Pensionet, një bombë që pritet të shpërthejë

Me shumë pak kontribues, me shumë përfitues dhe manipulime të shumta, sistemi është gati për t'u shembur. Por asnjë qeveri nuk duket gati për të marrë përsipër reformat e dhimbshme që kërkohen.

"Kur dola në pension në vitin 1995, mësova se qeveria kishte vendosur që të paguante të njëjtën shumë pensioni për secilin, pavarësisht se si kishin kontribuar njerëzit për skemën", - kujton Shpresa Daja, një ish-menaxhere për 40 vite në një fabrikë në pronësi të shtetit.

"Kështu që për tetë vite m'u desh që të ngushëllohem me një pension prej 60 eurosh në muaj", - thotë Daja, duke shtuar se, pavarësisht se kishte kontribuar për sistemin gjatë gjithë jetës së saj, sërish i duhet të mbështetet te djali i saj për të mbuluar shpenzimet bazike.

Sipas Omer Stringës, dekan në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, Daja i përket "brezit të pafat", një eufemizëm që lidhet me personat që dolën në pension në mes të viteve '90.

Kur i gjithë fondi shtetëror i pensioneve u shemb pas presioneve inflacioniste që erdhën si pasojë e rënies së regjimit komunist, vlera e kursimeve të shumë njerëzve ra me shpejtësi marramendëse në pak a shumë asgjë.

Megjithëse pensionet janë rritur gjatë viteve të fundit me 40 për qind ose dhe janë dyfishuar, ekonomistët paralajmërojnë se sistemi rrezikon kolapsin.

Ndërsa qeveria po përpiqet të kontrollojë punën në të zezë dhe të bindë punonjësit të kontribuojnë më shumë për pensionet, ekspertët paralajmërojnë se këto strategji nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar sistemin.

Problemi themelor është se sistemi i pensioneve në Shqipëri ka 400 mijë kontribues dhe 530 mijë përfitues.

Rreth 40 për qind të shpenzimeve të tij mbulohen nga buxheti i shtetit.

Për më tepër, pas pak vitesh, numri i përfituesve pritet të rritet ndjeshëm.

"Skema jonë e pensioneve mund të funksionojë teorikisht me katër kontribues për një përfitues", - thotë Stringa.

"Por, nëse kjo skemë zbret në tre kontribues për çdo përfitues, sistemi konsiderohet në rrezik."

"Nëse ka më pak se dy kontribues për përfitues, sistemi mund të konsiderohet i falimentuar."

Aktualisht në vend ka 0.8 kontribues për përfitues dhe situata po përkeqësohet shumë shpejt.

Kostoja e kësaj disbalance mes kontribuesve dhe përfituesve po rritet.

Sistemi i pensioneve, përfshirë sistemin e sigurimit shëndetësor, tashmë ka një deficit prej 310 milionë eurosh në vit, pak a shumë 10 për qind të buxhetit të shtetit për këtë vit.

Për më tepër deficiti është trefishuar vit pas viti që nga viti 2001.

Megjithatë, pensionistët janë një grup shumë i rëndësishëm votuesish dhe, në vend që të bëjë kursime, qeveritë vazhdojnë të rrisin pensionet, në mënyrë që të fitojnë vota, sidomos në vite elektoralë.

Si rezultat, përpjekjet e qeverisë për të rritur të ardhurat janë përqendruar më pak në shpëtimin e sistemit të pensioneve nga dështimi dhe më shumë në taksimin - gjithmonë e më të madh - të të njëjtit numër shqiptarësh që kanë një punë.

Në vitin 2007 qeveria paraqiti një sistem shumë të kritikuar të pagave të referencës, që detyron punonjësit të paguajnë më shumë te qeveria, edhe pse ekspertët paralajmëruan se ky sistem mund të rikrijojë problemet themelore që çuan sistemin ekonomik komunist në falimentim.

Sipas sistemit të ri është përcaktuar një rrogë minimale ligjore për çdo profesion në sektorin privat. Taksat dhe sigurimet sociale duhet të paguhen në bazë të pagave të referencës.

"Kur mësova për lajmin, isha i bindur se qeveria e kishte urdhëruar pronarin tim të më rriste rrogën", - thotë Altini, një kamerier në një kafene të Tiranës. "Por më vonë mësova se pronari im duhet të paguante më shumë për shtetin, por paga ime ishte e njëjtë."

Kur shqiptarët dalin në pension, pavarësisht shumës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, ata sërish do të marrin një pension pak a shumë të përafërt.

Ata që punojnë në sektorin privat përpiqen në mënyrë të paevitueshme që të fshehin shumën reale të pagës së tyre gjatë viteve të fundit, në mënyrë që të shmangin pagimin e kontributeve të larta shoqërore për sigurimin.

Kur qeveria nisi të përballet me këtë problem në vitin 2006, ata zbuluan se menaxherët e bankave deklaronin të njëjtën pagë si punonjësit e fabrikave.

Skema e re e qeverisë për të rritur kontributet është vënë nën kritikë dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë shqiptare.

"Zgjidhja (e krizës së pensioneve) konsiston në të bindurin e njerëzve se pagimi i kontributeve do të sjellë përfitime për ta", - thotë një përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria ka mbrojtur lëvizjet e saj. Megjithatë, në muajt e fundit, zyrtarët kanë nisur të diskutojnë një ligj të ri për të privatizuar pjesërisht skemën e pensioneve dhe për të rritur numrin e kontribuesve.

Megjithatë, shumë ekspertë druhen se qeverisë i mungon vullneti i nevojshëm për ta parë siç duhet këtë problem dhe për të marrë masa të forta.

Një tjetër problem është dhe shkalla e lartë e manipulimeve. "Ka dhjetëra-mijëra kontribues që nuk ekzistojnë në skemën e pensioneve dhe ka gjithashtu shumë përfitues që nuk plotësojë kushtet minimale për të marrë pension", - i tha një burim brenda sistemit të sigurimeve shoqërore Balkan Insight.

"Ne jemi të ulur në një bombë sociale që mund të shpërthejë në çdo moment dhe qeveria që do të përballet me këtë, do jetë shumë e pafat", - tha ai.

Abuzimet me sigurimet shoqërorë janë tipike në Shqipëri dhe shpesh lidhen me numrin e madh të ish-ndërmarrjeve shtetërore që kanë përfituar nga sistemi duke falsifikuar të dhënat e numrit të viteve që kanë kontribuar në sistem.

"Qeveria duhet të pranojë për herë të dytë në një gjeneratë se ka dështuar për të garantuar vlerën e depozitave të kontribuesve", - tha i njëjti burim.

"Duhet të paguajë asistencë sociale për ata që nuk kanë kontribuar për pensionet e tyre për 20 vitet e fundit dhe të ofrojë një vlerë reale për ata që kanë kontribuar. Çdo skemë tjetër vetëm sa do e shtynte zgjidhjen e vërtetë të problemeve", - përfundon ai.

 

14 Komente

Ne Itali ka 20 vjet qe klasa politike cirret per bomben e pensioneve dhe asgje ska ndodhur.

Rrini rehat se nuk ndodh gje as te ne.

zyrtarët kanë nisur të diskutojnë një ligj të ri për të privatizuar pjesërisht skemën e pensioneve  Megjithatë, shumë ekspertë druhen se qeverisë i mungon vullneti i nevojshëm për ta parë siç duhet këtë problem dhe për të marrë masa të forta

 

Ja ku fle lepuri i gjithe artikullit.

para e madhe me sigurimet...

Me sa di une plani i pensioneve shtetnore te Rep. t'Shypnis o i falimentum (dmth me shume dalin se hyjn). Nderkohe Birishi ja ka rrit gjithe pleqve pensionet qi prej 1 majit (si duket pranej e qiti perjasht FMN). So much for the Washington Consesus!

taksa njerëz, paguani taksa.

dhe boll na i sollët pleqtë këtej të mbahen me ndihmat e shteteve të tjera, se na latë dhe neve pa pensione.

mos ki merak se nuk ta heq njeri cekun e welfare se e paguajme ne cdo 15ditsh

As of September 30, 2008, the [US] government was in a $56 trillion-plus fiscal hole, according to its official financial consolidated statements. This amount is equal to $483,000 per household and $184,000 per American. Left unchecked, this burden will rise every year by $6,600 to $9,900 per person, even with a balanced budget.

 emo, 

jane thjesht numra smiley por nga te cilet nuk ka shpetim! 

kot per kuriozitet, do pyesja te rikthyerit ne Shqiperi, nese i bene taksat per 2008? smiley 

Ore sa te kete boje jeshile dhe leter ne kete durnja, ska problem, chene  smiley  

 po mre, do shperndajne 'Print u'r on dallas' kit smiley 

1. ligj fiskal i sakte

2. aftesi e shtetit per te zbatuar ligjin dhe per te ndaluar vjedhjet/anashkalimet e deklarimit te taksave nga qytetaret dhe institucionet

3. ndergjegjesim i qytetareve se taksat nuk jane fjale ne ere ose mashtrim por ju sherbejne atyre dhe familjeve te tyre

4. mireadministrim i investimit te fondeve te pensionit nga ana e specialisteve, pra investim i tyre ne mjete financiare qe gjenerojne fitim ne te ardhmen

5. siguri qe keto kater me siper te funksionojne te gjitha ne te njejten kohe

.....Shqiperia? fluturon, fluturon, fluturon.........pensioni....

nuk do ta harroj kur nje profesori im na tha ne mes te mesimit (pa e ditur qe une isha shqipo) qe i vetmi vend ne EU qe nuk do te kete krize pensionesh ne medium/long term eshte Shqiperia: mosha mesatare 28, me  nje mesatare te brezit te trete jo me shume se 75 vjec ndersa BE-ja plaket gjithnje e me shume si krahu punetor ashtu dhe pensionistet qe jetojne me shume!

Si rrjedhim, problemi eshte thjeshte menaxherial: mbildh taksat sic duhet dhe makina funksionon per bukur pa patur nevoje ta privatizosh.

aiglon, shqiperia gjithashtu i ka pensionet nga 50,000 lek..keshtu qe sigurisht ska krize pensioni sepse pensioni eshte ekuivalenti i nje letre per te fshire sumen

Nuk ka pasur diskutime per privatizim te sistemit te pensioneve por per futjen e lehtesirave per pensionet private. Mos e beni kot qimen tra!

Krahasimi me vendet e BE eshte i pavlefshem duke qene se vendet e BE nuk kane pasur inflacionin e Shqiperise ne vitet e fundit, apo vecorite e tjera ekonomike/shoqerore (rritje e vazhdueshme e pensioneve qe paguhen, largim i nje te tretes te fuqise punetore etj). Hapat e qeverise jane interesante (psh pagat e references qe AKOMA NUK JANE PROVUAR QE JANE RRITJE KONTRIBUTESH PERSA KOHE QE S'KA BAZE KRAHASUESE dhe qe sherbejne per formalizimin e tregut te punes), ashtu si edhe perpjekja e dyfishte per uljen e kontributeve por rritjen e pages maksimale. Megjithate nevojitet fuqizimi i tregut vendas te sigurimeve/pensioneve pasi tani per tani ata qe kane para po i vendosin ne shoqeri te huaja duke mundesuar nje rrjedhje (sado te vogel) te kapitalit.

 "...Problemi themelor është se sistemi i pensioneve në Shqipëri ka 400 mijë kontribues dhe 530 mijë përfitues..." 
 

Nga kjo ketu kuptojme se sa eshte informaliteti ne Shqiperi. Po te jepeshin dhe te dhenat e tjera, se sa nxenes, studenta ka, sa te papune jane regjistruar, sa kopshtet, etj. dalin afersisht se sa punojne ne te zeze, pra qe nuk paguajne sigurime shoqerore. 

Qeverise (se ardheshme, se kjo iku), i duhet urgjentisht te hapi vende te reja pune. 

 

"...Sistemi i pensioneve, përfshirë sistemin e sigurimit shëndetësor, tashmë ka një deficit prej 310 milionë eurosh në vit, pak a shumë 10 për qind të buxhetit të shtetit për këtë vit.

Për më tepër deficiti është trefishuar vit pas viti që nga viti 2001....."

 

Tamam bombe financiare. E çuditeshme eshte se, kudo ne bote, qeverite kur kane perpara dosje te tilla financiare, e mbyllin menjehere dhe ia lene qeverise tjeter ta zgjidhi, duke harruar se keshtu agravohet gjithnje e me teper gjendja, gjersa vjen nje dite dhe plas. 

 

Aiglon; "....kur nje profesori im na tha ne mes te mesimit (pa e ditur qe une isha shqipo) qe i vetmi vend ne EU qe nuk do te kete krize pensionesh ne medium/long term eshte Shqiperia: mosha mesatare 28, me nje mesatare te brezit te trete jo me shume se 75 vjec ...." 

 Mirpo profesori nuk e di se pikerisht kjo moshe e re eshte e papune dhe nuk kontribon fare per sigurimet shoqerore/sociale. Profesori, po te lexonte keto te dhenat ketu me siguri, jo vetem do ndryshonte mendim por te çuditej se , si ne Shqiperi ekziston nje Shoqeri Sigurimesh me shifra koke poshte;...ka 400 mijë kontribues dhe 530 mijë përfitues...

Europa vertet ka moshe te vjeter , por ka ama shum te punesuar, pra kontribues qe ia kalojne numrit te perfituesve. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).