,  naten e mire e kujdes mos beni sherre smiley

Flo, ik fli pa merak.  Nje mendje qe kisha une per sherr me Tushen, m'doli huq, se s'po na e var hic smiley.  Kurrnace e madhe paska qene, kur thote Edi.

PS: Motraaa, na i bete mendte corap me keta nicke qe i nderroni sipas midese smiley.  Now we're even lol.

shih kjo, flo thote, sheh gje ti flo ketu... smiley s'ka me flo...

ika ika

 

Ndihem mire per dy arsye....E para sepse "mulliri modest" shqiptar ja kaloi "faces" se Fahriut ne komente. E dyta sepse "grate" shqiptare me ne fund po zihen (qofte edhe virtualisht, pa lesht ne dore) edhe per gjera kaq fisnike e paqtore si ajo foto.

Ju lutna shume, mos hajdeni te dehun ne sofer, se ju dehim vete pa merak smiley.  U zume thote smiley

Lulke, sqaro djalken qe ne labet namin kemi vetem per sherr, se syckat i kemi sheqer smiley.

Monda, po c'ti shpjegoj nese personi nuk e shikon qe po behet shaka me foton, dhe s'behet zenka, te pakten jo me ne labet smiley

Labe qe flasin si "pej Korce" apo Devolli, ja vlen....

Jemi labe poliglote, poli-dialektore, poli-taske, c'te na sheh syri na e thote goja smiley, etj etj etj te mira smiley.

Kshu bukur osht mullini,po uji nga i vje?

O Ll,si nuk bere ca foto te tjera,apo si Gjirokastrit (po ja fus kot), te dhimbseshin nja dy tre shkrepje"digitali"me i bo rreth e rrotull mullinit!!?   smiley

Po vij vetem se qeka njalle ajo "vroma" qe na mahet per qibare. I qiti rrylin e fytit Jevgu per i shami dhe na hiqet sikur osht trime me Peshqit smiley .....po e ndieja qe do vinte , kisha nje teleTapi smiley  Nuk i rrihet pa jevgjitlluk asaj . Pranej si shpeto dot  PPU . Ke mshi o LLUKE  ke "thjeshtesia .... " sa te  doli kurrizi e u bone gungs dhe te zune duret kallo. Po thuj qe shyqyr per ca nuk te ze rufa dhe u ma hatrin..... smiley Mungojne ca "kokra te shijshme" prej asaj tryeze  smiley ....dhe shume jane tjetersuar ne NIC  smiley  Po festen  e trapezes nuk ja heq dot njeri PPU sado te mesyjne te babezitur Pijanece nga blogje te tjere . Origjina e Thjeshtesise eshte me PIJETARE... qe dine me pi dhe me e majte rakine ...qe ja marin kenges ... dhe qe UROJNE njeri tjetrin..GEZUM!

ore Ll!!!. i sati jom una? kom qejf numrin 888, por edhe 999. nuk o keq, hehe. Sa foto e bukur!!! , A shitet ai mulli?

Hehe, Idris, më kujtove një histori me dy pleq që ishin shokë po dhe ziheshin shumë. Një ditë L-ja i tha P-së (iniciale fiktive) në të zënë e sipër: "Ik, oré halé!" dhe iku vetë. Pas ca ditësh, zbarkon L-ja ke shpija e P-së. Ia hap derën P-ja dhe i thotë "Po ti ç'do këtu? mua më the halé...". "E, ia kthen L-ja, po a rrihet pa vajtur në halé herë pas here?". Kshu kshu. smiley

Shnetje dhe ty! smiley

Ne ti me kujtove momentin kur blej ndonje "skreche" me fjale -kryq. I bo njoni qe duket se eshte " kopuk"  E merr vesh qe nuk ke njit  kur te del ( zbardhet ) vetem fjal "ash".... me duket se i thone Iriqit smiley.. Atij me gjemba qe  o choch eshte o choku vete ...po i gjo dihet nuk gudulis po cpon smiley

jo, jo, i thojnë hirit (atij që ngelet pasi djeg drutë ) smiley

hirin ne fakt e perdornin per te la rrobat, ose dhe kryt ne kohet kur skishte sapun. Por ne hale e perdornin gjithesesi se aty u lajshin.

Akulli ka qene edhe eshte me i privilegjum, por ti si te dush.

Naten e mire dhe gjume te embel ne cdo hemisfere qe te gjindeni.

gjumë të ëmbël dhe ty. smiley

Aty e ka Xhemolin...Le te iki po deshi nga kompjuteri se ja trego ai  smiley E rren i thote" kom per te bo detyrat se jena ne moshen e internetit ...po flij ti se vij me vone " smiley  Ka ndru kanal se aty osht  smiley Ku i rrihet pa mulli asaj ....

Rrespekte shoku! Pse nuk i re deres te shifje a kishte mullixhi aty? Kam idene se do ishte nje njeri me gune si sander prosi tek njeriu me top...

Haha, te them te drejten u beme gati per tu ngjit po shoferi u kujtu para meje dhe tha "e leme per here tjeter se mos po na del ndonje qen te na nguli dhembet" smiley

 

P.S. Ti duhet te jesh shqiptari i pare ne Kazak pas shume e shume vitesh qe nga koha mbase e atyre qe u derguar per industrine e naftes smiley

Sander Prosi ska lujt ke Njeriu me Top, por ka pas lujt, i ndjeri [ rrahmet paste ] Kadri Roshi. Tek filmi Toke e Pergjakur, i ndjeri Kadri, lozte rolin e nje mullixhiu.... noshta jom gabim...... por, Fotoja eshte shume e bukur, do te doja te shihja shume versione te tjera e jo vetem nje ..... nga cdo kend, nese eshte nje Mulli i vertete. flm.... edhe respekte per TIPAT e Mrekullueshem qe ka peshku..... me vjen mire, e ju uroj tere te mirat o Zot, qofshit me humor LIFETIME.

Ue ue ue... ma kap icik flamurin... me ka dale me KZ. Urime per komentin e pare nga Kazakhstani...

Kush e gjeti nga Ju qe ash i thone vetem....hirit smiley .

Ne tren si i thane ato gocat xhajes me mustaqe ...Xhaje thuj tak ...Ne xhaja TAK.... Dhe gocat : O te dh...ne mustak smiley Treni ecte per ke mulliri ne xhaja ju kthy gocave...Oj goca thuni TIK    ..E xhaje do me na i punu me rim smiley Nejti xhaja nejti ne : Oj goca thuni mur... U menun Gocat dhe me i zo : MUR ...E tha xhaja c'kish per te thene smiley po gocat ??? E xhaje nuk shko. Nuk rimo kjo....E coj une - tha xhaja - i cike me te munume po e coj une .

Ho mi ti qe i dike dhe kuptimin smiley . I thone iriqit "ash" shkodranet apo nuk i thone ? Pyt ne zanen smiley

Dhe unë që kujtonja se asht do të thonte kockë (bile nga ato të fortat... që të ngec në fyt smiley ).

P.s: Në fakt, duket si e pafajshme ajo sigla,por fsheh/bën reklamë: Agjenci Shërbesash, elegancë sviceriane smiley

FLM Adriatik... na jena ne USA po a e lexojme A si shkodranet e vjeter dhe jo E smiley si ne Usa

Kishe gjë me e-në ti? smiley

Mire do ishte t'i kishe bere nje foto tjeter ketij mullirit, edhe ta krahasonim, si ishte para dy vjetesh, e si duket sot.

 Shqiperia -fatmirsisht- ka plot mulli te tilla dhe nuk do te ishte keq qe Llukani te na i sillte ketu disa prej tyre, ndonse shum prej tyre jane lene ne meshire te fatit. Per to nuk kujdeset as ministria e Mjedisit dhe as komunat perkatese.

Pjero, lere mer burr se kena halle te tjera me te rendesishme ne kete teme. smiley

Psh, a ia vle te dehesh edin? smiley.  Ky eshte hall.

Shqiperia -fatmirsisht- ka plot mulli te till

Pjer, ky ketu eshte mulliri i Nivices, Kurvelesh i siperm! Verlassen aber herrlich, do thoshte gjermeni.

http://4.bp.blogspot.com/_zOApibcRjk8/RoicNqdbx5I/AAAAAAAAAoI/AeWjszMJsuE/s320/progonat5.bmp

Monda, për këtë e kishe fjalën?

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Pushime2007046.jpg?t=1245010630

Nuk te qeras mer jo smiley.  Du t'i vej vete smiley.  Kshu nuk quhet smiley.

Ll, foto shume e bukur!

Kam nje sugjerim: Pse ju peshqit e vjeter qe e keni pare kete foto para 2 vitesh (keni komentuar, ngritur shendete e dehur paq me raki balle kalle kazani) nuk na merrni ne peshqit e rinj perdore dhe na coni tek ky mulli e na qerasni? Behuni shembull per ne te rinjte smiley

Pastaj pas 2 vjetesh kur Ll ta vere perseri foton, ne do te shohim mundesine te bejme te njejten gje me ata peshq qe nuk do ta kene pare kesaj radhe.

Ujk, per inat te te vjeterve dhe per qejfin tone, vete-qerasemi ne te rinjte dhe ketyre ua bejme gixhili smiley.

(Lulke e bukur, po ishe per ndonje meze a ndonje tutje tu, se per ball kazani, dhe mish ne hell, i kam ne pergjegjesi vete smiley.)

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DasmaeBeles.jpg?t=1245030516

Emo, lere lere se po m'doket vetja si ster-stergjyshit primitiv qe zbuluan "shkendijen e zjarrmit" smiley.  Zbulova me ne fund si hidhen fotot ne peshk smiley.  (Flm nja dy peshqve miq smiley )

Ajo fotoja me lart eshte nga dasma e motres.  Sa hyje te restoranti, ne oborr perjashta ishte vendi i qingjve lol.  Edhe te permbrenshmet (jo jo, s'i bene kukurrec smiley) por i ferguan menjane dhe une e nje shoku im i shkolles, u ulem perjashta e u shqepem duke ngrene lol. 

Meqe sic te thashe, gezoj se u gjeta anen ketyre fotove, dhe ngaqe kemi nje teme tjeter qe me idiotlleqet e veta sikur donte te na prishte pak qejfin sot, po vendos nje foto tjeter.  Dicitura eshte: Ne Toskeri bien tupanat smiley

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/Summer2007333.jpg?t=1245031902

Keq me vjen per jo t'shartumit, po ne te shartumit ia dime me mire te gjitha lezetet e Shqypnise smiley.

Monda mos je gje ti duke kercyer ketu?

Jo, jane dy kusherirat e mia (njera duket teper pak) qe u veshen me kostum tradicional tropojan dhe hapen pjesen "tropojane" te dasmes ne Vlore smiley

Te kercesh me kenget e Fatmira Brecanit ne buze te detit, priceless smiley

Keq me vjen per jo t'shartumit

Kombinimet qe kom pa ktu te peshku (psh vlore+tropoje ose skrapar+ shkoder) vertetojne teorine e darvinit mbi epersine e kryqezimeve te largeta  smiley   

He moj Monde, ia paskeni shtruar pa mua, e? Kupen time te rakise ku ma keni lene? smiley  Apo e thate te gjithen? Po fajin e ka dollibashi, pershendet miqte e vjeter, e harron te rinjte! Po nejse! smiley

Monde, te kam gjetur! Te paca! smiley

P.S. Po ia marrim nje kenge nga ato te Kleopatra Dokles, o Monda, apo me labce nga ato te Pilurit? Se vetem eee di te bej une!

E ç'pret nga femrat... vetëm beee dinë të bëjnë smiley

Obbobo, do vijnë tani të gjitha shoqet pa dallim rrace feje e krahine dhe të më bëjnë pistil smiley ... por unë nuk ndryshoj opinion deri kur t'ju dëgjoj me veshët e mij duke kënduar smiley

Edhe ti, Brut?!  smiley Si shume po na bie ne qafe, llogarite ne, kengen ne, c'te duket vetja ty, mo... Pashai i Janines? smiley

Ndaj më pëlqen ti Aida... se e gjen menjëherë se si më pëlqen që të jem smiley

I sogni non fanno mai male, tesoro, ma il risveglio è assai brutto smiley

C'ne "eeeee" moj cupke per isot labe smiley.  "eeee"t jane tip lalesh myzeqeje smiley

Aide, kthe nja dy gota kocimare ti zemer, edhe ia merr labcesh per bukuri te Zotit, derisa te bie shiu me gjema smiley

Ed, po mer po, ty do te te kendojme ninulla, te te veme te flesh me endrra smiley.

PS: Shyqyr qe u sos dhe enka, se thame zorret.  Yummanie, je zhduk ene na ke lene sofren pa lezetet e tua.  Si s'te dhimbsemi mi enka smiley ........

smiley xoxo.

Monda, si te kam sot? Te doli ndonje cike pija se mbreme ja kishe shtruar mire me mish qengji ne hell edhe me ball kazani smiley

Me i cik vone por po vendos nje meze per dollibashet edhe per kengetaret e grupi na bashkoi sofra e peshkut smiley

 

 

 

Patriote, tani e bere labce tamam smiley

Ne mungese te yummanise, do bejme si do bejme, po mire fare po del smiley.

Lulke, kjo rakija bukuroshe e peshkut, s'te del per qamet, vetem po lave gurmazin me uje me kripe te Jonit smiley.

 po normal qe ste del, raki kocimare qe pi ti.. smiley 

ne sjellt emoja ndonje damixhan.. smiley 

Mire te huajt qe jetojne ne shoqerite postindustriale, mes qiellgervishtsve dhe urbanizimit te pashpirt, po juve shqiptareve "te huaj" c ju paska gjet qe mallengjeheni "per nje cope mulli", per nje cuke, per nje gerxh, per nje kalldrem apo rruge me gropa?? Po me dukeni si ato turmat e turisteve te budallepsur pas pamjeve te nje  mullari smiley Po me kujtoni ate moment kur Dhaskal Todhrit i mbushen syte me lot tek shikon ato male e gerxhe ku ha pula strall.  Nostalgji? Mall ? Ku na duket balta/ me e omel se mjalta ? Ne Shqiperi! Paska pat te drejte Cajupi. ose Maleshova: per nje stan ne Trebershine/ ndaj e dua Shqiperine!

Ne kendej po na zjen koka per me cu perpara projektin e  Shqiperise europiane ju u capelyet per nje cike Shqiperi egzotike smiley

Pa lidhje fare, po meqe ra llafi te labt Emo.

Isha sot ne Vlore. Une, nje shoku im pa shume floke dhe e dashura e tij. Shkojme per peshk andej nga Radhima. Vjen kamarieri serbes-serbes. E vonuam pak se nuk po i mbushej mendja ketij shokut tim. Ne fund vendos mavriu dhe thote "porosisni x gje ju per mua se une po shkoj ne banje" 

Vjen kamarieri e me pyet "c'o hac vella?"

Pyet ate gocen "po ti motrra?"

Pastaj shton "po ai qerosi jot moj, c'o haje?"  

Edepsez njerez, dhe me thote Llukani qe prish une temat smiley.  Tirons, te hengert goja sheqer mer, sa kam qesh smiley.

Lulke ja te te pershendes une ty Bukuria permbi Vlore.

Edhe t'na marr te keqen e kamarjerave Tironci smiley.

C'na ngaterron me kenge Permeti dhe ti smiley.

Na nje kshu, labce, Pritem ooo smiley

PS: Sa per kamarierin, politically correct n'shpin tone, s'kemi pse jemi.  C'u kuptua pastaj? smiley.

Ja ne vend ta kthen motra ty smileySa here qe malit kaloj

Bella, (me theks tek a-ja lol) c'na hape pune sonte, degjove?  Degjova thuaj.  Gotat permbys ...

Opopopo kjo të pikon në shpirt moj xhane. Smë vjen në mend kush grup e këndon, sepse grupi është shume i njohur. Të paça!

Ja edhe një tjatër se do thonë po këto spaskan punë tjetër që janë ngulur tek peshku smiley

Vogëlushe, vogël o smiley

Belle, qe kur kane filluar labet te japin llogari xhane? smiley

Ja te te pershendes ty, vlonjatin, chene-n dhe emon.  Edhe ktheje me fund tani smiley.

Bejke e derdhura nga vendi.

Po s'mjaftoi ajo, ja dhe nje tjeter: Ne stan te vjeter smiley

PS: Ate kengen e kendon Grupi i Lapardhase. 

PPS: Chene, leri llafet, po ktheje cause you don't get a dwi ne peshk smiley

 nga rrenjet e mia slene njeri te helmohet ne ate far feje! Vetem rrushi dhe nga me i miri!

Ket per lanetet !!!

Monde, çllogari moj çllogari smiley

Kap i çik këtë se osht e vjetër por e bukur. Ja ta gëzosh, xhane! smiley

 Mos Monde Mos!!!!

Me dhemben rrenjet nga cna the!! po ske faj ti, e ka kocimara!!! smiley 

une kete e kercej me hedhje me nje mur zverrneciotesh e narqotesh nga prapa smiley 

 

Uhh chene, u bete soji juj te merrni zvarre zverneciotet smiley

E mira, ja t'u bejme pakez qejfin atyre rrenjeve te tua: Do kendoj neper dritare. smiley

PS: Edhe vallen kemi manget xhanem, po pogonishten e heq vete smiley

 Moj!

2 vjec i kam thene mirmengjes dhe naten e mire kuzbabase per vite me rradh! nga 6 kaci pare pas kopshtit! smiley 

Sa per zverneciotet sme fut dot ne sher as sot as mot! ku te bej baterdira koceje dhe lavraku po me mbyllen porten e dalanit? smiley 

Ja kete per vashat zverneciote qe kercejne si sorkadhe! ta gezojne!

 

Pas kopshtit me dreke mer?  Tek L-ja? Ik mos me thuaj qe jemi nga nje lagje smiley (lagjja e vjeter.)

Meqe na kujtove sorkadhet: Sorke moj!

Ti sorkadhja poshte, te lumshin duart smiley.

 kopsht i thoshim lulishtes ne moj se aty u rritem smiley na ndalohej te hidhnim rruge e ti hipnim kuzbabase.. afer gjithsesi  

chene, s'e ke bere ndonjehere rrugen e litarit mer?  Turp te te vije smiley.  Une mora dhe cupkat e klases, jo me cunat.  (Kuptohet qe pas aktit mua ma hoqen veshin te pares) smiley.

Monda, ngriju e hiqe vallen se te ka lezet progonishtja smiley

 

Bejk e derdhura nga vendi e preferuara ime,mbasi e kendon mema ime e qan kete kenge.Paskeni ber vizita nga faqja ime ne YT smiley flisni shqip se do ju hum fara smiley

Mer laneter, keshtu sic e keni nisur, do ta kthejme rakine me opinga dhe qeleshe, se gotat do t'i thiejme fare smiley.

Ja ju paca: Digjem une e pervelonem

PS: belle, te kujtohen dollite xhane?  Sa e ul goten njeri, kap dolline tjetri, e me radhe smiley.  Keshtu u be kjo pune sonte smiley.

Eh si ka nisur dollia e kenga sonte, kushedi kur do mbarojë

Zgjasni dorën si në sofrën tuaj smiley

Hajde, hajde, paska plasur keq rakia ketej smiley.

Po si s'na ftoni more te ndajme nga nje gote, po e thate te tere rakine per vete. smiley 

Belle, tek kjo pjata me lart, ato si te bardha jane djath apo agjinare, s'po i dalloj dot. Po mishi ku eshte? Me nje kokerr ulliri do mbajme iso ne e me ca domate?

O Ujk, ftesa eshte e hapur qe prej disa oresh per çdo pijedashës edhe kengëdashes te muzikës smiley

Kto mezetë janë nga fundi por ja se do ngrihet Monda ta shtrojë sofrën nga e para, ndërkohë zër vënd në qoshe edhe lage gurrmazin me një gotë raki rrushi smiley

Belle, c'ta shtrojme moj cupe?  Po beheshim gati ta pastronim te kercenim mbi tavoline smiley. Vjen ujku serbes serbes e te thote, ungjuni, ungjuni, merreni shtruar sa te dehem une smiley.

Ujk, ktheje shpejt, he xhan, se je prapa me planin smiley.

Flm per rakine, por Monda si e avashte per shtrimin e sofres, me mish te djeshem po me genjeni me duket smiley

Megjithese s'keni faj, enka paska harruar fare pergjegjesine e ushqimi te peshqve. Mos ndoshta i ka rene pragut te degjoje dera, se duhet mbajtur diete per plazhin...smiley. Gjithsesi nje sallate e shendetshme mire do te ishte.

O ujk, po ne jemi labe a derëbardhë edhe mikun dimë ta gostisim siç na ka hije. Ja ku ke dy opsione në mungesë të mishit të pjekur në hell, sa të bënet tjetri, hidh dorën në mezera e sallatë smiley

 

Të bëfshin mirë!

 ngadal ngadal Monde, se ka shesh boll per te kercyer, ske pune me qoshen..

ujk ktheje qeleshen e cohu, ta marrim shtruar kete sa te behet mishi..

Te paca, Belle!

Ma ngrohe shpirtin me rakine e sallatat.

Po do t'i ha pak shpejt se do te kerceje Monda. Apo s'kercehet mire pas nje a 4 gotash raki...smiley

 

Ti ngremë gotat gjer në fund, 
Të dalë e ku të dalë! 
Nga vreshta rrushi vjen në but, 
Nga kupa shpirti - valë.
Ta bëjmë botën krejt përshesh, 
Të dalë e ku të dalë! 
Nga vala kodra bëhet shesh, 
Nga vera fjala - fjalë.
Të derdhemi në trimëri, 
Të dalë e ku të dalë! 
Se trimërinë gjer tani 
E patëm pak të rrallë!

DA

Te gjithe dukeni qe nuk e hani mishin  smiley  Po mire pra i zoti shtepise .: Mos e Ther Dashin! Duket qe je i varfer  dhe ne do te kursejme !Na vur per meze vetem kukurece ...melci.... gabzherre...tru...shpretka ...melci  dhe LULE  Dashi.... e ndonje gje per te shoqeruar rakine smiley Mbetet duke na nxjerre sallatra ...ose me mire le te marre dollibashin MONDA se duket nga fotua qe eshte familje ( dere) fisi. Di ti prese MIQTE e te ftuarit smiley

Pa kapni nga nje thele ju trimat e peshkut.  Se kshu, zorrthare s'u leme dot, se mos u ze rakija e na beni ndonje zarar smiley.

http://farm1.static.flickr.com/223/516335110_36af9de247.jpg?v=0

Xhane, mmm... goja lëng a thua se gjithe keto kohe spo hanim e pinim smiley

Si të mos të të lëshojë goja lëng... ti deri tani na le me djathëe domate e sillazhëra smiley

Epo unë isha pergjegjëse per këto mezetë e sofrës. Monda e kishte merak mishin e qengjit meqë e kemi te zakonit, kështu që deri tani ka vajtur për bukuri smiley

 

Dy dopjo, usta!

Usta dhe dy dopjo,
Se xhani na u dogj,
Dhe zjarrin me zjarr do ta nxjerrim,
Dopjon me shkumë,
Që rruazat shkërmoq,
Me raki që kurrë s’i pamë sherrin.

Ndezur bjer gotat,
Mavia të dridhet,
Kush pi s’e djeg kjo shafrà.
Kush s’pi të mos flasë,
O nga tryeza të pirdhet,
Pra dhe dy dopjo të thamë, usta!

Nuk jemi pijanecë,
Jemi pijetarë,
Dhe për shkencë të rakisë të flasim.
Klasikë me vepra,
Me mjekrën litar,
Dhe volumet me litra i masim.

Rreshtin e gotave
Masim me metër,
Pra gjys’ metri raki, o usta,
S’të mbaron firaunka,
Me aksiomën e vjetër
Për teriaqinë e vërtetë gjithnjë ka.

Dhe mezja piper
Pistërvickë kërnacka
Për pijetarin sagllam s’mbaron kurrë.
Si màna nga qielli
I bie te çaçka
E rakia i buron dhe mbi gurë.

Veç shpirtin e pastër
Si qelibar kulluar
Dhe zemrën e gëzuar, usta!
Akull na le,
Pse s’vjen, i uruar,
Bjer’ flamën, flakë-shafrà!

Për kto çupat që na kënaqën me këngë e me valle:

http://i55.servimg.com/u/f55/11/65/70/11/pollo_10.jpg

Edrus, miresenardhe! Zër një vend në qoshe edhe ulu afër miqve, gota e rakise edhe mishi është shtruar cep me cep smiley

Nderkohë, të përshendes me këtë

 

Monda, ngriju e hiqe vallen se te ka lezet progonishtja Smile

Lule, do e heq, do e heq.  Me cifte ne dore smiley

(Nga VLora a derebardhe, vend lufte smiley)

Ngadale Ju me kenge e me valle. Pa pini njehere ca gota.... Delegatet s'kane ardhe nga te gjith krahinat smiley Mba rregull dollibash ...mo e lesho brezin . Dhe foli fshesaxhiut te rrije gati .. se mos pi nonjeri uje ne mes te rakise smiley Pa shihi pak dhe hileqaret se mbajne shami per djerse dhe e derdhin rakine ne te smiley. Pa nxiti njehere .

O drèèèè, i shëkonja këto çupat që shtrydhnin shamitë, po kujtonja se kishin qarë nonjëçikë nga ngazëllimi smiley

Na e paskan me hilèra ahere smiley

Belle, cohu se te erdh radha smiley

 

Dy dele, dy dele 300 pare

cohu oj Bella, cohu oj Bella hidh nje valle.

Merre chenen, merre chenen dore per dore. 

Sa lezet, sa lezet iu paska hije

si byreku si byreku ne tepsie.

 

Mirembrema Idris, zoti i shtepise

a ke mish

a ke mish o me na i dhene

sa ka deti

sa ka deti uje e rene smiley.

 

 

 

U çova u çova smiley Chene, Ujk, Emo, Edi gati për vallen smiley

 

hahahahha mos thoni qe nuk jeni bere xurxull moj

Monda, po ty moj e shkretë (bashkë me atë torrovicaren smiley ) të takon të na bëç nderin edhe si nga verriu që të kemi... po burra nuk kini ju andej? smiley
M'duket se kishte t'drejt Muçi i Nanës kur thoshte se tosku ishte për qejfin smiley

Qe baba edhe nji mish tjetër:

http://www.italianfoodforever.com/images/Blog/porchettasm2.jpg

 Sapo pashe ate fotografine e atij qingjit ne hell, dhe e ndjeva se sa me kish marre malli per nje cope kerme dhe nje dopjo raki buze detit. Eh qe na mbyti kolesteroli , na mbyti!

 Zet byrekun, zet byrekun o moj tie, 

hajm mish qingji, hajm mish qingji e pijm rakie

pijm rakie, pijm rakiie ne ket sofer laberie smiley 

Hidhe hidhe vallen me lezet

si nje zanë e bukur po me ndjek

e bukur është vallja

kur kërcen sorkadhja

Hajde, sorkadhe dhe gazela futuni ne valle e mos u lodhni se nata sapo ka filluar smiley

 

 

 

Monda, ja edhe une po e mbyll me ketë se je si xhan smiley

Natën e mirë te gjithëve!

 "Palo peshk"? Turperove ujt e kripur moj Monde, nuk shtrove ne tavoline nje cironke!

 

 

Po t'i kishim bere te gjitha une e Bella, cfare do benit ju peshqit mer? smiley

E bete sofren "surf & turf" e bete smiley.

Hengren, u pine, kenduan dhe kercyen, ngordhshit ishalla per qyfyret e bera. Flini tani te qeta naten e mire dhe gjume te embel.

Ora 12;15 AM. Ne keto momente te gjithe jane larguar dhe une jam vetem me peshkun. Ehhhhhhh thuaj. Po me duket vetja sikur po bej dezhurnin e nates ketu tek peshku. hahahahah ika edhe une se lash nam duke llafosur me veten do thone po kjo ka luajtur nga trute. Si teta ollga po me duket vetja, nejse naten o peshk.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).