PD çel fushatën, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92

Fjala e Kryeministrit Berisha në çeljen e fushatës elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e 28 qershorit 2009
 
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

Vëllezër e motra,

Zonja e zotërinj,

Së pari, ju përshëndes vëllazërisht ju, në këtë shesh, të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen sot, u shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve të kryeqytetit, të cilët me besimin e tyre, katër vjet më pare, bënë që Tirana, sot  të jetë kryeqyteti i Shqipërisë anëtare e NATO-s, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i Shqipërisë aplikante për anëtare e plotë në Bashkimin Europian, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i vendit me rritjen ekonomike më të lartë në Europë, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i vendit me rezultatet ndër më të shkëlqyera për klimën e biznesit, Tirana, sot të jetë në startin e madh të fitores së re, fitores së 28 qershorit, Tiranës europiane, Shqipërisë europiane.

 
Qytetare e qytetarë të Tiranës,

Sot, ne nisim startin e madh për fitoren e dytë. Fitoren, e cila do të ketë si motër 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do të ketë për mision ëndrrën e madhe europiane të tirananasve, të mbarë shqiptarëve. Tirana europiane do të ndërtojë Shqipërinë europiane, si të jetë Tirana, do të jetë Shqipëria.

Qytetare e qytetarë të Tiranës,

Katër vitet që vijnë janë vitet e projektit tonë të madh, projekt, me të cilin qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës, njëlloj si ata të vendeve europiane, do të kenë rrugët, autostradat, transportin e standardeve më të mira.

Tirana europiane dhe Shqipëria europiane do të jetë Tirana e qytetarit dhe Shqipëria e qytetarit, me 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor dinjitoz për një qytetar europian.

Tirana europiane do të jetë Tirana e punës, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisë.

Në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, në katër vitet që vijnë do të krijojmë së bashku 160 mijë vende pune të reja.

Tirana do të jetë në katër vite kryeqyteti me unazën më moderne dhe më të re në Europë, i unazës së madhe dhe korridoreve të saj.

Tirana evropiane, Shqipëria europiane do të jetë kryeqyteti i vendit, qytetarët e pensionistët të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së.

Tirana europiane do të jetë Tirana e lirive,  do të jetë Tirana e prestigjit dhe e dinjitetit të këtij kombi.

Në katër vite, ne së bashku, këtu në Tiranë, ku ne e nisëm udhëtimin tonë të lirisë, do të shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë të bukur, Tirana gati nuse, Shqipëria gati nuse për anëtare të Bashkimit Europian.

Rroftë Tirana!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë fitorja!

Së bashku, më 28 qershor të rikthejmë lavdinë tonë elektorale, 22 marsin e vitit ’92. Fitore!

 

47 Komente

para drejt fitorjeve te reja

hihiihihi, rrofte fitorja, hihihihihi sa palle eshte smiley

a shkoi njeri n'miting mre ?? smiley

plot vallai, e shyqyr qe e boni, se na e boni mar e u takum ene me kushurit nga fshati qe kishin ardh per miting

Vallai plot ishte sheshi megjithese binte shi. Shume shume njerez. Urime Sale na e shporr rrepistin smiley

dmth do fitojme prape ee smiley

hajt inshalla pra

hihihiih

smiley

 

para drejt fitorjeve te reja

Parti, Enver, jemi gati kurdohere!

As nuk diskutohet fare qe do fitojme. Gjithe diten degjoj vetem sharje nga socialistet  "do fitoje prape ai drreq maloku mjere shqiperia". Te te them edhe nje kuriozitet?! Fitorja do te jete vertete si ne 92-shin smiley

 

P.S E degjuat kengen e Bojkenit per rrugen?! Do kete plas sherri tek Top Channel qe i ka bere kenge Sales per fushate Bojkeni smiley

Te te them edhe nje kuriozitet?! Fitorja do te jete vertete si ne 92-shin Wink

Nga e di ti?! Po ben gati kutijat?

 

Jo mor te keqen por shoh Kastriot Islamin qe po analizon disqet e gjendjes civile ne menyre shkencore dhe ja fut ca traplluqeve percart qe sigurisht jane shenja paniku per humbjen e zgjedhjeve. Rama do mundohet me cdo kusht te mos hyje ne zgjedhje dhe kjo do vertetohet ditet e ardhshme. Hajt se je cun i qut analizoji icik gjerat dhe mos u ndiko nga militantizmi smiley

islami ka i problem ksaj here, se ngaqe i ka ra motori i thymjes se kafkave s'e merr mo njeri seriozisht

 

po qe thu ti olso mjafto te shofesh ca u bo n'korce e lushnje me mor vesh si osh puna

Pse cfare u be? Kam nje jave qe s'jam i informuar edhe une si Desi.

Militant une?! Kot nuk thone qe shan i shari.

Nqs. e gjithe popullesia nuk pajiset me karta PS-ja nuk ka pse te futet ne zgjedhje.

Shpresoj qe ajo qe ti shkruan me siper te mos jete nje eskamotazh nga ana e PD-se per te konsideruar nje mospjesemarrje eventuale te PS-se (per arsyen e kartave) si pasoje e frikes ndaj humbjes.

kta te pd-s te pakten sia fusin vrapit kur bi shi, lol

Po normal se kan lider qe i mban ne kembe jo si Rama qe i komandon zgjedhjet me leva Play Station nga bashkia smiley

gjynof te shkretet, kishin harxhu i hale me leke ke parukierja , ene ju lagen leshrat smiley

Pernaska dhe Bogdani shkelqenin nga krefja dhe brilantina smiley

Melisa ish bo si mace e lagme smiley mo sexy ngjatte Lirija se ajo.

tjeter nuk pashe smiley

Tirana europiane dhe Shqipëria europiane do të jetë Tirana e qytetarit dhe Shqipëria e qytetarit, me 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor dinjitoz për një qytetar europian.

Po prape me 24 ore uje,ben premtimime ky,i pa cipi? Ne Sot ne Tirane uji vjen era squfur,dhe po ky surrat,premtoi,per 24 ore uje dhe drita! Berisha eshte nje kasete e vjeter,eshte nje muzike e cpifme , per shumicen e shqiptareve! Boll me o Berishe shko ne shtepi dhe gezoju pensionit si Fatos Nano,do ti besh nder ketij kombi!

Pernaska dhe Bogdani shkelqenin nga krefja dhe brilantina

Bogdani duhet te konsideroje seriozisht uljen e dozave te perdorimit te xheles nqs. i dhimbsen floket!

Me sqaroni mu pak ,kush eshte pernaska e Bogdani?

Olso te kam thene qe je ekspert i midhjes dhe i peshkut. Nga kartat tek xheli papapapa. Edhe militant edhe berber ashtu te lumte smiley

Me fal se te shava Bogdanin! Une per te miren e tij e kisha more militant i pandreqshem qe i thua te tjereve "militant".

Harrova une... ti merresh vetem me politike. Nuk ke floke me nje fjale! Ose nuk di as cfare eshte xheli.

Sapunin e di cfare eshte? smiley

Nuk me pelqyen asnjeri.Pernaska ka tutulçet goxha,por kembet e mira...Koken e shemtuar e floket e djegur..Ai tjetri duket pak si trushplare ..Tip Naziskin idiot...Une desha me dite se ç'funksione kane

ah, zana

mbase fotot sjane tamam por jane qe te dy te pashem dhe te mbajtur smiley

te thush qe Pernaska ka floket e djegurrrrrrrrr ?

no way, se besoj smiley

ate e  kopjojne gjithe ato gra ne tajrone smiley

 

 

Mbase jane fotot Des.....Nga fotot pernaska duket sikur ka bere kemioterapi(zot m'fal)

Po si ka mundesi qe nuk u habit njeri nga fakti qe ky mesazh fushate eshte botuar si pa te keq ne faqen e Keshillit te Ministrave?

e  vume re, por su habitem hic smiley

partia dhe qivira jane  nje, sot me shume se kurre

hihihih

 

Keto jane detaje te vogla. Ku konsiderohen keto ne Shqiperi?!

Tjetri po te bombardon me spote elektorale (te paguara me paret e te gjitheve) per arritjet e qeverise, prej muajsh tashme, e cudia zgjati vetem 3 dite!

Hihihihi, e forte ajo e Lushnjes.  "Shqiperia Europiane, uje 24 ore" me flamuj amrikan smiley.  Ndonje flamur te BE-s s'me zuni syni smiley

ne kanadejshen dhe amerikejshen osht akoma 1 ere.

 

Me sqaroni mu pak ,kush eshte pernaska ..?

Ja me ja kjo!

Aq e famsheme eshte,sa ka hy vete tek wikipedia mi!Dhe ka bo i derr biografie,(cv) si ti doje kokra e qefit,por vet ama me forcat e veta!

Qe del sa me i kanal,telebelaje,tek kanali tjeter,qe nje e dy,thote,si te gjithe mo,tuj shetit,para ekranit,sa para mbrapa!Nejse!Nuk eshte goce e keqe! Ka ndry nja dytre parti,dhe ka ra rehat tek kjo PD!

Kur fillon nuk pushon!

Kur ishim nje here ne Dardanele,...kur nuk na linin te degjonim Bitellsat,rokenrollat,..une isha e para qe kisha magnetofon,e kam pas babin,inxhinier,..babin e kam pasur teknik televizorash!

Nuk me pelqyen asnjeri.Pernaska ka tutulçet goxha,por kembet e mira...Koken e shemtuar e floket e djegur..Ai tjetri duket pak si trushplare ..Tip Naziskin idiot...Une desha me dite se ç'funksione kane

Ja ke fut kot apo m'duket mu? Une nuk njof asnjonin, as tjetren po, n'perfytyrimin tim, naziskini eshte kok-rrujt ose skinhead...sa per 'naziskin idiot' masanej, kjo eshte futja pordhes...

 Rroftë Tirana!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë fitorja!

po "rroft` zoti!" s`paska thon ket here? smiley

Thuani si te duani, por u pa mjaft mire qe tek mitingu i PD kishte shume me shume njerez sesa tek mitingu i PS qe i ngjante me shume nje mitingu lokal sesa nje mitingu zyrtar.
Socialistet e mjere e te skaduar mundohen qe te paraqesin cdo arritje te Shqiperise si deshtim, por populli po e sheh te verteten. E verteta eshte e vertete dhe nuk mund te tjetersohet per shkak te apetiteve cinike e idiotike te majtisteve qe u ka skaduar afati.

Nuk paska kene fort ne forme Berisha per kete hapje fushate, se shume i shkurte fjalimi smileysmiley

bite shi pranaj smiley

Fitorja kesaj here eshte e sigurte per disa arsye :

Nder to ben pjese domosdo arritjet e qeverise, e cila ka mbajtur shume premtime; Ndikon gjithashtu perçarja si rralle here ndonjehere e Opozites, e cila del me 2 koalicione veç e veç, dhe me Liderin e Historik te PS-se i cili zere se s'beri thirrje per te mos votuar PS-ne ... Ndikim ne fitore ka gjithashtu dhe sistemi zgjedhor, ndonese proporcional ne pamje te pare, ai eshte RAJONAL, dmth qe perseri faorizon koalicionin me kompakt.

Kur Berisha thote se fitorja do te jete si e '92, ai sigurisht nuk rpetendon te fitoj e 75 %, por thote se Gjithe Shqiperia ka per t'u ngjyrosur BLU - "Blue Albania"

Ne fakt, po te shohesh harten e 12 qarqeve te Shqiperise, veren se PD i ka te fituar tahme 7-8 qarqe, dhe lufta e forte politike eshte perqendruar ne disa te tjere ku rezultati eshte i ngushte.

Pra, ne 28 qershor, fitorja e PD-se do te mbuloje pjesen me te madhe te Shqiperise.

Fakti qe Edi Rama nuk kandidon per deputet, sepse do t'i duhej te dorehiqej nga Bashkia, tregon se ai nuk eshte aspak i sigurte per fitoren. Ja perse nuk kandidon, sepse ne rast humbejeje (dhe kandidimi), ai humbiste edhe garen per Kryeminister, edhe PS-ne, edhe Bashkine. Rama preferon qe te ruaje perseri Bunkerin e Bashkise pas zgjedhjeve, ku te struket nga bombardimet e PS-se dhe Opozites, si pergjegjesi kryesor per humbjen e se majtes.

Nga ana tjeter, kemi Kafkethyesin Islami, i cili ka 2 jave qe na çan derrasat me letra e me lista, duke lene pezull çeshtjen nese PS do marri pjese ne zgjedhje, apo do kerkoje shtyrjen e tyre. Mesa duket, asnje gje s'ka per te ndodhur, zgjedhjet ne 28 do behen, sepse nderkombetaret s'do lejojne te tilla dallavere. Edhe Ilir Meta ja "ngopi" PS-se, duke i thene se "vete e votuan me konsensus kodin zgjedhor", i cili parashikonte votimin vetem me karte dhe/ose me pasaporte.

Pra, fakti qe Opozita harxhon 2 jave per t'u marre ende me kartat dhe jo duke bere fushate, tregon friken e tyre, tmerrin e humbjes qe i rpet, ndaj mundohen t'i mbushin mendjen elektoratit te tyre se "zgjedhjet po manipulohen" ! Jam i sigurte se Edvin Rama s'ka per t'a pranuar humbjen, ai do te çirret se pati manipulime me kartat, me çertifikatat, apo me kutite, por fundi do t'a tregoje.

Deri tani, PD per mendimin tim ka te sigurte fitoren ne keto qarqe (dmth do dali force e pare politike) :

Shkoder

Kukes

Diber

Lezhe

Tirane

Durres

Elbasan

Mbetet per t'u pare situata ne Fier, Vlore dhe Korçe

Kush ka BAST qe Gjirokastren e fiton PD-ja, dmth qe PD-ja del forca e pare ne qarkun e Gjirokastres ? (rezultati mund te dale pra 3-2 , ose 2-2-1)

Ne Berat s'ka shpresa PD te dali ne krye, se atje s'ke ç'i ben, te mbyt Qytet Stalini me Corovoden !!

o lefty kot nuk e mbajte ti ate fjalimin e pd's

e ka çel nja pese here deri tani smiley

po "rroft` zoti!" s`paska thon ket here?

eshte shum e sigurt fitorja e PD-se ...pse nuk e pranoni more komunista.

ato arritje qe jane ba nen drejtimin ae SALI BERISHES ju kan qorru juve, e di qe nuk prisnit aritje te tilla sepse komunistat nuk i kan ba per 45 vjet monizem, dhe gjat 9 viteve qe kan "drejtuar" monistat e vegjel nuk ndodhi nji gja e till...ku do futeni pas 28 qershorit? do keni surrat dhe goje te lehni prap?

swed 1.... zoti nuk ka se si ta uroje veten...

Tani sado shance te mira te kete Berisha qe ti fitoje zgjedhjet mendoj se :

Non dire gatto se non ce l'hai nel sacco 

 

Edhe PS-ja e hapi fushaten te qyteti Studenti ,por nuk e di me cfar fytyre shkoj ne ate vend S Gjinushi,qe ne kohen kur studentet u ngriten kunder

diktatures ky shoku S Gjinushi i lepinte kepucet R Alise dhe si minister arsimi

i sugjeronte te mbyllte shkollat dhe universitetin dhe ti perzinte me force studentet neper shtepite e tyre.

Nuk fiton ma e majta ne shqiperi ,sa te jene ne skenen politike mostrat e krimit dhe genocidit njerzor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).