'Për qarkun... E kisha fjalën për qarkun..'

 

Dy ditët e fundit ne të SH2-shit qëndruam në Korçë për karnavalet. Kur na përcollën, një nga banorët na tha mes të qeshurash dhe shpotish: "Edhe i thoni atij Salës në Tiranë që Korça ka ujë 24 ore.."

Pyetëm si ishte puna e ujit dhe na treguan historinë e mëposhtme.

Në ethet elektorale të 2005-s, gjatë mitingut të PD-së në Korcë, kryeministri Berisha në euforinë e tij të njohur, u tha njerëzve të mbledhur: "Korça do ketë ujë dhe drita 24 orë"

Shprehja asokohe shkaktoi të qeshura dhe u kthye më pas në anektodë. Kjo, sepse Korça bën pak ndryshim nga qytetet e tjera përsa i përket ujit. Falë një projekti të huaj të hershëm, Korca ka ujë pandërprerje prej vitesh tashmë dhe këtë e dinë të gjithë.

Në fushatën e 2005-s, ndihmës të vëmendshëm krah kryeministrit të ardhshëm Berisha, i tërhoqën mëngën dhe i pëshpëritën në vesh që Korçës nuk i mungonte uji. Aty për aty kryeministri shtoi: "Drita, më falni, se ujë keni...".

Ndoshta lapsus, ndoshta pasojë e rrëmbimit tipik që e pushton shpesh Berishën në mitingje, po gjithsesi gafa u bë dhe më pas me të, veçse qeshej..
Mirëpo kryeministri nuk ka venë mend, ose mendjen e përdor pak kur bën premtime.

Sepse në mitingun e fundit në Korcë disa ditë më parë, duke prezantuar kandidatët për deputetë të PD-së, për zgjedhjet e këtij qershori, ai tha prapë përpara njerëzve, (më fort se në 2005-n madje): "Ju premtoj korcarëve ujë dhe drita 24 orë.." (!!)
Këtë herë nuk e kapi askush nga mënga, por ngaqë pa fytyrat e rrudhura të njerëzve, e mblodhi mendjen dhe u vetërregullua.

Aty për aty me atë mimikën e fytyrës që e keni parasysh vetë.. shtoi: 'Për qarkun... E kisha fjalën për qarkun..'

16 Komente

Admin/s, s'e kisha nisur per te nje seksion "serioz" si ky i shtypit smiley.  Per tek humori e kisha nis, po ne tjeter vend u bitis ... 

PS: I kid KM of course, po dhe te qeshim pak me gafat e politikaneve s'na ben keq ne sezon zgjedhjesh smiley

 

Histori gafash te Sales ka plot, por tani edhe i botokan smiley. Thone, ne fushaten e zgjedhjeve te 1996-s, ishte ne Berat. Edhe e filloi fjaline "Populli i Lushnjes..." Nje nga njerezit e vet i peshperiti ne vesh: "Doktor, jemi ne Berat." Sali Berisha, vazhdon fjalen: "Populli i Lushnjes... e ka per nder te jete komshi me popullin e Beratit."

"Jam i lumtun qi marr pjes n'fatkeqsin tuej!"

ka qen dhe nje: "Ju jeni e ardhmja e Shqiperise"...

 

Ca te qeshesh o Monda ca te qeshesh...

po shikoja ate debatin e deputeteve te qarkut Durres. Ca te qeshesh, aman... uleriste Xhaferri sikur kishte tre-fazorin e lidhur. thjesht nuk mu duk as normal e as per te qeshur.

gre, me ler derman, se sa po ia hedh nje gripi te keq, e s'dua te semurem prape lol.  Pushim ca dite.  Nderkohe, e qeshmja te zgjat jeten, tip vitamine C per momentin smiley.  Ajo qe the per te ardhmen e Shqiperise ishte para nje grupi femijesh me te meta. 

Kshu n'guglim gjeta nja dy te tjera:

Ne inagurimin e fabrikes se Coca Cola-s para x-vitesh:

-Kjo asht nji ngjarje e madhe per Shqypnin.  Tash shqiptaret do shijojne Koken e Koles qe prodhohet ne Tirane smiley

Ne miting ne 92-ishin:

-Populli shqiptar deri dje ka qene ne buze te gremines.  Sot ka hedhur nje hap perpara.

PS: Gafa te Rames, apo kujdo figure tjeter politike jane te mirepritura smiley.

 

Ishte një herë në Fier thonë.... edhe hap fjalimin:

- Populli i Lushnjës.

Një mëngash i tërheq vëmendjen... Jemi në Fier i thotë.

- Në Lushnjë jemi, në Fier do shkojmë ulurret Sala.

Ahhh lum ne kush po na qeveris , ncncnc, kjo eshte per et qare jo per et qeshur

Gjithsesi, kryevepra e Sales mbetet kur shkoi ne Kolonje, dhe uleriu :

"Ersekarë dhe ersekareeee !" smiley

e dini kush osh "e cuditshmja", fakti se gjith "gafat" e sales, jon ne jug, kshu per "koincidence". me siguri qe asnjoni ka ju s'e kishte von re..

 

 

"We killed communism, but we are faced with its debris, which is still toxic. Albania has a democratic head, a democratic heart but a Bolshevik body."

- sala bekerit n92shin

 uleriste Xhaferri sikur kishte tre-fazorin e lidhur.

Ngjan shume me Kryetarin e vet!

 irko, 

po ne jug mer ne jug se ne Vucidol ka nje dekade plus pa shku!

Mos ne e tregoni me foto kete "old hag" se do na fusi tetanozin me ato dhembe.....

Edhe pak o popull se po shkojme ne Europe.... Ne fakt njeren kembe e kemi ne Azi dhe tjetren ne Europe.... do thote dikush: Po mire mor njeri ne ngelem gjithe jeten me kembe hapur se edhe ne kohen e xhaxhit thoshnin qe,

Jemi me nje kembe ne Socializem dhe me nje kembe ne komunizem...

Te shkretet ne qe u shqyem me kembe hapur.......

Zef, goxha tentativë e mirë për të shmang gafologjinë e për ta kthyer këtë temë në debat veri jug.

 

Fjalët e fundit famoze:

e dini kush osh "e cuditshmja", fakti se gjith "gafat" e sales, jon ne jug, kshu per "koincidence". me siguri qe asnjoni ka ju s'e kishte von re..

Sikur ka shkuar ndonjëherënë Veri ai smiley (edhe një herë që vajti në Shkodër, i shkriu shkodranet me tredhje....)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).