Një fotografi antiperëndimore e investimit më perëndimor në Shqipëri

 

Një fotografi antiperëndimore e investimit më perëndimor në Shqipëri

 

Nga Mero Baze
 
 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai turk, Taip Erdogan, prenë dje shiritin e përurimit të segmentit Rrëshen- Kalimash, nën një dekor tërësisht elektoral dhe të personalizuar. Segmenti më i rëndësishëm rrugor i korridorit Durrës-Morinë, të cilin Berisha e quan “Rruga e Kombit”, në vend që të përdorej si një rast për të dëshmuar vizionin tonë perëndimor për zhvillimin e vendit, ekspozoi disa pamje antiperëndimore të shoqërisë shqiptare. Ceremonia nuk ishte as kombëtare, as shtetërore, dhe as ligjore. Ajo ishte një demonstrim i autoritarizmit, lidhjeve personale, mungesës së respektit për shtetin ligjor dhe personalizimit të kontributeve të taksapaguesve shqiptarë. Në ceremoninë që u quajt kombëtare, nuk mori pjesë as presidenti i Kosovës dhe as i Shqipërisë nuk pranoi të ripërdorej nga pikëpamja elektorale kryeministri i Kosovës dhe pati agresion verbal ndaj opozitës politike në vend. Po t’i shtosh dhe kësaj thyerjen e Kodit Elektoral nga kryeministri turk, ceremonia të lë një shije të hidhur që është në kontrast me vlerat e rrugës dhe fotografinë perëndimore të saj.

Së pari, rruga e pagëzuar si “Rruga e Kombit” nga vetë kryeministri shqiptar, dhe që po kushton rreth 1,2 miliardë euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, u keqpërdor nga kryeministri, duke u paraqitur si rrugë elektorale. Në ceremoninë e keqorganizuar dëgjoheshin parulla banale si “O Edvin, o legen, prite Salën se po vjen” dhe histerizma të tjera politike. Ata që kanë paguar pará për atë rrugë janë, edhe socialistë, edhe demokratë, janë tre milionë shqiptarë që janë ende të pasqaruar për transparencën e parave të tyre. Është antiperëndimore dhe primitive, që gjysmës së shqiptarëve që nuk besojnë te Sali Berisha t’u marrësh paratë nga xhepat e tyre për një investim kombëtar dhe me atë investim të luftosh dhe fyesh vetë ata.

Nëse Berisha e ka seriozisht që ajo është Rruga e Kombit, ai duhet të priste ta mbaronte atë dhe të ftonte “baballarët” e Kombit tonë, që në mënyrë formale janë presidenti, Bamir Topi dhe presidenti Fatmir Sejdiu, dhe të festonin si komb. Po ashtu, ai nuk mund të injoronte nga kjo ceremoni, në rast se do ta bënte shtetërore, as ftesat për partitë parlamentare, qofshin këto opozitare ose jo. Një rruge nuk mund t’i thuash kombëtare dhe ta festosh në mënyrë lokale dhe anadollake.

Së dyti, ceremonia ishte një fotografi antiperëndimore e koncepteve të kryeministrit shqiptar për rolin e atyre që paguajnë paratë e tyre për atë rrugë dhe rolin e atyre që ndërtojnë rrugën me paratë tona. Megjithëse është thënë publikisht dhe zyrtarisht se rrugën po e ndërton kompania “Bechtel-Enka”, në podium ishte vetëm presidenti i kompanisë turke, “Enka”, një mik i familjes Berisha, siç e tha dhe ai vetë në ceremoni. Është e papërfytyrueshme që presidenti i një kompanie turke, të cilin e kemi paguar më shtrenjtë se këdo tjetër në botë, ta shpallim dhe hero, pikërisht pse e kemi paguar. Kryeministri Berisha i kushtoi atij plot 5 minuta nga fjalimi i tij, a thua se Tarek Sarah na kishte ndërtuar rrugën me paratë e tij dhe jo sikur na ka marrë dhjetëfishin e çmimit me të cilin kemi paguar ndërtuesit e tjerë shqiptarë të kësaj rruge.

Diferencimi që Berisha i bën presidentit turk të “Enka” dhe harresës për ta falënderuar qoftë dhe formalisht presidentin e “Bechtel”-it, vizaton realisht skemën korruptive dhe tribale të kësaj megahistorie korrupsioni. Në asnjë vend perëndimor nuk do të ishte normale që kryeministri i një vendi të falënderonte një ndërtues që ka zbatuar një projekt të paguar nga taksapaguesit. Fakti që Berisha e bëri këtë duke e çuar në ekstrem, flet qartë për detyrime të tjera personale që ka ndaj atij njeriu, të cilit ne qytetarët shqiptarë, jo vetëm që nuk i kemi asnjë borxh, por druaj se ai ka në xhepat e tij pará të pamerituara nga paratë tona. Koncepti antiperëndimor i Berishës për të shpallur mikun e familjes së tij hero të një investimi të paguar me paratë tona, është primitiv dhe antiperëndimor.

Së treti, përdorimi i kryeministrit turk, Erdogan, në atë ceremoni ishte realisht një koncept turk për demokracinë shqiptare dhe Sali Berishën. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, që realisht janë personalitete më të interesuara për atë rrugë, i qëndruan larg tribunës së privatizuar nga flamujt, fjalori dhe dekori i PD, për të respektuar gjithë shoqërinë shqiptare dhe gjithë ata qytetarë që kanë paguar për atë rrugë. Në këtë pikë ata shmangën tundimin për të festuar një rrugë që është e tyre më shumë se e jona, për të respektuar vlerat perëndimore të një shoqërie të re që po ndërtojnë. Ata i dhanë një leksion perëndimor Sali Berishës, i cili nuk e ndali festën e tij “allaturka”, edhe pse po shkelte çdo rregull dhe etikë të një feste, e cila u zvogëlua dhe u kthye në një aheng të familjes politike Berisha dhe miqve të saj turq. Ata që deri më sot ishin të përmbajtur në kritikat e tyre për shkeljen e procedurave ligjore për atë rrugë, pasi mendohej se Berisha ua ka bërë nderin investitorëve amerikanë, panë qartë se Berisha është investuar në shkelje të ligjeve tona për shkak të një miku të vjetër të familjes së tij, të cilit duhet t’i jemi mirënjohës që ka pranuar të marrë paratë tona me shumicë dhe pa asnjë rregull.

Të gjitha këto detaje antiperëndimore të kësaj ceremonie errësojnë vërtet fotografinë perëndimore që i jep ai investim gjigant shtetit shqiptar. Ceremonia ishte një demonstrim i sinqertë i koncepteve të kryeministrit kundër shtetit ligjor, kundër respektit për paratë e qytetarëve shqiptarë, duke ia ulur realisht dhe vlerën elektorale që Berisha kërkon t’i japë kësaj rruge ende të pambaruar. Ceremonia ndau qartazi investitorët amerikanë nga ata turq, politikanët normalë shqiptarë nga ata turq, dhe mbi të gjitha konceptet perëndimore të të drejtuarit të vendit nga konceptet “anadollake” që demonstroi kryeministri Berisha.

 

17 Komente

O z Baze kush i pengoi te tjeret qe te shkonin ne kete perurim madheshtor?

Kush e pengoi opoziten te bente qofte edhe thjeshte si qytetare te ketije vendi te vizitonin kete rruge gjigande?

Kush e shau I Meten qe eshte i vetmi opozitar qe vizitoj kete rruge?

Apo opozita dhe E Rama kane frike se mbyten ne balten qe kane hedh mbi kete rruge?

Valle a do te rrugetojne ndonje here keto mostra ne ket rruge ?

Keta jane turpi i ketij vendi dhe si te tille historia do ti hedhe ne koshin e plehrave

kush i pengoi te tjeret qe te shkonin ne kete perurim madheshtor?

Te shkonin Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi pa i ftuar njeri ??? wow ! E forte kjo...! smiley

O anglez, me qetesine me te madhe, kam nje pyetje : mendon vertet se behet nami po te thuash se, "ky ishte nje gabim nga ana e Qeverise Berisha", dhe kaq ?! Po pse mër, 20 vjet pluralizem idesh dhe partish e mos me qene ne shqipo-lulet kaq te afte per kaq pak gje ?? 

 

He mer burre se u be peshkupauje sikur te ishte siti i gazetes tema????

Ngelet duke prure shkrime te Meros.

Mero,

 

Megjithe mosrespektin qe ndaj per ty si karakter, kesaj radhe si gazetar apo opinionist keni shkruar qarte dhe bukur.

 E gezofshim te plote  rrugen ! Por edhe pak Kacizem nuk ben keq per telat e Anguluzit smiley . Eshte shume interesante te "lexosh" prapa daulleve dhe kemboreve shqiptaro-turq...me kostume perendimore por....ANADOLLAK ne mesazhe !!?? Mesazh ?? Ndaj kujt ? Ne c'vit ? Ne cfare kushtesh? Perse ? Ja keto jane karshilleqet e Mixhizmit qe vonojne e shtyjne me 1000 justifikime pranimin per ne BE por edhe ne tryeza ku flitet per inteligjence . Ama gjithmone gati per MERCENARIZEM!!!! Dhe me e cuditeshme eshte se "Berluskonin e kane mik "..edhe mavria edhe Nano. Po ashtu trimerite e Mixhes per korupsion te mafies Nano-Erdogan u cfryne si tullumbace dhe na dolen nje cift miqsor familjar ?? Nano merr pjese ne dasem te djalit te Erdoganit ( me Berluskon) dhe Mixha qe ha dreke e pi uje bjeshke qelibar  smiley ne rrugen Durres -Morine ???? Mire Nano se edhe mund te "lakmohet" nga Berluskua e Erdogani ...po kete matufin ce gjeti te deklaroje se e ka "mik familjar "!!! A ka shpuriste te na shpjegoje ???

i shkreti ky as emrin e kryeministrit turk se paska mesuar dot permendeshsmiley

Tayip Erdogan dhe jo Taip smiley

Sikur ra nje cope tunel andej e vertete apo genjeshter???

 sdi cte mashtroje me rama, enderron naten te shembet tuneli dhe e thote diten

 

 

Nqs. eshte shembur tuneli do te merret vesh pasi trafiku do te kete ndaluar.

Sdq. pertej perdorimeve politike qe mund t'i behen ketij lajmi, nuk do te ishte "jashte bote" sikur mbetje te ndryshme te kene rene mbi rrjeten mbrojtese (e cila sherben pikerisht per kete pune), dhe pesha e tyre e madhe te kete bere qe ajo te binte.

Fundja eshte mese e qarte se as rruga e as tuneli nuk ka mbaruar. Keto perurime kane qene vecse per perdorim elektoral. Shoferet aktualisht ecin ne mes te nje kantjeri.

Jo nuk ka rene por sipas njoftimit te MIN .Transporteve ...Kur ne MORINE neve vemi /  bien gure nga siper tunelit ..kush s'beson borc nuk ja kemi ! smiley . Kjo do te thote qe guret ate pune kane , te bien....por masat do merren menjehere dhe kalimi neper tunel u rivendos pas disa oreve smiley... per makinat e PARA qe desheronin te kalonin Tunelin pas synetit qe i bene shiritit   Berisha me Erdogan .

Faqja e zeze! Gjithmone keshtu tallin trapin me ne. Sic bene edhe keta te tjeret me Tirane-Durres qe e bene fet e fet pa prit qe te ngjishej dheu sa e sic duhet. Sot e kesaj dite rruga eshte gjithe berdunglla e mban uje si me qene rruge fshati jo autostrade. Ishalla nuk ka efekte te pariparueshme ky inaugurimi i Sules se do jete mekat qe 1 miliarde Euro te qisinnje rruge çyryke smiley  

Sot e kesaj dite rruga eshte gjithe berdunglla e mban uje si me qene rruge fshati jo autostrade.

Do te thuash se edhe tani, pas rikonstruktimit qe i kane bere mban uje (ka pellgje?) dhe eshte gjithe disnivele?

Nga fotot qe kam pare dhe nga pershtypjet e njerezve qe kane shkuar, une di komplet dicka tjeter.

Mbikalimi kishte disnivele, por edhe ai u rishtrua ne mos gabohem (pas 1 vit jete).

Dhe per "par condicio"... shumica e bordurave te trotuareve te rrugeve te shtruar nga bashkia e Tiranes, jane cope-cope. Te konsumuara qe ne vitin e pare te jetes. Ndoshta qe ne kantjer. Kjo eshte pak OT, por me ngre nervat ekstremisht.

po Olso, tani dicka me mire, po prap eshte me disnivele. Aty nga Marikaj, perballe Gerdecit rreziko me thy qafen nga uji qe mbledh po nuk ule shpejtesine. Per trotuaret lene mos e pyt mo. Keto rruget e fundit qe jane bere hajt mo, dicka me mire, po jena akoma larg te berit sagllam te gjerave smiley  

Dmth qe shume shpejt, do te duhet te leme leshte prap per t'i meremetu ose bere nga fillimi. E kane bo me fjale me njoni tjetrin me duket. Mos e bej mire se kena me shume shirita me pre mbas x vjetesh  smiley  

po Olso, tani dicka me mire, po prap eshte me disnivele. Aty nga Marikaj, perballe Gerdecit rreziko me thy qafen nga uji qe mbledh po nuk ule shpejtesine.

Apo nuk eshte edhe kthese aty. "Acquaplaning" dhe voila... shkon per lesh.

Me ka ndodh personalisht ne kthim, pikerisht ne ate zone, por pa deme.

Keto gjera me irritojne ne maksimum. Eshte e pafalshme qe keta pisa, zhulsa, katnare, pabuksa, hajduta, injorante, debile, psikopate... tallen me infrastrukturen ketij vendi.

Zhulsat!!!

Vetem ne Shqiperine e drejtuar nga keta debile mesjetare nuk mund te ndertohet nje infrastrukture sipas rregullave te artit!!!

Idjotet!!!

Njeqelizoret!!!

Amebat!!!

Por katnaret primitive, kur vjen puna per propagande... dine se si ta bejne. Sepse e lene ne doren e profesionisteve. Sikur kaqolet te ishin nje cike me pak driteshkurter sa ta linin ndertimin e infrastruktures ne doren e teknikeve, gjerat do te ishin ndryshe.

Injorantet!!!

Vetem ne Shqiperi ndodh kjo qe nje rruge e sapondertuar te jete e konsumuar qe para se te filloje te konsumohet, apo qe nje rruge te rishtrohet vetem nje vit pas perfundimit.

Plehrat!!!

Shpresoj qe keta plehra te thyejne qafen ndonje dite ndersa ecin ne keto plehra infrastrukturore qe kane ndertuar, simbole te injorances obskurantiste dhe pabezise se vjedhjes. Dhe pastaj te digjen ne ferr qe te gjithe!

Shpresoj qe keta plehra te thyejne qafen ndonje dite ndersa ecin ne keto plehra infrastrukturore qe kane ndertuar, simbole te injorances obskurantiste dhe pabezise se vjedhjes. Dhe pastaj te digjen ne ferr qe te gjithe!

 

hahahahahahahahahahahahaha

Ishalla  smiley  

 

Thelle thelle eshte faji jone plako. Jemi njerez pa shtylle kurrizore. Jo poplli por specialistet qe firmosin.

Me kane thene qe kur po ndertohej rruga Zogu i Zi-Kthesa e Kamzes eshte shkarkuar projektuesi sepse nuk pranoi qe projektit t'i hiqeshin nen-kalimet e kembesoreve. I kishin thene keto nuk do behen dhe ai kishte kundershtuar.

Lipsu i kishin thene dhe kolegu i tij kishte firmosur projektin e modifikuar pa nen-kalime. Dhe ja ku jemi. Nja 6 veta te vdek aty sepse kryetari kishte thene pak a shume "nuk hedh 100 milion nen dhe une ku nuk kane duk".  smiley 

Une qe po flas me idelizem tani ne 2 te nates, jam po ai qe e shof dallaverin dhe pisllikun ngjitur cdo dite ne pune, po nuk them gje se mendoj "c'me duhet mua" smiley 

As diskutohet qe pergjegjesia eshte e te gjithe "grupit", pro nga ana tjeter ai qe eshte ne maje te piramides ka edhe pergjegjesine me te madhe dhe privilegjin njekohesisht per t'i dhene gjerave nje drejtim apo tjetrin me nje te kercitur te gishtave.

Natyrisht ata tipat atje jane te specilaizuar ne arritjen dhe mbajtjen e pushtetit dhe natyrisht duhet qe edhe profesionistet te bejne punen per te cilen jane specializuar.

Por jo vetem ata, por edhe gazetaret qe duhet te hetojne keto parregullesi e keshtu me radhe.

Ke te drejte... thelle, thelle, eshte faji jone plako!

Por sdq. ata qe kane fajin me te madh, thefshin qafen ne veprat e tyre te turpit!

Mere me mend se sa poshte ka rene opozita socialisto 99-she , kane ngelur ne suportin e ketij mjeranit .

Cfare intrigash po thuren ne kupolen roze sonte , si do manipulohen kesaj here votat ?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).