Për kë janë më të rëndësishme këto zgjedhje?

Pyetja që po mundohem të shtroj nuk kërkon përgjigje të tipit, "X do fitojë sepse Y...". Ky diskutim më tepër sillet rreth asaj që një fitore e mundshme përfaqëson për PD dhe PS. Kujt i duhet më fort kjo fitore dhe pse? Kush nga udhëheqësit rrezikon më shumë në rast humbjeje? Sa e ndryshme mendoni se do të ishte një Shqipëri me Kryeministër Edi Ramën nga ajo që për katër vjet të tjera do të drejtohej nga Sali Berisha? Ju duket më e mirë fushata e PD apo ajo e PS? Përgjigjet dhe argumentat tuaj për këto pyetje janë të mirëpritur. S'ështe e detyrueshme t'i përgjigjeni secilës, por do ta vlerësonim sikur përgjigjet të mos ishin shprehje të pëlqimeve politike por vlerësime "politikisht...".

 

68 Komente

Situata ekonomike e vëndit ( e komplikuar edhe nga ajo ndërkombëtarja) është e tillë që, cilado qeveri (me përjashtim të ndonjë koalicioni mbarkombëtar për të drejtuar vëndin në ktë situat&eumlsmiley nuk do të donte ta kishte këtë patate të sapozjerë ndër duar.

Fakti që po konkurrohet për zgjedhje, unë e spjegoj kështu:

  • Edi Rama... sepse ja ka zënë rrota bishtin (i ka qëlluar që të jetë kryetari i opozitës... që gjithsesi, edhe në rast humbjeje, përveç "shpëtimit" që nuk do t'i takojë që të drejtojë një ekonomi në krizë, mund të mburret me punën e tij në bashkinë e Tiranës.
  • Saliu, do që të ketë kohën e mjaftueshme për të punuar NDERSHMËRISHT (dhe kjo është bindja ime), që të lërë vërtet diçka për tu mbajtur mënd nga pas, që kur të largohet nga skena politike (pas 4 vjetësh, nëse fiton këtëher&eumlsmiley, të ndihet i qetë shpirtërisht për gomarllëqet që (me apo padashje) ka bërë gjatë këtyre viteve.
  • Të tjerët... NUK I KUPTOJ! Nuk kanë bazën e nevojshme që të mund të bëjnë gjithçka vetë (dmth pa aleanca me ndonjë nga partitë kryesore)...ndoshta e bëjnë sepse kujtojnë se do të jetë gjithmonë deti kos dhe se mund të bëjnë akoma ç'të duan me paret e popullit dhe se mund të marrin nga një thelë për vehte... besoj se tashmë, kur edhe qindarkat janë nën kontrollin e të gjithëve, një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

Shkurt muhabeti, këto zgjedhje janë më të rëndsishme (për të mos thënë jetësore) për Berishën... i cili mund që të mos vërë në funksionim të gjithë aftësinë e tij (qëllimi justifikon mjetin) vetëm nëse... do të ketë GARANCI që nuk do të preket statusi i tij apo i familjes së tij në rast se ngelet jashtë skenës politike.

 

I vetmi kuriozitet i imi ne keto zgjedhje eshte se sa % te votave do te arrije G99, e kam thene edhe here tjeter qe me vjen keq qe lindi nen sqetullen e PS, se me vertete do te me bindte se dicka realisht po ndryshon ne Shqiperi, uroj qe rinia ta votoje duke shpresuar se ne parlamentin shqiptar do te kete dicka ndryshe qe nuk ka asnje lidhje me legjionaret e fundit te diktatures.

Mendoj qe Berisha eshte me i motivuar per fitoren. Arsyet i dime te gjithe. Jo se i hapet barku per Shqiperine por se ka hyre thelle ne mekat. A eshte gje e mire fitorja e tij ? Jo. Nga ana tjeter kemi Ramen teresisht te demotivuar, pa gjalleri i humbur pa garuar. A do ishte mire per Shqiperine nje fitore e tij? Nuk e di, nuk besoj kur e shoh keshtu. Ne lidhje me partite e tjera qejfi do te ma kishte, si i djathte qe jam, qe vota te shperndahej te e djathta por jo te nje parti e vetme. Po te shikosh fushatat respektive, ajo e Pd eshte shume propagande dhe shume pak konkrete. Me shume duket si nje zhurmues per abuzimet gjate 4 viteve ne pushtet sesa nje projekt per shqiptaret. Ajo e Ps-se me duket krejt e corientuar, pa kapiten ose me sakte kapiteni po dredh nje joint dhe varja timonit.

Bir selman i nenes ke te qaj me pare. Nga njera ane ke Salen shkemb graniti, me Mehdiun granata-hedhes, Joz gestapon dhe Lul debatiksin, nga ana tjeter ke Ram llullen, Erjon 99-shin me shami pioneri, RuÇ, MuÇ ,KaÇ ,BaÇ

per te limituar sado pak demet, me mire votoni per kandidatet pavaresisht kujt krahu i perkasin, por qe ju duken se kane deshire dhe vullnet per te bere dicka dhe jane te denje per besimin tuaj.

Kjo qe ka thene me siper Vlonjati eshte koncentrati parazgjedhor. Propozoj qe te shtypet ne format kartvizite dhe t'u shperndahet votuesve bashke me fleten e votimit. smiley 

e c'rendesi ka emri i kandidatit kur ky, ne fund te fundit, do hidhet kur ti thote komandanti hidhu.

Kandidatet mua me duken si stoli qe kryetari zgjedh per fushate.

 

 

Mendoj, qe me shume do te humbi Rama, se te pakten me daljen ne skene te Nanos, po e presin me thike ne brez qe ta shqyejn pas humbjes.

 

Ps do te behet ne nje tollovi te madhe, ku nano do te kthehet me ato Kongresmenet e vet, te rimarre kalane.Do e marri apo jo, pak rendesi ka, po lufte do behet. Po te shikosh me me shume qartesei, Rama kete ka dashur te beje, me listat qe ka hartuar.Qe grupi i neserm i PS ne parlament te bindet nga ai me sms, e jo nga Nano. te gjith ato debatiksat qe jane ne lista, i dinden Rames.

Kurse nga ana tjeter, Sala ska armiq pas vetes.Edhe po humbi , e shumta e shumta, do rri ne opozite. smiley

Sot M Baze shkruan qe gazetari gjysem investigues dhe "mistrec" A Bushati largohet nga "Klan" per aresye te censurimit prej Frangaj te tre dokumentareve per tre kreret e partive kryesore?!

Mos valle prishet statuquo-ja e fushates "se qete" dhe na acarohet e pastaj na dalin lakrat, e futen ne mes edhe "biznesmene" te mpleksur, e pastaj na ulen "fondet", e pastaj, e pastaj..."??

Nderkohe nje skandal sexual tjeter po pregatitet te na i nxjerrin ne shesh. Berisha u mesua me skandalet e aq me teper ato seksuale jane bere si sallate per ulje peshe.

Palet, PS e PD, jane te interesuara qe "Gerdeci" te mbahet sa me larg te jete e mundur. Krimineleve tu premendet emri sa me pak, sepse jane "Biznesmene"

".....Le te merren me "Kukes-Morine" se ka problematike te shperndare si patriotike, ekonomike, aftesise se kontrollit financiar e inginierik, etj.....". Edhe tjetra, duhet te gjehet "arma e krimit" se ku kane shkuar ( 230 milion-shi) gje qe ka veshtiresi te medha pasi na ngaterrohet edhe me ate te takses Majko. Pra ...me mire te harrojme Majkon I me armatimin ( tanket, topat) se Majkon e II me rrugen.

"Kujt i duhet më fort kjo fitore dhe pse?"

 Pse-ne e dine ata, po e rendesishme fitorja eshte per te gjithe perderisa s'lane anetar te familjes dhe fisit pa shkuar ne vrime te gjilperes smiley

Boll me nje fytyre, qe ka 18 vjet,ne ekranet tona,qe cirret ne parlametet tona,qe i mungon urtesia politike,llogjika,aftesia,komunikimi,dhe pranimi i realitetit ne sy,"Fytyra e Dyte" eshte bere si Radio Televizioni Shqiptar, e vjeter,e deformuar,pa pike shprese,boll me fytyrat e dyta!

PS me nje Kryeminister 45 vjecar,do ti jap nje hov te ri shprese dhe zhvillimi shqiperise!

Prandaj keto zgjedhje kane rendesi te madhe,sepse 29 Qershori ,do te te gdhihet pa Plakun Mere,dhe tespite e tija!

 

Preferoj nga pyetjet qe drejtohen ti pergjigjem njeressmileya e ndryshme do te ishte nje Shqiperi me kryeminister Edi Ramen nga ajo qe per 4 vjet te tjera do te drejtohej nga Sali Berisha.

Ne aspektin ekonomik nuk besoj se ndryshimi mund te vije nga figura e Edi Rames apo te Sali Berishes.Situata post zgjedhore historikisht eshte shoqeruar me rregullimin e faturave te personave qe kane qene kreditues ne fushate qofshin firma te vendit tone apo lobingje te ndryshme.Dhe kjo nuk perban diference per asnjeren nga partite.Parashikimi per thellim te krizes ne vendin tone e ban te parendesishem edhe ndonje mendim se ndryshimi i ekipeve qeverisese mund te sjelle tregues pozitive te dukeshem.Mendoj se fusha ku mund te supozohet se kryeministri i ardheshem do te luaje fort eshte forcimi i shtetit si dhe reformat ne sistemin fiskal,standarte te sherbimeve dhe te tjera qe nuk e bajne te prekeshme direkt ne perceptim si nje qeverisje ne favor te qytetarit,keshtu qe ne fund te mandatit te ardheshem cilido nga kryeministrat do te dilte me pike dukeshem me te uleta ne preferencat e elektoratit.

Duke pare histerine  dhe panikun (keto duken nga niveli,fjalori dhe argumentat te cilat ai po perdor ne fushaten e tij) qe kane kapur KM e sotem ,do te thoja se keto zgjedhje jane me te rendesishme per te. Arsyeja per mendimin tim eshte se ai e ka kuptuar se me nje E.Rama KM dhe K.Bashkie te Tiranes ose te te 1/4-s se Shqiperise shanset e tij per tu rizgjedhur ne 8 vietet e ardheshme jane zero. Duke i shtuar kesaj edhe moshen e Berishes gjendja behet tragjike per nje megaloman dhe paternalist si ai.  Prisni se do qeshim shume deri ne fund te fushates smiley 

 

Zgjedhjet jane te rendesishme per Shqiperine. I gjithe problemi eshte mos te fitoje e majta sepse me kete shkalle percarjeje,papergatitje dhe me ne krye nje lider problematik qe nuk di te menaxhoje partine e jo me vendin nuk mund ta drejtojne shqiperine dhe mund ta kthejne vendin ne regres. Nje nga theniet me idiote te Edi Rames eshte qe "do kemi veshtiresi ekonomike kur ta marrim ne sepse vendi eshte ne krize" nderkohe qe dihet shume mire se kushdo qeveri qe ta marri do te korri frytet e investimeve gjigande qe jane bere dhe qe shqiptaret paten fatin ti kishin kete mandat.

Blendi, mendoj se pyetjes se shtruar mund ti bashkangjisesh menjehere nje mentalitet te mykur prej shqiptari qe akoma e lidh fatin e vendit me persona te vecante. Ne shqiperi nuk behen zgjedhjet midis nje mbreti dhe nje pasuesi froni por midis alternativave dhe domosdoshmerise per reflektim! Mua nuk me intereson x apo y por cilat jane projektet dhe perspektivat ne te ardhmen per shqiperine, mua dhe ate cfare vlersoj une personalisht nga nje kendveshtrim i emancipuar evropiano-perendimor. Pyetja qe ke bere nuk ben gje tjeter por te sjell vetem ne kandarin qe peshohemi sot e 20 vjet  ..edhe pse gjoja kemi emrigruar per me teper horizonte botekuptimi ruajme mentalitetin e deshperuar provincial. Kjo vlen edhe per ty Blendi qe kerkon te llafallozosh per hir te forumit pas nxitur perparim intelektual!!!

 

Gjith te mirat

Keto zgjedhje per Edin jane nje shans per te provuar se sa i afte eshte per te ndryshuar kete vend nga statuskuoja e se keqes, ndersa per Salen jane o jete o vdekje. Ai, Sala, nese nuk i fiton keto zgjedhje, per shkak te korupsionit familiar qe e ka perfshire, perfundon ne burg, por meqenese nuk do te mund ta pranoje ate, do kryeje aktin solem te vetvrasjes. Ndersa vetem fitorja e tyre e le ne jete e sigurisht prap kryeminister, vetem se kesaj radhe do te terhiqet me kapistall nga mafia nderkombetare. Sigurisht per popullin fitoria e Edi Rames do te ishte e keqja me e vogel per nje shprese te madhe.   

Them se duke i hequr ate "argumentin" intuitiv tonin  , te "venies perfund te kundershtarit" , koha per tu larguar Berisha eshte e KAPERCYER . Duke perifrazuar nje thenie te Majakovskit per Lidhjen e Shkrimtareve te asaj KOHE...Ai eshte shndruar ne nje BYTHE e TUNXHTE" . Dhe c'eshte me e keqja ai desheron te rivije perseri per shkaqe PERSONALE . Kjo per mua nuk duhet te ndodhe . Ai nuk ka mundesi as te bjere as te perkrahe ndonje risi. Rroli i tij pak sa i tepruar ne kohe eshte " koha skadoi". Ardhja ne krye e nje njeriu tjeter me vizion me ide dhe deshire...por mbi te gjitha me mentalitet te perkrahjes se te RESE eshte me se i domosdoshem per kohen . Kjo nuk eshte per faj te EDIT , as vetive te tij e jetes se tij private Patjeter te kritikueshme   si cdo rob i gjalle,...qe u ndodh ne kohen e duhuer dhe momentin e duhur. Them se vet lufta ndaj gabimeve te tij do jete shume me e ashper dhe shume here me produktive ne raste shume te vogla te shtremberimeve te krahasuara me fantazmagorine e MIXHES per punet e shoqerise se organizuar e drejtimin e shtetit. Per drejtim Partie Mixha vertetoi edhe njeher ( pavaresisht si produkt i viteve 1800 ) tezen e Lasalit ...Partia forcohet duke pastruar radhet" dhe tezen e Hoxhes "partia perbehet nga njerez qe bejne kritike dhe autokritike...i hapin barkun Partise " smileyNje gur me perkujtimore te kendeshme do ti  qindisim kur te humbase keto zgjedhje...jo dhe aq te ngjashme me Rosinantin  ...ku prane tij patjeter do zene vend edhe epitafet per Shpuristet e tij tek PPU , te lloit....... jo dhe aq te ngjashem me Sancon...por sidoqofte heroj simpatike te viteve pas 90

Keto zgjedhje jane me te rendesishme per SHqiperine. Shqiperia pati nje sukses te padiskutueshem gjate 4 viteve te fundit, sukses i cili u pershendet edhe nga bota, sukses i cili i mundesoi Shqiperise te antaresohej ne NATO. Lideret e perendimit nuk e permendin Shqiperine per raste kriminale, por ata e permendin Shqiperine si shembull per te mire, shembull qe duhet te ndiqet edhe nga shume shtete tjera per sukses dhe reforma.
 Pra, gjate ketyre kater viteve te kaluara, Shqiperia kaloi nga nje shembull i permendur per te keq ne te gjithe boten, ne nje shembull qe duhet te ndiqet nga vendet tjera. 

 Keto nuk jane fjale te miat, por jane fjale te thane nga lideret boterore dhe shtypi boteror.

  Andaj, me e rendesishme per Shqiperine eshte qe keto zgjedhje ti fitoje Sali Berisha. 

 Ju lutem te gjithe shqiptareve qe votojne, te majte apo te djathte, qe per hire te kombit i cili po shenon nje sukses maksimal, te votoni te gjithe per Sali Berishen.  
 Ti lejme anash bindjet partiake per te miren e SHqiperise.

keto zgjedhje, si cdo zgjedhje jane shume te rendesishme per te dya partite kryesore. PS ka shume per te humbur ne rast se humbet pasi do i duhet te ristrukturohet edhe nje here nga e para dhe rrezikon te kthehet ne skene Nano qe do perbente relaps ne kancer per PS. Ne rast se PD i humbet zgjedhjet pervec humbjes se pushtetit ndoshta ka shancin te ristrukturohet pa Berishen. Frika qe kam per PD eshte qe individet e saj jane te lidhur nga zamka berisha dhe me ikjen e tij nuk di nese ka boll personalitet ne te gjithe ata njerez bashke per te mbajtur nje parti.

Nje pyetje interesante eshte se cfare do te ndodhte ne te dy kampet ne rast humbjeje. Kuptohet ne kohe fushate, askush nuk diskuton humbjen, por njera pale do humbi dhe cilado qe te jete do te kete zhvillime te brendshme. Me kete sistem zgjedhor qe eshte bere, eshte normale (por jo e garantuar ne ligj) qe kush humbet te largohet.

Duke supozuar se humbesi do te largohet nga kreu i partise cfare do te ndodhe nese humb Berisha?

 1- Do te diktoje si mimum zgjedhjen e pasardhesit (p.sh. Lul Basha) dhe do te behet nje tip president nderi i PD (si Godo po shume me influent)

2 - Do te largohet duke krijuar mundesine PD te kthehet nga nje parti e Berishes ne nje parti ku do te konkurohet per krehun dhe qe nje dite do te kete mbeshtetes dhe jo vetem adhurues te flakte te liderit.

3- Tjeter??

Nese humb Rama:

1 - Do te rikthehet Nano

2 - Do te zgjidhet nje tjeter kryetar nga PS po ajo relativisht e vjeter (p.sh. Blushi)

3 - Do te shkrihet LSI me PS dhe Meta do te kryesoje PS.

4- Tjeter?

Mbase ky eshte diskutim i parakohshem, po gjithsesi interesant se data 29 nuk eshte larg dhe ate dite do kete nje fitues, por dhe nje humbes.

 

 

Them qe jeni shume gabim kur mendoni qe Rames i vjen fundi nga humbja ne keto zgjedhje. Pershtypja ime eshte qe Rama vetem po perpiqet te limitoje humbjen qe duket e pashmangshme. Duke qene se ne parlament do kete deputete komplet te rinj dhe besnike, Rama do i kete krahet edhe me te forta ne PS nga ci ka tani. Pas zgjedhjeve me siguri do behet ndonje konference e PS ku gjoja Rama do kerkoje doreheqjen por masa nuk do e pranoje. Rama do kete rehatine e te qenit ne opozite, pa barren e madhe e te paturit te pushtetit qe ne 4 vitet qe vijne do vuaje krizen boterore, deficitet, pagesat e borxheve per rrugen etj. Pas 4 viteve e merr pushtetin rehat fare. Nano nuk eshte kurrfare faktori, ka marre fund me kohe, eshte thjesht fosil.

Rama duket shume anemik dhe pa qejf per te marre barren e qeverisjes, dhe kjo me duket e pandershme.

Nuk besoj qe ka dyshim qe zgjedhjet i fiton Berisha, shpresoj vetem te mos arrije shumice absolute sepse do ishte vertet gje e keqe. Berisha humbet shume me teper nga Rama sepse duket qe edhe kur ben ca pune askush nuk e beson me.

Shpresoj te jem komplet gabim ne sa thashe me siper.

Me shume per te humbur ka Rama. Do humbasi partine dhe ne zgjedhjet e reja, apo dhe me pare, edhe Bashkine. Problemi eshte se do humbasim edhe ne. Do rikthehet Nano e do rikthehemi edhe ne ne 2005.

Mallkuar qofsh o Rame!!! Na shove gjithe shpresat per ndryshim e nderrim

 

te duket cudi? Aty jane dhe ata qe do mbeshtesin Nanon sapo te kthehet. Shifi pak cakenjte ne rradhe te pare te cdo mitingu.

Po mos, mer!!! Pse e ndjell, mer? Zene se s'i pe cakejt. Wegschauen. Po kaq i mallkum deri ne palce ai ven???  smiley    smiley    smiley    

Unser Vater im Himmel!
Geheiligt werde dein Name.
Dein Reich komme.
Dein Wille geschehe, wie im Himmel, so auf Erden.
Unser tägliches Brot gib uns heute.
Und vergib uns unsere Schuld,
wie auch wir vergeben unsern Schuldigern.
Und führe uns nicht in Versuchung,
sondern erlöse uns von dem Bösen.
Denn dein ist das Reich und die Kraft
und die Herrlichkeit in Ewigkeit.
Amen.

PS: Lass' nicht jeden A**loch in diesem Lande führen. Amen^2!!!

tironso, atyne cakenjve i kon ra dhomet, jon vetem si karrema per generation X. Mas zgjedhjeve ato shkojne ke plenat.

Nano osht kal i nordh, se ne cakenjt e vet s'e dun mo, per pune llokme dmth, perjashto nei koqe kanari.

Ishalla, po mesa po nigjojm e po shofim, nuk osht ashtu. Nuk po flas per cakenjte e vjeter, po per te rinjte qe i ushqeu Nano nga kelysha.

 

Emo, c'dmth keto dojçlliqe mer se s'di une i ziu smiley     

tirons,

Te paska bere keqe atdheu! Kur shkruaje nga jashte edhe te "lexohej" ndonje koment..

Nuk ka asnje mundesi reale qe PS te humbas zgjedhjet! Pasi ka kohe qe i ka humb PD-a vete.. E gjithe ceshtja eshte a do te arrije numrin 73 ( une mendoj 78 ) te deputeteve PS.

Ti kthehem pyetjes "Per ke jane te rendesishme keto zgjedhje? "

Jane te rendesishme per te ardhmen Evropiane te shqiperise dhe lamtumiren e fundit te viteve qe do te hyjne ne historine e Shqiperise si vitet e zeza shqiptare

Nje rivonim rrenjesore te klases politike shqiptare , jo vetem nga PS-a por edhe nga PD-a. Per kete te fundit do te duhen edhe 4 vjet te tjera opozite dhe nje humbje tjeter e SB qe me se fundi te arrijne te prodhojne njerez me mentalitet te ri.  Ky eshte skenari me positiv ndersa me real eshte shkrirja si Parti politike dhe nje opozite te re me ne kryhe Meten.

Tironso, lutja Ati yn qe je ne Qiell. Per here te pare e kom perjetu ne austriakce, pranej eshte njit ashtu.

Ne fun i kom bo i shtese te vogel qe mos leje kto gerxhot e vjetra qe ti rrin var atij veni ne qafe perjetsisht.

PS fiton me shume nese humbet zgjedhjet:

Rama nuk iken nga kryetar partie. Partite e vogla vdesin dhe PS rigjenerohet ne 4 vjecarin e ardhshem... mundesisht me nje program.

Sala fiton, por nderkohe ne kampin mazhoritar kane filluar lufterat e brendshme, spastrimet e mendimeve ndryshe, etj, etj. Zagaret jane me ideologjine qe tani jemi me te fuqishem dhe nuk ka cfare na ben njeri, keshtu qe vazhdojne duke vjedhur e shkaterruar. Pas zgjedhjeve, do e ndiejne me keq se kurre krizen ekonomike dhe ne zgjedhjet e tjera jane te djegur.

Asnje presje nuk i hiqet analizes se Tren-it. Mund te shtoja edhe qe plani Meta-Nano per te rimare Partine Socialiste eshte i deshtuar qe ne gjeneze. Shikoni se kush jane ata qe zvendesuan "kongresmenet" ose ish KePeDe-aret, pra "Asambletaret", se cilet jane. (Blushi e ka quajtur kete asamble te Rames si "te bere me  shoket e grave dhe grate e shokeve..."  Jane ata qe do ndryshojne ate pike te statusit, ku thuhet: Kryetari dorehiqet nese humbet zgjedhjet...Te mos zgjatem rilexoni Tren-in

50 me 50.

Berisha e ka te qarte, e ndien , se po nuk fitoj, lamtumire lidership.

Edhe Edvini, eshte i sigurte se po nuk fitoj, lider i Ps-s as behet fjale.

Edi eshte me i qete, se nuk len asgje per gjysem, Berisha ka me etje per te qeverisur edhe 4 vjet, qe te mos mbete ne gjysem ajo qe ka nisur.

Ore Liqen, per nje gje i jap hakun Rames. Bravo i qofte qe arrin ta percoje deri jashte Shqiperise kete menyre arrogante te te menduarit te gjerave. Po c'kusur kom une te marr ato palo vleresime nga ty mer?

Kam 2 muj qe lexoj militantizma nga ti, e s'te kam thene gjysem fjale, tani duhet te degjoj dhe romuzet e tua.

Kjo soj fryme dhe kapadailleku do ju marri me qafe juve mer. Te gjithe ju thone qe s'po ngjit e ju mazallah se pranoni me pa realitetin.

Jane ata qe do ndryshojne ate pike te statusit, ku thuhet: Kryetari dorehiqet nese humbet zgjedhjet...

Siguro kjo, apo mendon ti?

N'se e para, a ban me dite dhe na' burimin?

Falemners! smiley

Po c'kusur kom une te marr ato palo vleresime nga ty mer?

Kam 2 muj qe lexoj militantizma nga ti, e s'te kam thene gjysem fjale, tani duhet te degjoj dhe romuzet e tua.

Pse u nxeve ti plako? Ke qene me gjakftohte!

Je ngaterruar nje cik ketu me kete punen e milatizmit 2 muaj.. Nuk eshte e thene qe cdo individ me flamur britanik jam une....  po hajd se te kam mik te vjeter  nuk ta ve re..  smiley

Nuk ka percjelle arrogancen Rama ne perendim por e mori nga perendimi ne Tirane!!! 

Shkruhemi prape kur te kemi kohe.... Se deri me daten 28 gdhire 29 jemi busy!   smiley  

Data 9 sot dhe neser edhe 18 dite na ndajne!  smiley

 

 

 

 

 

 

Pyetja ne dukje eshte naive por qellimi i saj eshte shume i mbrapshte. Nuk eshte bere gje tjeter vetem se sillet ketu pak e kamufluar propaganda e fushates e njeres prej dy partive kryesore.

Fitorja e zgjedhjeve eshte shume e rendesishme per te dy partite qe pretendojne dhe kane nderruar njera tjetren ne pushtet.
Po ashtu edhe per dy lideret kryesore politike.

Nuk ka kuptim te thuash per cilin garues eshte me e rendesishme finishi si fitues. Ata qe kane hyre ne gare kane hyre per te fituar dhe kane vene te gjithe potencialin e tyre.

Ata qe kane hyre ne gare kane hyre per te fituar dhe kane vene te gjithe potencialin e tyre.

Pse, është kandiduar Rama dhe nuk e kemi marrëvesh akoma? smiley

...  gre_wireless - 9 Qer 2009 - 6:55pm 

PS fiton me shume nese humbet zgjedhjet......

C'eshte kjo nje oxymoron?

PS nuk fiton nese humbet zgjedhjet,PS fiton nese i fiton zgjedhjet.Po keshtu edhe per PD e njejta logjike vlen.

.........Rama nuk iken nga kryetar partie. Partite e vogla vdesin dhe PS rigjenerohet ne 4 vjecarin e ardhshem... mundesisht me nje program...........

Po nese pas 4 vjetesh PD do te permbushe perseri shumicen e premtimeve,te beje ate boshtin e Jugut,shumicen e hidrocentraleve dhe te heqe vizat me vendet e BE, cfare do te thuash ti?Qe edhe humbja e 2013 i ben mire PS?

Jo vella humbja eshte humbje.Une nuk jam si Liqeni qe shikon enderra me sy hapur per fitore te thelle te PS.Une thjesht them qe PD do te fitoje me 73-74 deputete.Por perseri fitorja eshte fitore.

Thjesht Edi Rama e tregoi qe do te humbase kur nuk ja mbajti te kandidonte per deputet,nga frika se mos i humbte bashkia e tij e dashur.Thjesht per kete mesazh te keq qe ju dha zgjedhezve te vet socialiste,ai duhet te ike nga drejtimi i PS.Ai mund te jete kryetar bashkie i mire por nuk eshte Kryetar partie e mire.Politika behet ne sallen e burrave ,ne parlament dhe jo me sms qe ta thote Treni pa lokomotive.Thjesht Rama do te rrije kryatar Bashkie dhe nja 1-2 mandate te tjera,por kaq mund te arrije ai,jo me shume.

Me vjen keq dhe per ty Liqeno por kjo eshte e verteta.

...Une nuk jam si Liqeni qe shikon enderra me sy hapur per fitore te thelle te PS.Une thjesht them qe PD do te fitoje me 73-74 deputete.Por perseri fitorja eshte fitore....

 

Militantet edhe enderrat i shikojne njesoj, vetem se ngjyrat jane te ndryshme smiley

PS-ja ka mundesine qe humbjen e zgjedhjeve ta kete fitore ne njefare menyre.

Fillon ristrukturimi i vertete dhe sic duhet i PS-se.

Nano dhe Rama menjanohen dhe lideri i te majtes mund te jete Meta, Majko apo Blushi, ose dikush tjeter.

Bashkohet e majta, duke u shkrire ne PS te gjitha partite qe kane dale nga ajo, LSI, PSV91 por edhe parti te tjera pa elektorat si ajo e Milos etj.

Mund te rifilloje funksionimi i karrieres ne kete parti dhe nje analize e forte se pse deshtuan dhe pergatitjen e programit dhe identitetin e partise.

Keto jane pak a shume disa arsye qe humbja pothuajse e sigurte e PS-se nuk do te jete dicka qe do ta godase rende PS-ne, por ne te kundert do te jete kembane qe lajmeron njerezit dhe i fut ata ne rrugen e duhur per kete parti.

Imagjino sikur të gjitha atyre grupimeve t'ju bashkohet edhe ndonjë ish sekretar i partisë punës... dmth ndonjë komunist nga ata të nderçmit... Shkëmb graniti do bëheshin pastaj

nga sa shoh e lexoj zgjedhjet do ti fitoje Berisha.Me duket se Rama po ben ç'ti vije per doresh per ti humbur.....Atij as i plas fare....Ka nje papergjegjshmeri e nihilizem te pashoq....Ne cilindo rast "objektivat" e veta i ka arritur..Per Shqiperi e shqiptare as nuk ia ndjen fare......Eshte i pagjak...

Ai tjetri ka maraz,ambicie...Do qe ti dale shpirti aty ku eshte..Eshte pragmatik,inteligjent....Molto determinato.Nuk kam pare njeri qe te punoje 20 ore ne dite e perdite....Veshtire ta heqesh nga skena.Eshte pragmatik e shume karizmatik....

sol,

nuk eshte fundi i PS'se nese PS humbet zgjedhjet. Mendimi im eshte qe PD eshte me e organizuar, dhe PS nuk e ka gjet akoma veten. Po ky nuk eshte rast unik. Po ta shikosh, PD ka pak a shume te njejtat figura qe kishte ne 2005, ne 2001 dhe ndoshta edhe me pare. Ne 2001 PD nuk ishte kurrkund, Sala nuk iku, por ne 4 vitet e ardhshme u organizua shume me mire. Kjo ndodhi edhe me demokratet ne US ne 2004'en dhe shume shembuj te tjere.

PS ne keto 4 vite nuk eshte pastruar akoma nga ata qe e cuan ne humbje ne 2005. E para kjo. E dyta, akoma as nuk i ka rregulluar punet me LSI dhe as LSI nuk ka krijuar akoma ideologji me vete.

Per te paren, disa zagare qe nuk vlenin dy leke dhe qe degjeneruan komplet politiken Shqiptare deri para 4 vitesh kane qene akoma per inerci neper kembe (ne kuvend, ne selira, etj). Duke patur parasysh ndryshimin radikal ne lista, do kete nje riperteritje te mire.

LSI dhe disa parti te tjera te vogla do te shkunden mire nga keto zgjedhje, dhe do te jene me realiste ne kerkesat e tyre ne te ardhmen edhe nese vazhdojne te egzistojne.

PD'ja vete do arrije nje fare lodhjeje dhe zerat kundershtues do rriten ne vitet e ardhshme.

Pastaj flasim per programin. Ne te vertete ne po e akuzojme PS'ne se nuk ka program, e me the e te thashe. Dhe eshte e vertete, nuk po thote asnje gje konkrete se si mund te zgjidhi kete apo ate problem. Por, nga ana tjeter kjo mund te vije edhe sepse PS eshte ne nje krize ideologjike. Nano i dha nje forme social demokrate dhe e zhvendosi drejt qendres. Ndersa deri tani, megjithese nuk kemi degjuar program, po degjojme nje retorike populiste dhe fokusim tek individi. Kjo nuk mund te quhet program, por mund te jete nje tregues i nje ideologjie te majte qe do te jete dhe sherbeje si baze per nje program ne kater vitet e ardhshme.

Ju duket më e mirë fushata e PD apo ajo e PS?

Asnjera prej tyre nuk me duket e mire.

Me shqeteson fakti se ne nje vend kaq te varfer si Shqiperia, shpenzohen kaq shume para per spektaklet elektorale.

E gjithe kjo me krijon nje ndjesi makthi... sikur jam spektator i ndonje filmi fantastiko-shkencor distopik.

Pyes gjithashtu veten se ku i gjejne gjithe keto leke, nderkohe qe per cdo kandidat shteti ve ne dispozicion vecse 1 milion leke.

Pergjigja ndaj kesaj pyetje per fat te keq i ve vulen ndershmerise se te dyja paleve.

Ene une parashikoj ringjalljen e 'feniksit-t'vogel" (FEN-IKS Nana), zbythjen e Ed Rames dhe skuthave te tjere te korruptuar qe ne sperme. Skuthat e vjeter should rule!

Përshëndetje në rradhë të parë, meqë jam antar i ri dhe ky është postimi im i parë.

Normalisht që më shumë do të humbasë Rama, mund të them me siguri (vetjake) se PS-ja i ka të humbura zgjedhjet e ardhshme. Berisha ka mbajtur pjesën më të madhe të premtimeve të tij, është qeveria që ka punuar më shumë në gjithë periudhën post-komuniste. Në të gjitha krahasimet mes kësaj qeverie dhe qeverisë paraardhëse, kjo qeveri rezulton pozitive në të gjitha zërat e saj. Unë jetoj në Tiranë e mjafton t'ju kujtoj bashkëqytetarëve të mi se, 3-4 vite më parë s'kemi patur drita në shpi mër burr...çdo ditë nga 4 orë në ditë i hiqnin, e kjo gjë ndodhte në mes të Tiranës imagjino se ç'bëhej në rrethet e tjera. Gjatë këtyre 3 viteve të fundit nuk janë fikuar asnjëherë, na kanë ra edhe veshët rehat nga zhurmët e gjenaratorëve që të shurdhonin sapo dilje në rrugë. Pse e bëri kjo qeveri dhe jo qeveria tjetër? Lëre pastaj investimet madhore që janë kryer në infrastrukturë, të gjithë akset janë bërë e po bëhen, rrugët janë venat/aorta e një shteti, Berisha ka punuar fortë në këtë drejtim dhe s'mund t'ia mohojmë këtë gjë. Lehtësira taksative për biznesin, më thotë ky dyqanixhiu skraparli poshtë pallatit që "Edi na mbyti me taksa, na e ka dyfishuar, ndërsa Sala është i paparë për tatimet...". Të mos flasim pastaj për zhdukjen e bandave, përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, hyrje në NATO, MSA-në, aplikimin për BE e shumë gjëra të tjera. Kështuqë unë nuk e shoh si opsion humbjen e PD-së në këto zgjedhje.

Ndërsa, humbja e Ramës krijon këto opsione:

1) Largimin e Ramës nga PS-ja dhe ardhjen në krye të Nanos, që i ka edhe mundësitë edhe njerëzit.

2) Vazhdimi i Ramës si kryetar i PS-së, mgjth ka deklaruar largimin nëse humb. Por mund të gjenden shumë shkaqe për të zgjatur qëndrimin në të.

3) Ikja e Ramës dhe zgjedhja e një kryetari tjetër kukull të Ramës, meqë deputetët e ardhshëm, kushdo qofshin do të jenë 100% njerëz të tij e të kontrolluar prej tij.

para kuadrumviratit berisha, olldashi, ruli, basha te tjeret jon tgjith kakarreca, kjo nkuader vizioni kapaciteti dhe zbatimi tktij

po s'u shkaterru, ps-n uroj ta mori tosi dhe t'i shtrengoje rrypat se mjaft ka denigru venin

mo te rendsishme kto zgjedhje jon per venin, sepse vetem njona ka partite ka infrastrukturen rrugore dhe energjetike (enet e gjakut te i shteti, qe duhen me ushqy trupin) perparesi dhe nuk mund t'i lej pergjys kontratat qe ka nis me vizionin qe i ka nis. plus qe kjo qeveri ka bo nji ka hapat mo te rencishme naiher qe ishte sherimi ka kanceri FMN dhe uroj se shpejti dhe nga BB

sa per fushatat, mediat jon kthy si nkohe lufte kon zon llogoret dhe shpifin haptas sa tvje me vjell me "lajmet" qe qesin. retorika nmitingje osh shume e dobet, nuk ka asi ndikim pozitiv ke turmat. me te theksume kto fenomene ke ps-ja, pasi ajo osh ne i fare sensi nevrastenike, gjo qe duket ncdo shfaqje publike te antarve te saj.

Keto zgjedhje jane te rendesishme per asnje force politike. Keto zgjedhje jane si Wrestling WWE. Ku cdo gje eshte e inskenuar me pare dhe fituesi dhe humbesi jane fitues njesoj.

PS do te humbase PD do te fitoj. Rama do te vazhdoj te mjeli Bashkine e Tiranes. Berisha do te vazhdoj te mjeli bashkine e shqiperise per sa kohe Bashkia e Tiranes ka akoma aq qumesht sa te konkuroj me prodhimtarine e qumeshtit te bashkise se shqiperise. Kur lopa e Tiranes te shteroj dhe Berisha te dale ne pesion (mosha ben te veten) atehere fiton PS dhe Rama behet k/minister.

Per ke jane te rendesishme keto zgjedje.

Zgjedhjet jane absolutisht me te rendesishme per Salen. Nje humbje e tij ne kto zgjedhje, pas katervjecarit me te sukseshem te cdo qeverie post-komunizem, do te ishte fatale jo vetem politikisht por edhe ndoshta fizikisht dhe psiqikisht per te.

Edvini nga ana tjeter e ka barazimin ne xhep, humb apo fito zgjedhjet.

Pyetja mer interesante dhe me reale qe mund te behet ne kete kohe mendoj e shprehur nga te gjithe komuniteti nderkombetar Jo vetem per Shqiperine ...pra pyetja qe shtrohet mendoj se eshte ..

A ka ardhe koha qe ne drejtimin e puneve te vijne MBIPARTIAKE....? Kjo eshte ajo qe karakterizon situaten per te cfryre tullombacet patriotike qe nen ombrellat Partiake po shndrohen ne bariera per nje levizje te RE .... qe detyrimisht duhet te perfaqesohet edhe nga te Rij ! Perderisa kete shembull e dha USA mendoj se sa me shpejt ta perqafojne zgjedhesit ne Memedhembje aq mer mire do jete . Kete shans e ka EDI qe duhet ta shfrytezoje sa me intensivisht duke mos u ndikuar nga analistet me BAJLOZE e NANO- BERISHA .... Te mos ndikohet nga fishekzaret se ne e Merituam NATO-n apo ne e meritojme Shengen-in... Te mos fryhet me pompe per arritje Petroliferash e te tjera VARRE qe po i hapen Shqiperise... Te mos genjehet nga llafazane BOSH me terma kot se koti si parqe energjitike e parqe industriale... Te realizoje c'eshte me e mundshmja per zakonet , psikologjine dhe traditen e POPULLIT ...BUJQESINE ! Aty te mbeshtetet per avancime industriale te saj etj etj.. Le te afroje Meten dhe te Rijte e tij...te largohet nga poltikat  biografike ...le te afroje edhe nga stafi i te rijve te PD-se qe te mos i lere peng i mentaliteteve Donkishoteske te Mixhes . Shqipria eshte e te gjitheve. Rendesi ka te kapet NDRYSHIMI qe rekomandon KOHA por edhe Konkretisht Situata dhe Bota! Mjaft me gazetare e gazetari TEVEQELESH , analiste si hoxhallaret qemoti qe falnin duva , apo si dervishet e TEQEVE qe kthenin krahun vetem kur i hanin Morrat e pleshtat . Boll me pater Lari nga Spathari...Rruga eshte e hapur!Prandaj edhe si pergjigje per kete pyetje ne titull mund te jepet e VETMJA PERGJIGJE .... ZGJEDHJET duhet ti FITOJNE Shqiptaret e KOHES qe ecen PERPARA!!  Per Berishra e Nano as qe duhet te behet fjale...Lerjani historise se muqurufeve dhe memorialeve te tyre !

Ironia e ketyre zgjedhjeve per Berishen eshte se per ti treguar botes mbare se ai eshte i ndershem, ne gjendje te bej zgjedhje normale e te pakontestuesshme, e vetmja alternative qe i ngelet  eshte qe ti humbase keto zgjedhje dhe te bej madje edhe transfermin e paqte e pa probleme te puyshtetit. Eshte nje situate tipike "catch 22" per Berishen dhe cdo rezultat tjeter do te jete mjaft i kontestueshem dhe do e coje ate vete dhe partine e tij ne vitin 1996 dhe ne "alienisation" TE FAKTORIT nderkombetar.

 Nuk eshte çudi qe nga keto zgjedhje, asnje parti te mos ta kaloje 50%, keshtu qe eshte e detyruar te beje koalicion me grupin tjeter (te ngjashmin e vet) per te formuar qeverine. Nese PS me aleatet e vet mbledh 30-35% te votave, i duhet te beje koalicion me grupin tjeter LSI+PSR+parti tjeter te majte apo e qendres, per te kapur 50% +1 vote, per te formuar qeverine. Po keshtu dhe PD qe mendohet tek 30-35% i duhet te beje koalicion me Polin e Lirise + ndonje parti tjeter te djadhte apo te qendres, per te formuar qeverine. 

Mundet qe koalicionet te deshtojne, dhe vendi te futet ose ne zgjedhje te tjera ose te formohet nje qeveri me tekniciene, eksperte, per ta pregatitur vendin te shkoje ne zgjedhje pas 6 muajsh ose 1 viti.

Eshte per te qeshur kur sheh njerez patetike qe bertasin neper tribuna per premtime te mbajtura ne nje vend ku varferia lulezon si ne askund tjeter ne Ballkan. Por eshte akoma me tronditese dhe qesharake kur sheh njerez qe besojne te fantazmat e vjetra komuniste te rinovuara ne demokrate. Si mund te besosh njerez qe ne debatet televizive lehin si qen ne vend qe te flasin. Nje miku im i huaj thoshte nje dite: bertasin sepse duhet te mbrojne bemat e tyre korruptive, servile apo  te degjeneruara, duhet te mbrojne c'kane fituar me te padrejte. Psikologjikisht eshte frika qe i ben te lehin si qen. Dhe ka njerez qe akoma besojne te keta njerez qe pasi bene Gerdecin nuk e kane per gje te dalin ne TV dhe te flasin per programe dhe reforma. Nuk e di sesi mund te harrojne keta njerez femine e vogel qe se bashku me lodren e tij u vra ne pragun e shtepise apo vajzen tjeter qe enderron si gjene me te bukur te jetes te kete krahun e saj natyral...... Keta femije mund te ishin te familjes suaj........ju lutem heshtni dhe mos mbroni te pambrojtshmen. Mos u beni patetike dhe pseudo reformatore qe ju intereson zhvillimi. Mbase ju intereson zhvillimi korruptiv ne te cilin jeni perfshire, por jo e drejta dhe realiteti i hidhur.,

ps: irgun-o, je dakord me ket perkthim tina?

varja perkthimit po shif ket muhabetin  

 

 

smiley

...Nje miku im i huaj thoshte nje dite: bertasin sepse duhet te mbrojne bemat e tyre korruptive, servile apo  te degjeneruara, duhet te mbrojne c'kane fituar me te padrejte. Psikologjikisht eshte frika qe i ben te lehin si qen...

Pikerisht se eshte i huaj duhet ta besojme?Po ta kishte thene ndonje shqiptar nuk do ta besoje?Cfare komenti!Me duket se te ka mbetur koha ne vitet 90 ku fjalet e te huajve ishin te padiskutuara.

Ai miku yt i huaj me mire te shohe shtepine e tij ku politikanet nuk ndryshojne fare ne substance nga keta tanet vetem se i bejne gjerat me te kamufluara.

...Dhe ka njerez qe akoma besojne te keta njerez qe pasi bene Gerdecin nuk e kane per gje te dalin ne TV dhe te flasin per programe dhe reforma....

Ja qe keta per fatin tend te keq jane shumica e popullsise dhe do te rizgjidhen perseri sic po duken bathet.Ndoshta ai miku yt i huaj duhet te jape ndonje recete qe kjo te mos ndodhe,pasi fjala e tij qenka ligj dhe jam i sigurte qe shqiptaret do ta degjojne se eshte i huaj fringo.

Pastaj ajo partia tende qe kerkon te zgjedhesh a ka ndonje alternative?Apo thjesht duhet te votojme per te sepse keta bene Gerdecin?Kush me siguron mua qe ajo partia jote nuk do te beje ndonje gje me te madhe se Gerdeci.Fjalet e mikut tend te huaj?Te faleminderit por jam i mbushur deri ne gryke me keto receta te huaja,qe ne shumicen e rasteve jane thjesht teotrike pa doze realiteti.Kam 12 vjet qe jetoj ne dhe te huaj,kam pasaporte te huaj dhe po shoh qe edhe politikanet e huaj vjedhin sa ju do qefi dhe pa ju skuqur faqja  kerkojne votene popullit te tyre.Keshtu thuaji atij te huajit tend qe ta ka bere mendjen carcaf me perralla ndershmerie politikanesh.

“Kemi pasur sot incidentin e fundit ne zonen e Oxhakut ne Tirane, ku aktiviste te PD kane shkaterruar nje nga pikat tona te informacionit. Ne pamundesi per te pasur zyra luksoze, ne punojme ne terren ku aktivistet tane shperndajne informacione. Policia bashkiake e Shkodres ndalon aktivistet tane dhe kjo ndodhi ne Kamez e Bilisht, ku pushteti vendor kontrollohet nga PD”, eshte shprehur Veliaj.

Duke renditur disa akuza ndaj qeverise se zotit Berisha, per ngjarje si Gerdeci, apo dyshimet per korrupsion, Veliaj thote se G99 dhe aktivistet e saj kane te drejte te mendojne ndryshe, nga kryeministri apo kryetarja e Kuvendit.

“Ajo qe duam t’ju themi sot eshte se ky intimidim nuk na ka terhequr, ne jemi te bindur se do te fitojme. Ne kemi bindjen se nga perplasja e dy qyteterimeve, atyre te rrugecerve te Berishes dhe qytetareve te koalicionit tre ri per bashkim, ne do te fitojme”, ka shtuar Veliaj.

Meqenese nuk jeton aty ku jeton populli yt, edhe ti je pak i huaj dhe nuk po ta veme veshin. Eshte e vertete qe kemi pritur zgjidhje nga te huajt dhe i degjojme ata, por jo per te bere ligjin, pikerisht per te degjuar pervojat qe ata kane kane kaluar dhe qe ty nuk te cudisin me. Mbase sepse nuk jeton me ketu.....

Eshte e veshtire te respektosh thenie te pergjishme si nese nuk do te votosh qeverine e Gerdecit, ke do te votosh? Demokracia eshte kjo: ai qe gabon, le vendin. Kjo u mesohet edhe femijeve qe ne vegjeli dhe eshte metode edukimi. Jo me nje qeverie te perbere nga isha qe keto kater vjet krijuan plage te reja per njerezit qe jetojne ketu, per te rinjte qe duan te ndertojne vendin e tyre ketu dhe per te moshuarit qe nuk kane ku te kalone vitet e tyre te fundit mbi kete toke, pervecse ketu.....Mendoj qe meditimi yt nuk eshte i gjetur, ndofta sepse te vjen nga pragmatizmi i momentit te jetuarit jashte vendit dhe deshira e te dhenit keshilla prej jashte vendit.....  

Ja se cfare ndodh me pushtetaret aktuale. Luftojne me menyra te papara dhe degjuara nje grupim rinor si G99. Nje ushtri me gjenerale te deshtuar perballe nje ekipi te ri njerezish qe duan ndryshimin ne menyren sesi e mendojne. Mbase edhe keta mund te tradhetohen ne idete e tyre, por te gjithe jemi te lire te enderrojme, te luftojme dhe te bejme ndryshime..Pastaj shohim dhe pastaj serish luftojme nese duhet

irgun-o, s'me le me tu pergjigj n'koment tat, pra ma bo kabull qe po te pergjigjem kshu larg, si distance komenti e kom  llafin, se me zemer jom aty, te komenti jot, te qylymi kuq nji pellom ku po hec Sala, qe ja bofte Zoti kismet jarabi  smiley  ... Mir, m'bohet qejfi, nuk them, vetem po te kapesh ate foton e trete, duket sikur ajo gjermonia po i thot amon mos mu afro kaq shum. Shiko, seriozisht, un nuk e kom shum hall kush po fito (kam nje prirje te lehte nga Rama VETEM si cun tirons, asgjo me shum; se kush u sheru 100% nga krahinarizmi qe te sherohem una? nuk e shef c'bojn tropojsit ktu tuj postu me harfe t'mdhoja!) - jom gati te mos e kem pra (shum) problem ene per Salen si KM (flas kaluar se taksat i paguj n'tjeter ven!), ama, ama,  ama me nji kusht: te rregulloje gojen ne menyre kryeministrore (nga ana dentare, jo skatologjike). Shqiptaret me t'jashtmit me s'shumti njifen nga kryt (Sala kryt i ka te pashme, s'ke c'thu, si edhe fizikun, ptuj ptuj ptuj....) dhe nga dhomet .... ktu e prish Sala, mos m'thuj jo, se s'ta mor jo-ne si pergjigje.

Zgjedhjet jane pa dyshim shume te rendesishme ... Portokallia mbaroi per kete sezon , Big Brother gjithashtu .... vapa fillon me pasojat e saj anesore dhe spitalet psiqiatrike jane ne gjendje te mjerushme ....keshtu qe mitingjet elektorale jane  ilac i domosdoshem per injorancen dhe popullin tone te varfer ..!!! Ata qe bejne pushime jane vetem nje grusht njerzish qe kane monopolizuar ate vend pa llogaritur kriminatitetin 18 vjecar me ne krye zotin Salis....

ps. Si nuk nxjerrin skedina per zgjedhje se do ishin paisur  te gjithe me karta identiteti pa lene miljona ne spotet televizive te paguara nga arka shtetit .... ????

emigranto, aty ke e treta kan dal masi u pllaquriten i her, masnej moren poze per fotografet. - kshu si me shaka jon komentu dhe knej kto cicmicet e ktyne, se merkeli kishte dal dhe duke citu fjalet e berishes anej ka bundestagu

po sidoqofte ate desha me thon, qe sala mire keq ka akses te modh ne evrope sidomos tashi me epp dhe fuqizimin e te djathtes. e vetmja gjo qe prishi pun ishte moszgjedhja e makkejnit ne shba. kto jon ne lidhje me at videon

sa per dhomet, t'i cojm nai memo, po smduket se i kan prish dhe shum pun jasht der tashi lol

sa per dhomet, t'i cojm nai memo, po smduket se i kan prish dhe shum pun jasht der tashi lol

Dmth, why fix it if it's not "broken"  smiley  smiley  

Zoti na ruajt nga disa prej ketyre ketu qe Berisha e Fatosi u kane hedhur trute e gomarit.

Kjo qeveri i ka humbur zgjedhjet moralisht. Fizikisht mund te paguaje copat e letres qe quhen vota dhe te kapardiset edhe kater vjet te tjera duke treguar se po ben rruge; rruge nga ato qe behen sot dhe pas nje viti u hapen gropa te medha. A nuk e kane kthyer Shqiperine sot ne nje grope te madhe?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).