Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar

Mes sloganeve elektorale që po pushtojnë dalëngadalë arenën publike shqiptare në këtë kohë fushate, ka një slogan, i cili dallon nga gjithë të tjerët: I ♥ MAMI. Normalisht funksioni i çdo slogani elektoral është që të përçojë tek elektorati një mesazh, pra atë çfarë përfaqëson partia apo politikani, ose më së paku atë çfarë politikani apo partia do që elektorati të besojë për të. Kështu, e djathta tenton të bindë publikun se Shqipëria tanimë është në ndryshim e sipër, e majta që ndryshimi ende duhet të fillojë, e kështu me radhë. Po çfarë po përpiqet vallë të na thotë zonja kryetare e kuvendit me sloganin e saj me mamin? Sepse, për të qenë të sinqertë, gjëja e fundit që të shkon ndërmend kur sheh apo dëgjon zonjën Topalli në jetën e saj publike është…I ♥ MAMI.

Në fakt, në rastin e zonjës Topalli, një slogan i tillë ka edhe më pak kuptim sesa një I ♥ BABI në mitingjet e Sali Berishës. Është e vërtetë që zonja kryetare gjatë këtyre viteve në krye të parlamentit shqiptar është përpjekur të projektojë imazhin e një politikaneje ndryshe, e një politikaneje të cilën s’e zë gjumi natën nga shqetësimi për dhunën në familje, për vendin e grave në shoqërinë shqiptare, për faktin se fëmijët shqiptarë duhet të rriten në një ambient pa dhunë, etj, etj, etj. E keqja është se, sado që të kërkosh, nuk gjen asgjë tek figura dhe sjellja publike e zonjës Topalli që të na provojë se të gjitha këto fjalë të bukura janë ndonjë gjë më tepër sesa një përpjekje cinike për të fituar pikë me elektoratin me anë të një apeli ndaj vlerave të familjes, të drejtave të grave dhe përkushtimit ndaj fëmijëve.

Në fund të fundit, ç’tregon për përkushtimin e zonjës Topalli ndaj fëmijëve dhe grave fakti që ajo detyron me qindra fëmijë e gra shqiptare të mbushin me pahir radhët e mitingjeve të saj? Si do të ndihej vallë kjo zonjë, e cila na u shqetësoka kaq shumë për të drejtat e fëmijëve e grave shqiptare, sikur nesër një mazhorancë e re të detyronte fëmijët e saj të mbushin sallat e mitingjeve elektorale? Ç’tregojnë për përkushtimin e zonjës Topalli ndaj luftës kundër dhunës në familje e shoqëri, gjuha patetike, arrogante dhe e dhunshme – me plumba ballit, e kapje për zhelesh - shpotitë mediokre e romuzet bajate, që përdor kjo zonjë në prononcimet e saj publike? Në fakt, zonja kryetare e kuvendit me shfaqjet e saj të panumërta mund të na ketë përçuar shumë mesazhe e shumë imazhe, por asgjë që të mund të shërbejë si një model për gratë e nënat shqiptare e aq më pak për fëmijët e këtij vendi. Përkundrazi! Dhe kur ke krijuar për veten një imazh të tillë me punët e qëndrimet konkrete, është disi e vështirë, në mos e pamundur, që një ditë të bukur të gdhihesh dhe të shpresosh se ke për t’i mbushur mendjen njeriu me një I ♥ MAMI të kopjuar nga një fushatë në Amerikë. Në fund të fundit, nuk besoj të jenë të shumtë ata fëmijë shqiptarë që sot ëndërrojnë një mama që deklaron se po të kishte pasur mundësinë do u kishte plasur kundërshtarëve të saj nga një plumb ballit!

Por, tashmë që kësaj legjislature i ka ardhur fundi, mund t’i lejojmë vetes të bëjmë edhe një rezyme të punës së zonjës Topalli, si kryetarja e parë femër e Kuvendit të Shqipërisë. Fatkeqësisht, duhet thënë se ajo ka qenë një dështim po aq i madh, edhe në këtë rol të sajin institucional. Është vërtet e trishtueshme të mendosh, që edhe pse zonjës Topalli iu dha një mundësi reale, që përmes këtij posti të kontribuonte në promovimin e grave shqiptare në politikë, me agresivitetin, militantizmin, dhe arrogancën që e kanë karakterizuar ajo në njëfarë mënyre ka diskretituar kauzën e përfshirjes së grave në politikë. Kemi parë gjatë këtyre katër vjetëve një kryetare Kuvendi që është luhatur sa mes llastimeve të një princeshe mbi bizele, aq mes elegancës dhe sofistikimit të një brigadiereje nga ato të qëmotit, por kurrë një politikane që ashtu siç ia kërkon pozicioni dhe detyra të arrijë të ngrihet mbi palët, të bëhet, siç premtoi në fjalimin e saj inaugurues, një avokate e opozitës. Seanca e fundit parlamentare, heqja e së drejtës së fjalës opozitës, dhe shpërthimi banal i zonjës kryetare për “parlamentin e NATOS, parlamentin e MSA, parlamentin e OSBE” s’ishin gjë tjetër veç prova finale – nëse ende duhej një provë e tillë – se sa patetik ka qenë drejtimi që i ka bërë ajo kuvendit. Dhe duhet thënë se zonjës Topalli nuk do i ishte dashur të shkonte më larg se në Italinë fqinje për të parë një model dinjitoz të drejtimit të parlamentit, qoftë nga komunisti Bertinoti, qoftë nga një djathtist i thekur si Fini, të cilët pavarësisht bindjeve politike, në rolin e tyre institucional kanë shmangur çdo shfaqje militantizmi partiak. Por, sado të indinjuar që mund të ndihemi nga shfaqjet dhe sjelljet patetike që na ka dhuruar pa teklif kjo zonjë gjatë këtyre katër viteve, mund të gjejmë ngushëllim tek një fakt: tek gjykimi që i ka rezervuar asaj publiku shqiptar. Sepse pavarësisht sesi e sheh veten zonja Topalli, ajo nuk do të mbahet mend as për NATO, as për MSA, as si firmëtare e deklaratës së pavarësisë, dhe as si kryetarja e kuvendit që desh hëngri dru nga Ilir Meta. Ajo do të mbahet mend thjesht e vetëm si politikania që futi në diskursin publik shqiptar fjalën ‘zhele’, dhe shprehjen aq elokuente ‘kapeni për zhelesh’. Kaq.

83 Komente

Dhe pse jozi ta lehteson shume punen te shkruash per te, shkrimi i ktij g99-stit e meriton nji 5 per inkurajim smiley

Personalisht do ta mbaj mend si nje grua mediokre, e mbushur me mllef nga jeta qe ka bere, qe smundi ta kaperxente dot e tu tregonte burrave te parlamentit apo gjithe burrave shqiptare ne rradhe te pare e pastaj gjithe grave qe si nje katolike e denje e ben realitet  shprehjen biblike - fali Zot, nuk dine se çbejne!  

Nuk kam ndërmënd që ta lexoj artikullin, por sa për t'ju përgjigjur pyetjes tek titulli... unë do të mbaj mënd fjalët e saj famoze: Kapne prej zhelesh...

Vetem se i njejti person ka thene dhe,''Jepini Cezarit ate qe eshte e Cezarit....'' smiley

ndersa mua me shqeteson me shume fakti qe nuk flet mire gjuhen shqipe...

Vazhdojme me krahasime idiote.

Ne vitet '60 Almirante, "babai" i Finit nuk mund te hynte ne parlament si parti po si levizje shoqerore.

Grisham, ka nje shprehje shume te bukur. i....., i.....,i.....!

Per krimet qe ka bere ndaj modes,me veshjet monstruoze gjate detyres si kryetare, sidomos ajo shpifursia blu e betimit te presidentit, me ate lule te stermadhe.  Gjithashtu nuk m'u duk te kishte vene kaske mbrojtese kur u hap tuneli ne Kalimash.  Sikur ishte dhe nje grua tjeter me duket qe s'kishte vene, se burrat ishin armatosur me gjithcka per te qene te mbrojtur (kjo ndodh kur vete Mixha nget makinerine).

Jozefina Topalli  ka treguar inteligjence, kurajo,zemer te madhe, humanizem.

Kur z Topalli ishte e re dhe studente e shkelqyer z Gjinushi ishte minister arsimi dhe ne vend se ta dergonte ne shkolle te larte i tregoj kazmen.

Me ardhjen e demokracise z Topalli megjthse ishte familjare dhe ishte bere nene e gjeti kurajon dhe kohen per te vazhduar endren e vrare nga S Gjinushi e kompani dhe mbaroj studimet e larta shkelqyeshem.

Ajo u beri balle bilbilave ,borive e fyerjeve nga me te ulta te atyre qe sot thone se po bejme politike te re me xhaketat e vjetra te G Rucit, S Gjinushit,N Dokles,P Milos e kompani qe nen sqetull mbajne akoma veprat e

E Hoxhes.

A harruat kur merte hov peshengritesi I Meta me karrike ne dore drejt J Topallit?

Jozefina Topallin po e presin me mijera gra e vajza ne gjithe shqiperine.

Pse i harroni autobuzat me pioneret e Enverit qe mer E Rama neper turnet e tije?

Ata qe meren me trafikimin e vajzave dhe grave e kane pak ti kapesh per zhelesh.

 

Kush më shumë se një nga tre figurat më të larta të shtetit e ka në dorë që të vendosë ligjin kur e shikon se dikush e ka shkelur?

Nëse Ajo apo Kryeministri kishin të dhëna që ai deputeti i Ps merrej me prostitucionin e së motrës, të mos tregonin injorancën dhe mungesën e edukatës në Parlament, por t'i drejtoheshin organeve kompetente... apo kurvëria nuk ka qënë aq e rëndësishme sa korrupsioni në prioritetet e kësaj qeverie? (dhe jo se e kanë ndritur dhe me antikorrupsionin, po hajt mo smiley )

Ky deputet nuk ka lene gje pa thene nepr konferenca shtypi e gazeta per familjen Berisha ,dhe ky deren e prokurorise e ka ps te hapur.

Berisha ja tha hapur ne tv qe ishte gati te perballej para cdo gjykate me te.

Tani po te pyes ty e a i quan veprime te drejta bilbilat,borite dhe ate veprimin prej te forti te I Metes kunder J Topallit.

 "Berisha ja tha hapur ne tv qe ishte gati te perballej para cdo gjykate me te."

Ciles gjykat mer ingliz, asaj te gjykateses Hajdari?

ju jeni lapanjoz..

do kisha rrespekt per ju nese do thoshit: Na lumte trapi, gjetem shesh e bome pershes!

 

O Chene !

1- Une bera komentin per Jozefinen dhe jo per ty personalisht sepse nuk te njoh,por me sa kuptoj ti qenke shume injorant dhe analfabet,nga fjalori qe perdor.

A me njeh mua ti qe me quan lapnjoz?

Meso te jeshe i kulturuar nje here,sepse njeriu aty njihet.

Nuk ja vlen me u more me njerez pa edukate se ndyhet edhe interneti

me te tille mostra te injorances

Per mua Jozefina Topalli do te mbahet mend si pinjolle e familjes Coba, familje e persekutuar dhe internuar, te ciles regjimi komunist i sekuestroi pasurine. Me pas zonjusha Coba iu bashkua regjimit duke u shnderruar ne bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit...

Te tjerat i dini vete.

Po te ishte spiune do te shkonte ne shkolle te larte e jo nje punonjese

e rendomte

s'ishte kaq e lehte atehere polic... nuk ishte si tani qe i fut nje te share Rames tre muaj rresht dhe jo shkolle te larte, por te ben minister Sala...

jozi do mahet mend si kryeparlamentarja qe i tregoi burreceve qe jon burrece ene llapaqenve qe jon llapaqen (ene ekzistenca e ktyne vazhdo te boje te domosdoshme jozin ne kuvend)

Une personalisht do ta mbaj mend Jozin per shprehjen e famshme te bere me rastin e "skandalit Pango":

"Mua burrat lakuriq, me tmerrojne!"

jozefina topalli do te mbahet mend qe jua beri tete me dy atyre burreceve ne parlament dhe ju e dini mire se ato nuk jane vetem burra por ne mes tyre ka edhe shume burra perverse e keni pare kur ju sulte ilir meta asaj si burrec ky eshte turpi e jo jozefina qe ku ka shkuar eshte pritur dhe ka nderuar shqiperine

une do maj mend montazhin e eT, te kokes se Jozit me trupin gjithe lesh te Borat me rroba banjo smiley

monument do ngeli smiley

smiley

Gjithe keto kujtime te bukura per Jozin!

Monumentale edhe shprehja "ulu neju"!

Nje ide per Jozin: nji spot publicitar vetjak me kongen "I shot the sheriff, but I did not kill the deputy". 

Ne varesi te rezultatit te zgjedhjeve ne 28 qershor, Jozi mund te beje nje spot publicitar me vargjet: "I fought the law and the law won"

 per mu do mbahet mend si transvestiti i pare qe u ul ne ate karrige..

 ...dhe qe karrigen e mante me kembet lart kur ulej smiley

 nje ide per popllin e mjaftit; shperndani abetare falas te dera e parlamentit smiley 

si transvestiti i pare... Kjo i ve kapak cdo cilesimi per kete produkt te natyres ne formen e femres por me hormone mashkulli me teprice . Nga kjo ka rrjedhur edhe nje superkeq menazhim i veprimtarise se Pallavramentit  , me Arrogance, injorance , prepotence dhe c'eshte me e keqja nje TIFOZLLEK qe ja kalon edhe parlamenteve te PP. Ndersa persa i perket veprimtarise me jashte shihni me vemndje se si e ka stolisur Saliu. Nje mashtruease euforike me pamje .....per tu ofruar burrave qe se njihnin dhe femrave po ashtu ...TE NJEJTEN GJE! Eshte dhe do mbetet nje nga turpet me te medha qendrimi SUPERSERVIL qe ka ndaj MIXHES duke e mbajtur tere diten ne goje  me krenari edhe kur ai flet per tredhje....

A posi. Perse do te mbahen mend lideri i pare mashkull pas renies se diktatures shqiptare? Perse do te mbahet mend lideri i pare mashkull pas renies se piramidave financiare shqiptare? Perse do te mbahet mend vellai i pare mashkull Kaini?

Shyqyr mo qe gjetet nje epitet tjeter t'i shtoni Jozefines, e nje barre tjeter t'ua shtoni grave shqiptare. Bravo ju qofte, eksperte gjinore te leshit.

 "Bravo ju qofte, eksperte gjinore te leshit."

Ketu ke te drejte tropizma!

Gjithashtu, nese sjelljen e Zhozit e quan sjellje natyrale, standarte te femres Shqiptare, une prap ste kundershtoj, por nuk ishte ajo per cfare une po flisja. Zhozi nuk solli asnje risi qe te shkonde kunder vektorit te harbuterise natyrore qe mund te konsiderohej 'mashkullore' per shkak te dominimit ne parlament. Perkundrazi.. u kuptum besoj..

me vje gjynaf qe kemi arrit gjer aty sa te te marrim si etallon te femres shqiptare zhozin..

Hò mi edhe ti... Po t'kishim thënë që do e mbanim mënd se është derr seksi do na kishe quajtur njëlloj maskilista të sëmurë... nuk ju gjëndet karari edhe juve smiley

Jo mer quna se nuk e kisha me ju, e kisha me autorin qe hodhi gurin. Cne me lazem me e identifiku Jozefinen si femer, si me identifiku Salen si mashkull, e kisha llafne. Cfare nevoje ka te na thote Misha se femrat ne politike mund te jene perbindsha? Apo per te na kujtuar, si Topi, se duhet me qen zonja - pak parfum, pak sauna, pak etikete ne ngrenien e kermillit, pak ze te ulet medemek. Femra njeri s'ka, o pula, o perbindsha. Eh c'na gjeti.

(Nuk eshte se s'mund te diskutohet Jozefina si politikane nga aspekti gjinor, po ky artikull nuk e ben nje gje te tille, thjesht 'perhap panik' me ane te titullit.)

Sa per derr seksi, derra sa t'dush, po seksi s'gjej dot ne kuvendin shqiptar.

Sa per derr seksi, derra sa t'dush, po seksi s'gjej dot ne kuvendin shqiptar.

pse mi, Arta Dade eshte alamet llokme smiley

Ene Tosi osht king.

mos i shif se jane moshe e vjeter smiley

Arta Dade duket si vampire.

http://www.iip.at/projects/sym06/bb/DADE.jpg

Arta si vampire ? Pse mo ?

U cna ka gjet, mire Jozin qe e shani te gjithe, po mbreme shajtet Pernasken, sot Arten.

Ore mos jeni gje, te gjithe penderaste ju knej e ?

E ke pare ne plan te pare Arten?

Kur fillon dhe flet pastaj... me ate stilin antik...

Ne PS e bukur (dhe seksi) psh... eshte rekrutja e re... Seseri.

po ajo ska hy hala ne parlament mer. megjithse per mua, Arta ja merr prap ne kthese smiley

uh per at pune sa sexy do kete kyt radheeee ne parlament, qe do zgurdulloni syte

Po pra!

Me sa duken vathet do te jete nje legjislature "Ndalohet per moshat nen 18 vjec!"

Parashikoj zenka me kapje prej flokesh dhe shqyerje kemishash. smiley

Eshte dhe do mbetet nje nga turpet me te medha qendrimi SUPERSERVIL qe ka ndaj MIXHES duke e mbajtur tere diten ne goje 

Deri ketu paska arrit puna?!

Si nuk e kuptoni qe Josefina nuk doli nga asgjeja.  Ajo eshte prodhim i asaj fabrike te piste qe nxjerr te gjithe "politikanet" shiptare.  Dhe kur them te gjithe e kam fjalen per te majte, te djathte, te rinj, te vjeter, gra e pionere. Te gjithe jane te te njejtit standard vetem me ngjyra te ndryshme.  Per sa kohe qe politikanet dalin nga injejti burim, te njejeten politike do presim.  Mos u merrni kot me individet. 

E nerume Trop! Nuk modelizon njeri FEMREN Shqiptare. Ne te kundert Femres Shqiptare ne teresi por edhe ne vecanti duhet ti vije TURP se si e perfaqesuan ne kete mandat dhe ne ate POST .

Politikisht Servile e me Hormone Mashkullorebanale ne fjalor, deri ne kriminele ne shprehje ( Sala do kishte bere mire tu raste nga nje plumb....). mashtruese ordinere ( kujto fotot e Amerikes me hoteliere) . Arrogante dhe prepotente ( ma nxirrni perjashta prej zhelesh) ....ndoshta ndoshta EDHE Perverse ( krenaria kur fliste Mixha per Tredhje) .Per te mos vazhduar ne nje rrefim te saj ku do te pranonte  aftesitee saja te nje nxenese normale nen mesataren ( nga mesues te saj) por teper e rregullt. E etur per Kariere e per Pushtet te treguara ne dhjetra fakte jo vetem te parlamentit por edhe te qendrimit te saj qytetar . Ajo personalisht eshte dhe nje TURP perfaqesimi i tere shoqerise shqiptare ne ate POST .

Do mbaj mend siodomos ato skenat kur Berisha pergjigjet para parlementit ndaj pyetjeve te ndonje deputeti (te tipit T. Balla) dhe ndersa eshte duke folur normalisht e duke qeshur me vete sic e ka zakon, kush e di cfare i vjen ne mend dhe ne nje fraksion sekonde  kalon ne ofendime e ngritje zeri dhe aty per aty   Jozi e kap menjehere ndryshimin e tonit te Shefit dhe  eksitohet e hidhet mbi kundershtarin e pafat plot zell dhe devocion , aq sa zeri i Shefit mbytet, ai kalon ne plan te dyte dhe eshte vete Jozi qe kthehet ne heroinen e skenes dhe te PDisteve. Per mua eshte me e mira apo me i miri i servileve, ia merr ne kthese edhe Fahri Balliut Palokes e kujtdo tjeter. 

Sepse pavarësisht sesi e sheh veten zonja Topalli, ajo nuk do të mbahet mend as për NATO, as për MSA, as si firmëtare e deklaratës së pavarësisë, dhe as si kryetarja e kuvendit që desh hëngri dru nga Ilir Meta. Ajo do të mbahet mend thjesht e vetëm si politikania që futi në diskursin publik shqiptar fjalën ‘zhele’, dhe shprehjen aq elokuente ‘kapeni për zhelesh’. Kaq.

Ne fund te fundit, artikullshkruesi po ben demagogji.......

Por,

Jozi do te mbahet mend - si nismetarja e ligjit kundra  dhunes ne familje .

Ti nuk guxon me ta rrahesh e dhunosh gruan tende - se te kapin per zhelesh-or "zhelan"

 

Ah po,

do ta mbaj mend edhe per shprehjen qe;

"Per asgje nuk do ta kundershtoj Berishen"

((tek Blendi Fevziu ne TvKlan)

Me vertete qarkullojne sllogane/tabela te tilla I ♥ MAMI?!

Persa i perket artikullit, me duket teper me vend qe ne retrospektive te gjykohet puna e Kryetares se pare femer te kuvendit.  Bile ne kete rast, eshte bere me më shume takt se ta zeme, nje artikull i disa koheve me pare drejtuar J. Topallit, shkruar nga nje femer, Mirela Bogdani (qe pavaresisht se ne thelb per mua kishte te drejte, trajtimi ishte bere me shume zeher, te pakten per shijet e mia.)

Jam kunder peshoreve te ndryshme me te cilat peshohen punet e gjinive.  Kjo s'do te thote qe te mos peshohen fare, per hir te barazise gjinore.  Ne fund te fundit, perdorimi i nje sllogani te tille nga kryeparlamentarja, e ka lene shtegun te hapur ...

Ca togfjalesh ne artikull jane te teperta si "princesha mbi bizele", "brigadiere e qemotit" etj, dhe mbajne ere maskilizmi.  Por, ceshtjet e ngritura jane me vend.  Ne fund te fundit, perderisa kemi te institucionuar "30%" si "affirmative action policy", atehere me te njejten vije "llogjike" apo "procedure" i bie te shtrohen dhe pyetje te tilla.      

PS: Ndersa per pergjigjet e ca peshkaqënëve, qe shyqyr qe u dha rasti, mbahuni bre burra lol.  Idris, ty t'u drejtova, punen, jo gunen smiley

Une do mbaj mend sa inat e kishte Dezi Josefinen. " src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Dezi ???

Inat Jozefinen ?

Kaq shume sa ta majsh mend ti ?  smiley

No fucking way...!  smiley

E ke kabim smiley

Se kom inat, thjesht me hap barkun kur e shof  smiley

Perfundimisht, kam mendimin se te gjithe ata qe shpalosin ketu nje flamur tjeter nga KUQ E ZI, duhet ta qepin llaçken dhe te mos llomotisin per çeshtje POLITIKE qe kane lidhje me SHQIPERINE.

Vetem ata qe banojne ne Shqiperi kane te drejten e ligjshme qe te diskutojne per politike, sepse kjo ka lidhje me jeten e tyre te perditshme. Kurse te tjeret qe jane jashte vendit, i vetmi sherbim qe mund te sillnin eshte qe te diskutonin per gjithçka perveç per politike : letersi, art, kulture, shkence, fe, etj.

Eshte nje Qani dhe nje Gani ketu (alias chene dhe gene), si dhe nja dy angleze te tjere, njefare Artiun dhe Liqun, qe hyri doli drita, llapa-llap gjithe diten. E te mos permendim ca debila mendore te tipit Driza qe as vete nuk e di pse iu sillet mulliri.

Per çeshtjen ne fjale, nuk kam ndonje mendim, per vete faktin qe banoj jashte vendit. Nese Jozefina Topalli eshte apo jo politikane e suksesshme, kete e dine shume me mire njerezit qe jetojne ne Shqiperi, dhe ata mund te na sqarojne diçka.

Por nese doni te flisni per Jozefinen si grua ne politike, dmth si dukuri, atehere ketu mund te flase gjithkush sepse nuk eshte me çeshtje politike por shoqerore.

Dhe ne kete kendveshtrim, Maklen Misha nuk shkruan gje tjeter veçse nje mishmash rromaportomash ndermjet dy cigareve duhani ne mes te pistes se kercimit danc. Kuptohet se shoqeria civile e Sorosit eshte nje shoqeri mjaft e perparuar : ne kete shoqeri mund te shkosh ne disko dhe aty te zgjidhesh hallet e kombit, perballe nje limonate vodke me pipez, dhe me ndonje femer rinore gjoksshperthyer qe eshte ne revolucionin familjar te saj. I'm a woman now ! and I do what I want. Shume bukur. Misha e ka te zgjidhur tashme çeshtjen e kabinetit qeveritar nese eshte ne pushtet : ministrat dhe ministret e tij do te jene shumica ata qe jane takuar neper kabinete tualetesh te pubeve te Tiranes. Jemi apo s'jemi per fryme te re ? Asgje nuk duhet te na frikesoje, ne jemi vete risia !

   

 brravo rubinet, ne kundershtim me prostatin tend mendor e leshove dhe ti nje curril mbi politiken shqiptare qe pretendo se u tako vetem atyre qe jetojne ne Shqiperi. 

a ke fol mo me ata te botes tjeter?

 se di pse po e ktheva ne portorikance ate slloganin Monda.. te kiero Mamii! hehehe

chene & mrroklla smiley

mrroklla, great movie, don't mess with the title "Y tu mama tambien" smiley

@Hurbinek, "udhehiq me shembullin tend" miku im, dmth jo beni sic them une e mos beni sic bej une.  Mos shkruaj ne teme, ose bjeri shkurt me nje fjale, fjali "abstenoj."

Me vertete qarkullojne sllogane/tabela te tilla I ♥ MAMI?!

Eshte e vertete, por jo ne sensin "Une e dua nenen time"! smiley

Me shume ne sensin 'E tu Mama 'tan bien"! smiley

Ose ne sensin "Ay, ay ay, mama sitta"! smiley

Ne kena le per chef, tha...

e mo ngavash se mos na e beni dhe shqip fare : MAMIN !

Një pankartë nga manifestimi i fundit kundër Berlusconit... që me fare pak përpjekje(vetëm për përkthim) për ta përshtatur në shqip: Nuk është nevoja që të jesh komunist për të kundërshtuar Ber... Mjafton që të jesh i ndershëm!

 

 

 

Sigurisht.Komunistet e kane inat Berluskonin e Berishen sepse premtojne dhe mbajne fjalen.

Ndersa komunistet si edhe fashistet propoganden kane te paren.

Ja qajne shume hallin popullit qe po vuan nga te pasurit,por me qe qenke ne Itali,me thuaj qofte edhe nje drejtues te partive te majta qe nuk eshte pasanik dhe nuk ka perfituar nga pushteti qe nga koha kur i financonte ish Bashkimi Sovjetik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Te shkruash e perdoresh parulla te tilla me ngjasoni me shume me Geringun.

 

Idriz, Monda: Jozefina perfaqeson femrat shqiptare aq sa perfaqeson Saliu meshkujt. Por kete paralelizem nuk e ben njeri.

Se Jozefina keqperdor fjalen 'mami' me nje budallallek te rralle, kjo nuk e ben Jozefinen perfaqesuesen e mamave, as hap ndonje shteg per analiza gjinore te trasha fare (qe s'analizojne ne fakt ndonje qendrim gjinor te kesaj krye-perfaqesueses, po vetem agresivitetin bujqesoro-blektoral).

Ndersa per 30%-shin, vertete qe pergjegjesia tani eshte me e madhe, meqenese 'e kerkuam' - por se pari pergjegjesia me e madhe bie mbi ata qe e kerkuan dhe jo mbi shumicen e femrave qe as merren fare me politike, se dyti gjerat kane nevoje per kohen e tyre dhe te mos harrojme qe ndodhin ne nje kontekst te mjere, se treti menyra si u pergatiten listat zgjedhore i heq nje dore te mire fare perfaqesimit te njerezve dhe i shton nje dore te mire perfaqesimit te kryetareve (meshkuj keta, meqe jemi te gjinia), se katerti femrat, perfshire ketu edhe ty Monda, dhe cfaredolloj 'progresisti' tjeter, duhet te tregojne maksimumin e kujdesit ne keto kohe kur per te kundershtuar nje reforme, dhe konservatorizmi eshte ruajtesi me i natyrshem i stabilitetit (Misha te kete parasysh se kjo menyre arsyetimi mund te vije si bumerang kunder 'te rinjve'), perdoren shembuj ilustrative te minutes se fundit, qofshin keto Jozefina Topalli apo Ajola Xoxa.

Tropizma, duam apo s'duam, poste te tilla perbejne "headlines".  Si ne US, ne 2007, kur Nancy Pelosi "beri/shkroi" histori si femra e pare kryetare e Kongresit, apo sot, ne BBC News nder te tjerash gjen lajmin qe ne Indi, zgjidhet per here te pare femer ne krye te parlamentit.  Per kete te dyten, nuk e dime se c'do beje per femrat ne Indi (te drejtat e femrave ne Indi, teme-carcaf me vete.)  Por ne retrospektive, ka plot analiza per Nancy Pelosin, po nejse. 

Ta kam llafin, mos ta fusim koken ne rere si struci.  Kishte/ka post "historik" si femra e pare kryetare e kuvendit.  E ndersa i mshon ajo vete me sllogane te tilla, apo budallallek te trashe qe thua ti, apo dhe me perpjekje te tjera, (artikulli ketu) atehere pse jo?!  A mund te ishte shkruar ndryshe artikulli?  Sigurisht qe po.  Por ne fund te fundit, roli i saj "historik" mund te ndihmoje edhe anasjelltas, dmth si s'duhet te sillen/udheheqin femrat ne politike.

Persa i perket 30%, qe per hir te se vertetes, kam "mixed feelings", ligji u be dhe u "implementua".  Do ia shohim bathet/rezultatet me vone.  Ti thua qe analiza rreth J. Topallit (do) perdoren si sebep nga konservatoret.  Dakort, ne nje shoqeri akoma ne forme dhe substance patriarkale, jo vetem rrofte sebepi, po s'ka as nevoje per sebep.  Nga ana tjeter, per mendimin tim, heshtja nuk eshte flori, perkundrazi, distancimi, venia ne pah e kesaj te mete apo tjetre, ndihmon ne rolin e ardhshem te femrave shqiptare ne politike. 

Dakort. Une distancohem nga Jozefina Topalli. Tani te lutem m'i gjej Jozefines nje te mete qe buron nga gjinia ose seksi i saj dhe e vazhdojme diskutimin - po neser se tani me duhet te dal. Pershendetje.

Duke i kerkuar ndjese te gjithe Gjinise femrore te PPU ....theksoj se kam patur nje keqkuptim ne interpetimin e TITULLIT te prurjes . Duke e theksuar se eshte nje titull jo i denje edhe une u rrembeva duke e personalizuar sikur i drejtohej me EMER znj . Jozefine . Prandaj duke mos i hequr ASNJE PRESJE personalisht tipit Jozefine , kam dashur te them se risia Shqiptare me k/ tare kuvendi femer ne kete mandat ne teresine e saj u shperfytyrua nga shkaku i qenies te Jozit ne kete POST. Justifikimet mbi gjinine jdhe pluset ndaj minusve jane te tjera gjera..... smiley Nje prurje me kutpim tjeter me kismet ! Urime femrave qe konkurojne brenda Partive ose jasht tyre per ketePost e me shume ! Mesofshin nga sjelljet negative te kesaj Monstre!

Chene ....nuk grinden kurre dy njerez me tru  / as nje mendjendritur me nje mendje HU ...Do thush ti i mungojne ca germa smiley...po keshtue ka vargezu Sadiu .

Po te ishte puna per te votuar, dy femra do te votoja ketu :

- Tropizma

- Irisi

Te tjerat, te ngrohen ne diell. I mean, skuqje mollaqesh.

Dhe te mendosh se, me ç'kam pare une, te dyja i perkasin nje rryme politike te ndryshme nga ndjeshmeria ime politike. Por ja qe kjo nuk me pengon te mendoj se FEMRA qe ato perfaqesojne, dmth kuptimi i Femres qe ato mbartin ne vete, eshte larg kakofonise se sotme dhe zhargonit qe te merr frymen.

A ka femra te afta ne listat e sivjetme ? Padyshim qe ka. Por ka mundesi, siç thote dhe Tropizma, qe shumica te shkojne dem nga VALA, nga RRYMA, nga RRJEDHA, dmth nga llumi perreth. Dhe ato duhet te bejne mjaft kujdes qe te largohen nga keto gjera, nese duan te mendojne per me tej.

Dhe me keto fjale te thjeshta por te sinqerta te dala nga zemra ime e dlire djaloshare, ju pershendes deri ne emisionin e ardhshem, dmth deri ne "leshimin" e tallonit te ri te postimeve. Ne kohera krizash, edhe postimet duhet te jene me tallon.

ps : Qani, nuk kam folur ende, per neser e kam lene.

 kjo do mbahet mend si gruaburri i pare qe drejtoi parlamentin, ajo qe kapi deputetet per zhellesh e i nxjerri jashte, ajo qe i beri burrat e ktij vendi qe katnarja ku blejne qumshtin ne mengjes tu duket femer seksi dhe me charm

e.

 Te eshte lagur harta.

Berluskoni, nuk akuzohet per diktator, po per hajdut.

Ne Shqiperi eshte " te kundershtosh Ramiz Alin ( Edvin Ramen) nuk mjafton te jesh i ndershem, po duhet te jesh  antikomunist"

Pse? Kujtove se e akuzova Berishën për diktator?  për atë tjetrën ta kisha llafin smiley

Me sa shoh populli i internetit pak a shume e urren Topalli_n, ndersa kur kam pyetur njerez te thjeshte, ata jo vetem qe e duan por jane dhe krenare per te "SHOTE GALICA  e re".

Mund te me sqarosh te lutem :

1. Ke quan ti "njerez te thjeshte" ? - ata qe nuk kane internet ne shtepi ?

2. Krenare, kundrejt kujt jane ata "njerzit e thjeshte " ? -  perpara njerzve "te komplikuar" ?

1: - Ata qe jetojne ne Shqiperi dhe do te votojne, ndersa ti dhe une jo, ata qe e ngrysin diten arave dhe halleve dhe interneti eshte akoma utopi.

2: - Nuk jane kundrejt askujt por kane pare qe si eshte perballur me parlamentaret dhe opinionin maskilist shqiptar ( ka bere dhe gabime), ndersa mendimi im personal eshte dicka tjeter, nuk eshte fantazi e imja kjo por biseda qe kam degjuar nga prinder qe vijne dhe vizitojne femijet ne perendim. all the best

Thnx Enea

Sinqerisht vleresoj pergjigjen e hapur dhe direkte.

bye

 

Kryetari i parlamentit apo edhe nje politikan nuk gjykohet nga nje fjale qe mund te thote ne gjaknxehtesi e siper(sepse po qe keshtu Ilir Meta nuk duhej te ishte fare ne politike tani meqe donte te rrihte nje grua),por nga ligjet qe nxjerr ky parlament dhe nga afrimi me parlamentet e tjera ne Europe qofte permes vizitave apo shkembimeve reciproke.Po keshtu do te shtohet edhe pastertia e tij/saj si figure.

Keto mjaftojne qe Gjinushi apo klonimet e tij te mos jene me ne ate post.

Arbnori apo Topalli e kane justifikuar besimin e zgjedhesve.

Sic duket si Bubi Kacurrel qe je ndoshta ngaqe po meson Cufon dhe Tipin me duke u bere si ata dhe jo ti besh ata si veten tende.

Z. Les Valesa .

E para: Eshte e nevojeshme te perdoret dhe ndonje presje gjate referatit, se na detyron te te lexojme dy here per te kuptuar se ç'do te thuash...

E dyta: Me sa di une, politikanet nga fjalet gjykohen. Po te duash ti, mund ti gjykosh edhe nga "sa metra kanal kane hapur".

E treta : Une nuk mburra as Meten, as Gjinushin. Pse jep nuanca te tilla pa asnje argument ? 

E katerta: Une vetem sa bera diferencen midis Topallit dhe Arbnorit . Dhe kete diference e njohin te gjithe qe na lexojne ketu . Apo jo ?

E fundit:  Les Valesa, ish udheheqsi i Solidarnos-it tend,  dha nje mesim demokracie kur u shkul nga karrigia qeverisese, megjithse "nje cope elektriçist". Keta dragojte e politikes shqiptare veshtire se ben njeri mbrapa...

Dobzhe ?

Zhozi gjithmon me ka kujtu ni batut te Dustin Hoffman te ni film me ni gjygj mes ni familje viktim e armeve dhe nje shoqerie qe prodhonte arme.Ai i drejtohej vajzes "Kush,kush te ka lenduar kaq shume qe je ba njeri i tille"

Me sa shoh populli i internetit pak a shume e urren Topalli_n, ndersa kur kam pyetur njerez te thjeshte, ata jo vetem qe e duan por jane dhe krenare per te "SHOTE GALICA  e re".

realiteti mediatik me ate ne terren ka psu i shkeputje te hatashme kto 4 vjet. kshu nodh kur politizohen gjonat ne at shkalle saqe as vet shkaktaret spo e kontrollojn dot ate qe kon kriju, biles dje i thoshte leskaj bashes qe qasja mes dy krahve duhet te ndryshoje se nuk jon mir punet. thu ti se ia kishte fajin basha ps-s qe ka mush i pjese te ter te popllit me rrena ene mllef (ene ala vazhdojn). tamom sic kontrollote kisha bujqit ne mesjet

Militant, te gjitha palet kane kontribuar ne krijimin e kesaj klime qe eshte sot. Kush me shume e kush me pak. Nuk ka te beje me partite e vecanta, por me kulturen e me trashgimine politike ne Shqiperi.

 Po, po, po! Na paska nxjerre "kryetarka" perjashta per zhelesh. smiley

Do te mbahet mend se ja beri 8 me 2 burrave ne parlament dhe jasht tij.

eshte fatkeqesi  te perfaqesohesh nga keto lloj figurinash ,te dala boje dhe pa vlere. Kjo zonje, qe vetem gjinia e ben te tille,  me sloganet e saj infantile krahasohet dukshem me adelen  e kavajes, me sa duket deliri  ju shkon deri aty sa ndihen perfaqesuese te nenave dhe femrave shqiptare,  nje keshille miqesore, duhet tu nenshtrohen terapise te psikologu .

Jozefina Topalli nuk do te mbahet mend per asgje. As per mire, as per keq. Ne kemi probleme me kujtesen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).