Militantët e PD-së kthehen në "shtëpi". Të PS-së bëjnë llogaritë

Reportazh/ Një ditë në selitë e dy partive kryesore

Demokratët rikthehen në shtëpi. Zgjedhjet e 28 qershorit risjellin zhurmën në selinë qendrore të Partisë Demokratike, e cila ishte harruar që prej 3 korrikut të 2005-ës dhe 18 shkurtit të 2007-ës. Mbi 100 zyra elektorale në të gjithë Qarkun e Tiranës, një ekip prej më shumë se 200 vetash pjesë e shtabeve elektorale në kryeqytet, 32 kandidatë në kërkim të votës më 28 qershor, janë armata me të cilët Partia Demokratike kërkon të fitojë shumicën e mandateve për deputetë në Tiranë. Aktualisht në ditët e nxehta të qershorit, në selinë demokrate qëndrojnë vetëm kandidatët e Tiranës, shtabi i tyre elektoral, zëdhënësit e fushatës dhe simpatizantët nga kryeqyteti dhe rrethet, të cilët përgatisin terrenin për vizitat e Kryeministrit Sali Berisha në rrethe. Ndryshe nga selia e PD-së, zyrat elektorale të vendosura në të gjitha anët e Tiranës kanë si synim thithjen e sa më shumë personave për t‘u treguar punën katërvjeçare të qeverisë dhe shmangien e pakënaqësisë së militantëve të vjetër demokratë.

 

Zyrat elektorale

 

Synimi i PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit është të mos lërë asnjë rrjedhje vote siç ndodhi në 2007-ën me zgjedhjet lokale. Për të bërë një bilanc më të qartë dhe për të qenë të sigurt nëse do të kenë apo jo votat e duhura për të garantuar shumicën, demokratët kanë nisur të skedojnë në blloqe shënimesh emrat që ndihmojnë PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe emrat që do të votojnë për PD-në në fund të këtij muaji. Në këtë mënyrë, demokratët do të jenë të sigurt që nuk do të pësojnë rrjedhje, por edhe të qartë për të mos gabuar, që t‘u kthejnë reston personave që më 28 qershor i dhanë "oksigjen" kësaj partie.

 

Militantët

 

Megjithëse selia blu ndryshoi imazhin vetëm 50 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, militantët nuk e harruan rrugën që të çon drejt selisë qendrore të Partisë Demokratike. E mbetur bosh për një kohë të gjatë, selia e demokratëve rikthehet sërish si një shtëpi e madhe, ku "fëmijët e vegjël synojnë të bëhen të rritur". Në selinë qendrore të demokratëve nuk gjen më njerëz të cilët kërkojnë punë, por ekipe të vetëshpallura njerëzish, të cilët ngarkojnë në makinën e tyre postera, flamuj të PD-së për të përcjellë imazhin e ndryshimit brenda dhe në rrethinat e Tiranës.

 

Strategjia e PSB

 

Kompania amerikane PSB ka zgjedhur si strategji që të gjitha posterat të mos bëhen me imazhin e Kryeministrit, por të përmbajnë në to rrugë për të treguar se qeveria "Berisha" shtroi 5900 km rrugë, si dhe njerëz të maskuar të vendosur në fletëpalosje për të treguar se qeveria e djathtë luftoi krimin e organizuar. Për herë të parë, që prej vitit 1991, në logon e Partisë Demokratike, në postera, banderola dhe çdo gjë që mban firmën dhe vulën e Partisë Demokratike mungon imazhi i kryetarit të saj, Sali Berisha. I vetmi kujtim për militantët demokratë që kanë "zënë derën" e selisë blu është zëri i Kryeministrit që ka pushtuar spotet publicitare, por edhe që ka startuar këngën e demokratëve në këtë fushatë, "This is a miracle", të cilin demokratët nuk kanë ngurruar ta vendosin edhe si zile telefoni. Në selinë blu, fytyrat e panjohura dhe njerëz gjithë nxitim nuk kanë më kohë të kërkojnë ndere, punë apo ndihmë, por kanë ndarë detyrat se cila është pjesa që do të përgjigjen për zgjedhjet.

 

Posterat

 

Megjithëse temperaturat e larta kanë larguar një pjesë të mirë të kryeqytetasve nga Tirana, klima e nxehtë politike nuk e ka ndalur hapin e saj. Ndonëse partitë politike e kanë të vështirë ta gjejnë gjuhën e përbashkët në një tryezë, duket se e kanë më të lehtë për të bashkëjetuar në të njëjtën faqe muri. Posterat kanë "pushtuar" Tiranën. Militantët e vitit 2009 mund të krahasohen fare mirë me partizanët e viteve ‘50 që shfrytëzonin errësirën për të ngjitur trakte në faqet e murit kundër gjermanëve. Kjo mund të cilësohet fare mirë edhe si një shenjë që tregon se partitë politike nuk i zë gjumi as natën. Tingujt e këngës "Shqipëria po ndryshon" në selinë e PD-së tregojnë se demokratët dy javë përpara zgjedhjeve bëjnë jo vetëm politikë, por edhe festojnë.

 

28 qershori, socialistët bëjnë llogaritë

 

Socialistët nisin llogaritë që do garantojë kthimin e tyre në qeverisje. Dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve, të gjithë, që nga zyrtarë e mbështetës të thjeshtë kanë nisur të parashikojnë se cili do të jetë raporti mes kandidatëve në 12 qarqet e vendit. Ndërsa puna vijon në terren me zyrat elektorale, sistemin e patronazhit, me grupet e vullnetarët, puna e të cilëve pritet të kthehet në rezultat pozitiv, në katin e dytë administrata e partisë shënon rezultatin e pritshëm në letër përmes sondazheve. Por në prag të këtyre zgjedhjeve, sfida më e rëndësishme e Partisë Socialiste, pasi humbi pushtetin në 2005-ën, ekipi zgjedhor, kandidatë e mbështetës janë shpërndarë në bazë dhe rrallë në lokalin ngjitur pranë selinë të zë syri ndonjë prej, edhe ata pjesë të listës së kandidatëve për Tiranën. Megjithëse ardhja e tyre në ambientet e partisë përkon më së shumti me komunikimet mediatike. Me largimin e tyre, vendin e kanë zënë mbështetësit që vijnë nga i gjithë vendi. E meqë të takosh drejtuesit bëhet e pamundur, një kafe ngjitur me selinë duket se ua zbeh zhgënjimin për mundin dhe rrugën e bërë. Bisedat janë të fokusuara te rezultati dhe mjafton bindja e njërit prej tyre për fitoren në një qark të caktuar që të kthehet në shpresë për mosbesuesit.

 

Kandidatët

 

Është një rastësi t‘i takosh në ambientet e Partisë Socialiste. Kjo ndodh ndoshta në kulmin e vapës, kur puna dhe takimet bëhen të parealizueshme. Por edhe nëse ndodh të takosh ndonjë prej tyre me siguri i takojnë listës së kandidatëve për Tiranën. Pjesa tjetër është shpërndarë në 12 qarqet e vendit. Vetëm festat në emisione dhe debatet televizive i kthejnë për pak orë në seli, ku bëhen përgatitjet. Sa për kohë televizive dhe debate mediatike më me fat janë pikërisht ata të Qarkut të Tiranës. Konferencat e shtypit, kryesisht të fokusuara në strategjinë për të vënë në pah premtimet e mazhorancës përdoren për të promovuar emra kandidatësh. Ndonjë syresh pranon se është e vështirë të bësh fushatë larg Tiranës, kjo edhe për shkak të mungesës së kushteve për të pasur qoftë edhe një zyrë normale, ku mungon kompjuteri apo interneti.

 

Posterat

 

Në oborrin e selisë rozë, i ndryshuar mjaft në katër vitet që drejtohet nga Edi Rama, qëndron një furgon, ku janë vizatuar qartë logot dhe sloganet e fushatës së Partisë Socialiste. Duket se është makina më fatlume, pasi është simboli i fushatës së PS-së për sa u përket ambienteve të partisë, por edhe pse parkohet brenda oborrit, për të cilin tregohet mjaft kujdes. Ndryshimi i faqes ballore të hyrjes në seli nga dritare të vogla në një faqe muri me xham ka shmangur vënien e ndonjë posteri gjigant që pret e përcjell këdo që hyn e del në parti. Nga xhamat e kupton fare qartë se si salla ku më parë bëheshin mbledhjet e grupit elektoral është kthyer në sallën e shtabit elektoral, ku niset dhe vjen informacion i pafund jo vetëm në lidhje me fushatën, por edhe për listat, kartat e identitetit etj.

 

Mbështetësit

 

Në ambientet e partisë, në hyrje dhe te lokali ngjitur, militantët dhe mbështetësit nuk i kanë munguar në asnjë moment Partisë Socialiste. Edhe pse vapë, dëshira për të ditur pak më shumë i bind që të kalojnë thuajse çdo ditë te selia. Me orë të tëra, duke porositur vetëm një makiato dhe ku duhen gota të tëra me ujë për të përballuar të nxehtin, askush nuk lëviz për të mos humbur detajin apo elementin më të vogël që përkthehet në shpresën për fitoren. Lokali e ka shtuar numrin e kamerierëve dhe për pak kohë një cep i tij, me një kolltuk komod, ku zakonisht ka qenë streha larg syve të njerëzve i shumë drejtuesve të partisë, tani është kthyer në vendin më të preferuar të vullnetarëve.

 

Strategjia

 

Edi Rama, lideri prej katër vjetësh i Partisë Socialiste, është simboli i garës për zgjedhjet e 28 qershorit. Jo vetëm për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor, por më së shumti për shkak të qëndrimit të një politike të re, vetë kreu socialist e ka marrë përsipër të prijë ekipin e tij me një imazh dhe mesazh të ri për elektoratin. Ndërsa strategjia përpunohet e miratohet në selinë rozë, Rama mbetet strumbullari rreth të cilit vërtitet fjala "fitore". Këtë zgjedhje duket se e kanë pranuar drejtuesit, ekipi i kandidatëve dhe mbështetësit e thjeshtë. Një prej tyre në bisedë mes miqsh besonte se këtë herë "është kryetari që do e çojë Partinë Socialiste drejt fitores dhe jo partia kryetarin". Përsiatjet për llogaritje do të marrin fund fiks pas dy javësh, kur shqiptarët do të vendosin se kush do i drejtojë për katër vitet e ardhshme. Deri atëherë, sikundër ka ndodhur në çdo garë zgjedhore, selia rozë do të gumëzhijë nga militantët, njerëz të thjeshtë, nga zyrtarët dhe gazetarët.

9 Komente

Interesant smileysmiley

te nentitujt, perkrahesit e PD-se i quajne Militante, ndersa ata te PS-se Mbeshtetes ... smileysmiley

sa te lezetshem jane keta gazetarucet smiley

 o syni, 

te i link me siper ke nje kundrapeshues qe po llogarit si te ballancoje shkrimin smiley 

shoke duhet te llogarisim dhe kete :

 

se po e perdor gjithandej ai tropojani i ndyrre per te hedhur balte mbi krieministrin e arthshem!!! dhe po ze dhe vend se njerezit aq dine

 dicka per te gjithe shqipetaret votoni edi ramen qe do na beje shteti me fuqishem ne europe dhe njeriu qe do na beje per te qene krenare te jemi shqipetare dhe eshte njeriu i vetemm qe mund ta ndyshoje shqiperine ne nje vend europian dhe me standarte faleminderit per te gjithe njerizit qe arrijne te na kuptojne.

EDI erdhi ora ti htuash sales ik,se to themi ne te gjith nje zeri zhduku e mos te pafshim syt.

Njeri nga Ata pak shqiptar qe ka per te ere emer per mire ne Historine e Shqiperise eshte pa diskutim,Kryeministri i ardhshem Edi Rama,njeriu qe eshte bere per te lideruar,per te ndryshuar,per te udhehequr Shqiperine ne rrugen e veshtire ku e futen dhe dojne ta mbajne pseudo politikanet.Me nje lider te tille Shqiperia i ka te gjitha shpresat qe per shume pak kohe te radhitet per krah vendeve te B.E-se.Pranadaj Sqiptar COHU dhe VOTO EDI RAMA.

Socialistët nisin llogaritë që do garantojë kthimin e tyre në qeverisje. Dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve, të gjithë, që nga zyrtarë e mbështetës të thjeshtë kanë nisur të parashikojnë se cili do të jetë raporti mes kandidatëve në 12 qarqet e vendit. Ndërsa puna vijon në terren me zyrat elektorale, sistemin e patronazhit, me grupet e vullnetarët, puna e të cilëve pritet të kthehet në rezultat pozitiv, në katin e dytë administrata e partisë shënon rezultatin e pritshëm në letër përmes sondazheve. Por në prag të këtyre zgjedhjeve, sfida më e rëndësishme e Partisë Socialiste, pasi humbi pushtetin në 2005-ën, ekipi zgjedhor, kandidatë e mbështetës janë shpërndarë në bazë dhe rrallë në lokalin ngjitur pranë selinë të zë syri ndonjë prej, edhe ata pjesë të listës së kandidatëve për Tiranën. Megjithëse ardhja e tyre në ambientet e partisë përkon më së shumti me komunikimet mediatike. Me largimin e tyre, vendin e kanë zënë mbështetësit që vijnë nga i gjithë vendi. E meqë të takosh drejtuesit bëhet e pamundur, një kafe ngjitur me selinë duket se ua zbeh zhgënjimin për mundin dhe rrugën e bërë. Bisedat janë të fokusuara te rezultati dhe mjafton bindja e njërit prej tyre për fitoren në një qark të caktuar që të kthehet në shpresë për mosbesuesit.

 

Ku e ka vjedhur kete pjese tek ndonje gazete Suedeze, ku jemi ketu,ne Suedi,  ku eshte dokle, ruci, brace, me stof tarital mbytur ne djerse, e tym duhani.

Dua te di ç'fare te shtyn me rrejte, deshira apo urrejtja?

Grupi mos qesh me ramen ti se dhe me makine llogaritse kaq te thjeshte behen fitime maramendese , sepse nje gogel tek kjo makina e edit perfaqeson nje lagje , dhe nje lagje disa leje ndertimi .

Grupi mos qesh me ramen ti se dhe me makine llogaritse kaq te thjeshte behen fitime maramendese , sepse nje gogel tek kjo makina e edit perfaqeson nje lagje , dhe nje lagje disa leje ndertimi

 

Po une kisha dhe nje me nje makine llogaritse nga kto te fundit fare smiley...po ma hoqen kta te Peshkut se u permenden emra te Papermendshem/me.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).