Ndoka: Padi në prokurori ndaj Topallit dhe Policisë, shpifën ndaj PDK dhe Kekës

SHKODËR- Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli do të paditet në prokurori për shpifje ndaj PDK-së. Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i kësaj partie, Nard Ndoka i cili nuk do të kursejë as Policinë e Shtetit, që sipas tij ka shpifur për kryetarin e ndjerë të PDK në Malësinë e Madhe Aleks Keka duke e quajur trafikant.

"PDK ka gati nje denoncim në prokurori për fyerjet e Topallit ndaj PDK si dhe nje padi ndaj policisë per deklaratën e saj qe ka perbaltur Kekën pas vdekjes", u shpreh Ndoka. Sipas tij, vrasja e Kekës ishte një goditje e rëndë për PDK dhe për familjen e të ndjerit.

Në një konferencë për shtyp në Shkodër, Ndoka e konsideroi vrasje politike, atentatin ndaj kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Kekës. Kreu i PDK deklaron se pista e vetme qe duhet hetuar nga policia, është ajo e vrasjes politike. Duke shtuar se "Policia e Shtetit në vend të hetojë rastin bën deklarata joprofesionale ndaj figurës së Kekës". Ndoka shprehet i indinjuar se PDK nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të marrë masat e para kundër padrejtësive.

Aleks Keka, kryetar i PDK-së në Malësinë e Madhe humbi jetën dje të enjten paradite pranë Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Qershor në orën 09:45, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grizhë. Aleksandër Keka ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip "Mitsubishi Pajero" me targë SH 2125E (në pronësi të vëllezërve Bitani), nga Kopliku për në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu fuqishëm duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas minuta pas vdekjes së tij PDK akuzoi PD dhe kryesisht Topallin për deklarata që nxisin dhunën, që sipas tyre solli dhe vdekjen e Kekës. Në të njëjtën ditë Policia e Shtetit në njoftimin për shtyp e cilësoi Kekën si person që hetohej nga policia me precedent penale. Policia dyshonte se Keka merrej me trafiqe të paligjshme. Kjo ndezi reagimin e PDK që akuzoi Policinë se po përdoret si instrument nga PD në këto zgjedhje.

***********

Topalli: PDK mafioze? E përsëris çdo ditë

TIRANE- INTERVISTA/ Znj. Topalli, është vrarë, është hedhur në erë, kryetari i PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pas deklaratës së lëshuar nga ju kundër PDK-së e PR-së. Kjo deklaratë solli zemërimin e PR-së e PDK-së. Kreu i PDK-së ju ka akuzuar konkretisht "është një akt i rëndë terrorist që e ka zanafillën te mostra Topalli që ka nisur fushatë kundër PDK-së në çdo fshat e shtëpi. Pse kjo deklaratë e ashpër?

E ashpër? Unë e përsëris çdo ditë

I keni thënë spiun dhe mafioz?

Ju e dëgjoni për herë të parë këtë fjalë nga unë. Nuk e keni dëgjuar më parë nga unë këto katër vjet në Parlament. Jo për të gjithë demokristianët, dhe nga ish-deputetë sepse ato nuk do të jenë më deputet. Bëj dallim unë midis tyre, jo të gjithë janë e njëjta gjë. E ke dëgjuar në Parlament dhe e kam thënë kur kam qenë në fushatë elektorale.

Dhe i qëndroni?

-Sigurisht që i qëndroj

Përse për çfarë arsye? Mbi ç'bazë e bëni këtë deklaratë?

-Sepse është e vërtetë

Ç'domethënë është e vërtetë, kush është spiun mafioz?

-Këto kanë thënë se kjo është gjuha e urrejtjes, unë them se kjo është gjuha e së vërtetës. Po të gjykojmë se ne nuk duhet të themi kurrë të vërtetat ky vend nuk do të ishte ku jemi sot. Nuk besoj se ka qenë gjuhë e urrejtjes kjo. Po të hyjmë në këtë mentalitet të diskutimit, i bie që katër vite më parë thoshim se është sistemi i kleptokracisë, kjo është gjuhë e urrejtjes apo e së vërtetës. Edhe një herë të them se kjo vlen për dy prej ish-deputetëve të atij grupi. E përsëris, e kam thënë në Parlament dhe e përsëris çdo ditë.

Cilët janë ato?

-Ato që ti citove. Për sa i përket pjesës tjetër, ajo që unë kam pasur në mend është për këto dy persona. Për Partinë Republikane nuk vlejnë këto. Për PR-në dhe për çdo parti tjetër për shkak të sistemit të ri, është detyra ime që votat e PD-së nuk do të shkojnë për asnjë parti tjetër, as për PR-në, e as për ndonjë parti tjetër të vogël. Ky është dallimi ndërmjet njërës dhe tjetrës.

Zëdhënësi i PD-së ka thënë se nuk është thënë në këtë kontekst fraza?

-Atë po them edhe unë, të njëjtën gjë po them, sigurisht se ka diferencë. Për ato dy demokristianët i qëndroj deklaratave.

A ka ndonjë lidhje në mes kësaj deklarate dhe vrasjes së zotit Keka?

Po e kam bërë këto katër vjet rresht në Parlament dhe ka muaj që e them në çdo fshat dhe në çdo qytet në takimet që bëj.

Pse marrëdhëniet janë kaq të tensionuara me Ndokën?

-Unë mendoj se nuk ia vlen fare që të ndalësh. Marrëdhëniet e mia nuk janë fare të tensionuar me të. Janë marrëdhënie që s'kanë asgjë të përbashkët, as në princip, as në ideale, e as në shtetin e së drejtës. Zoti Ndoka është larguar nga qeveria dhe fakti që është larguar do të thotë se ne kemi pasur arsye të shumta për të mos vazhduar bashkimin me të.

Policia ka deklaruar se personi i vrarë, viktima kishte precedente penale në trafikun armëve e drogës etj. A kanë qenë këto deklarata politike të Policisë?

-Ngjarja është tragjike dhe i shpreh ngushëllime familjes. Unë do i kërkoja prokurorisë, policisë dhe agjencive të tjera të sigurimit që të bëjnë të mundur një hetim të plotë të gjithanshëm dhe të paanshëm. Kaq.

A është problematike në fushatë, që në prag fushate vritet një deputet i PS-së dhe vritet një kandidat për deputet?

Është një ngjarje e rëndë për Xhindin. Për atë nuk e kam dëgjuar asnjëherë se është kandidat për deputet.

Marrë me shkurtime nga "Opinion"

4 Komente

Nje nga gabimet me te medha te Berishes eshte qe e la Ndoken minister te shendetesise. Ky ish saldator ka abuzuar me miliona euro ilace nderkohe qe te semuret vuajne neper spitale. Jam i sigurte qe nje tip si ky ndjehet i kenaqur qe vdiq ai tjetri ne atentat sepse ne kete menyre do te mari ndonje vote me teper duke abuzuar.

"PDK ka gati nje denoncim në prokurori për fyerjet e Topallit ndaj PDK si dhe nje padi ndaj policisë per deklaratën e saj qe ka perbaltur Kekën pas vdekjes", u shpreh Ndoka. Sipas tij, vrasja e Kekës ishte një goditje e rëndë për PDK dhe për familjen e të ndjerit.

ksaj i thon me mulu diellin me shoshe..

po gjith bajza e di qe robi ka qen trafikant , ca na hapni barkun. pse nuk coni edisudin ene tch te pysin robt e thjesht. apo sbo pun? icik zhurm para fushate ka lezet

po mir o crnia, nqs ka qene trafikant pse topalli apo policia nuk e kane denoncuar me pare? Sikur slogani i PD eshte qe "kemi luftuar krimin e organizuar"! Apo ka perjashtime sa kohe jane me PD?

 

Ehuuuu, Sala ka aftesi ti shnderroje ish-Kryeministrat ne te gjalle nga "Mamuth te Korrupsionit" ne bashkepuntor te vleresuar, jo me te nderroje nje individ ne Malesi te Madhe ne trafikant pas vdekjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).