Meta: Me 29 qershor, une do te gdhihen kryeminister

Kryetari i LSI, ish-kryeministri Ilir Meta, eshte shprehur mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, se ai do te fitoje zgjedhjet e 28 qershorit dhe me 29 do te jete kryeministri i Shqiperise. Ai nuk ka munguar te sulmoje kryesocialistin Rama, duke e cilesuar lider te paprovuar, te toksinuar nga pushteti.

Ju pretendoni te merrni voten e socialistev, duke i ofenduar ata. E kam fjalen per ato qe thuhen ne lidhje me rastin e zotit Ruci?

Zoti Ruci shperndan naten fletushka, ku thuhet se vota per LSI-ne eshte vote per PD-ne. Pse genjen ky dhe tregohet hipokrit. Ai shkaterroi Saranden dhe ia dha Partise Demokratike Bashkine, pastaj edhe ne Tepelene humbi. Zoti Nano e di me mire se sa une qe Ruci ka ikur me fustan drejt Greqise, nepermjet Kakavijes.

Si do te vijojne ngjarjet pas 28 qershorit?

Berisha do te dale ne pension. Rama do te mbetet ne bashki, sepse vete e beri kete zgjedhje. Une do te behem kryeminister, se une jam personi qe do te largoje Berishen nga pushteti. Rama eshte nje piktor qe s'ka shitur asnje pikture ne jeten e vet. Nuk duhet nje lider i paprovuar, nuk duhet nje person i tille, i toksikuar nga pushteti, pasi nuk eshte ne gjendje te gjykoje ne menyre racionale dhe eshte gati te beje gabimet nga me te medha. Shqiperia vetem humbi nga ajo qe beri ai me Sali Berishen.

Keni besim se do te dilni te fituar ne keto zgjedhje?

LSI eshte parti e madhe, do te fitojme, per kete hyme ne zgjedhje. Shqiptaret nuk mund te pranojne nje regjim te rreme demokratik.

Ju keni kerkuar debate prej kohesh, pse e kerkoni nje gje te tille?

Nese eshte risi qe te prishet fushata elektorale, qe te mos behen debate sikurse behen kudo, atehere nuk di cfare te them. Di se shqiptareve u sherbejne per te marre sa me shume informacion.

Sondazhet ju nxjerrin me 5%-6%, cili eshte mendimi juaj, ndersa keni deklaruar se do te merrni 30 deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit?

Ne nuk jemi shprehur per sondazhet pas tyre, por qe ne fillim kemi thene qe keto sondazhe te paraqitura ne televizione, jane te manipuluara.

Cili eshte opinioni juaj per qendrimin kryetarit te Partise Socialiste ndaj nje manipulimi te mundshem te votes?

Shqetesimi i Rames eshte se Berisha mund t'i vjedhe voten. Une per kete arsye e ftova ne bashkepunim. Ne rast se nuk do te kete nje koordinim, nje shqetesim i tille mund te behet realitet. Ne kemi bere thirrje qe vezhguesit tane te konsultohen ne baze dhe te vazhdojne bashkepunimi me socialistet e vete dhe progresiste.

Ju mendoni se standardet e zgjedhjeve jane po keq sa ne vitin 1996?

Une mendoj qe standardet e sotme ne disa drejtime jane me mire se '96, ne disa eshte me keq. Ne radhe te pare do te thosha se ne Shqiperi, sot kemi nje presion qe nuk eshte i dukshem, eshte shume shqetesues, qe eshte i karakterit ekonomik, qe nga policia tatimore, ku kerkohet te ushtrohet presion nepermjet administrates dhe te kercenohet biznesi.

A do te ishte me mire te hynit vetem si LSI ne zgjedhje, pasi ne koalicion pragu eshte me i larte, rreth 5%?

Nuk ka prag per LSI-ne, nuk ka asnje lidhje per LSI-ne, pasi ua thashe qe LSI eshte sot mbi 20% ne te gjithe vendin, nuk merrem me Gani Bobin dhe Gani Zgobin. Te gjitha sondazhet jane te gjithe per kete qellim, se Shqiperine duan ta ndajne mes tyre, mes PD dhe PS, qe te bejne te gjitha marreveshjet per Kushtetuten, qe nga sheshet e ndertimit. Jane te dy ne pushtet, Rama dhe Berisha, sepse eshte ne Bashkine me te madhe te vendit. Ju e dini sa here eshte buxheti i Bashkise se Tiranes, eshte 6-7 here me i madh buxheti se nje ministrie, sepse duhet nje marreveshje midis dy pushteteve, qe nga KKRT e ne gjera te tjera qe s'dua t'i kthehem me.

Jeni penduar per greven e urise per Kodin Zgjedhor?

Jam shume krenar per greven e urise qe kam bere, pasi bota mori vesh qe ishte kod pazaresh qe kercenon standardet per zgjedhjet. Ai dhe Berisha jepnin garanci per zgjedhjet ne Shqiperi. Shikoni deklaraten e fundit te ambasadorit amerikan, qe te flet per zgjedhjet sikur te zhvilloheshin ne Afrike, dhe qe nuk jane normale per nje vend brenda NATO-s.

Partia Socialiste ka deklaruar se ka nje program per qeverisjen e ardhshme, ndersa ju thoni te kunderten, duke marre parasysh qe eshte pergatitur nga ekspert cilesore te ardhur me studime nga jashte vendit...?

Ku e kane programin keta cilesoret. Na sjellin sekretare qe vijne nga jashte dhe vijne ne Rinas e thone qe jemi nga jashte. Pse ne vitet 1990 jemi ne tani. Por nuk ka, ata duan ushtare qe t'i perdorin si i perdoren per Kushtetuten.

Jo thoni qe do te merrni 30 deputete, te tjeret ku do t'i merrni qe te beheni kryeminister?

Une me respekt te Kushtetutes do t'i realizoj 71 deputetet.

Neser keni mitingun permbylles apo jo?

Mitingun e fitores, nje fitore mund te kete, s'mund te kete tre. Une mezi po e pres 28 qershorin. Te tjeret duan te mberrije koha, une dua te perjashtohet.

Po ne rast se humbisni zgjedhjet e 28 qershorit?

Do te rishikoj pozicionin tim ne partine Levizja Socialiste per Integrim.

Rama ju konsideron fosile te se majtes...

Se cfare me konsideron ai nuk ka shume problem. Kishin gjetur nje sinkrone qe thoshte Rama qe me Ilir Meten kryeminister dhe une kryetar bashkie gjithcka do te eci me se miri, por une s'do merrem me keto gjera. Te jeni te sigurt se me 29 qershor do te vijoje punen time per krijimin e qeverise socialiste. Ne jemi nje parti e madhe, se faktin qe mblidhet PD dhe PS duke shkelur standardet se kane frike te dalin ne ballafaqim, do te thote qe jemi parti e madhe, fakti qe Berisha dhe Rama nuk ballafaqohet me mua, do te thone qe kam frike. Nese i ke pare ne SHBA bejne ballafaqime, ndersa ne po bejme zgjedhje pa ballafaqim real.

Eshte pergjegjesia juaj, ju nuk kerkuat ne 2007 nje gje te tille...?

Me vjen shume keq, nuk eshte rasti i njejte ky.

Po te fitoje Rama do t'i jepni doren?

Po, do t'i japim doren dhe do t'i them pune te mbare, por do t'i kerkoj edhe ku ke programin. Te jeni te sigurt qe une pres urime me 29 qershor, do te falenderojne. Rezultatin do t'ua them qe ne mbremjen e 28 qershorit, kete e kam vertetuar me ju. Ju mbani mend sa here ia kam dhene doren Edi Rames, po ndersa ai do te na perjashtoi te gjitheve ne. Por edhe nese nuk fiton prape do t'i japim doren dhe do ta integrojme.

Sot po kerkoni te jeni Kryeminister. E ushqeni kete ambicie?

Une do te behem kryeminister, nje kryeminister per nxjerrjen e vendit nga kriza. Une nuk them qe do te jem une o s'ka ne kete vend. Por une kam pervoje dhe do te behem per t'i sherbyer vendit me eksperiencen e fituar.

Me cfare kushtesh do te bashkepunoni me Ramen?

Une kam hyre ne gare qe socialistet dhe progresistet te votojne per LSI. Le te jete zoti Rama, te shikojme se cfare eshte ne gjendje te beje ai dhe cfare jam une. Zgjidhja me 28 qershor eshte qe kryeminister duhet te behet ai qe ka me shume energji, ka pervoje.

Po edhe zoti Rama ka punuar me shume energji ne krye te Bashkise...

Po, por patjeter qe ne do t'i japim me shume mbeshtetje duke qene une kryeminister, pasi e ka lene Bashkine pas dore.

Ju keni thene qe ka qene model i shkelqyer per Tiranen?

Po e kam thene, por kur ka qene me mua, por ai nuk eshte kapiten dhe nuk ka nje program. Ai s'mund te beje rolin e kapitenit te skuadres. Po pse per cdo problem ai duhet te ngreje ministri. Duhet te jeni te sigurt qe gjerat ne Shqiperi do e ndryshojne ne menyre radikale.

Do te kete vend ne koalicionin qe ju kerkoni dhe kushtet per bashkim te kete vend edhe per zotin Nano, Koci etj.,?!

Une jam kunder perjashtimeve.

Jeni pro edhe perfshirjes ne kete bashkepunim te Erion Veliaj qe po ju merr votat?

Mos me bej te qesh. Kam nje natyre qe kur me kap e qeshura, me kap duke qesh fort.

Do ta ftoni edhe zotin Gjinushi qe tregon barsoleta per LSI-ne ne te gjithe Shqiperine?

Se cfare tregon Gjinushi eshte puna e tij, te jeni te sigurt qe te gjithe do te jene ne tavolinen e bashkepunimit.

Te gjitha partite do te jene pjese e tryezes?

Nuk perjashtoj asnje parti nga tryeza.

Cili do te jete pozicioni i presidentit pas zgjedhjeve?

Une jam i hapur per te dyja variantet, ose Presidenti nga populli, qe jep garanci per pavaresine e gjyqesorit, institucioneve Kushtetuese ose me 3/5, te mos jete thjesht nje figure e nje mazhorance te thjeshte.

Kjo figure mund te quhet Fatos Nano?

Une mund t'ju them me shume qetesi ne kohen e duhur, nuk shikoj asnje kandidature tjeter perpara Presidentit aktual dhe per arsye etike.

19 Komente

Si do te vijojne ngjarjet pas 28 qershorit?

Berisha do te dale ne pension. Rama do te mbetet ne bashki, sepse vete e beri kete zgjedhje. Une do te behem kryeminister, se une jam personi qe do te largoje Berishen nga pushteti. Rama eshte nje piktor qe s'ka shitur asnje pikture ne jeten e vet. Nuk duhet nje lider i paprovuar, nuk duhet nje person i tille, i toksikuar nga pushteti, pasi nuk eshte ne gjendje te gjykoje ne menyre racionale dhe eshte gati te beje gabimet nga me te medha

Dy pyetje kam:

1- ku ka shti fall ky?

2- kur do i mbarojne po*dhet me rigon politikaneve tane?

Kjo eshte e keqja e se majtes,se pretendojne shume lidere per kryeministra,qe realisht nuk do te behet dot asnjeri.Populli thote"kur ka shume nuse ne shtepi,ngelesh uje pa pi"

Ndersa e djathta eshte mbledhur grusht-bashkuar rreth Komandantit legjendar sy-shqiponje e?

Sapo u inagurua perseri Rruga Durres Kukes.

Ne kete inagurim per rrugen e kombit nuk kishte asnje perfaqsues nga Kosova. smiley

Pra, deri tani kemi tre shenja te medha dhe nje te vogel :

  • Guvernatori i Bankes se Shqiperise pohon nepermjet Keshillit mbikqyres te BSH se po vihen re shenja te renies ekonomike ne vend. Imagjinoni nje deklarim i tille vetem 3-4 dite para zgjedhjeve.
  • Nderkombetaret  deklarojne se jane ne dijeni te te gjitha skemave te manipulimit te votes dhe thone qe nuk do tolerojne fajtoret.
  • Hashim Thaci distancohet haptas nga perdorimi i rruges per fushate dhe ndryshe nga era e para, ai nuk eshte pjesmares ne nje inagurim te tille megjithese ne te merrte pjese edhe Kryeministri i vendit me miqesor per shqiptaret : Turqise.

Shenja e vogel :

  1. hiqet nga qarkullimi spoti negativ qe beri PS ku perfshinte  Aldo Bumcin dhe djalin e z.Berisha per Ceshtjen e Gerdecit.

Imagjinoni psh qe Berisha behet kryeminister , ca ushtarake perfundojne ne burg, Fat Mediun ke burgu i Rrogozhines dhe kater vjet spote negative si ai qe fola me siper. A mund ta perballoje kryeministri kete kaq gjate ? smiley

 

Pika e dyte permendur me siper eshte me dempruresja per ne popullin e thjeshte. Berisha ka nxitur nje rivalitet per deputetet qe kryesojne listat ne qarqe dhe cdo njeri prej tyre mendon se eshte njeriu me i fuqishem ne PD pas Berishes, ndaj dhe ngutja per te pasur nje arme per luften brenda llojit ne kete rast  rezultati ne baze qarku, po e ben procesin goxha te nderlikuar.

Po sot Subashi dhe nje Laze jane larguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per ceshtje fletesh votimi.

Cfare do te thuash ne 29 Qershor kur PD te fitoje pa hile?

Te gjitha sontazhet edhe ai i PS e nxjerrin para PD.Me cfare mund te fitoje PS jote?

Si orakull je i prishur fare.Deri dje thoshe se PBDNJ do te kete 8 deputete ne parlamentin e ardheshem kur sondazhet e fundit i kete parti e nxjerrim me 0-1 deputete.

Mire Thace qe nuk donte te perdorej per fushate por Edgorani qe eshte politikan i rregjur perse po lejon te perdoret?

Ik ore Koth shko merr ilece qetesuese se do te te duhen pas zgjedhjeve.

 erdogan eshte i investuar kok e kembe ne ENKA.

O sol o karagjoz smiley 

Ej,

po nuk e kupton dot ate te grekerve ti se eshte e komplikuar shume ajo . Deri sa ta mesosh ti do jemi ne mandatin e 2013-s.

Po Erdogani takoi Ramen sot  dhe ja bere mundimin qeveriut pluhur e hi. Edhe Zeri i Amerikes dha lajmin se mire rruga Durres Kukes qe nuk eshte mbaruar , po as segmenti Rreshen Kalimash nuk eshte mbaruar.

E ta kane bere cope sot qeveriun.

 

Ku jane ato shpifjet e tua?Ku thuhet se rruga ka nje korsi etj etj?Hajde Koth Hajde te thashe bli ilacet qe ti kesh per ne 29 Qershor.

 

 

Përurohet segmenti Rrëshen-Kalimash i rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën
Zëri i Amerikës
25-06-2009
  

Kryeministri i Shqipërisë Sali berisha përuroi të enjten segmentin kyç Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës. Kjo rrugë lidh Kosovën me Shqipërinë, me portin e Durrësit.

Udhëheqësi shqiptar tha se kjo rrugë nuk do t’i shërbejë vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të Ballkanit gjithashtu. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së përurimit ku mori pjesë edhe kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdohan.

Segmenti 60 kilometërsh i autostradës me 4 korsi u ndërtua nga një konsorcium amerikano-turk, i përbërë nga Korporata amerikane Bechtel dhe ajo turke Enka.

Rruga lidh Durrësin me pikën kufitare të Morinit dhe më pas ajo do të shtrihet më tej deri në Prishtinë. //bsa//

D. ,

perkrah fjalet e tua! Sa lolo qe eshte i shkreti! Me da pena!!!!! Sa keq eshte katandisur!!!

Me date 29:

- edi do rivleresoje me shume besimin qe i dha tirana, duke pranuar humbejn (qe do ngaje me shpartallim, ps mbase ngel me e vogel se lsi)

- lsi do nderroje emer ne lsshi (levizja e skrapardhinjeve shume te inatosu)

-pd fiton zgjedhjet edhe 4 vjet sala mbret (ka 4 vjet kohe per te nderruar kushtetuten e bere president pas kur ti vije rradha)

-edi rama shkon me partin G(ay)69

 

hahahahah

O Ilir megjithese i ri ne moshe e lindur ne Tirane, ne nje gje i ngjason shume Berishes. Te dy jeni maloke ne kuptimin me te mirefillt te fjales. 

Jo thoni qe do te merrni 30 deputete, te tjeret ku do t'i merrni qe te beheni kryeminister?

Une me respekt te Kushtetutes do t'i realizoj 71 deputetet.

 

 

Ne fakt, duhet lexuar mes rreshtave (se, sado qe "ta kene lënë trute Ilir Meten", prap se prap... nuk e kane lënë po hë, - makar ta kishin lene smiley ).
 

 

LSI nuk do marre me shume se 3-4 deputete, kete Iliri e di. Por di dhe ate tjetren : nese merr 3-4 deputete, rezultati do te jete tmerresisht i ngushte per dy forcat e tjera (68 me 69, ose 67 me 69,  ose 68 me 68). Dhe qe arbitri, ne kete rast, do te jete ai. Deri dhe me nje çmim te forte te tipit : O une kryeminister, ose zgjedhje te reja. Por, nese kam mbajtur diçka ne kujtese nga inje intervitse e para disa muajve te Berishes, ka : gjithshka mund te ndodhe, vetem zgjedhjet e reja do te evitohen

Qe do te thote qe, zgjidhja e vetme (me gjasa, ajo qe dhe do te ndodhe, per mendimin tim), eshte fitorja e njeres nga dy partite me 71 e me shume vende. Por per kete, duhet "pakt" i heshtur Rama-Berisha. Qe me siguri eshte bere, déjà. 

 

Kulla e barit NUK do te digjet smiley

Meta: Me 29 qershor, une do te gdhihen kryeminister

U gdhifsh shendoshe or ti, por kujdes shiko se mos ke bere ndonje gje naten... smiley

Shume metafizik ky Meta sot! Sala rri aty ky o...masanej dikush do i vej dinamitin ..ene opa...!

 o ti i prisonbreak qe thu "O Ilir megjithese i ri ne moshe e lindur ne Tirane, ne nje gje i ngjason shume Berishes. Te dy jeni maloke ne kuptimin me te mirefillt te fjales" dmth se "malokria" varet nga Mosha e Vendlindja a, sa mungojn njerzit ne  conceptim Logjik!

 Mendoj se per Ilirin, do te ishte me mire meshimi tek ideja e ndryshimit te gjerave, tek programi per shqiptaret e varfer , (tek bashkpunimi me partite e tjera, nuk ishte keq) , dhe se idene e zgjidhjes se kryeministrit (apo vetes se tij) duhej ta anashkalonte, duke ia lene bisedave qe do zhvilloheshin pas zgjedhjeve. Biles po te ish i mençur dhe politikan, duhej te deklaronte se kryeminister (ne rast se do fitonin si bllok) , te kish deshire te zgjidhte ndonje nga vajzat/grate e pregatitura te kampit te majte. Ketu do te fitonte me shum pike dhe vota. 

eltonkola - 25 Qer 2009 - 2:13pm Me date 29:

-pd fiton zgjedhjet edhe 4 vjet sala mbret (ka 4 vjet kohe per te nderruar kushtetuten e bere president pas kur ti vije rradha)

Shikoni me cfare eksitohen mbeshtetesit e Sales ketu tek peshku..

me sa duket se kupton ironine, shpresoj te jesh i vetmi

Shikoni me cfare eksitohen mbeshtetesit e Sales ketu tek peshku..

 

Hehehe...eh mi gre...po vetem me u tall me PS-en ka ngec tani. Kaq keq sa i kan vajt punet Edvinit...s'e vrasin shume me mendjen PD-istat pervec me u tall.

Shiko artikllin e mesiperm smiley

Ne fakt Edvin Rama neser dhe pasneser besoj se do jet ne gjunj duke u LUTUR qe te fitoj nja 63 deputet...qe sado te fitoj Iliri bashk me Erjonin (1 do e marri dreqi se s'ben...milionat nuk digjen kot)...ai te mos fitoj. I lutet zotit...aman o derman...jepi Birishes 71+ deputet smiley Keshtu e shpeton fytyren e vet...do dali ne TV do ulurasi per nja 2 dite "jane manipulu...kan votu plakat 179 vjecare...etj etj" Dhe pastaj do vazhdoj te lyj pallate dhe te ndertoj WC publike per Altin Goxhen. Dhe kshu do harrohen gjerat dhe per nja 4 vjet te tjera...deri sa te formuloj "modelin XP" Edvini ne programin e tij te ri prej 2000 faqesh (ky i 1000 faqesh...e ka LEXU njeri deri me sot? Me sa volume eshte? Ja ka kalu Shokut Enver? Nuk e di cfar MUND te shkrush per 1000 faqe rreth Shqiperise smiley  )

Por fakti eshte qe s'ka asnje shans qe Birisha te marri me pak se 72 deputet ne kte mandat te ri...kshuqe edhe Edvini do flej rrehat ne njohurine se me 29...do ket mundesi te shkoj prap ne Peze me u kenaq nen hijen e plepave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).