Marina braziliane: Pjesët e gjetura në Altantik, nuk janë të Airbus

BRAZIL- Pjesët e avionit të gjetura nga marina braziliane nuk i përkasin avionit të zhdukur me 228 pasagjerë në bord, Airburs të Air France, fundosur në Atlantik të hënën. Lajmin e ka bërë publik sot një zyrtar i aviacionit brazilian. "Për momentin
Nuk kemi arritur të gjejmë asnjë copë që të identifikohet me avionin e zhdukur"- ka thënë gjeneral Ramon Borges Cardoso, drejtori i departamentit të kontrollit të hapësirës ajrore në Aeronautikën braziliane. Ai ka saktësuar se pjesët e mbledhur deri tani(për të cilat u tha se i përkisnin avionit Airbus), i takojnë më së shumti një anijeje, sesa një avioni. Sipas tij, edhe njolla e vajit e gjetur në një hapësirë 20 metra në det nuk mund t'i përkasë avionit.
Pas këtij lajmi, shtohen misteret rreth fatit të avionit, ndërkohë që zyrtarët nuk janë në gjendje të japin shpjegime të sakta, pasi asnjë gjë nuk është e sigurtë. Për momentin, të gjithë thonë se gjithçka që deklarohet janë vetëm hipoteza.

Aksidenti tragjik, mediat franceze: Avioni u rrëzua nga shpejtësia

Shpejtësia mendohet të jetë shkaku i tragjedisë ajrore të ditës së hënë, ku mbeten të vdekur 228 pjesëtarë të bordit. "Airbus A330 i rrëzuar në Oqeanin Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit ishte me shpejtesi shumë të madhe dhe ky ka qene shkak per copetimin ne ajer te mjetit fluturues". Kështu shkruan sot gazeta franceze "Le Monde".

"Ka shumë mundësi që për shkak të shpejtësisë tepër të madhe, avioni të jetë copëtuar në ajër. Mbetjet e shpërndara në një hapësire prej 300 kilometrash janë një prove per kete", shkruan "Le Monde".

Ndërkohë është përjashtuar teza e shpërthimit për shkak të ndonjë akti terrorist. Ministri brazilian i Mbrojtjes Nelson Zhobim tha se njollat e naftës të zbuluara në Oqeanin Atlantik tregojnë se ka shumë pak mundësi që avioni i kompanisë Air France me numër fluturimi 447 të jetë shkatërruar nga ndonjë shpërthim.

Avioni u zhduk të hënën përballë brigjeve të Brazilit pak pas nisjes nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit. Të 228 udhëtarët dhe ekuipazhi mendohet të kenë vdekur. Zhobim tha dje se njollat e naftës tregojnë se avioni nuk duhet të jetë djegur.

Zyrtarët thonë se nuk shikojnë shenja të ndonjë akti terrorist por kreu i hetimeve për palën franceze, Pol Lui Arslanian tha se shkaku i saktë i fatkeqësisë mund të mos mësohet kurrë.

Ai tha se kutitë e zeza që përmbajnë regjistrimet e fluturimit dhe që në këtë rast janë me rëndësi të madhe, ndodhen në fund të oqeanit dhe në një zonë tepër të thyer.

Franca ka dërguar nëndetëse robot në përpjekje për të arritur në vendin ku ndodhet avioni dhe që mund të jetë rreth 7 mijë metra nën sipërfaqe.

4 Komente

Ishin gjetur dy kufoma meshkuj disa maska oksigjeni,e nje sedile...Me sa duket oqeani po fillon e flet...

Flitet se avjoni ka shperthye rne ajer pastaj ka rene ne oqean. Eshte gjetur dhe nje valice me biltat (etikete) nga Air France. Perseri eshte mister Te shikojme nese GSH apo Shqip nxjer ndonje teori me alien, bomba nga anijet ushtarake apo raketa nga avjone ushtarake.smiley

 

* Dje Le Monde shkruante qe brazilianet pohojne te kene gjetur dy trupa dhe mbetje te avionit.

Uno dei corpi ritrovati era ancora legato con la cintura di sicurezza al sedile. Addosso all’uomo il biglietto che ha permesso di capire che si trattava proprio di un passeggero del volo AF447.
Il Giornale

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).