Meta ftesë Ramës e Nanos: Socialistët, bashkë kundër Berishës

TIRANË- Ilir Meta ka bërë një ftesë publike për drejtuesit dhe ish-drejtuesit e partive të majta në vend. "Të rinj e të vjetër duhet të mblidhemi të rrëzojmë nga pushteti Berishën" u shpreh ai sot një konferencë për shtyp.

"Do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të të majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi, midis të gjithë partive të majta dhe progresiste", beri te ditur Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Sipas tij, ftesa bëhet në mënyrë të veçantë për të mbrojtur procesin zgjedhor në 28 Qershor nga çdo manipulim dhe presion i mundshëm. Së dyti për ndërprerjen e diversionit të forcave të majta dhe progresiste ndaj njëra-tjetrës. Dhe e treta për krijimin e një fryme të besimit dhe të fitores në të gjithë elektoratin e majtë dhe progresistë.

Meta i ka konsideruar zgjedhjet e 28 Qershorit vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. "Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është historike, si në aspektin e plotësimit të standardeve, si një vend i ri anëtar i NATO-s edhe për përcaktimin e standarteve për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në ndërtimin e një qeverisje pas 28 Qershorit, të aftë për të plotësuar të gjitha detyrimet, ndaj integrimit evropian", tha ai, ndërsa vlerësoi se qeverisja aktuale e Berishës nuk jep asnjë garanci, as për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në BE".

Pyetje


Z.Meta, thirrja juaj për bashkim, i drejtohet edhe ish-liderit të PS z.Nano dhe kryetarit aktual z.Rama?

Në radhë të parë thirrja ime i drejtohet Kryetarit të PS-së z.Rama, si kryetari i forcës politike më tradicionale. Së dyti thirrja ime i drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z.Meidani, që është një figurë shumë e rëndësishme dhe faktorëve të tjerë, se janë faktorë të paneglizueshëm, ndikimi i të cilëve dhe kontributi i të cilëve do të ishte veçse pozitiv për të ecur në një drejtim të përbashkët. Ky drejtim ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunuese sa më të gjerë, për të mbrojtur procesin zgjedhor. Së dyti në krijimin e një fryme optimizmi sa më të fortë në elektoratin progresist, në mënyrë që kjo të ndikojë në një fitore sa më bindëse të forcave të majta dhe progresiste, në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe në krijimin e një Qeverie sa më të qëndrueshme për të shëruar të gjitha plagët që po lë pas qeveria e Berishës, duke nisur nga agimi i 29 Qershorit.

17 Komente

Interesante, veç varet si do e presi elektorati. Mendoj se ne kete deklarate te Metes, duhet te kete ndikuar rezultati i anketimeve, qe e nxjerrin PD 2% me shume se PS. Te shohim dhe se si do e presi Rama dhe aleatet e tij kete deklarate. Ndeshja politike po behet interesante.  

Duhet ta bënte Rama këtë  gjë , por e bën ai, don të fitojë ndonjë  1% me tepër. Duhet t'i kujtojmë këtij zotërisë se fati është si puna e një njeriu që ka flokë vetëm përpara , mbrapa është tullac.

Ky zgjohet gjithmone pas te gjitheve... gjithe bota thoshte qe e majta i humbi zgjedhjet ne Shqiperi pas fragmentimit te saj, e ky i vetmi ne bote qe kujtonte se do i fitonte zgjedhjet i vetem, dhe i vetmi qe ende kujton e deklaron qe do t'i fitoje!

What an effing loser! 

Eshte e vertete qe tani eshte vone, por per kete nuk i ka fajet Meta por Rama.

Rama dhe PS-ja e tij ka luftuar qe ta shkaterroje LSI-ne, me te gjitha menyrat dhe as nuk e llogariste aleancen me te.

Sic duket Meta kete levizje e ka me shume per pas zgjedhjeve.

Me fal, po pse duhet te egzistoje LSIja at all? Thjesht per aresyen se Meta nuk duron dot asnje pozicion tjeter pervec atij te kryetarit? A nuk u formuan pak a shume keshtu te gjitha partite shqiptare?

kjo mè duket mè shumè si njè ftesè pèr pèrçarje se sa pèr bashkim...

Meta eshte nje fransionist i keq,ai vuan qe te ktheje edhe njehere kohen mbrapa,kur ishte kryeminister,dhe kjo vuajtje e delirit per te qene ne krye gjithmone,si kryeminister,e ka bere ate nje njeri qe per interesat e veta personale,te shfaqet si nje"sabotues" i te majtes.Ai si Parti eshte ne nje minorance,qe perfaqson te gjithe karieristet si vete ai.,te paafte.Ne fakt e majta,eshte e percare,dhe me Ramen ajo do te kete nje fizionomi tjeter.Futja ne politike e njerzeve te rinje,me nje sfond te mire mbrapa ne pergatitjen profesionale,do ta beje partine Socialiste me te afte per sfidat qe e presin.

Avantazhet e Rames kundrejt Metes eshte se ,Rama ka nje vizion ndryshe,eshte artist,eshte i ri ne politik,ka nje eksperience te mire,ne sensin e ndryshimit,eshte puntor,kurse Meta ka shume vite ne politike,dhe nje eksperience,jo te shkelqyer,ai eshte karrizmatik,dhe me mendjen e nje mundesi,Mundes hesapi mo!

Rama eshte me i vjeter se Meta si moshe, por edhe nga qendrimi ne pushtet eshte shume me i vjeter pasi ka qe nga 98 non-stop ne pushtet.

Ku jane te rinjte e Rames, anonimet e Mjaftit apo emigrantet anonime qe kane qene prapa deres se PD-se per nje vend pune dhe kur se kane marre kane shkuar tek Rama?

Meta eshte nje ish-student i dhjetorit, ndersa Rama nje anarkist i coroditur.

Meta ka qene kryeministri me i suksesshem i PS-se, Rama eshte piktori deshtak i njohur per bojra dhe lejet e ndertimit.

Meta ka kontributin e tij qe nga 91 ne PS, ndersa Rama eshte uzurpuesi dhe shkaterruesi i kesaj partie.

Meta thote te bashkohemi dhe te fitoje e majta, Rama thote qe me mire humbas se te fitoj me Meten.

Meta ka ulur tonet ndaj PS-se me kohe, njerezit e Rames e sulmojne cdo here LSI-ne.

Zgjedhja eshte e juaja.

Ne zgjedhim me mire Berishen , me qete me paster  smiley

Kam pershtypjen se kjo eshte nje manover e Metes per te fituar pak me shume vota. Meta e ben kete ftese shume vone dhe e di shume mire qe Rama nuk do ta pranoje ftesen por Meta fiton kredibilitet ne elektoratin socialist sepse mund te dali dhe te thote qe une e kerkova bashkepunimin por nuk pranoi Rama. Te gjithe e dine qe Rama me Nanon dhe me Meten nuk ulet ne tavoline pra kjo eshte nje manover shume e zgjuar nga dinaku Meta. Ftesa e Metes eshte konfirmimi i fundit i humbjes se zgjedhjeve nga PS.

Keto jane perpjekjet e fundit te kucedres kumuniste qe mundohet te nxjeri

shume koka por qe te gjitha po i hane koken njra tjetres.Me 28 qershor kjo kuceder do te mori goditjen perfundimtare.

o anglezo, po kthehu mer burre jepi nje dore Qeroseve te Ps, te vrasin kucedren edhe ti japi uje fshatit smiley

 

 

Kjo kuceder 50 vjet i ka pire gjakun fshatit e jo ti japi uje.

Keta po vrasin njeri tjetrin dhe mire bejne ,le te pastrohet vendit nga kjo farse monstruoze.

O Anglez.

 Ke nevoje per dotor miku im, ti dhe doktori yt.

Shiko nxirrni ndonje slogan te ri. Komunizmin e perdori Sala si gogol ca kohe, aty nga 92 - 96 - ta .

Pastaj filloi me korrupsionin aty nga 2005 -sa. Si e pa qe u diskretitua si kryeministri me i korruptuar i historise, ju kthye prape xhaketes se vjeter . - "komunizmit"...

Nuk i ha njeri me keto miku im. Mos harro , jemi ne vitin 2009. Vetem njerez me nivel shuuumeee te ulet intelektual mund te tremben me nga ky gogol...

Te kam lene dhe nje shenim aty te problemi i A. Zogut. Hidhi nje sy...

Ilir Meta ka dale nga loja kur eshte ndryshuar sistemi elektoral (nga mazhoritar ne proporcional). Veshtire se me sistemin e ri LSI mund te marre 2 a 3 vende ne parlament (et encore !) ; menyra e sherndarjes se deputeteve ne çdo qark eshte e tille qe i jep shance vetem dy forcave te para politike ne liste. Mungesa totale e deputeteve nga forcat e tjera do te jete konkluzioni nr 1 qe do nxirret me 29 qershor, te nesermen e zgjedhjeve.

Ajo qe eshte e habitshme (dhe karagjoze, ne fakt !) eshte fakti qe, edhe pse me nje media vizive dhe te shkruar me teper se te pasur, prap shqipot ngordhin per "i çik thashethem". Edhe mua me vijne zera nga Shqiperia se, me demek, "edhe kesaj rradhe do ta fitoi Sala", "se osht e vdekme". A thua se deri ne perjetesi, gjerat atje duhet te behen me "ka vdek kjo pune" e te tjera orientalizma sentimentalo-thashethemnore.

Cuditerisht, ne keto 18 vjet, lulezojne shembujt qe te kete dale plotesisht e kunderta. Më ka qelluar te jem ne Shqiperi pak jave para zgjedhjeve te 2005-s, dhe ne Tirane nuk thuhej gje tjeter veçse "nuk e lesho Nano". E leshoi qe ç'ke me të... Pa kujtuar pastaj mbushjen e Tiranes me thashetheme se PPSH s'e leshon kurre pushtetin ( 91...), per PD-ne po ashtu (96-97...).  Dhe te gjitha keto, kane nje te perbashket : idene se ai qe e ka pushtetin (pak rendesi ka se kush), "nuk e leshon" !

Kaq vite kaluan, dhe ende nuk po triumfon opinioni "nuk i dihet". Dhe thone pastaj se nuk jemi milet oriental...   pfff......... smiley

 

 Une kam nje pyetje per te gjithe ata qe demonizojne Meten:

 a nuk ishin po te njejtat arsye qe e bene ate te shkonte me vete ne 2005 (me nje sistem akoma me shfavorizues per te majten)? Dhe nqs ky Meta e ka fajin tani, sic e kishte atehere, Edi Rama sot nuk do ishte kryetar partie, dhe PS do ishte duke kerkuar mandatin e saj te 4 rradhas si pasoje e nje shumice qe te pakten deri ne 2005 e ka pasur ne popull. Me duket si memorie selektive e shume ketu, qe te akuzojne Meten ne 2009 nderkohe qe per te njejtar arsye (po vetem se rrezoi Nanon) lavderohej ne 2005. Mbase ajo puna e medias se kontrolluar qe thote Berisha nuk eshte komplet budallallek. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).