Marrëveshja midis Nikolla Pashiç dhe Ahmet Zogut (Gusht 1924)

Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën "Dielli". Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924" ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipëris&eumlsmiley në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit". Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte

"1.Shipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".

Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.

Postuar nga www.kolektivi.org  

56 Komente

plasi propaganda serbe haptas, se der tashi bohej si pa dashje. ej po deri aty ka arrit injoranca sa te qiten kto plena serbe per "fakte"? osh e qart qe vje ka kuqt, se kuqt hunen ke gjonat e sllavit e kan, po ksaj radhe paskon tejkalu vetveten.

ket "dokument" e kan rrzu anglezt qe n'at kohe kur ka dal per efektin qe ka dal, se vje ka i regjim i i pashici qe thoshte "na intereso te kena shqiprin te pavarme te dobet e ngrindje tmrenshme" dhe n'funksion tksaj qisshin, ashu si sot me transplantet e organeve, "shkresa" qe shperndaheshin aty ky duhej

po qe te vazhdohet kjo propagande sllave, ka rob shqipfoles edhe ne vitin 2009, kjo vallaj osh e pakonceptushme. me ket shkall injorance dhe leshkoizmi un boj cudi si e majn ekulibrin kur ecin ne rrug kta rob

 

 

ps. e merr vesh me emigranto, ca bohet, qe thu qe s'ka komunista. i ke lexu naiher jashteqitjet bolshevike te verlit e resulit me shoke.

boje icik paralelizmin mes propagandes normale serbe dhe "lajmeve" te Edisudit (gazeta shqiptare, news24, balkanweb etj) per "shitje te ujrave territoriale ka katili tradhtari berisha ne marrveshje me karamanlisin". ka raste sa te dush, thjesht i shembull

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.

Qe publikime si ky denigrojne (me synim apo jo) figuren e Zogut kete e merr vesh dhe bufi. Mua nuk me ngjall asnje interes te lexoj per kete "marreveshje" sidomos kur edhe Foreign Office eshte shprehur se ka shume te ngjare te jete nje fallsitet jugosllav. Ajo pjesa ku thote qe botimi i ketyre ne shtypin shqiptar behet per tu sherbyer studjuesve eshte komike. Imagjinoj nje studjues te historise qe blen gazetat ne mengjes ne menyre qe te thellohet ne studime me ndihmen e gezatareve tane. Nje studjues supozohet t'ia furnizojne keto shtypit, dhe jo anasjelltas.

Eshte thjesht informim dhe jo synim , or ti Bend!

Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Me qarte nuk ka! Zogu si mbret nuk ekziston me por arkivat, po!

E gjithe kjo nuk me duket e besueshme. Publikimi i ketyre dokumenteve me vertetesi te dyshimte nuk ben nje informim objektiv por vecse spekullon me opinionin publik duke krijuar me teper konfuzion.

Spekullim per spekullim... Mendoj se ky dokument eshte nje prodhim autentik i sherbimeve sekrete serbe dhe gjithashtu mendoj se kush perhap dizinformacione te tilla i sherben ne menyre naive armiqeve te integritetit dhe prosperitetit te Shqiperise.

Sa keq, sa keq, po perdhosin figuren e ndritun te "mbretit". Erdhi ne fuqi me ndihmen e jugosllaveve te cileve u dhuroi Shen Naumin. Po mesa duket paska bere mire. Ndoshta kjo figure e ndritur ka bere mire dhe kur vrau patriotet Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi; Hasan Prishtina etj.  

Megjithese nuk jam ndonje adhurues i Zogut (te kunderten do te thoja) mendoj se ky "zbulim i (www."kooperativa".org) eshte vetem nje hedhje balte ne ventilator dhe qellimi i vertet eshte ndotja e figures se Zogut(jo se ai ka pak per ti thene) dhe thyerja e moralit te mbeshtetesve te "mbreterise". Jan te lutur keta zoterinjte e "kooperatives" qe te na sjellin dokumentin origjinal dhe te "padiskutueshem" qe disponojne,per te na bindur edhe neve keqdyshuesit e ndershmeris  dhe te qellimeve te tyre se gjerat jane vertet ashtu si ata i paraqesin.

Edhe pa ditur kete marveshje, te Zogut me Nikolla Pashichin,chichin...shqiptaret e kane dite qysh-kur,qe Zogu erdhi nga Serbia me nje ushtri te madhe mercenaresh,kur rrezoi Qeverine Demokratike te Nolit te madh!

E athere nuk kishte hala"komunista"qe te flisnin keq per Zogun! Zogu "Patriot i Madh"te gjithe kete e beri per te shpall veten mbret,dhe e shpalli,menjehere sa erdhi ne pushtet,me fincimin e Krajl Nikolles!

Ata qe kakarisin per Zogun se kjo marveshje sekrete e Zogut me Pashicin eshte propagande komuniste,jane Qorra!

 

Ky dokument nuk e perbaltos aspak Zogun, perkundrazi ...  Zogu eshte mbuluar vete me balte a me ndonje substance tjeter, duke filluar qe nga kembet e deri tek fija e fundit e flokut ndaj eshte pak si e pamundur te perbaltoset akoma. Por ditet e fundit Zogistet ka filluar nje fushate  te mirfillte per te rehabilituar figuren e tij, (lexoni Shqipin sot)  dhe besoj se jane ata qe e kane hedh edhe kete shashke.

Ka shume gjasa qe historiane te  periudhes te prononcohen mbi kete dokument ne ditet ne vijim dhe ta nxjerrin te pavertete, gje qe ka per te pasur efektin e kerkuar prej Zogisteve te ngritjes se  dyshimeve dhe mjergulles mbi cdo akuze tjeter qe i behet Zogut, dhe ta vendosin qetesisht e pa shume  nxehrje gjakrash ate statujen 5 metra qe ka per ti zene vendin Skenderbeut ne Burrel ne ditet e ardhshme.

Propagandë sllave në kohë fushate elektorale.

Për disa nolista i kam disa pyetje:

1) Cili njeri i ka prurë i pari idetë komuniste në Shqipëri Noli apo Zogu?

2) Cili ishte ai kryeministër që më 1924 detyroi parlamentin e Shqipërisë të nderojë kujtimin e vdekjes së Leninit me 2 minuta heshtje, Noli apo Zogu? 

3) Kur janë caktuar kufijtë e Shqipërisë më 1913 (konferenca famkeqe e Londrës) apo më 1924?

4) Kush e vendosi që Shqipëria të bëhej Mbretëri Noli apo Pashici?

5) Po nuk të njohu komuniteti ndërkombëtar (Lidhja e Kombeve në Gjenevë sot OKB në New York) mund ta shpallësh veten ndac mbret e ndac perandor e nuk të njeh kush.

6) Kemi rastin e freskët të Kosovës që edhe pse është njohur nga 60 shtete nuk është anëtare e OKB-së, ende nuk është shtet.

7) Shqipërinë mbretëri e kanë bërë mbretëritë europiane (Britania e Madhe Austro-Hungaria).

8) Duke qenë se të gjitha shtetet ballkanike ishin mbretëri(Serbi-Kroaci-Slloveni, Greqi, Bullgari, Rumani), për të ruajtur ekuilibret rajonale, edhe Shqipëria u bë mbretëri.

9) Cfarë kishte në dorë Pashici, kur për Shqipërinë dhe shqiptarët vendosnin mbretëritë europiane?

10) Pse paraja shqiptare nuk thirret Nol, Pashic, Enver, por Lek?

11) Komunistët janë të fara më e keqe që ekziston në botë, ata janë më keq edhe se edhe mortaja, kanceri dhe AIDS.

Peshkaqen po ti jap une disa pergjigje.

1) Idete e mbrapshta Komuniste, diktaturen vrasjet e patrioteve tradhetite etj i ka sjelle Zogu. Te tjerat ato perparimtare i kane pas ndoshta te dy secili te tijat.

2) Eshte mbajt nje minute heshtje ne parlament pasi kishte vdek kryetari i nje superfuqie te ciles ja kishim nevojen pasi kishte peshe te madhe ne arenen botrore dhe ne ate periudhe kishin edhe problemin e vendosjes se kufijve dhe eshte normale dhe njerezore. Rusise nuk i eshte shit asnje teritor as Shen Naumi as kullotat e Vermoshit nga Noli. 

3) Kufijte ishin percaktuar ne 1913 ne leter dhe jo ne teren. Ne teren vendosja e kufijve ka mbaruar keto muajt e fundit nga nje kryetar shteti te shitur tjeter. 

Shume pak e dine por pranimi ne OKB dhe konsolidimi i kufijve  eshte edhe merita me e madhe e F. Nolit, qe ka arritur te shpetoje jugun e Shqiperise nga synimet Greke. Pa nderhyrjet e Nolit ne arenat e ndryshme ku zhvillohej politika nderkombetare jugun e Shqiperise do ta kishim qare sot, ndaj edhe Noli ka qene njeriu me i urryer nga Greket ne Shqiperi. Ka shume shkrime nga publiciste Greke te kohes qe therasin per lincim te Nolit . 

4) Kush e vendosi qe Shqiperia te behej mbreteri ?  Nje megaloman qe u vetquajt mbret sic mund te vetequhet kushdo tjeter. 

 

 

4 pyetje ke vetem , te tjerat jane delirime. 

Peshkaqeno, sa hije te ka fjala mer dreq!
Tani, qe ti marresh pergjigjet qe deshe po ti them une me rradhe dhe s'po kthehem me ne kete teme:

1 - Noli solli idete socialiste ne Shqiperi qe ne ate kohe ishin me perparimtaret ne bote!

2 - Noli dhe Avni Rustemi edhe pse ne opozite, detyruan te mbanin 1 minute heshtje per Leninin i gjithe parlamenti shqiptar pasi Lenini ishte i pari qe demaskoi Traktatit e Londres ku Shqiperine do e benin cope e cike.

Per te tjera s'po te kthej pergjigje por te dish dicka, qe artikulli me siper u soll per kuriozitet qe te na ndihmoje te gjitheve te njohim historine e arkivave.

A u botua per te denigruar figuren e Zogut? Po! Edhe per ate u botua, qe ta denigroje Zogun sic ti dhe te tjere bejne me figuren e Enver Hoxhes neper komentet qe lini. Vetem se komunistet ulen dhe shkruajne artikuj ndersa ti si zogist apo ballist a ku di une, e le propaganden tende ne nivel komentesh dhe fyerjesh.

Klm and peace!

Zogu nuk ishte gje tjeter vecse nje mercenar kariere. Dhe si i tille, ai nuk e kishte per gje te shiste troje te Shqiperise apo edhe te gjithe ate. Pasuesi i tij i denje dhe aktual eshte Sali Berisha, nje gjaks i lindur dhe i shfrytezuar me se miri nga lobi sllav ne Ballkan.

Kjo meveshje nuk eshte firmos zyrtarisht asnjehere ne Beograd,sepse Zogu

nuk kishte te drejte ligjore pasi nuk ishte ne pushtet.Nga Beogradi Zogu u kerkoj ndihme fuqive te medha qe ta ndihmonin te rimerte pushtetin sepse

qeveria e Nolit po vendoste komunizmin ne Shqiperi.

"Ky Pashiqi plasi nga i nati

Qe ma hodhi nje djale nga Mati"

Kendonte populli ne ato vite,per arsye se Zogu beri premtime boshe ne Beograd ,dhe kur u be president dhe Pashiqi i kerkoj te mbante fjalen Zogu i

tha keto gjera i vendos parlamenti dhe jo une.

Me sa kuptoj keto qe po komentojne tani kete dokument te pa firmosur ndonje here nga askush kane lexuar vetem historine e PPSH-se dhe jo te verteten.A Zogu do te mori vendin qe i takon ne histori si themeluesi i pare

i shtetit modern dhe demokratik Shqipetar.

Nuk ka bere vrasje politike Zogu asnje here.Po te ishte per vrasje politike ai mund te vriste Nolin i cili nuk la gje pa shkruar kunder Zogut dhe ky i fundit i lidhi pension te perjetshem.

Lexojeni mire historine jo me syzet e komunisteve dhe serbeve nga te cilet shqiptaret kane pas vetem keq.

"Ky Pashiqi plasi nga i nati

Qe ma hodhi nje djale nga Mati"

 

Nqs. keto 2 vargje qe citove jane te verteta, atehere mua personalisht do me mjaftonin, me teper se mijra fjale qe do te shpenzoheshin, per te provuar pafajesine e Zogut.

 

A u botua per te denigruar figuren e Zogut? Po! Edhe per ate u botua, qe ta denigroje Zogun sic ti dhe te tjere bejne me figuren e Enver Hoxhes neper komentet qe lini. Vetem se komunistet ulen dhe shkruajne artikuj ndersa ti si zogist apo ballist a ku di une, e le propaganden tende ne nivel komentesh dhe fyerjesh.

Do te thote qe komunistet jane me te sofistikuar ne fyerje sepse marrin mundimin per t'i pseudo-dokumentuar ato?!

Sinqerisht me vjen keq qe komunizmi vazhdon ende te joshe te rinjte.

Komunizmi i ka bere keq botes me shume se vete nazizmi.

Nje peme e re e porsa mbjellur shkulet shume me lehte se nje peme,

e mbjellur para 50 vjetesh.

Ne kohen e komunizmit E Hoxha ka paguar nje sigurims qe te qendronte prane Zogut deri sa vdiq.Kur e pyeti gazetari te emisioni Opinion ky sigurimsi tha qe:Zogu asnje here nuk thoshte fjale fyese as per E Hoxhen as qeverine e asje kohe, por thonte qe ata po drejtojne nje sistem shum te gabuar dhe te demshem per ekonomine shqipetare.

Vargjet e cituara jane origjinale te kohes se zogut, une jam nga fshati i lindjes se Zogut ,kjo nuk do te thote se jam zogist ,nuk kam preferuar te merem me politike.

"Ky Pashiqi plasi nga i nati

Qe ma hodhi nje djale nga Mati"

 

Nqs. keto 2 vargje qe citove jane te verteta, atehere mua personalisht do me mjaftonin, me teper se mijra fjale qe do te shpenzoheshin, per te provuar pafajesine e Zogut.

Ols, nëse ato vargje janë të vërteta, atëhere është e vërtetë e kundërta (Pamvarsisht se ç'mund të kenë diskutuar, marveshjen që flet artikulli apo shitblerje kuajsh)... fakti që "gjali nga Mati" ja ka hudh, do t'thotë që për diçka kanë bërë muhabet smiley

Po pra! Dhe anglezi ta tha perse:

Kendonte populli ne ato vite,per arsye se Zogu beri premtime boshe ne Beograd ,dhe kur u be president dhe Pashiqi i kerkoj te mbante fjalen Zogu i

tha keto gjera i vendos parlamenti dhe jo une.

"premtime boshe" do të thotë që ato premtime dikujt JA KA BËRË... edhe jaka bërë ballë për ballë, se në atë kohë nuk kishte as celularë dhe as chat që mund t'ja kishte bërë virtualisht smiley

Pikerisht. I ka bere per interes rrethanash dhe pastaj s'i ka mbajtur.

Une do ta pergezoja per zgjuaresine me ane te te ciles arriti te shfrytezonte armikun e Shqiperise (qe nder te tjera ishte shume me i fuqishem), pa cenuar nderkohe, interesat e vendit.

Nuk po vihej në diskutim zgjuarsia apo inteligjenca e Zogut... po diskutohej nëse ËSHTË TAKUAR APO JO me serbët më parë se të vinte në fuqi smiley

Pse ke nevoje ta provosh me ane te letres nese eshte takuar apojo? Ai u strehua ne Jugosllavi pas grushtit te shtetit. Nuk vajti ne Jugosllavi si nje qytetar cfaredo. Ishte kryeministri (Edit: politikan i rendesishem) i nje shteti. Sigurisht qe eshte takuar me kreret Jugosllave.

Në maj – qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë.

Nga Wikipedia

 

Ha ha ha

 Keto vargje me kujtojne ato me te vonshmet :

" Enver Hoxha e tungjatjeta"

Akoma nuk e kuptuat qe populli yne shkon pas te parit si bagetia pas çobanit ?

C'do me thoni per kete kengen e diteve tona ?

"Lum si ne se kush na erdhi

Gjeneral Rrapush Xhaferi."

Apo ato te disa diteve me pare leshuar nga Lul hajduti :

"Prina o Sali Berisha..."

Keto vargje qe ju diskutoni nuk tregojne asgje, sepse ne fund te fundit , Serbia po te donte ne ate kohe e mbyste Ahmet Zogun me peshtyme.

Vertet mendoni se mund t'ja hidhte Zogu injorant atyre krajlave qe trashegonin fronin brez pas brezi ?

ps. e merr vesh me emigranto, ca bohet, qe thu qe s'ka komunista. i ke lexu naiher jashteqitjet bolshevike te verlit e resulit me shoke...... Ne kohe te Komunizmit nuk u botuan nga keto PACAVURE . Po te jesh me kulture s'ke pse i drejtohesh EMIT por i referohesh nje fakti shume kuptimplote . Mund ta besh edhe ne forme pyetje : Perse ky DIKTATOR kaq i madh nuk e perjetesoi ne FYERJE A.ZOGUN as ne ART, as ne PIKTURE , as ne DRAME , as ne KINEMATOGRAFI as ne HISTORIOGRAFINE zyrtare ...por vetem ne PSIKOLOGJINE POPULLORE me fakte qe populli i hoqi ne KURIZ nen hyqmin e tij por edhe ne diten e KEQE te tij ..ate te Pushtimit Fashist. E lexoj qe paske marre forma injorante ne te shprehur me doza naiviteti smiley por duhet te jesh i njejti  PROVAKATOR i MBARTUR me nik te ri ......ndoshta ndoshta edhe me prapshtesen ...B qe nuk kuptohet perse e mba pas OLSIT!!!

anglezi, aka Polici thote: "nuk kam preferuar te merem me politike." smiley

I është futur ekonomisë (politike) smiley

8) Duke qenë se të gjitha shtetet ballkanike ishin mbretëri(Serbi-Kroaci-Slloveni, Greqi, Bullgari, Rumani), për të ruajtur ekuilibret rajonale, edhe Shqipëria u bë mbretëri...... Je shume i vone Peshkaqen...Nuk je as i "ditur" kur permend ekuilibret Rajonale. Je nje cope rajoni ( jo policie ) .Mos permend perfundime qe i nxorren :"ish komunistet" (dhe i shtremberon)..nga fara e te cileve rrjedh ti dhe per fatin tend te mire qe ekziston si Shqiperi akoma ...

11) Komunistët janë të fara më e keqe që ekziston në botë, ata janë më keq edhe se edhe mortaja, kanceri dhe AIDS......ndoshta te duhet nje test per HIV...mund te jesh sero-pozitiv me fare komunisti ?????

Dhe sa per kulturen tende te MadHe... merr mundimin dhe lexo ne kushtetuten e ish Zagjollit dhe n/titullin e tij si MBRET i SHQIPETAREVE...pra pika kulmore qe nxit DESTABILIZIMIN e RAJONIT .Tyc ! Do me u heq dhe i ditur me PIKA smiley .Keshtu Peshe - kane. Per me shume kam frike se kthehesh ne BALENE ose HU.... Boll me kaq!

Idriz mqs. me doli emri... gabohem apo po me ngaterron me irgun e chupa-chupsave?! Po hidhi nje sy flamujve te pakten. Nga ana tjeter tele-transporti vazhdon te mbetet nje enderr e parealizuar per njerezimin.

... Me fal po ketu po kapercehet kufiri i te shendetshmes dhe po kalohet ne zonen e skizofrenise.

Interesante sdq. kjo:

Perse ky DIKTATOR kaq i madh nuk e perjetesoi ne FYERJE A.ZOGUN as ne ART, as ne PIKTURE , as ne DRAME , as ne KINEMATOGRAFI as ne HISTORIOGRAFINE zyrtare ...por vetem ne PSIKOLOGJINE POPULLORE me fakte qe populli i hoqi ne KURIZ nen hyqmin e tij por edhe ne diten e KEQE te tij ..ate te Pushtimit Fashist.

11) Komunistët janë të fara më e keqe që ekziston në botë, ata janë më keq edhe se edhe mortaja, kanceri dhe AIDS......ndoshta te duhet nje test per HIV...mund te jesh sero-pozitiv me fare komunisti ?????

Komunistet jo, por komunizmi, ideologjia komuniste eshte fara me e keqe qe mund te kete egzistuar ndonjehere ne rruzullin tokesor. Me i keq edhe se vete nazizmi.

Dhe e di pse?

Sepse nazizmi ja ben "muuu" qe eshte cnjerzor, ndersa komunizmi eshte nje monster e maskuar me nje velo gjoja-njerezore joshese.

Dhe ajo qe me shqeteson me teper, eshte se nderkohe qe askush nuk guxon te thote "une jam nazist", sot ka ende njerez (shpesh here te organizuar neper parti) qe kane guximin te thone... une jam komunist.

Komunizmi i ka bere keq botes me shume se vete nazizmi.....Ndoshta nuk e kam kuptuar drejt per se drejti kete rresht TUAJIN ose ndoshta e kam kuptuar DREJT. Ne rastin e pare te kerkoj FALJE ! Ne rastin e dyte eshte nje menyre e imja per te shkruajtur pasi nuk bej dallim nga intonacionet e te lajthiturve .....pavaresisht nga menyra e te shprehurit ose "naiviteti" i perdorimit te shprehjeve . Kjo eshte dhe e drejta JUAJ per mua ! Ndersa them se nuk kam lajthitur akoma per te te vene ne nje rang me te Lajthiturit qe ndrrojne Niket si kurva Dashnoret  ...por ne thelb jane po ato KURVA te Mendimit !Prurja ne nje rresht  me te ,ishte vetem per frazen e fundit . Gje qe e perseris askush nuk ta mohon te drejten te nxjerresh te njejtat konkluzione edhe per mua.

Cfare nuk arrin te kuptosh ne ate fraze Idris?

Miliona te vdekur neper gulage... Po aq miliona te perndjekur e te internuar... Nderkohe qe pjesa tjeter ishin kufoma te gjalla.

Duhet te jeshe, pikerisht i lajthitur per te mos kuptuar kete gje. Te kerkoj ndjese edhe une.

Apo mos duhet te te kujtoje emrat e te gjithe djajve qe komunizmi krijoi... nga Stalini, tek Mao, Hoxha e deri tek Kim Jong-u... i biri i te cilit, fatkeqesisht eshte ende gjalle. Kastro... Caushesku... Tito... monstra... as me shume e as me pak se Hitleri.

Nazizmin e hoqem qafe nje here e mire... por ky monstra e kuqe kur do crrenjoset?!

 

Po ç'merreni me pseudo mbreter te vdekur, te arratisur, trafikantë armesh, hajduté ordiner, organizatorë grusht shteti, bashkepunetorë me armiqte e Shqiperise, tradhetarë. Eshte fakt! qe zogu erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve! eshte fakt!nuk ka ketu per tu diskutuar eshte apo s'eshte e vertete! i fali serbise shen naumin, eshte fakt! s'ke c'ti thuash ti kesaj fare, shen naumi ju dhurua serbeve ne kembim te ndihmes se tyre per ta sjell zogun ne pushtet. gjate revolucionit te qershorit zogu ja mbathi ne serbi! fakt! vrasjet e patrioteve u komanduan nga zogu dhe u vrane nga agjentet e tij! eshte fakt! nuk ke si ta kundershtosh ti kete! pse i pagoi pension zogu fan nolit? noli u largua ne amerike dhe ishte i semure kur zogu i lidhi pension dhe kete e beri ne nje fare menyre per te shuar opoziten ne vend. Nga ana tjeter, ne kete kohe, noli ishte figure kryesore fetare ne boten shqiptare dhe u terhoq teresisht nga politika.  

Por, nga na doli mbret ky njeri? Ka formuar shtetin modern? ai formoi nje miniature te shtetit modern, nje miniature qe rrethonte vetem familjen dhe bashkepunetoret e tij. por Shqiperia ishte me e madhe se kaq. Ne kohen e Zogut e kishe mushkonjen si aeroplan, vdisnin njerezit per buke, a e imagjinoni, s'te lejonin bejleret te ndertoje shtepi,fshataret duhet ta kishin shtepine vetem me plitharë e me kallamishte, se nuk te lejonte beu te kishe shtepi me oxhak, mbyteshin njerezit nga tymi e semundjet. Nuk po flas ketu mbi analfabetizmin qe ishte i tmerrshem. Te rehabilitosh zogun, kjo mua s'me habit ne kete kaos vlerash qe eshte perfshire vendi. e gjithe kjo situate te ben te ndihesh pesimist. 

Une do ta pergezoja per zgjuaresine me ane te te ciles arriti te shfrytezonte armikun e Shqiperise (qe nder te tjera ishte shume me i fuqishem), pa cenuar nderkohe, interesat e vendit.

Ky,mendimi,eshte krejt budalla, qyp fare (bosh)mendimi pra!

Ketu flitet per pazar te interesave te kombit:

-------------------

.....

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

--------------------

 kurse "mendimi budalla"pergezon zgjuarsine pa cenuar interesat e vendit!!!!!

Nuk po flas per cfare eshte shkruar, por per cfare eshte bere.

Nderkohe qe ti po bazohesh mbi nje dokument fantazije... qe edhe Foreign Office e ka konsideruar si jo autentike.

PS: Keshtu qe i bie qe budalli te jesh ti.

Budall militant komunist qorr gjithashtu.

Olsib te thash qe "mendimi ishte budalla"dhe jo ti!..nejse ,ti mund te jesh shume i zgjuar,aq i zgjuar sa sheh endra me mbret!

Mjaft me budalliqe! A mund te flasim si njerez?!

Atyre qe ofendojne ja kthej me te njejten monedhe.

Ky "kunderparrulla" dje lavderoi Ahmedinexhadin si njeriun e fundit qe po rezistonte para imperializmit amerikan, sot na sjell genjeshtrat serbe per Zogun.

Keto genjeshtra gazetash jane te denja per blogun e bolshevikeve te rinje por jo ketu ne peshk.

Te ringjallet propaganda e Enver Hoxhes sot eshte per te vene duart ne koke, merrni lexoni ate qe ka shpjeguar Faik Konica per Shen Naumin dhe mos u merrni me keto.

Mbreti Zog në sytë e Faik Konicës

Nga një bisedë në “Radio Washington Times” e ambasadorit të Shqipërisë, transmetuar në janar të vitit 1932

Një Monark i thjeshtë

Faik Konica

Zonja dhe zotërinj
Washingtoni, si kryeqytet i një vendi të madh, ka përfaqësuesit diplomatikë nga të gjitha vendet e botës. Unë jam njëri nga këta përfaqësues dhe prezantoj një Mbretni të vogël të quajtur Shqipëri. Gërmëzohet: A-L-B-A-N-I-A, ka gati të njëjtën sipërfaqe si Zvicra apo Belgjika, me shumë më pak banorë dhe është vendosur në bregun lindor të detit Adriatik përballë Italisë, me të cilën Shqipëria është historikisht e lidhur dhe tani kohët e fundit dhe me traktatë. Por nuk do t'ju mërzisë as me statistika, as me politikë. Unë e marr me mend se tani çdo njeri është i lodhur nga figurat dhe sikutimet politike, kështu që do t'ju bëj një bisedë të shkurtër mbi jetën dhe personalitetin e Mbretit të Shqipërisë.
Mund të keni dëgjuar apo lexuar diçka herë pas here për Mbretin Zog. Por mund t'ju them sigurisht janë vetëm supozime dhe fjalë të kota (marrina) dhe ato të ngjyrosura nga propaganda e ligë armiqësore. Kjo propagandë e keqe duke supozuar se ka pasur origjinën në disa kombe fqinjë, të cilët janë xhelozë për faktin se Shqipëria, falë kapacitetit për të qeverisur të Mbretit Zog, është vendi më i rregullt dhe i qetë në Evropën Juglindore.
Do të dëshiroja të filloja me një tregim romantik për një djalë të varfër i cili ngrihet nga rrugicat e pluhurosura në fron, sepse njëherë kam lexuar një gazetë, por, faktet nuk më lejojnë të flas kështu:
Mbreti Zog është udhëheqësi trashëgimtar i një province malore në Shqipëri – diçka në linjat e të parit të fisit në Skocinë e vjetër. Ai ka udhëtuar shumë dhe flet pesë gjuhë të huaja. Ai është i gjatë, i hollë, bjond me sy blu (ngjyrë qielli). Sportet e Tij të preferuara, janë kalërimi, gjuetia dhe noti. Ka një sens të hollë humori, dhe megjithëse është punëtor i madh, serioz dhe i ashpër gjatë orëve të pushimit, Ai inkurajon një argëtim të kulturuar dhe shaka gjatë orëve të pushimit.
Më kujtohet një ditë një shkencëtar amerikan kishte një audiencë me Mbretin. Unë e shoqërova këtë amerikan, duke qenë prezent gjatë bisedës e cila zgjati mbi gjysmë ore. Kur u larguam nga audienca amerikani shprehu kënaqësinë e tij por njëheri edhe habinë e tij për faktin që Mbreti ishte njeri kaq bisedimor, krejt ndryshe nga ç'priste të gjente tek Mbreti, pasi kishte lexuar informacione të papërgjegjshme.
Unë e pashë Mbretin Zog për herë të parë në vitin 1913. Atëherë Ai ishte djalosh 18-vjeçar, por me një reputacion të madh personal, për patriotizëm, kurajo të jashtëzakonshme dhe mendjehollësi. Në këtë moshë në krye të 2000 trimave Ai ka luftuar për Pavarësinë e Shqipërisë, duke qenë gjithmonë i pari atje ku është rreziku.
Pak vite më vonë e takova në Viena. Pothuajse çdo ditë shkonim ose në shtëpinë perandorake ose në koncertet sinfonike. Kjo dashuri për muzikën e udhëhoqi Atë
për të pasur një orkestër të vetën. Ajo orkestër tani është: Orkestra e Pallatit Mbretëror, është e përbërë nga 30 muzikantë profesionalë, disa nga ata nxënës të formuar në konservatorët e muzikës të Anglisë së Re. Kjo orkestër jep tre herë në javë koncerte me muzikë klasike.
Mbreti Zog është një njeri me thjeshtësi madhështore. Ai urren salltanetet. Dhe ceremonitë e Oborrit ishin reduktuar në minimum. Ai është një njeri nobël i lindur. Idetë e Tij janë demokratike dhe vetëm presioni me anën e njerëzve të cilët ishin lodhur nga zënkat dhe jo stabiliteti e detyruan atë të pranonte zyrën e mbretit. Format e qeverisjes janë natyrisht një çështje e temperamentit kombëtar. Forma republikane kaq e suksesshme në disa vende ka dështuar në Shqipëri dhe e ka çuar në një shtet të anarkisë mizerabële.
Do t'ju japë një shembul, të thjeshtësisë së admirueshme të Mbretit Zog. Tre vjet më parë, duke qenë në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, m'u besua një punë e veçantë nga Mbreti dhe i raportoja Atij progresin e punës sime çdo ditë. Një ditë i kërkova leje që të mungoj nga puna ditën tjetër. Mbreti mirësisht më pyeti për arsyen. I thashë se dëshiroja të shkoja në Durrës me qëllim që të vizitoj në lagjen e atij qyteti Skenën e betejës së famshme midis çezarit dhe Pompeut në vitin 48 Para Krishtit. Për kënaqësinë time, Mbreti më tha se edhe ai vetë do të dëshironte të vizitonte përsëri atë fushë beteje historike. Kështu që mëngjesin tjetër u nisëm me automobilin e Oborrit së bashku, vetëm me dy oficerë që na shoqëronin. Në kthim lajmi ishte përhapur për vizitën e Mbretit në Durrës dhe nga fshatrat fqinjë kishin dalë mbi 15 mijë njerëz për të përshëndetur Mbretin. Kur Mbreti i pa, urdhëroi ndalimin e automjetit dhe doli duke biseduar me kënaqësi me shumë njerëz nga kjo turmë. Unë besoj se kjo tregon thjeshtësinë e Tij demokratike, trimërinë dhe popullaritetin e Tij në Shqipëri.
Një moment më parë deklarova se nuk do të thosha asgjë për politikën. E mbajta premtimin, por me lejen tuaj, para se ta mbyll do ta thyeja këtë për të theksuar se Shqipëria duke qenë si thonë nga ato vende në pozicionin kyç, stabiliteti dhe rregulli qeveritar është një kontribut i paqes në botë, dhe ky kontribut është tërësisht falë aftësive dhe talentit administrativ të Mbretit të Shqipërisë të cilin kam nderin ta prezantoj në kryeqytetin tuaj të bukur.

Në kthim lajmi ishte përhapur për vizitën e Mbretit në Durrës dhe nga fshatrat fëinjë kishin dalë mbi 15 mijë njerëz për të përshëndetur Mbretin. Kur Mbreti i pa, urdhëroi ndalimin e automjetit dhe doli duke biseduar me kënaqësi me shumë njerëz nga kjo turmë. Unë besoj se kjo tregon thjeshtësinë e Tij demokratike, trimërinë dhe popullaritetin e Tij në Shqipëri.

Mbreti Zog në sytë ambasadorëve amerikanë
Dy jetëshkrime të shkurtra për Monarkun shqiptar, Zogu i I dhe kohën e qeverisjes së tij, vijnë nëpërmjet kujtimeve të dy diplomatëve bashkëkohës, në harkun kohor të një dekade. Janë ambasadorët e SHBA-së në Shqipëri Herman Bernshtain në vitet 1930-1935 dhe pasardhësi i tij Hugh H.Grant gjatë viteve 1935-1939. Janë dy botime të vogla në formatin e një libri xhepi, botuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Monarkiste dhe i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike “Virgjinia” në Tiranë. Tek “Mbreti Zog kallxon historinë e tij” i Bershtainit, diplomati, pasi bën një parantezë të paraardhësve të monarkut shqiptarë, arrin në konkluzionin: “Me Mbretin Zog gurët themelorë të një Shqipërie të fortë, të lumtur dhe të pavarur u vunë në vend.” Ai përshkruan, mes të tjerash, rininë e Mbretit Ahmet Zog, takimin me Princ Vidin, pasojat e Luftës së Parë Botërore, Qeverinë e Tiranës, Revolucionin e Fan Nolit, kthimin e Zogut, shkëputjen me Jugosllavinë, proklamimin e Monarkisë deri tek atentati kundër mbretit dhe huatë italiane. Në këtë botim janë përfshirë edhe dokumente të pabotuara më parë, mes të cilave ky rrëfim i diplomatit të asaj kohe, publicistit dhe shkrimtarit Faik Konica. Ai rrëfen një anë tjetër të Mbretit Zog, në “Radio Washington Times”, në janar të vitit 1932, në kohën kur ishte ambasador i Shqipërisë në Uashington.

Ne shajmë Zogun... na raftë pika na raftë!

Të paktën e futi në Shqipëri muzikën klasike dhe e bëri me një orkestër sinfonike... jo si ky shoku jot, që edhe kur ka akademira, ju fut kazmën smiley

O Speaker.

Lere Konicen ti , se ka qene babai i rrenave.

Po , ne sy te botes domosdo qe do e ngrinte lart figuren e Zogut, sepse me te ishte i lidhur me imazhi i Shqiperise se asaj kohe. Nga ana tjeter, Konica ishte nepunes i administrates shteterore te Zogut. Si i tille, ai paguhej qe te thoshte dy fjale te mira per shefin e vet ne arenen nderkombatare.

Ne raporte midis shokeve, Konica , i cili shquhej per intelekt dha sarkazme, nuk linte rast pa tallur menderen me injorancen dhe kapadaillekun bosh te hajdutit nga Mati. Vetem ikja dhe vjedhja e floririt duhet ti bente me turp ata qe kane ndonje fije simpatie per ate bandit kok gdhe ...

Po i bir, Leka, ne 1996 - en . E mbani mend si doli me kobure ne brez ne mes te Titranes ? Boooo, cfar debili . Nuk ka te krahasuar ...

A , se harrova .

Eshte gjetur ne arkivat e shtetit shqiptar ndonje doreshkrim i Zogut ?

Po ai nuk dinte te shkruante mor zoterinj, si mund te vazhdoni te flisni e diskutoni ...?

@olsib: vargje te verteta te kohes jane keto:

E prishe politiken, me Serbine s'e ke,
Lule, yll i bukur, Ahmet be.

Analizoji keto dhe ne vargun e pare i ke te gjitha (i dyti eshte parazit dhe per rime, kuptohet).

Shkrimi mesiper hedh drite per nje fakt:

...................

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit".

...............

Zogistat e mohojne kete.Ky Ficua do te kete qene komunist????

 

...pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

---------

Edhe ne rastin e monografise te botuar nga ShHysi,pedagog ne Universitetin e Gjirokaster,?Ky SH Hysi komunist ka qene ?!Sipas zogisteve po!

......

 Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe.

Sipas Zogisteve,dokumenti i perkthyer duhet te kete qene i PKI(Komunistet Italian)

....

Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipëris&eumlsmiley në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

Vetem MEHDI Frasherin,mos e quani komunist,per hater te zotit!

Ndikimi Sllav ndaj Shqiperise eshte shume real dhe gjithmone ka qene. Ketu nuk ka asgje per tu habitur pasi i kemi fqinj duam apo jo. Ashtu sic kemi ndikimin grek apo italiane. Fqinjet nuk i kemi zgjedhur vete, kshu qe na duhet te gjejme nje rruge te pakten nese si duam, te bashkjetojme ne paqe. Ka shume njerez ne shqiperi qe kane lindur dhe rritur me prinder Serb, Greke apo Italiane.

Ajo qe me habit eshte paranoja ne disa raste e theksuar ndaj ketyre ndikimeve qe ekziston ne shtypin shqiptare.

Shkrimtaret dhe historianet duhet te shohin "the big picture" ne rajonin e Ballkanit, qe gjate historise ka qene "laboratori eksperimental" i fuqive te medha.

Sa per mbretin ZOG as qe me intereson aspak. Ne Histori ka hyre si HAJDUT dhe burracak qe shiti vendin e tij. Do te interesohem vetem nese Historianet do te dalin me dokumenta te reja per te hedhur poshte shitjen qe i beri Shqiperise. Deri me sot ASGJE! Sa per dijeni qeveria e krijuar nga mbreti Zog ne Londer pas pushtimit fashist nuk u njoh nga asnje qeveri ne Evrope , as nga ajo angleze!

 

 

 

 

 

 Ne Shqiperi, sipas historise, jane perplasur gjithmon interesat italiane me ato jugosllave, e ne kete rast nuk kishte si te shpetonin dhe ambicjet e politikanve shqiptare te asaj kohe. Eshte e vertete se Zogu erdhi me ndihmen jugosllave, i cili si shkembim iu dha Shen Naumin, por nuk mendoj se ai do vazhdonte sherbimin ndaj jugosllaveve, per vete faktin se ai forcoi pozitat e tij shum shpejt, ushtrine shqiptare kuptohet me ndihmen italiane dhe mbeshtetjen politike te Austrise. Mbeshtetjen jugosllave , mbreti Zog e perdori sa per te marre pushtetin, e ua pagoi me Shen Naumin. Edhe sikur ai te donte tu jepte  me shume jugosllaveve, do te kishte presionin italian, siç dhe e ka patur ne disa raste. Zogu nuk ishte aq budalla, sa te zgjidhte Jugosllavine para Italise, per interesat e Shqiperise. Edhe koha e ka treguar se Italia eshte nje aleate strategjike per ne shqiptaret. 

Idetë e Tij janë demokratike dhe vetëm presioni me anën e njerëzve të cilët ishin lodhur nga zënkat dhe jo stabiliteti e detyruan atë të pranonte zyrën e mbretit.

Kjo eshte pak ne kundershtim me menyren se si ka ardhur ne pushtet. Speaker, kurseji disa gjera qe ka thene Konica se mund te mos ti kete patur me tere mend.

Pjer Thomas: koment i mire

edhe une mendoj se Zogu eshte perkrahur nga Italia dhe i ka reduktuar marredheniet me Serbine me vone. Por kjo mund t'i kete kushtuar shume shtrenjte. Ndoshta me vone deshte t'i bente te njejtin film dhe Italise dhe mjafton te kujtojme ikjen e tij.

E verteta e ndarjes se Vermoshit... dhe Shen Naumit

(Treguar nga Mehdi Frasheri ne kujtimet e tij)

Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.

Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.

***

Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....

Botuar ne gazeten Korrieri ne 2005...

Deri dje fallsifikues pashaportash, sot fallsifikojne historin.

Duhet rishkruar historia me biokarte.

 

Per sa i perket Konices dhe Zogut...

Po , ne sy te botes domosdo qe do e ngrinte lart figuren e Zogut, sepse me te ishte i lidhur me imazhi i Shqiperise se asaj kohe. Nga ana tjeter, Konica ishte nepunes i administrates shteterore te Zogut. Si i tille, ai paguhej qe te thoshte dy fjale te mira per shefin e vet ne arenen nderkombatare.

Ne raporte midis shokeve, Konica , i cili shquhej per intelekt dha sarkazme, nuk linte rast pa tallur menderen me injorancen dhe kapadaillekun bosh te hajdutit nga Mati. Vetem ikja dhe vjedhja e floririt duhet ti bente me turp ata qe kane ndonje fije simpatie per ate bandit kok gdhe ...

Po i biri, Leka, ne 1996 - en . E mbani mend si doli me kobure ne brez ne mes te Titranes ? Boooo, cfar debili . Nuk ka te krahasuar ...

A , se harrova .

Eshte gjetur ne arkivat e shtetit shqiptar ndonje doreshkrim i Zogut ?

Po ai nuk dinte te shkruante mor zoterinj, si mund te vazhdoni te flisni e diskutoni ...?

O Bubi kacurreli Zogut komunizmi i ka zhduk cdo gje pozitive nga arkivat, ka sajuar vete sigurimi ca pallavra qe si besojne as vete ata qe i shpifen. Edhe themelet e shtepise ku ka lindur ja kane zhduk.Aq frike e kishte E Hoxha sa deri kur u sigurua qe vdiq atje ne France pagoi sigurimsat qe te vezhgonin cdo veorim te tijin.Ku ke goje ti te komentosh F Konicen qe eshte nje nder kolozet e politikes shqipetare.

Bubi kacurreli

 Bubi kaçurel; "....Eshte gjetur ne arkivat e shtetit shqiptar ndonje doreshkrim i Zogut ?

Po ai nuk dinte te shkruante mor zoterinj, si mund te vazhdoni te flisni e diskutoni ...? ...."  

 

Per hir te vertetes, Zogu ka studiuar ne Austri, dhe njihej si nje nga shqiptaret dhe studentet me te mrehte. 

 

Pjer.

Pyetja ime eshte e drejtperdrejte dhe kerkon nje pergjigje te drejtperdrejte.

PO apo JO ?

Jane shoket me te afert te tij qe e kane deklaruar kete gje, jo une.  Jane ata qe e kane ndihmuar te hipi ne fron. Ne kushtet e mosegzistences se nje dokumenti apo qofte dhe nje letre te shkruar prej dores se tij, kjo deklarate shnderrohet ne fakt.

Imagjinon dot nje mbret, qe te mos kete shkruar dicka me doren e tij, ne gjuhen e shtetit te cilin pretendon se e udheheq ???

Atehere nuk kishte as kompjuter , ta haje dreqi ...

 

Une i thashe inglizit:

E para : Nuk diskutojme Konicen ketu po Ahmet Zogun. Historia e mban mend si te vetmin mbret qe le popullin dhe vendin e tij te pushtohet . Dhe jo vetem iken , por vjedh dhe floririn. Po ti referohemi himnit te flamurit, qe thote:

" Nga lufta vec ai largohet

qe eshte lindur tradhetor

Kush eshte burre nuk frigohet

Por vdes , por vdes si nje deshmor."

Te gjithe mund te nxjerrin konkluzionin se ishte jo vetem tradhetor, por dhe hajdut . Apo jo ?

E dyta : Per sa i takon Konices, nuk jam shume i bindur ne atdhe dashurine e tij , pasi ai ka shkruar dy vargje te njehur  shume sinjifikative :

" Shqiperi moj te kam dhjere

 Qe s'te mora vesh njehere" 

Keto vargje me lejojne te gjykoj qe s'ka qene ndonje atdhetar dhe kaq i spikatur, apo kolos i politikes shqiptare. sic thote Inglizi.

 Te treten e kisha me Leka Zogun , i cili ne 1997-en , vari nje kobure ne brez dhe na doli ne sheshin Skenderbej si i jati shume vite me pare. Nuk e kuptova dot mire se per cfare arsye e beri kete, mbase na e sqaron Inglizi. ...

Nuk ke te drejte Bubi te me vjedhesh PYETJEN... Pyetja eshte e tille si e kini bere Ju por ajo verteton se ZOGU nuk dinte te shkruante SHQIP dhe dinte shume ngatrushem te fliste po SHQIP. Sa per torite e anglezit qe ja "fshiu diktatura" jepi mundesi te na bjere dicka nga jeta e LIRe para vdekjes kur nuk  e ruante sigurimi , me qe eshte prane arkivave Angleze.Mos harxho kohen me idiote te lindur qe sot quhen Fanatike . Shume info eshte vjedhur ketu dhe keq interpetohet smiley Duhet kuptuar nje gje qe AJO kohe nuk eshte kjo KOHE .Nje anglez budalla qe perpiqet ta mbroje e ta nxjerre te zgjuar ( jo dinak ???? ) eshte me budalla se nje shqiptar qe perpiqet ta nxjerre si te zgjuar qe manovronte midis Italaneve ,Grekeve dhe Serbeve. Ai as ka dite dhe as ka kuptuar ndonjehere se si drejtohet dhe cfare eshte Shteti per arsye ....per njemije e njearsye...Por ne duhet te mesohemi qe Dhurimet e Tokave , marrjet e parave si shperblim, Kthimet ne pushtete dhe shlyerja e borxheve kane qene NORMA te Mbreterive ... qe pregatiten dhe vune nje myqyryf dinak e te pabese por me intuite mjaft te zhvilluar Fshatare qe mundi te dominonte ne ate kohe ne nje popullsi 100 % katunare .Dhe te mos harrojme se vendi nuk sundohej por mbahej nen hyqem si tradite e administrimit TURK . Zogu s'ka pase asnje fuqi administrative per shume VJET.Te gjithe Politiken e tij e kane luajtur te tjeret. Ai ekzistonte vetem si FIGURE dhe te mos i hame hakun nje figure impozante dhe me karakteristika te plota Shqiptare .

 

O Idris ti flet me gjuhen e komunizmit per A Zogun.

1- Qe ka pas aftesi drejtuese Zogu e ka treguar qe ne qeverine e dale nga

kongresi i Lushnjes ,qe me detyren e ministrit te mberbdshem i hapi rrugen per ne Tirane kesaje qeverie.

2-Me serbet nuk ka nenshkruar asnje marveshje sepse nuk kishte fuqi ligjire pasi nuk ishte ne pushtet ne ate kohe.

3-Nuk ishte analfabet sepse kishte mbaruar akademine ushtarake ne Austri.

4-Nuk i ka rrebyer toke askujt por ka dhene toke,e para harte kadastre per tokat dhe pronat e hipotekuara eshte bere ne kohen e Zogut.

5-Eshte i pari politikan qe e beri Shqiperine shtet me kushtetute dhe ligje demokratike,te cilat i njohu bota.

Une vertet jam afer arkivave angleze por edhe kam lindur ne nje fshat me Zogun dhe e njoh mire historine t tije.

Me pashaporten e kohes se Zogut shetisje boten pa vize.

Monedha e kohes se Zogut ishte me e fuqishmja e kohes.

Lexo Idris se te paska ngel ora ne kohen me te erret te historise ,ne kohen e kriminelit E Hoxha,qe 50vjet na vrau e na ndau nga bota demokratike.

O anglez.

Ate po themi dhe neve: Na mungon literatura per te lexuar, po nuk kemi ku te gjejme material. Ata qe kane ditur te shkruajne na thone qe A. Zogu ishte analfabet...

Na thuaj ndonje gje qe ka shkruar Zogu dhe te premtoj do ta lexoj me interes maksimal..

Pastaj , mos e banalizo diskutimin. Jo vetem komunistet ishin kundra apo ruanin pershtypje negative per Zogun. Me sa mbaj mend une, kur erdhi Leka I ("mbret i shqiptareve&quotsmiley ne Rinas, ishte Sala president. Ti e di se si vajti ajo histori...

Per sa i perket monedhes, mos ja fut kot, se Shqiperia ishte (ashtu sic eshte akoma) vendi me i mjere i Evropes. E forte apo e bute monedha , nuk ka asnje rendesi...

Per sa i perket asaj pashaportes, ja bej hallall. Pa me sa di une , nuk kishte dale akoma ajo e mallkuar "VIZE" atehere. Mjafton te kishe nje cope karte, me apo pa fotografi, dhe s'te ndalte kush. Megjithate doja te shtoja qe me kete punen e vizes ja paska kaluar dhe vete Sales ky qerratai.  Sala i shkrete nuk mund ta barazoje dot "gjeniun" Ahmet Zog qofte dhe 70 vjet me vone...Aferim. Bile Sala nuk po na ben dot as me karta te gjitheve, se nuk ka kohe...

Lere ingliz A. Zogun.

Per Shqiperine dhe shqiptaret , megjithe ndonje merite minimale te cilen nuk dua t'ja mohoj, mbetet plehre si gjithe politika dhe politikane shqiptare te shekullit te fundit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).