Mjaft paraqet raportin per punen e ministrive gjate vitit 2008

Raporti i plote mund te lexohet ketu

Me besimin ne rritjen e ndergjegjesimit dhe pergjegjshmerise qytetare, permes informimit objektiv, me ane te nje sere indikatoresh te thjeshte, larg shpjegimeve tekniko-profesionale, shpesh te pakuptueshme, qe lene vend per keqinterpretim, moskuptim dhe keqkuptim, sot sjellim botimin e pare te Monitorimit Publik te Ministrive.

Ky publikim përqendrohet në disa kategori kryesore të cilat bazohen në veprimtarinë juridike të ministrive, realizimin buxhetor, si dhe nivelin e transparencës dhe gateshimerisë së institucioneve qendrore të administratës publike për të ofruar ndaj publiku informacion zyrtar.

Në kategorinë e parë, atë të monitorimit të veprimtarise juridike të ministrive, e cila është realizuar përmes analizës krahasuese të angazhimeve vjetore, për inicimin e nismave ligjore që secila ministri ka ndërmarr në Planin e Integruar për vitin 2008, me gjithë veprimtarinë ligjore të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për këtë vit, vërehet që niveli më i lartë i realizimit të angazhimeve vjetore, në këtë aspekt arrin 50%. Është Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, e cila ka realizuar planin për hartimin dhe propozimin e ligjeve në masën më të lartë. Ndërsa ministria e cila ka arritur nivelin më të ulët të përmbushjes së objëktivave të vendosura prej saj, për hartimin dhe propozimin për miratim të nismave ligjore është Ministria e Shëndetësisë, e cila ka realizuar vetëm 10% të angazhimeve të ndërmarra  për vitin 2008.

Pjesa e dytë e kësaj analize të veprimtarisë së ministrive përqëndrohet në krahasimin e planifikimit buxhetor të secilës ministri me realizimin e tij. Sa i përketë mënyres si është realizuar kjo analizë duhet të theksohet fakti që janë marr në shqyrtim vetëm fondet që ministritë marrin nga Buxheti i Shtetit (fondet që parashikohen në Buxhetin e Shtetit për vitin 2008 nën zërin çelje nga buxheti). Nga kjo analizë vërehet se Ministria e cila ka realizimin më të lartë të planifikimit buxhetor është Ministria e Punëve të  Jashtme me 99.6%, e cila në fakt renditet ndër ministritë me buxhetin më të vogël (262 280 000 leke), ndërsa realizimin më të ulët buxhetor në raport me planifikimin, vërehet se e ka Ministria e Financave, e cila ka  realizuar 71% të planit buxhetor për vitin 2008.

Ne grafikun e meposhtem tregohet nje pamje e pergjithshme e fondeve te djegura nga ministrite gjate vitit 2008, si rrjedhoje e mosrealizimit te gjithe buxhetit te alokuar. Vihet re qe Ministria e Arsimit ka djegur 29% te fondeve qe ne shifra perbene rreth 1 010 292 000 leke, Ministria e Puneve publike ka djegur rreth 32% te fondeve te alokuara, qe ne vlere monetare perkthehet ne 1 071 908 000 lek, ndersa Ministria e Mbrojtjes ka djegur nje fond prej 669 985 000 lekesh, ose 19% te gjithe buxhetit te alokuar, nga Buxheti i Shtetit per vitin 2008.

Sa i takon transparencës së ministrive ndaj publikut, pra të qënit të hapura ndaj kërkesave për dhenie informacioni zyrtar, nga monitorimi i vazhdueshëm përmes dërgimit të kërkesave qytetare dhe zyrtare në të gjitha ministritë, rezuton se nga 100 kërkesa të dërguara vetem 8 kanë marr përgjigje. Duhet theksuar fakti që Ministria e Drejtesise është institucioni i administratës qendrore, që ka treguar nivlelin më të lartë të angazhimit për ofrimin e informacionit ndaj kërkesave, si institucionale ashtu dhe qytetare, në formen e saktë dhe në kohën e duhur. Gjithashtu Ministria e Drejtesise rezulton te jete i vetmi dikaster qendror qe ka organizuar takime konsultative me aktor te interesuar dhe ekspert nderkombetar per gjithe nismat e ndermarra gjate vitit 2008. Ministrite e tjera nuk i jane pergjigjur kesaj kerkesa, c’ka na bene te mendojme qe angazhimi i tyre per organizimin e takimeve me grupet e interesit mbetet nje objektiv strategjik i parealizuar. Ne vijim gjenden ministrite qe jane pergjigjur te pakten nje kerkese:

Ministria e Drejtesise                     
Ministria e Shendetesis                           
Ministria e Integrimit Europian                       
Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjetikes               
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta       
Ministria e Brendshme                           
Ministra e Puneve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit

Së fundi, në këtë publikim mbi monitorimin e veprimtarisë së  ekzekutivit gjenden ne menyre te permbledhur te dhena statistikore mbi orjentimin e qasjes ligjore të gjithë trupit ekzekutiv, si dhe një pasqyrë të përgjithshme të përfaqesimit gjinor në nivel ministror, në pozicionet e larta drejtuese, si ministër, zëvendësministër dhe drejtues drejtorish.

 

10 Komente

Kure ka more per siper te beje detyren e kryeministrit Mjafti?

Prandaj pertendon biri i mjaftit E Velia per tu bere kryeminister?

Qenke rende anglezo.

Shife per ca behet fjale se spo ta kapim fijen e llogjikes. 

Eee inglizo, aty te ka ngel ora...ke kospiracioni me ballistasmiley)Do lexosh ndonje here apo e kane shpall abetaren liber te Er Velise?smiley)

Po raportin e punve te MJAFT-it kush e ben?? Tallem tallem...kuptohet...MJAFT-i s'ben pune smiley MJAFT-i ka vetem orar vizatimi ku pikturohen...Kundra-Parrulla

Po te ishe ne gjendje te lexoje mund te vleresoje edhe ti pakez raportin e paraqitur me siper por me c'duket s'je i afte smiley

Po ti je gje bojaxhi qe te intereson boja? smiley

 "....Ne grafikun e meposhtem tregohet nje pamje e pergjithshme e fondeve te djegura nga ministrite gjate vitit 2008, si rrjedhoje e mosrealizimit te gjithe buxhetit te alokuar. Vihet re qe Ministria e Arsimit ka djegur 29% te fondeve qe ne shifra perbene rreth 1 010 292 000 leke, Ministria e Puneve publike ka djegur rreth 32% te fondeve te alokuara, qe ne vlere monetare perkthehet ne 1 071 908 000 lek, ndersa Ministria e Mbrojtjes ka djegur nje fond prej 669 985 000 lekesh, ose 19% te gjithe buxhetit te alokuar, nga Buxheti i Shtetit per vitin 2008..." 

 

Persa kohe neper ministri vihet re shterpesi idesh e projektesh, dembelizem, anarshi, panik per vendin e punes, per aq kohe do te kemi vazhdimisht djegje fondesh.

Po te ishe ne gjendje te lexoje mund te vleresoje edhe ti pakez raportin e paraqitur me siper por me c'duket s'je i afte

Eshte ceshtje te menaxhimit te kohes...i dashur Llukan. Mund te shikoj Tomin dhe Xherrin pershembull...ose mund te lexoj raprtin e MJAFT-it. Por sipas mendimit tim...Tomi dhe Xherri jane shume me edukativ se "raporti" i MJAFT-it.

Ju keshilloj dhe ju te MJAFT-it qe ne vend qe te harxhoni kohe me "raporte" qe vetem ju do ti lexoni...te shikoni Tomin dhe Xherrin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).