Nard Ndoka: Topalli ka gllabëruar prona, e lidhur me ndërtimet pa leje

Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka nuk ka asnjë dyshim që vrasja e Aleksandër Kekës është politike dhe se shtysë për të kanë qenë qëndrimet e kryetares së Kuvendit në fund të mandatit, Jozefina Topalli. Nard Ndoka thotë për Topallin se është e lidhur me 4-5 persona që kanë përfituar nga investimet shtetërore, për biznese të paligjshme dhe për ndërtime pa leje. Ndoka thotë gjithashtu se interesi i PDK-së është përfaqësimi në qeverisje i demokristianëve dhe se forca e tij është alternativë e domosdoshme e qendrës së djathtë.

 

-Zoti Ndoka, ju e keni quajtur “politike” vrasjen e Aleks Kekës. Policia tha se kishte shkaqe të tjera. A e keni bërë këto ditë ballafaqimin mes qëndrimeve?

-Nard Ndoka: “Ne si PDK jemi të hapur dhe po përpiqemi të kontribuojmë me prokurorinë për zbardhjen e kësaj vrasjeje. Sipas gjykimit tonë, kemi të bëjmë me një vrasje të pastër politike. Madje ne kemi akuzuar në një farë mënyre për përfshirje edhe segmente të policisë. Kjo për faktin që që në fillim të ndodhjes së këtij incidenti, policia dizinformoi opinionin me deklarata të qëllimshme sipas nesh, duke e bërë një akt terrorist sikur të kishte ndodhur nga një shpërthim gazi, ndërkohë që ishte e qartë një gjë e atillë. Pas kësaj deklarimi zyrtar i policisë ishte denigrues, joprofesional, politik duke i vënë etiketa Aleksandër Kekës, të cilat nuk i ka pasur kurrë në jetën e tij dhe pa pasur asnjë lloj problemi me policinë dhe me drejtësinë shqiptare. Këto janë qëndrime politike dhe si i tillë dyshimi jonë rritet edhe akoma më shumë kur vetëm 24 orë përpara nënkryetarja e Partisë Demokratike (Jozefina Topalli) kishte bërë thirrje të hapur, publike, për të mos votuar Partinë Demokristiane, e cila ëhstë një parti spiunësh sipas saj dhe duke ngritur akuza nga më banalet të bëra nga nënkryetarja e Partisë Demokratike. Dhe, kjo ishte një gjuhë e urrejtjes, një agresion i hapur ndaj Partisë Demokristiane, duke e rritur konfliktin në shkallën maksimale, çfarë si pasojë gjeti vdekjen edhe kryetari i degës së Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka”.

-Zotëri, kryetarja e Kuvendit me mandantin e përfunduar, ka deklaruar në një emision televiziv se nuk i ndryshon qëndrimet e saj mbi PDK-në. A do të thotë kjo që ajo është e bindur sepse ka të drejtë apo mos ju keni çështje të tjera të hapura me zonjën Topalli?

-Nard Ndoka: “Imagjinoni, një politikane e papërgjegjshme si Topalli… Ajo nuk është hera e parë që bën deklarata të tilla. Ajo ka deklaruar kohë më përpara për një prej drejtuesve të opozitës se po të isha unë në vendin e Berishës, do t’ia kisha futur me plumb ballit. Kjo është një mostër politike. Akuza të tilla nga një politikan duhet të bëhen në prokurori, duhet të bëhen me prova dhe të vendosë sistemi i drejtësisë për to. Ndërsa ne nuk mund t’i përgjigjemi me të njejtën gjuhë një rrugaçeje politike. Por, për akuzat e saj shpifjet e saj, ne i jemi drejtuar tashmë drejtësisë, i jemi drejtiruar Prokurorisë së Përgjithshme, me të gjitha provat e filmuara që ajo i ka deklaruar në dëm të Partisë Demokristiane. Ne kemi kërkuar ndjekjen e saj penale për shpifje, për prishje të imazhit politik, për dëm moral ndaj Partidë Demokristiane si edhe për policinë në drejtim të emrit dhe figurës së Aleksandër Kekës pas vdekjes”.

-Zoti Ndoka mos duhet të kuptojmë me këto qëndrime tuajat se problemet me zonjën Topalli shtrihen edhe në sfera të tjera?

-Nard Ndoka: “Jo, ata tashmë janë disi të frikësuar nga ndëshkimi që do të marrin me votën e qytetarëve. Partia Demokristiane është tashmë një realitet i padiskutueshëm, i fuqishëm në Qarkun e Shkodrës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Kjo i ka trembur, i ka xhelozuar jashtë mase, ua ka humbur arsyen dhe besoj që është një çoroditje e pakuptueshme e kësaj mostre politike. Por, gjithsesi PDK, drejtuesit e saj, të gjithë qytetarët dhe simpatizantët tanë janë porositur të ruajnë gjakftohtësinë ndaj këtyre provokacioneve, ndaj këtyre sulmeve, të cilat nuk vijnë nga kundërshtarët tanë politikë, por vijnë nga aleatët tanë, me të cilët kemi qeverisur prej disa vitesh”.

-Ju më parë keni deklaruar shpesh se zonja Topalli ka pasur lidhje me çështje edhe për ndërtimtarinë në Shkodër.

-Nard Ndoka: “Zonja Topalli është një problem më vete, është një problem për Shkodrën. Ajo nuk ka qeverisur, por e ka sunduar Shkodrën me 4-5 persona dhe ka mbjellë një lloj urrejtje te qytetaria shkodrane, janë 4-5 emra që lakohen rreth saj, janë vetëm 4-5 emra që kanë përfituar prej bizneseve shtetërore prej investimeve shtetërore, prej Bashkisë së Shkodrës, e cila ka gllabëruar prona, ka bërë ndërtime pa leje dhe shumë prej këtyre personave, të cilat bizeset e tyre i kanë të paligjshme. Ajo është njeri që është zhytur thellë në llumin e saj, e padiskutim që data 28 qershor do të jetë edhe gjykimi i fundit për politikat e saj të gabuara për Qarkun e Shkodrës dhe këtë ajo e ndjen dhe është bërë si bishë, është bërë e pakontrollueshme, por kjo nuk na shqetëson shumë përveçse ajo që ishte tragjike për ne, humbja e kryetarit tonë të Malësisë së Madhe”.

-Jam i hapur të dëgjoj 4-5 emrat që po thoni, nëse ju i keni.

-Nard Ndoka: “Emrat për çfarë”?

-Emrat që ju thoni se janë të lidhur me zonjën Topalli.

-Nard Ndoka: “Besoj se duhet të jetë prokuroria ajo që do të thotë fjalën e vet. Nuk është detyrë e Partisë Demokristiane të merret me emra. Por, fenomenet janë të rrezikshme, janë të ndëshkueshme, janë antiligjorë, janë korruptive dhe besoj se një sistem drejtësie i pandikuar nga politika, pra i pavarur, jo nën trysninë e politikës siç ka qenë deri tani, do t’i japë dënimin e merituar këtyre personave dhe këtyre emrave që fshihen pas zonjës Topalli po edhe vetë zonjës Topalli”.

-Zoti Ndoka, ju keni denoncuar dhe akuzuar zonjën Topalli për ndërtime brenda qytetit të Shkodrës, qoftë në pronat e saj apo në zonën e Gurakuqëve. Do të ketë zgjidhje?

-Nard Ndoka: “Patjetër që në një shtet ligjor dhe jo në një shtet të telekomanduar, jo në një shtet ku sundohet, por qeveriset, do të marrin zgjidhje të gjitha këto probleme. E drejta mund të vonohet por asnjëherë nuk mund të ndryshohet. Unë kam besim te drejtësia. Kam besim, që në Shqipëri do të vendoset më në fund edhe ligji edhe respekti ndaj tij edhe në qytetin e Shkodrës”.

-Ju natyrisht që keni çështje thelbësore ecurinë e demokristianëve në zgjedhje dhe mundësinë për krijimin e një qeverie. A keni një ide të qartë paraparakisht se nga do të jeni?

-Nard Ndoka: “Patria Demokristiane është një parti e qendrës së djathtë. Pra, ne jemi alternativë tashmë e kristianëve, në politikën shqiptare, e domosdoshme. Për ne është shumë i rëndësishëm përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm përfaqësimi ynë në qeverisjen e ardhshme për t’i përfaqësuar demokristianët në të gjitha institucionet shtetërore, në të gjitha nivelet”.

11 Komente

 Te shohim a do te levize prokuroria nga deklarat e krytarit te partise Demokristiane. Vrasja e deputetit te kesaj partie, ka shkuar deri ne qarqet me te larta te BE. 

Ku ishte deputet ai qe u vra mer burre, se po na hiqni zarin fare??????

 

nuk ishte as ne Liste e as ne ndonje vende.Thjeshte mbeshtetes Fisi, si cubi fisit , si me me leke edhe me foristrade, kishte votate e gjith fisit.E bleu Ndoka edhe ktheu me te.

 

Sa paska shkuar muahebti tek BE, qenka bere qimia tra.

Hahahaha!

Po shkrihem me kete komentin tend Pjer!

Vertet e ke apo tallesh?

Uroj qe te tallesh se po ta kesh vertet duhet te shkosh te pish ilacet.

E para ai nuk ishte deputet.

E dyta BE se ka care koken kur jane vrare 8000 boshnjake ne 3 ore nga serbet,do te shqtesohet nga vrasja e nje kryetari te deges se Malesise se Madhe te nje partie me elektorat 0.01%.

E treta prokuroria leviz kur ka fakte dhe jo se tha Nard Noka.

Se fundit te keshilloj qe ne naten  28-29 Qershorit te kesh me vete ilace qetesues apo disa bombola me oksigjen.

Do te te duhen sepse pritet qe PD te fitoje edhe nje mandat tjeter.Idoli yt Rama do te pranoje humbjen,ODHIR do ti shpalle zgjedhjet e lira,dhe Shqiperia do te jete me prane BE se kurre.

Kjo nuk te vjen per mbare ty dhe te tjereve "te jashtem" ketu ne PPU sepse ju iken edhe e vetmja gje qe mburreshit deri tani:ajo qe nuk keni nevoje per vize kur vizitoni BE.Por tani qe shqiptaret do ta arrijne edhe kete juve jeni xheloze dhe beni cdo gje thoni cdo shpifje, si ky komenti yt-pacavure,vetem qe te diskretitoni shqiptaret.Doni apo s'doni Pjer jeni te destinuar te humbisni!

Humbet kur deshit ta mbanit Shqiperine jashte NATO-s do te humbisni edhe per ta mbajtur Shqiperine jashte BE!

 

Pse e mer me kaq zjarrllek, mor Solidarnosc. Avash, avash, relax... Se ja futi pordhes Thoma Pjerdhua dhe ti gati te tregosh dhembet o "Demokrat". Jam kurioz te di te paguan njerri ty si i brendshem se dhe une "si i jashtem" qi e ndjej veten nuk kam ndonje prioritet per partite. E kam thene prap dhe nuk dua te  perseris qe ne shqiperi nuk ka te majte as  te djathte. Nuk ke ku ta kapesh shkopin kur esht me mut nga te dyja anet. Po per te zgjedhur me mire zgjedh nje delirist se sa nje bithe*ire si Edi.Se per hajdute te gjithe njesoj jane .

I lexoj komentet e tua pasionante. E ke majen te holle bir biri im, e te mprehur. Mere shtruar e mos i mesho fort qe te te thyhet...

Prokuroria nuk leviz kur i ka faktet para syve e jo me te levizi per thashethemet e ish saldator Ndokes qe do te fitoje ca vota ne kurriz te te vdekurit.

Eshte e vertete.

Edhe nje here qe levizi dhe gjeti prova per Lul hajdutin, u be "anullim loje" nga Gjykata.

Keshtu eshte: Po te jete Sala (apo familja e tij) beshkepunetor ne vjedhje, tejkalohen afatet e hetimit dhe nuk ka fajtore...

Kush vjedh miliarda - dekorohet...

Kush vjedh nje cope buke - ne burg maskarai...

Thone se kush grinden duhen. A te jete kjo e vertete ne kete rast ndermjet Nardit dhe Jozit?

Prokuroria nuk leviz kur i ka faktet para syve e jo me te levizi per thashethemet e ish saldator Ndokes qe do te fitoje ca vota ne kurriz te te vdekurit.

732 padi kunder ed rames ene bashkise se tirones per vjedhje pronash, 400 vetem vitin e funit, ene as i ka prek.

osh si puna faqes ktu, artikujt me te dhona reale (emra konkrete, adresa, padi, shifra) squhen, quhen vetem kto te ndokes ne dy te notes ("emrat per cfare? le te merret prokuroria&quotsmiley.

Po pse mor Irg.?

A nuk ishte Sala qe na e vuri ne fron Ina Ramen me fishekzjarre pasi i vuri drune Sollakut ?

Po Sollakun, nuk ishte Sala qe na e vuri , pasi i vune (bashke me Tosin) drune Rakipit ?

Pse nuk vuri Sala ate  Ed Paloqen ose  Nishon musteqen  kryeprokuror dhe ti fuste ne burg gjithe hajdutet nga ana e opozites . Keshtu sikur premtoi kur erdhi ne 2005-en.

Problemi eshte se Sala do te denoje vetem Edi Ramen ( dhe per me sakt: jo ta denoje , por ta shfiguroje). Mirpo hajdutlleqet e Lul Bashes, Argites, Fazllic-it, Shkelzenit. Mehdiut e kompani , do qe ti fshehe.

AAaaa ketu lind kontradikta, ngec puna dhe shpetojne te gjithe .

Kush e hengri ? Populli - si gjithmone .

 

Pergjigje....Nard Ndoka: “ Ajo nuk ka qeverisur, por e ka sunduar Shkodrën me 4-5 persona dhe ka mbjellë një lloj urrejtje te qytetaria shkodrane, janë 4-5 emra që lakohen rreth saj, janevetëm 4-5 emra

 Pyetje....-Jam i hapur të dëgjoj 4-5 emrat që po thoni, nëse ju i keni.

Pergjigje....-Nard Ndoka: “Emrat për çfarë”?

Ik mer delenxhi!

 irgun; " ...732 padi kunder ed rames ene bashkise se tirones per vjedhje pronash, 400 vetem vitin e funit, ene as i ka prek..." 

Uroj te mos jete e vertete, pra diçka e ekzagjeruar, sepse nese do te ishte e vertete, kjo shifer do te zgjonte interesin e organeve te ndryshme perendimore,  jo per gjo , por do te kujtonin se po persekutohet nje kryetar partie. Se kendej ne perendim , me kaq shum padi ose me sakte me çerekun e ketyre padive, kryetarit te nje partie do ti sugjeronin te terhiqej ne jeten private, e te mos dukej/ndihej shume ne jeten publike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).