Një ditë pas inaugurimit, mbyllet materniteti

Kryeministri dhe ministrja përurojnë qendrën shëndetësore, të nesërmen nuk ofrohej shërbim

 

Materniteti i Durrësit i mbyllur edhe pas përurimit në prani të Kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Shëndetësisë, Godo. Edhe pse u përurua katër ditë më parë, materniteti i ri, pjesë e kompleksit spitalor rajonal të Durrësit vazhdon t‘i mbajë të mbyllura dyert për gratë shtatzëna dhe të gjitha nënat e reja. Jehona e të qarave të para të foshnjave nuk është dëgjuar, pasi në godinën e re e cila duhet të ishte vënë në funksionim që para dy vjetësh mungojnë pajisjet dhe shtretërit. Përurimi ishte një aktivitet elektoral, pasi burime spitalore bëjnë të ditur se ai nuk do të mund të vihet në funksionim as gjatë kësaj vere. Punimet e brendshme të maternitetit nuk janë mbyllur akoma, ndërsa zyra kryeministrore deklaroi menjëherë pas përurimit se "me një investim prej 11 milionë dollarësh është realizuar jo vetëm ndërtimi i ambienteve të brendshme të standardeve moderne, por edhe kompletimi i tij me pajisje mjekësore dhe aparatura bashkëkohore për diagnostikim dhe trajtim, në standarde Europiane". Ndërkaq, godina e re paraqet disa probleme që do të krijojnë vështirësi me vënien e saj në përdorim. Sipas mjekëve specialistë, salla e lindjes është ndërtuar në katin e katërt të godinës, pa pasur parasysh faktin se shumë gra mund të vijnë në spital në momentin e fundit para lindjes dhe kjo sallë duhet të jetë sa më e afërt në mënyrë që ndihma të jepet në kohën e duhur për nënat dhe bebet që do vijnë në jetë. Salla operatore ka mangësi që duhet të diskutohen edhe një herë. Kjo duke nisur nga hapësira e saj, ku mungon dhe ambienti i pastrimit të mjekëve para hyrjes në sallë, duke rënë në kundërshtim me kushtet e kërkuara të higjienës në një spital. Ambienti është zëvendësuar nga një lavaman. Në spitalin e lindjes është vendosur edhe konsultori i nënës dhe i fëmijës duke çuar në një centralizim të këtij shërbimi që shikohet si më efikas kur është i shpërndarë në qytet.
 

 

15 Komente

Tallu o kryeminister tallu me kete popull, por ai do te tallet me ty me 28 Qershor. Nuk eshte larg vetem 6 dite dhe Shqiperia ashtu si dhe Kosova 10 vjet me pare do te clirohet nga sundimi Serbise.

Me duket sikur jemi shnderruar ne nje popull kaviesh, qe eksperimentojne me ne, sa here t'ju doje e zeza zemer. Nje miku im ka nje shprehje te lezetshme: "Si mund ta therrasesh nje qen pa kembe?" ( Thirre sa te duash, se ai nuk vjen dot), po nje populli pa koke, si i behet, mor aman?! 

E rende,, nuk arrij ta kuptoj se si mund te tallen ne nje menyre te tille dhe akoma ka te verber qe i vene mbrapa..

Une e quaj normale kete situate.

Pse cuditeni ? Tek ne cdo gje eshte mbrapsht. Neper bote normalisht ndiqet kjo procedure: Ndertohet vepra, provohen dhe testohen paisjet qe ka brenda ne ngarkese, fillon funksionimin, reparohen difektet e para qe lindin gjate shfrytezimit dhe ne   fffuuuundddd........

KUR CDO GJE ESHTE NE PARAMETRA NORMALE, ATEHERE INAUGUROHTE ME SHIRITA.

Tek ne , eshte mbrapsht.

Ne sezonin e zgjedhjeve lokale, para nja dy vjetesh ,Sala inauguroi fillimin e punimeve ne rrugen Vlore - Fier . U hodhen ca lopata zhavorr dhe ne vazhdim nuk u mor vesh se cfare ndodhi... U hodh Banka Botrore dhe thane qe fondet nuk jane aprovuar akoma , mos nxitoni...

Inaugurohen tunele qe jane gati duke u rrezuar...?!

Inaugurohen spitale qe nuk dihet, do punojne ndonjehere apo jo...?!

Me nje fjale, "tall by... e kete popull, se keshtu e meriton..."

Aferim..

ore ca behet keshtu?

spo degjojme as edhe nje te lehur? qetsi mbrapa portave te oborreve te temave te peshkut. E kane lene zagaret fshatin..

amin..

chene, zagaret kon zon pleshta se ngelen autobuzave pa u la, megjithese sala ka inaguru kaq e kaq burime uji. Ka ra morri modh, nuk lirojn dot duret per keyboard zagaret se i kon tzonme tuj u krujt. smiley

Do ket pa sala qe ka pas maru nai hale te materniteti ene ka mor gershonet. Illaf me men e tha Rama ne Vlore "mos beni punime neper shpia deri ne 28 qershor se vjen sala me pre shiritin"

E bukur kjo puna e riparimeve te shpia...

Kush mban dhe Salen me gjithe zagare per darke...

Ushqimit , hajde se ja gjejme dermanin , po te can b... me rrena...

Duke pire kafe me plakun ne mengjes sot, dy dite ka qe eshte kthyer nga Shqiperia, e po me tregonte histori nga andej. Po me thoshte per nji komshiun tone qe kishte blere divane te rinj, e duke i shkarkuar nga karroca me kale kendonte bashke me jevgun e karroces, "Shqiperia po ndryshon, shqiperia po ndryshon..." e gjithe shkalla qe i shifte e qeshte.

 

Po shume mire jua bejne qeveritaret atij populli perderisa vazhdojne t'i votojne dhe perkrahin. Leri te gjitha por kjo eshte si t'ju thuash njerezve :" sa budallenj qe jeni."

Po pra, ky populli sa budalla qe eshte perderisa vazhdon t'i votoje dhe t'i perkrahe keta politikane! A thua ti se s'ka alternativa te tjera! Eh???!!!

Mo' u shqeteso se populli aq mend ka dhe ato politikane qe meritojne i drejtojne. Kur Shefqetet, Dhimitret, Kristaqet dhe Athinate te zgjuaresohen ka per te ndryshuar dhe klasi politik. Deri atehere te vazhdojne te pjellin neper mes shkurreve ne pyll si te paret e tyre.

Shume e vertete! Ky popull nuk na meriton.

lan nom tu rrejt, jo se osh nai risi e modhe, po osh bo cik si boze dmth.

kta te tch mir do bojn te hapin naiher tv ene ne kanalet e tjera se mund te mesojne naigjo ka realiteti, meqe vet refuzojn me e praktiku si sport (perceptimin e realitetit). ose e zejm, te pysin nai person qe te dali me emer duke fol para kameres dhe duke mor pergjegjesine per ato qe thot (sic boni i kanal tjeter), dhe jo "pasi burime spitalore bëjnë të ditur se" apo ka ato "raportet konfidenciale nga burime anonime".

kur do sherohet ky ven ka bolshevizmi ncq ncq

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).