Në gjurmët e "natyralitetit" të grave në politikë

Presidenti i Shqipërisë, në një takim të zhvilluar nga Instituti Demokratik Amerikan në Tiranë, më 26 maj, i këshilloi gratë shqiptare që merren me politikë: "Gratë të mos humbasin natyralitetin". Konteksti, sipas medias, është mjedisi i ashpër politik shqiptar, me "bërryla" dhe rivalitet në kushte jokorrekte. Gjithashtu, sipas medias, humbja e "natyralitetit" duket në një pjesë të emisioneve televizive, ku gratë në shumë raste kanë folur "si burra". Ky lloj përdorimi i fjalës "natyralitet" për të qortuar gratë në politikë ishte befasues, sidomos pasi Presidenti në të njëjtën fjalë përmendi, me të drejtë, gratë e emëruara prej tij në strukturat e drejtësisë. Por ajo që më shtyu të them dy fjalë për këtë çështje ishin moria e komenteve në faqen e internetit që bashkoheshin në qortim, duke e marrë si të mirëqenë përkufizimin e fjalës "natyralitet" në lidhje me kontributin e femrës në politikë.

Fjala "natyralitet" nuk gjendet në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, as në botimin e vitit 1980, as në ribotimet e mëvonshme. Sa më shumë rrekem të kthjelloj atë cilësi misterioze që "natyraliteti" i femrës i sjell politikës, aq më i pakuptimtë më duket ky cilësim. Kthjellohet vetëm fakti që "natyralitetet" e secilës gjini duhen lënë mënjanë, sepse cilësitë që duhen për të përmirësuar nivelin e politikës shqiptare janë respekti i ndërsjellë, përgatitja intelektuale e profesionale dhe guximi demokratik. Këto cilësi nuk janë pronë private e asnjërës gjini.

Edukata bazë qytetare

Debatet televizive në valën e fushatës kanë treguar që shpesh respekti i ndërsjellë ose mungon ose anashkalohet, por jo vetëm në debatet politike që zhvillohen midis politikaneve. Mungesë akoma më e theksuar në edukatën bazë shfaqet në debatet politike ku marrin pjesë burra. Respekti i ndërsjellë është pjesë e edukatës bazë qytetare që jepet në familje, në shkollë e në shoqëri, ku si vajzat, si djemtë, marrin një shkollim dhe edukatë të barasvlefshme. Kjo edukatë nuk është kurrsesi në "natyrën" femërore përkundër asaj "mashkullore". Kuraja që të qortohen femrat në politikë duhet të zbatohet edhe për t‘i qortuar meshkujt politikanë, nëse dhe kur këto norma bazë shkelen. Trysnia psikologjike, fyerjet, bërtitjet, ndërprerjet e fjalës pa vend, sulmet personale - kur ajo që duam të dëgjojmë është diskutim i çështjeve - janë diçka që s‘mund t‘i falen as një mashkulli, as një femre. Nuk është më e shëmtuar një fyerje që del nga goja e një femre. Fyerja është fyerje, ajo poshtëron, degjeneron debatin dhe na kthen disa hapa pas në rrugën akoma të gjatë drejt një demokracie të vërtetë.

Degjenerimi i debatit politik bën që çështjet të mos diskutohen në mënyrën më të vlefshme për publikun. Duhet rishikuar mënyra sesi zhvillohet politika dhe debatet, pasi nevojitet një retorikë e re në politikën shqiptare, një retorikë që respekton dinjitetin e individit dhe votuesit. Kjo na çon më afër fitores së argumenteve të qarta, të sakta e bindëse dhe jo më të fortit apo atij që ka mundësi të sabotojë fjalën e tjetrës. Më tej akoma, duhet të rishikohet ajo çfarë u mësojmë fëmijëve dhe politikanëve të ardhshëm nëpër kopshte, shkolla, universitete, për të garantuar që në Shqipëri do të këtë retorikë të pranueshme për një demokraci. Por gjithsesi, edukata bazë qytetare nuk varion sipas gjinisë.

Guximi demokratik

Shpesh dëgjohet që kërkesa e 30 përqindëshit do të "zbusë" Kuvendin. Se si do të ndodhë kjo zbutje, askush nuk e shpjegon. Fillimisht duhet thënë që kërkesa e 30 përqindëshit në Kodin Zgjedhor nuk ka si qëllim zbutjen e temperamentit të Parlamentit, por shfrytëzimin në maksimum të inteligjencës dhe përvojës së gjysmës tjetër të popullsisë, grave. Deri tani, politikat e pakta për emancipimin e vërtetë të gruas kanë qenë shterpë. Edhe në administratë, megjithëse ka një numër të madh grash (ndoshta edhe më të madh se numri i burrave) në total, raporti përmbyset në pozicionet drejtuese. Me përjashtime të pakta, gratë janë lënë në hije gjatë rrëmujës së tranzicionit, gjë që ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes, në bazën e shoqërisë.

Ka ardhur koha që të materializohet premtimi demokratik dhe kërkesat për përfaqësi gjinore në Kodin Zgjedhor janë hap i mirë. Mirëpo, që kërkesat në letër të marrin jetë, ato duhet të merren seriozisht nga politikanët, mediat, analistët, si dhe opinioni i gjerë. Nuk duhet të harrojmë se këto kuota dhe kjo mbështetje kërkohet pikërisht sot, sepse dihet që në një të ardhme, gratë politikane do të jenë në konkurrencë të lirë me burrat në tregun e ideve.

Së dyti, ideja e zbutjes është sa absurde aq edhe dashakeqe. Është absurde nëse mendohet se burrat parlamentarë do të zbuten thjesht me simbiozë në prani të grave. Është dashakeqe nëse mendohet se Parlamenti do të zbutet pasi të paktën do të ketë një përqindje më të madhe deputetësh (të gjitha grat&eumlsmiley që nuk do të bërtasin e nuk do të luftojnë. Pra, nëse gratë nuk duhet të humbasin "butësinë" që gjendet disi në "natyralitetin" e tyre (ndërsa supozohet se kjo butësi nuk gjendet te burrat) atëherë femra në politikën shqiptare nuk duhet të përdorë të njëjtat metoda "lufte" të rezervuara vetëm për meshkuj. Do të thotë që është e lejueshme që burrat të bërtasin, të ushtrojnë dhunë verbale, të ndërpresin fjalën, pasi, fundi i fundit, është politikë burrash, por, gratë, me butësinë në natyrën e tyre, nuk duhet kurrsesi t‘i prekin këto lloj metodash. Ato duhet vetëm t‘i durojnë, pasi përdorimi i këtyre metodave do të ishte në kundërshti me "natyralitetin" e femrës. Realisht, kjo do të thotë kategorizimin e femrës në arenën politike, si qytetare me të drejta të kufizuara. Do të thotë që femrat, me gjithë 30 përqindëshin, të mbeten thjesht kukulla në vitrinën e politikës burrërore shqiptare. Kjo është në kundërshtim me normat e një demokracie, ku gjinia nuk duhet të përcaktojë se si mund të shprehesh e sillesh në politikë, por është edhe në kundërshti me të mirën e vendit, që kërkon shfrytëzimin e trurit të të gjithë popullsisë dhe jo vetëm asaj që i ra shansi të lindin meshkuj.

Cilësia e "natyralitetit" misterioz të femrës akoma mbetet i pakapshëm, por duke gjurmuar këtë cilësi dhe retorikën që e përcjell, gjenden një mijë e një arsye që militojnë për ndryshim e rregullave të lojës dhe debatit politik. Vetëm kështu do të ndërpritet dhuna verbale në debate e diskutime. Vetëm kështu do të mund të dëgjojmë e vlerësojmë argumentet më të mira që do ta çojnë përpara shoqërinë tonë.

17 Komente

ideja e zbutjes është sa absurde aq edhe dashakeqe.

 

Dashka me pa edhe i here komedine "Zbutja e kryeNEQES" kjo Vajola!

 Se sa te buta jane femrat ne politike , e kemi pare tek Kryetarja e Parlamentit dhe femrat e tjera ne debatet politike ne tv.

Une mendoj se femrat mund te zbuten.

P.sh. Vali Leskaj u zbut pas mitingut te Edit ne Elbasan dhe qerasi me paninene me qofte te gjithe jevgjit qe moren pjese ne miting.

Ah sikur te kishte dhe birra.

Ja,paninet,qoftet i zbusin gjakrat.

A ke kohe me e redaktu komentin? Hiq rreshtin e fundit se eshte parazit. Otherwise, me dha nje buzeqeshje shum te shnetshme.  smiley 

Mire fjalimi i Presidentit qe ishte premordial, po fjalimi i ambasadorit amerikan te kujtonte filmat me kooperativa, "zonja nga qyteti" "shoqja nga fshati" ai me la shije me te keqe.
Me c'po kuptoj me zbutje, pervec te tjerave nenkuptojne qe grate e parlamentit te ardhshem duhet te merren me problematika sociale dhe ceshtje me 'soft' dmth, me ceshtje te barazise gjinore, te drejtat e njeriut, mbrojtjen e femijeve, cka e ben diskutimin politik ne kete prag elektoral edhe me patetik.

nenkuptojne qe grate e parlamentit te ardhshem duhet te merren me problematika sociale dhe ceshtje me 'soft'

 

Edhe ekonomia ceshtje e 'bute' eshte dhe burimi i tere problematikes sociale. Te jene ne gjendje keto gra te permirsojne situaten ekonomike te gjysmes te popllit te Arrnautistanit(dmth grate) 'gjerat do vene si jo me mire' (sipas himint Austro-Hungarez ne kohen e ushtarit te mire Shvejk)

1. Citimi fillon me 'pervec te tjerave'....

2. Me ngjan se burrat ne politike jane duke ndertuar ligjeraten e tyre mbi rolin e grave ne politike, cka me ben edhe nje here te mendoj me 30% e kuotave vetem eshte filluar nga puna per pjesemarrjen e grave ne politike por progresi (nese vjen) do vije hap pas hapi dhe ne kete mandat e vetmja risi do jete qe ne vend te 7% gra mund te kemi 14%, qe ne total nuk eshte keq por jo ndonje reforme per te vene duart ne koke. Po besoj biem dakord qe nuk ka revolucion smiley

3. Nuk mendoj qe ceshtjen e ekonomise mund ta zgjedhe nje person, qofte nje grua apo nje burre, e ky eshte diskutim tjeter. Gjykoj qe menyra si po trajtohet tema e pjesemarrjes se grave ne politike eshte plot me keqkuptime dhe keqperdorime- sikur nga njera ne do na shpetoje, nga ana tjeter na lodhen grate ' cafka' modelet e kesaj apo te asaj  apo edhe pohime anadollake (sic e perdornin rilindasit) e "Grate le te mbeten gra" - duke theksuar 'natyralitetin'. E ketu ceshtja e grave me lodh persa kohe shihen o si shpetimtare o si 'obobo o lele kush i duron ne parlament'.

4. E vleresoj shume stilin tend epik dhe skepticizmin thumbues smiley

 

Po besoj biem dakord qe nuk ka revolucion Smile

Ah! Sa keq! Seksi me i mire behet gjate nje revolucionismiley

Nesje, mu thjesht me pickoi kjo Vajola me ate komentin e tipit (e parafrazoj) 'mos u merr me gjinine time se ne jena t'pakapshme e komplet efemere'.

Jaaa mi se Nexhi gjate kundermesymjes gjermone t'Dimnit iu plas buza per i cik dashni e Enveri i conte vetem kamunikata politike. M'kujtohet qe i kas thon 'Po na co naj fjal t'omel mer lanet, se njele duke m'kritiku'..Anwari i qe pergjigj "kush te rreh te do".

 Te nderuar shqiptare, torollake, idiote apo te gjithe te tjeret qe jane dakord me kete shkrim. Fatkeqesisht, me ç'lexojme ketu ne komentet e ndritura te ketyre njerezve koti, shohim se veshtire se mund te levizim ne nga PRAPAMBETJA. 

Qafir Arnauti-t:

Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te mesosh te shkruash SHQIP. Pastaj te te rroje qe na ke vene dhe flamurin kanadez per identifikim, ti je per t'u çuar ne Anadoll, ku mund te vazhdosh atje "zhvillimin" tend mes maleve dhe kafsheve.

Mjer ajo nene, moter, grua apo vajze nese kane nje shembelltyre si ty ne familje.

Ndoshta s'ka per te te ardhur mire qe po te permend grate e familjes tende, por gjithmone duhet t'a fillojme nga diku.

Persa i perket asaj çfare shkruhet ne artikull:

Autorja i ka rene ne shenjester. Shqiperia eshte nje shoqeri PATRIARKALE e cila mbrohet ne te shumten here nga homofile, apo thjesht e ne shqip, "motra" qe zgjasin mustaqet per te treguar se sa "burra" jane! Burrnine mund t'a tregoni dhe ne vend tjeter po te keni KOQE.

Eshte 110% nevoje absolute angazhimi i grave ne politike dhe ne çdo fushe tjeter te zhvillimit te shoqerise shqiptare. Kush ka frike nga kjo eshte nje i prapambetur dhe mjeran. Fatkeqesisht, jemi ne te njejten varke me ta pasi na ka rene fati i keq te ndajme cilesimin e te qenurit shqiptar.

Paçi fat.

 

 

 

 

 

 

ti je per t'u çuar ne Anadoll

Qafiri nuk shkon dot pertej kufijve te Rumelise se ja presin hallatet

Pse me kaq yrysh, mllef dhe inat Arnaut Qafir 2?!!! Po ta lexosh shkrimin dhe komentet me siper mund te gjesh dike disa kritika te mira dhe mendime jo esencialisht ndryshe nga te tuat . Tjetra -edhe kjo klishe- do ishte, eja dhe degjoi nje here duke folur te gjitha grate (e kam me teper llafin te ato qe nuk do fitojne kurre) qe jane ne listat e gjithe partive politike dhe degjo edhe pyetjet dhe pritshmerite qe kane grate elektorat prej tyre dhe per gjysem ore e kupton qe ajo qe shkruan me siper eshte e drejte por idealiste... Shume prej grave kandidate e degjuan fjalimin dhe ishin plotesisht dakord me fjalen e Z. Topi, cka eshte e tmerrshme. Cfare te ben ty ndryshe nese menyra si i kundervihesh anetareve ketu eshte me 'mjere nena dhe motra'?!

Njeri gozhdes tjetri patkoit. 

Pamundesia qe kane disa anetare - ne baze te asaj qe shprehin - per tu degjuar diku zbrazet ne keto lloj forumesh. Nuk diskutohet tema apo subjekti i paraqitur por thjesht dordollisin.

Heteroglossia1:

I ashtuquajturi 'yrysh' eshte thjesht nje perpjekje per ti folur me te njejten gjuhe, te vetmen qe mund te kuptojne.

Sa per te tjerat - dhe e perseris - Shqiperia eshte nje shoqeri PATRAKALE. Klasa politike eshte e paafte ne Shqiperi, ndryshe nuk do te ishim ketu ku jemi. Kur njeri bertet dhe thote arritem ne Europe, femije vdesin neper plehra per te nxjere buken e gojes. Mund te te duket pa lidhje, por jemi jashte realitetit per cdo ceshtje qe mund te diskutojme, e sidomos kur filtet per trajtimin e gruas.

Te te them te drejten, eshte gjithashtu pa vlere polemika e vazhdueshme neper keto lloj forumesh, eshte niveli vete i tyre qe te imponon te thuash njehere nje fjale dhe te mbarosh pune.

Kalofshi mire.

 

 

 

 

 

 

Klasa politike eshte e paafte ne Shqiperi, ndryshe nuk do te ishim ketu ku jemi. Kur njeri bertet dhe thote arritem ne Europe, femije vdesin neper plehra per te nxjere buken e gojes.

te dy fjalite kon falsitete logjike. e para osh e gjitha "non causa pro causa", pra, nuk rrjedho. kjo eshte gafe zakonisht e ndikume ka racionalizimi, dmth osh pasoje e i procesi psikologjik, jo logjik. e dyta (si rendom me rob qe jon shpesh nndikim emocional, rast tipik Seserja adite ne Opinion) ka dy cope, "appeal to emotion" dhe "ignoratio elenchi" (demek irrelevante, pa lidhje). ia kom tregu i tjetri me kundershembull, po me sa duket robt kur jon npresion (nndikim emocional, mllef nket rast) i shpikin shkakesite si tiu bojn pun, pa pa i her a bojn nai sens a jo.

 

sa per temen smngel gjo me thon se tu pa mllefin tat kom fryk se mos tplas nai en gjaku

smiley te jap te drejte Irgun. Une, si gjithe te tjeret qe jetojne ne Shqiperi, pervec mllefit qe percjell politika, trafiku, shoqeria e komshia nuk kam nevoje per mllefin virtual te atyre qe jetojne mijera km larg e frustrohen vetem duke lexuar shypin shqiptar ne internet. E kam pare Shqiperine nga larg e nga afer e nga eksperienca ime mund te te them qe jane me te vertet dy gjera te ndryshme... Kam bere aq filozofi idealiste prej larg sa them si me duronin miqte e familjaret...

"Pamundesia qe kane disa anetare - ne baze te asaj qe shprehin - per tu degjuar diku zbrazet ne keto lloj forumesh"

Besoj kjo eshte nje nder 10 arsyet pse ekziston peshku.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).