Paratë e fushatës, TIA: Partitë fshehin financuesit e tyre

Transparency International sjell në vemendje financimet e partite politike në fushatën elektorale. Sipas saj, vihet re një mungesë totale e transparencës ndaj publikut. Kjo organizatë ndërkombëtare iu bën thirrje lidëreve të partite politike të bëjnë publike faturën financiare të çdo aktivitetit elektoral. Po kështu në respektim të Kodit Zgjedhor, të publikojnë regjistrin e posaçëm te personave që dhurojnë më shumë se 100 mijë lekë, si dhe të bëjnë publik numrin e llogarisë bankare ku do të depozitohen këto financime.

Sot në një konferencë për shtyp, TI Albania i kërkoi Qeverisë të publikojë listën e personave juridik që kanë përfituar fonde publike, ose kanë qenë partner me fonde publike gjatë 4 viteve të shkuara, në mënyrë që të verifikohet nëse këto subjekte po kontribojnë apo jo në fushatën zgjedhore.

TIA vlerëson se rritja e transparencës gjatë fushatës zgjedhore rrit mundësinë për të patur një Parlament më cilësor, të përbërë nga deputet që për mandatin e tyre i'u detyrohen vetëm qytetarëve që i kanë zgjedhur.

Kandidatët me post dhe programet qeverisëse

TIA vë re gjithashtu se disa kandidatë për deuputetë kandidojnë në kundërshtim me ligjin pasi mbajnë një post tjetër të lartë. "Duke rikujtuar nenin 69 të Kushtetutës, i cili sqaron papajtueshmërinë e kandidatit për deputet gjejmë vendin t'iu bëjmë thirrje partive politike që t'ju kërkojnë kandidatëve të tyre të japin dorëheqjen nga postet e papajtueshme me mandatin e deputetit, duke mos përdorur pushtetin për të ndikuar në fushatën zgjedhore". Kështu u shprehen sot përfaqësuesit e TIA-s.

Tre ishin kërkesat e kesaj organizate për partitë politike: Transparencë me fondet e fushatës, me postet e kandidatëve, dhe me programet elektorale. Pasi siç vëren ajo publiku është njohur në mënyrë krejt sipërfaqësore me programet elektorale, ku jo rrallë është vënë në dyshim dhe ekzistenca e tyre.

 

2 Komente

Me vlere do te ishte per TI te shikonte si filloj ndotja e politikes shqiptare me parate e vjedhura nga PD ne 1991 me ndihmen e Arsidit e quajtur ndryshe ceshtja Arsidi. TI mund te mesoj te pakten historine sesi filloj ne shqiperi qe parate e vjedhura nga politikanet u perdoren ne fushatat elektorale. Sot nuk vidhen me direkt nga politika per fushaten. Sot vjedhjet jane per xhepat e politikanve.  Sot parate jepen ne forme financimi nga hajdutet mafioze, si investim per te patur pushtetin ne dore, nje investim qe jep fitim 400% ne 4 vjet per sasine e investuar

 Fjala; Transparence,  eshte e huaj per shumicen e politikanve dhe administratorve shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).