Një sqarim për vizat në Ballkan

Gerald Knaus /Alexandra Stiglmayer

Gjatë vitit të kaluar, pesë shtete të rajonit ndërmorën reforma që do të ndihmonin mbrojtjen e tyre dhe të BE-së nga krimi i organizuar dhe imigrimi ilegal: pasaporta biometrike, modernizim vendkalimesh kufitare, qendra pranimi për azilkërkues, bashkëpunim të afërt me Europol, Eurojust, Frontex, Interpol, dhe luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shumica e këtyre shteteve kanë punuar me shpejtësi dhe përkushtim. Ato kanë pasur arsye që t'i përmbushin të 50 kushtet e parashtruara nga Komisioni Evropian vitin e kaluar përmes 'kartave të rrugës së vizave'.

Shpërblimi përfundimtar, është udhëtimi pa viza brenda zonës Shengen. Vlerësimi i Komisionit muajin e kaluar pohonte se Maqedonia ka përmbushur kushtet e 'kartës'; Mali i Zi dhe Serbia kanë përmbushur shumicën e kushteve; dhe Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhen të bëjnë ende punë ndërkohë.

Tani, topi është në fushën e BE-së. Njerëzit e gjithë rajonit tani pyesin: A do ta shpërblejë vërtet BE-ja progresin e bërë me heqjen e vizave?

Procesi i liberalizmit të vizave ka kohë që pritej. Meqenëse në fillim të viteve '90-të obligimi i vizave u ishte imponuar të gjitha vendeve të rajonit, përveç Kroacisë, qeveritë e tyre kërkuan që ato t'iu hiqeshin qafe sërish. Në vitin 2003, në Samitin Ballkanik në Selanik, atyre iu premtua diskutimi për reformat e domosdoshme. Por nuk pasoi asnjë zhvillim për vite me radhë.

Rrjedhimisht, megjithëse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin kandidate potenciale për anëtarësim në BE, qytetarët e tyre vazhduan të prisnin në radhë për viza - një punë kjo e gjatë, me stres dhe me shpenzime, por pa asnjë rezultat të sigurt pozitiv.

Në mendjet e tyre, këto kërkesa për vizë nxitën dyshime serioze në kredibilitetin e perspektivës evropiane të shteteve të tyre.
Procesi aktual përfundimisht u paraqit atëherë kur Komisioni Evropian dhe shtetet kritike të BE-së e kuptuan se situata paraqiste një disavantazh për vetë BE-në.

Në vitin 2006, BE iu ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor fillimisht lehtësim të vizave (procedura më të lehta aplikimi për viza) në këmbim të marrëveshjeve të ripranimit (të cilat iu lejonin shteteve të BE-së që të kthenin prapa imigrantët e ardhur ilegalisht, në vendet e tyre të origjinës ose transitit).

Në janar 2008, kjo u pasua me dialogun aktual rreth vizave, të koncentruar në 'kartat e rrugës'. Mes muajve janar dhe mars të këtij viti, 15 misione të përbëra nga ekspertë të zbatimit të ligjit nga shtetet anëtare, por edhe zyrtarë të Komisionit, u dërguan në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët vëzhguan se çfarë ishte arritur në avancimin e dokumentit të sigurisë, në kontrollin e kufijve, menaxhimin e imigrantëve dhe në sigurinë publike.

Kjo ishte analiza më e detajuar e çështjeve shtetërore që ishte ndërmarrë ndonjëherë në këtë rajon. Bazuar në rezultate Komisioni mundi të hartonte vlerësime të detajuara. Për habinë e shumë skeptikëve, kushtëzimi prodhoi rezultate përgjatë tërë rajonit.

Cilët janë hapat e radhës? Tani Komisioni duhet të bëjë propozimin për shtetet të cilat nuk duhet të kryejnë më kërkesa për vizë.

Pastaj, do të konsultohet Parlamenti Evropian, kurse në vjeshtë Këshilli do të votojë rreth propozimit, me shumicë të thjeshtë. Maqedonia duhet të përfitojë udhëtimet pa vizë, sepse i ka përmbushur kërkesat e 'hartës së rrugës'.

Gjithashtu, para se të votojë Këshilli, Komisioni duhet të propozojë që edhe Serbia dhe Mali i Zi të futen "në Listën e Bardhë të Shengenit", meqë kanë dëshmuar vullnet politik duke përmbushur shumicën e kërkesave, për të treguar kështu një përkrahje të vazhdueshme ndaj tyre.

Në fund, do të ishte e këshillueshme që, simbolikisht, edhe Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina të lëvizeshin drejt Listës së Bardhë, por do të përcaktohet qartë se udhëtimet pa vizë atje nuk do të fillojnë derisa Komisioni - përmes një vlerësimi tjetër - të konfirmojë se këto dy shtete i kanë përmbushur kushtet e përcaktuara.

Procesi i 'kartës së rrugës' ishte një shembull tipik i doracakut të kushtëzimit. Kushtëzimi jo vetëm që kërkon një shpërblim të përshtatshëm (dhe kushte të detajuara dhe të qarta), por ai duhet edhe që të dorëzohet atëherë kur kushtet të jenë përmbushur. Në këtë mënyrë, BE do ta përforcojë kredibilitetin në rajon, por edhe do të krijojë një tokë pjellore për reforma të mëtejshme.

Që procesi të jetë kredibël është me rëndësi që të mbetet teknik, dhe i bazuar në merita. Sepse ai, njëkohësisht, ka nxitur edhe rritje të pritjeve përgjatë gjithë rajonit.

Për këtë arsye, takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 15-16 qershor, do të duhej të dërgonte një sinjal të qartë se procesi i liberalizmit të vizave është një prioritet jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë BE-në dhe se do të përshpejtojë procesin e vendimmarrjes, për ta bërë kështu udhëtimin pa vizë një realitet deri në janar 2010.

Një sinjal i fuqishëm është me rëndësi për shtetet si Maqedonia, ku mbështetja për BE-në po zbehet; dhe për shtetet si Serbia, ku qeveria pro-evropiane është nën presion për t'i përmbushur premtimet e saj evropiane.

Do të ishte e rëndësishme që ministrat e Jashtëm të BE-së të reflektonin edhe se sa duhet të ndihmohet Kosova, shteti i vetëm që mbeti jashtë procesit të liberalizmit të vizave.

BE flet shumë për kushtëzimin në Ballkan. Është e drejtë të bëhet kjo gjë. Kushtëzimi vepron për mrekulli përderisa është kredibël, strikt dhe i drejtë, dhe përderisa lidhja mes reformave dhe shpërblimeve është e qartë dhe kumtohet drejt.

Rrëfimi për 'kartën e rrugës' tregon se ende ka shumë jetë në nocionin e fuqisë së butë të BE-së në Ballkan. Nga ndërmarrja e hapit tjetër logjik do të përfitonte çdokush, edhe në BE, edhe në Ballkanin Perëndimor. Është kjo, për herë të parë, vërtet një win-win situatë.

EU-OBSERVER / Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer janë themelues të Euopean Stability Initiative, një panel ky që vëzhgoi në vazhdimësi procesin e liberalizmit të vizave në Ballkan. Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal është "Një win-win situatë"(Një situatë nga e cila fitojnë të gjith&eumlsmiley.

4 Komente

 Ky eshte nje deshtim jo vetem i qeverise shqiptare, por dhe i ter administrates se saj, i vet shtetit shqiptar, qe i le ca gjera ne dor te spontanitetit dhe disa nenpunseve abuzive.

Ky eshte nje deshtim jo vetem i qeverise shqiptare, por dhe i ter administrates se saj, i vet shtetit shqiptar, qe i le ca gjera ne dor te spontanitetit dhe disa nenpunseve abuzive.

nqs duhet me u bo shtet terrorist si maqedonia, serbia dhe mali i zi me mor viza ca faji meno ti se ka "vet shteti shqiptar".

se kto jon ne shtete qe kon me shum "eksodiste" se ne neper bote, serbia ma rekord evropian per eksodista biles

 

etj

 crna legija; "....nqs duhet me u bo shtet terrorist si maqedonia, serbia dhe mali i zi me mor viza ca faji meno ti se ka "vet shteti shqiptar"..." 

  Per te kuptuar ç'a faji ka qeveria shqiptare apo administrata e shtetit shqiptar, lexo komentet e mia te meparshme. Duket qe qenke i ri ketu ne diskutim.  

 

"....se kto jon ne shtete qe kon me shum "eksodiste" se ne neper bote, serbia ma rekord evropian per eksodista biles..." 

  Nuk e di se sa % eksodista/refugjat/emigrant ka Serbia, por di qe Shqiperia ka 25% te popullates jashte, te dale vitet e fundit, pra te tranziscionit. Ky fakt, ju ka fut friken europianve.

Nuk e lexova fare po problemi eshte shume i thjeshte. Te gjithe grinden se pse Maqedonia, Serbia e Mali i Zi do e marrin para nesh...dhe pergjigjja eshte shume e thjeshte...se kane qene gjithmone shume para nesh...

Ne vend te thoni qe shyqyr qe tani po diskutohemi ne te njejtin nivel, thoni si ka mundesi jane para nesh...popull kot

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).