OSSH-ja, padi për vjedhjen e linjave elektrike

VLORË/ Grabiten linjat ajrore të telave.

Zona të qytetit mbeten pa energji elektrike  Dega e OSSH-së së Vlorës, i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Vlorës, për të denoncuar vjedhjen e linjave elektrike. Në informacionin që drejtuesit e sektorit të krimit ekonomik i dërgojnë Drejtorisë së Policisë, bëhet me dije se në qytet po ndodhin fenomene të përsëritura të vjedhjes së linjave ajrore me tel CUTM dhe kabllove CU, TU, të OSSHsë Vlorë.

"Grabitjet po bëhen shkak i prishjes së parametrave teknikë për furnizimin me energji elektrike", mësohet të kenë thënë përfaqësuesit e OSSH-së. Zonat më të prekura kanë qenë ajo e fabrikës së orizit, kabina çimento, kabina "Ismail Qemali", por nuk kanë qenë të vetmet, pasi në gjithë qytetin e Vlorës, janë regjistruar vjedhje të tilla.

Linjat ajrore janë grabitur gjatë muajve maj e qershor, madje ka pasur edhe raste të përsëritura. Duke vlerësuar shumë shqetësues problemin, i cili ka lënë pa drita banorët e këtyre zonave, nga ana e OSSH-së së Vlorës është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e policisë, si organ i mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit për të penguar këtë fenomen.

Kjo është e disata herë që nga ana e ndërmarrjes në fjalë, ngrihet shqetësimi për vjedhjet e linjave ajrore, të cilat grabiten për t‘u dërguar në pikat mbledhëse të bakrit. Mësohet se një zonë pranë fabrikës së orizit, u penalizua me ndërprerje katër ditore me energji elektrike, po ashtu dhe dy zona të tjera si ajo e Gjykatës së Vjetër dhe te zona e ish-fabrikës së çimentos, të cilat dhe dje vuanin mosfurnizimin me energji për shkak të vjedhjes së linjave ajrore.

"Problematika nuk është e panjohur, vjedhjet vijojnë, ndërkohë që për to nuk ka ende autorë konkretë, apo persona që janë penalizuar", shprehet shefi i agjencisë rajonale për Vlorën, Dhimitraq Kovi. Linjat e tensionit të lartë, janë bërë shpesh "pre" e personave të papërgjegjshëm që i grabisin për t‘i shitur në pikat e grumbullimit të bakrit. Transformatorët dhe kabllot e energjisë elektrike, janë më fitimprurëset. Në mjaft raste, autorët mbeten anonimë dhe vetëm kur nga pakujdesia viktimizohen, atëherë mësohet se kush është përgjegjësi për shkëputjen e energjisë elektrike të zonës.

4 Komente

Energjia, OSSH-ja hetim abuzuesve

Në total 64 mijë abonentë pa matësa në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Fier

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po heton abuzuesit me energjinë elektrike. Pas privatizimit, deri në fund të këtij vitit, sipas një vendimi të miratuar nga ERE-ja në fund të vitit të kaluar do të lejohet faturimi aforfe. Pas këtij afati, nuk do të ketë më asnjë klient që do të furnizohet me energji dhe nuk do ta paguajë atë. Analiza e klientëve që “vjedhin” energjinë do të përfundojë pas identifikimit që ka nisur ky operator. “ERE i ka kërkuar OSSH-së që për vitin 2009 të llogarisë mirë nevojën për matësa duke marrë në konsideratë klientët e rinj, por dhe ata që do të rezultojnë nga identifikimet, të cilët marrin energji në mënyrë të paligjshme si dhe matësat e dëmtuar pa mundësi riparimi, në mënyrë që të shteren të gjitha argumentet, të cilat deri më sot kanë synuar tepër ligjin pa argumente bindës faturimin aforfe”, - theksojnë burime të ERE-s. Gjatë vitit të kaluar numri i klientëve të rinj që u pajisën me matësa ishte 44 178 klientë.

Konsumatorët

Enti Rregullator i Energjisë pas kërkesës së OSSH-së, në fund të dhjetorit të 2008-s miratoi shtyrjen për të tretën herë të afatit të faturimit aforfe. Aktualisht të gjithë ata persona që paguajnë energjinë pa matësa do të kenë mundësi që të përfitojnë deri më 31 dhjetor të 2009-s. Kjo shtyrje u bë për të mos shtuar abuzimet me energjinë elektrike. “OSSH-ja ndodhej në fazën finale të procesit të privatizimit. Nëse ERE-ja do të vendoste që të mos e lejonte faturimin aforfe, atëherë të gjithë klientët pa matësa nuk do të paguanin energjinë elektrike dhe në këtë mënyrë OSSH-ja do të penalizohej për mosrespektimin e detyrimit të saj me një dëm të ndjeshëm financiar. Shoqëria çeke CEZ nuk mban asnjë përgjegjësi pse klientët nuk janë të pajisur me matësa. Për pasojë nuk do të ishte e drejtë dhe e pranueshme që t’i transferohej një penalizim i tillë, pas procesit të privatizimit”, - theksojnë burimet e ERE-s.

Faktorët

Shoqëria private është e interesuar për pajisjen e të gjithë klientëve me matësa. Aktualisht klientët me faturim aforfe e përdorin energjinë elektrike pa limit. Kjo do të thotë se ata paguajnë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojnë sipas tarifimit aforfe, duke sjellë një dëm të ndjeshëm financiar për shoqërinë. Aktualisht numri i klientëve me faturim aforfe është reduktuar në 63 590. Zonat që kanë përqindjen më të lartë të klientëve pa matësa, në krahasim me numrin e përgjithshëm të klientëve të zonës përkatëse, janë Kukësi me 22.19% dhe Shkodra me 17.19%. Duke ju referuar numrit absolut të klientëve pa matësa në zonat e shpërndarjes, konstatohet se vetëm në 4 zona në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Fier, janë pa matësa 55 902 abonentë, ose 88% e numrit të përgjithshëm të abonentëve pa matësa.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?...

Sipas planit te veprimeve gjithe abonentet duhet te ishin pajisur me matesa brenda vitit 2007. faturimi aforfe ne 2008 ishte i jashteligjshem. di gje me teper ti irgun meqe e paske merak ossh-ne?

ka te boj me privatizimin nga CEZ, plus qe jon ndrru shefat

jo, kot pyta, meqe energjine qeveria e ka pas gjithmone prioritet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).