Nje person, me dy leternjoftime

 

Nje person, me dy leternjoftime

Me date 31 maj, kur ne menyre simbolike festonte karten e nje milionte, ministri i Brendshem Bujar Nishani jepte garanci te plota se te pajiseshe me dy leternjoftime ishte praktikisht e pamundur.

Madje, dy dite perpara atij momenti, sipas ministrit, dikush ishte arrestuar sepse kishte tentuar te aplikonte dy here. Ate e kishte pikasur vete sistemi.

Por gazetaret e “Fiks Fare” kane zbuluar nje rast tjeter, ne Cerrave te Pogradecit, ku personi jo vetem qe ka mundur te aplikoje, por ai eshte pajisur me dy lerternjoftime.

Ne zyren e aplikimit punonjesit e kompanise nuk pranuan te japin komente. Po te shikohen me kujdes te dy kartat, dallohet qarte se shtetasi Erlind Pashollari ka te njejtat te dhena, te njejtin numer personal, nderkohe qe ndryshon fotoja e tij dhe numrat e serise te leternjoftimeve.

Leternjoftimi i dyte eshte leshuar me vetem 9 dite diference, cka tregon qarte se personi ka aplikuar per leternjfotimin e dyte ende pa marre te parin, pasi sipas afatit me te shkurter zyrtar, koha qe duhet te kaloje nga momenti i aplikimit te marrja e leternjoftimit eshte 10 dite.

Lajthitje e sistemit, apo e qellimshme, ky rast verteton te pakten se dikush ne Republiken e Shqiperise ka aktualisht dy leternjoftime, te dyja orgjinale. 

7 Komente

Fiksi e paska zbuluar pikerisht ne zonen ku humbi Sajmiri.

hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Lajthitje e sistemit, apo e qellimshme

Duket që e ka fajin sistemi. S'duhet ta kenë edhe aq të vështirë për të pikasur duplikatet (kur kanë informacion të njëjtë, apo qoftë edhe mjaftueshmërisht të ngjashëm). Thjesht merr tërë informacionet gjatë ditës, përdor një shërbyes qëndror për marrjen e nr të identifikimit gjatë natës, shërbyesi kontrollon çdo aplikim një nga një duke e krahasuar me të mëparshmit, dhe ja u bë. Në një vend të vogël si Shqipëria s'është ndonjë problem i madh.

 

P.S. praktikisht e pamundur != e pamundur

un kom tre

kush do vota? smiley

Nuk kuptoj cili eshte problemi?
Ku eshte Skandali?
Pse shkon Fiksi ne zyre sikur te kishte zbuluar ujin e ngrohte?

Nje njeri me 2 Leternjoftime dhe sistemi nuk e njeh?

Une ne Itali apo çdo njeri tjeter, ne çdo vend te botes mund te nxjerre jo 1 por 10 Leternjoftime dhe askush nuk do te skandalizohej.

Mjafton qe te shkoj ne zyre dhe te deklaroj qe me ka humbur ose ma kane vjedhur leternjoftimin dhe menjehere me leshohet nje Leternjoftim i ri, me nje numer serie te re,
pra siç ka ndodhur ne rastin ne fjale.

 

Pyetja ime eshte:

Kur do rreshtin se dheni lajme idiote?

Kur do rreshtin se manipuluari realitetin?

Kjo nuk eshte ndonje tragjedi sic mundohet ta paraqes topless-channel.   Marrja e dy apo me shume leternjoftimeve, apo te pasurit e dy apo me shume identiteteve eshte gje qe ndodhe ne cdo vend te botes perendimore.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e majta qe jane skllave te Edvinit perpeliten si gjarperinjte pa koke per tu munduar qe te nxjerrin dhjam nga mushkonjat me qellim qe me kete dhjam te sherbehet e majta e helmuar. Por genjshtrave te topless-channel ju ka ardhur fundi.  Populli eshte ngopur me genjeshtra te tilla te gatuara ne enet e Edvinit. 

Kjo nuk eshte ndonje tragjedi sic mundohet ta paraqes topless-channel.   Marrja e dy apo me shume leternjoftimeve, apo te pasurit e dy apo me shume identiteteve eshte gje qe ndodhe ne cdo vend te botes perendimore.

:O 

Marrja e dy apo me shume leternjoftimeve, apo te pasurit e dy apo me shume identiteteve eshte gje qe ndodhe ne cdo vend te botes perendimore?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).