Leter Gencit te Vizionit, per Dellin e Ekranit

Leter Gencit te Vizionit, per Dellin e ekranit

 

E Hene, 1 Qershor 2009
 

Shporre dellin qe po ta le mbi ekran kopilin Genc.

Genc, vertet ende s'po e kupton se s'po ke te besh me nje njeri por me nje dell?! Ende s'po e sheh sa i zi eshte?! Ende nuk e kupton se po mban prane monstren me te shemtuar tranzicionale shqiptare, lugatin qe te kall daten, shemtirin qe nuk eshte bere as per ta pare as per ta lexuar, as per ta degjuar, por vetem per ta peshtyre dhe shporrur?! Ende te duhet kohe per te konstatuar se ajo kreature bastarde nuk eshte as bime, as kafshe, as shtaze, as njeri, as anti-njeri, por tamam anti-materie?! Nuk po ia sheh o Genc dellit brenda ne bark; 20 macoke qe cirren per nje cope mish; 40 skile qe i turren nje pule, 100 grepa qe duan te zene nje peshk?! S'e ke vene re vet', a s'te kane thene, se s'ka asnje individ ne jeten publike shqiptare qe delli te mos e kete pergojuar, se te gjithe largohen prej dellit si nga SIDA, se eshte aq i ndyre dhe i peshtire sa te gjithe te pergojuarit dhe te pergojuarat prej tij, edhe pasi shpifen dhe intrigohen, pra edhe pse demtohen, nuk kerkojne kurre shpagim ndaj tij, por vetem harrim dhe perbuzje, ikje dhe vetem ikje nga vrroma si nga kolera?!

Genc, flake dellin se po ta qurros ekranin.

Delli, kur ishte te Berisha, ne pamje te jashtme, hiqej sikur vet' bente gazetari ndersa Berisha bente politike. Por lart' e posht' tallej ne nje mije menyra nga me perverset per te lene te nenkuptohej se e kunderta ishte e vertete, se ai "inteligjenti", pra delli, bente politike, ndersa Berisha, meqenese i kushtonte rendesi shtypit, bente gazetari. Kurse, ne fakt, si dell skadent i lindur qe eshte, i papajisur me asnje talent natyror, meqenese nuk ka absolutisht asnje lidhje me asnje frymezim, me asnje hov te brendshem, as per gazetari, as per politike, as per ndonje gje tjeter periferike qe te kete ndonje lidhje me njeren apo me tjetren, bente, apo me mire te themi, bente sikur bente, lepirje te cilat se brendshmi i dukeshin, biznes.

Qerroje Genc zagarin se po ta turperon televizionin.

Sepse ai tani me ty po ben te njejten gje si me Berishen para teje dhe si do beje me te tjeret pas teje. Ne siperfaqe po kerkon te lere pershtypjen se vet po ben gazetari ndersa ti po ben biznes. Por eshte me se e qarte se nen rrogoz, pra mbi dysheme, po kerkon te ta hedhe duke te lene ty pergjegjesine e te berit gazetari manipolative, ndersa vet' biznes. Ndersa, edhe me thelle, pra nen dysheme, apo nen dhe', si pafundesisht i poshter qe eshte, sipas tij per konsum elitar kjo, po rreh te hiqet sikur ty t'i ka lene te gjitha dhe vete nuk po ben as biznes as gazetari, por dicka tjeter fare, dicka te larte dhe te rendesishme, qe as ti as shume te tjere nuk e bejne dot por po e ben ky bicimsezi, politike.

Genc, digje lugatin me vajguri, se pas pak do jete vone.

Sepse delli qe te ka zene deren, ne thelbin e vet, eshte katundar, nga ata te trashet fare, qe nuk qyteterohen kurre. Nga ata katundare qe, ne lufte me qytetaret, me pune qyteti nuk lodhen kurre. Kujto se c'te ka punuar kur te kishte larg. Perfytyro se sa vrer po grumbullon per ty tani qe te ka aq afer dhe si po te deperton neper skuta qe as ti vet nuk e di ku i ke.

Genc, mos te genjeje mendja se dellin ta sheh kush. Ka nje proverb qe thote se; "Edhe teatri me i keq i ka disa spektatore". Ji i sigurte se tille eshte teatri qesharak i dellit tend.

Genc, pastroje halene se shume shpejt do ta qelbi krejt televizionin.

Hiqe Genc vrromen qe po ta peger televizionin me genjeshtrat e nje gazete qe s'shitet.

Genc, as eshte pare as eshte degjuar qe redaksionalet delirante te nje gazete periferike pothuaj inekzistente te lexohen ne nje televizion te madh nga i njejti mashtrues ordiner.

Genc, mos vazhdo ta besh mekatin qe te nxjerresh pernate ne televizion nje monster qe i dekurajon shqiptaret ne ate mase sa t'u vije turp nga vetja, jo vetem qe jane shqiptare, por edhe qe jane njerez.

Genc, eshte e vertete se "Grimca eshte me e madhe se e tera, dhe e tera eshte me e vogel se grimca". Por kjo, vetem ne kuptimin filozofik, e aplikuar sidomos ne rrethana sentimentale, por jo edhe ne kuptimin e marredhenieve faktuale. Sepse nuk mund te thuhet se TemA eshte me e madhe se Vizion Plusi dhe Vizion Plus-i me i vogel se TemA, si po rreh delli ta aplikoje marredhenien e tij djallezore me ty dhe televizionin tend.

Genc, hiqe mizen TemA nga ytha e viganit Vizion Plus. Se nuk eshte cudi miza kanceroze permes ythes t'ia fusi ne gjak helmin viganit.

Lere Genc dellin te mbytet ne pellgun e helmit qe vet' volli.

Genc, e pamundur te mos e dish se keto dite nje nga te demtuarit prej derrdellitjeve te dellit, e ka paditur dellin ne Gjykate. Delli zorraxhi vetem leh dhe nuk shkon kurrkund. Te demtuarit nga shpifjet e dellit, vetem heshtin dhe respektojne shtetin ligjor. Nuk e sheh ti kete?!

Genc, pse t'i them un' ty keto?

T'i them sepse une Vizion Plusin e konsideroj edhe timin. Po Genc po, hic mos u cudit. Kjo, ne kuptimin qe Vizion Plus eshte sigurisht prone private, por meqenese eshte shume i madh, eshte edhe pasuri kombetare. Dhe, si i tille, duhet ruajtur. Ty Genc ndoshta te kujtohet nje shaka' e kripur e kohes se Diktatures. Ajo me nje pasagjer qe kishte udhetuar ne nje makine dhe kur zbriti refuzoi te paguaj duke i thene shoferit se makina eshte pasuri kombetare. Nje te degjuar kete, shoferi i pataksur nga c'i tha shejtan-budallai, gerrmoi shpejt-e-shpejt ne nje kuti, nxorri nga kutia nje vidhe te vogel dhe te ndryshkur, ja zgjati pasagjerit dhe i tha; Merre kete! Eshte pjesa jote nga pasuria kombetare qe eshte makina ime, dhe nem parate. E qarte fabula besoj, dhe e tepert ta zgjas.

Genc, mos e lejo me rrugacin hajdut te cilin "ke qef te mos e shofesh" te kryeje punet e veta me duart e tua ne nje televizion qe "ke qef ta shofesh".

Genc, lagja ime ne Tirane eshte e madhe sa Kavaja. Atje, une, sa here qe blej ndonje TemA i them shiteses; He moj, te ka mbetur ndonje TemA per mua?! Ajo gjithmone me thote te njejten gje; Sot je i pari! Prej pese vitesh qe jam ketu, prej 5 cope TemA-ve qe marr c'do dite, shes mesatarisht 1 TemA ne 3 dite. Dhe une insistoj; Edhe tani qe TemA po zbulon gjithato skandale?! Tani edhe me zi, ma pret shitesja, duke ngritur perpjete 4 TemA-t e mbetura. Genjeshtrat e kesaj far' gazete te denuar me perbuzje publike lejon ti Genc te lexohen ne televizionin tend?! Mjaft pra mjaft, mos e shpjer kaq larg mireberesin, se mireberesia e tepruar kthehet ne te kundert kur eshte e tepert.

Flake dellin Genc.

Jo me duart e tua. Thuaju kater gazetareve te Vizion Plus-it. Njeri te jete ai qe eshte sigurisht me miliona here me i talentuar se delli, Turi i Perralles. Tjetri, apo tjetra, te jete Jonida. Ke per te pare sa me qef do vine. Dy te tjeret zgjidhi vete. Porositi te kater te perdorin doreza llastiku te ruhen nga infektimi. Mesoji ta bejne flakjen si perket nje delli. Thuaju ta fusin dellin ne nje thes dhe thesit t'ia lidhin gryken. Thesin me gryke te lidhur me dell brenda, ta hedhin ne nje carcaf. Carcafin ta kapin te kater ne secilin cep. Pastaj te ngjiten ne katin e 12 te gratacielit. Qe andej ta hedhin dellin. Sa me larg. Pertej Dajtit. Me ndonje zgeq te Golloberdes do ishte e mira, ku te kalbet pak nga pak, mishin t'ia hane ujqerit, gjakun t'ia lepijne macet e egra, kerrmen t'ia cukisin korbat.

Po s'bere keshtu, s'ke tjeter menyre per t'u cliruar nga kopja e keqe e djallit qe lindi nje nate te erret kur planetet ishin ne pozicionin me te keq. Perndryshe s'do mundesh dot kurre ta lash njollen qe po ta ngjit larua qe lehjen e quan investigim, xerxelene inteligjence, shkarrashkrimin tekst, i pafytyri qe s'ka as dell gazetari, as dell shkrimtari dhe asnje lloj tjeter delli sepse dell eshte i teri.

 

30 Komente

As nuk dua ta përfytyroj një njeri të tillë me pushtet në kohën e Enver Hoxhës... qyqja mi none... ka pas për ti ngrit trekëmbshat në mes të rrugës.

Si mund te paguhet njeriu per te folur me kaq urrejtje? Gjynah!

Pagun Frangaj per urrejtje dhe pagun shtrejt biles. Bravo Edison Ypi, je i madh qe e ngjyen penen ne m.!

O Yp me mire te kemi nja 10-te si Baze se sa nje si ty. Me cmendurine tende ti tremb edhe femijet ne barkun e nenes.

E keni parasysh ndjenjen qe perftohet kur kalon permes "ndonje lagjeje te keqe"? Me ka ndodh disa here. Ne Atlanta dhe ne NYC. Jane lagje pergjithesisht te varfra, qe e mira i ka braktisur ne menyre te pakthyeshme.

Nje ndjenje afersisht e tille krijohet kur lexon kto hyneret si kjo.

Edhe nje gje: nuk eshte kjo "e djathta". E djathta ka gjithe potencialin te jete ku e ku me fisnike! Me pak rrugacerore! Me e vetpermbajtur. Si domosdoshmeri komplementare e se majtes, e cila po ashtu mund te tjete fisnike.

Keto jane harbuterira, nuk jane ane spektri politik (edhe ne rastin kur harbuti flet per harbutin).

Ky eshte i papare... I bukur dhe i shpifur ne te njejten kohe.

Sdq. shume prej atyre qe shkruan, qendrojne pertej gjuhes se perdorur.

 

Nje gje me ben pershtypje me Ypin e 3 artikujve te fundit qe kam lexuar:

Tek ky i drejtohet Tan Dulakut

Tek i meparshmi i bente reklame veres se Cobos se Beratit

Ndersa tek nje akoma me pare i bente apologji Rezart Tacit

Po mosni, mer! Mosni! Nje autor me dyshimin fisnik ne vetvete si Ypi, "te shkruj a te mos shkruj, kjo eshte ceshtja", duhet inkuraju aty ku duhet. Nje koment i tille si ky me lart qe thote "i bukur (!!!) dhe i shpifur, njekohesisht" eshte support edhe per 5 palacolliqe te tilla ne vijim! smiley  Sepse nje autor ka aftesine perzgjedhese neper komente dhe nji lavderim i behet sa per 10, ndersa duhen 10 kritika per te marre peshen e njeres.

Edison, te mos mundje, do e kuptoja. Por ti mundesh! Ti mbase nuk e di sa keq me vjen, flas personalisht! Cfare ke mer burre i dheut! Cfare dreqin ke!!! Pse mer e perdhos veten kshu? Te duket vetja si Fishte me nema rapsodike? Apo si Cajupi i klubit te selanikut? Apo si Naimi i tradhetoreve? A? Po qe kjo, a e di sa larg je!!! Jo se nuk ke talent, talent ke, e ke te fsheur ne sepetet e trurit, te siguroj edhe une per ket, por "setting" eshte i ndryshem prej tyre (rilindasve). Nuk shkohet me buqete me lule ne shpi publike, nuk pihet shampanje ne WC, nuk thuhet si permend diku Agolli "perpara shoke te pime nje kafe", dhe as nuk lexohet me ze te larte Shopenhaueri ne Shkoze te Tiranes. Anatemat mbi baze patriotike ose sociale, jane OK. Kur shkojne jashte tyre behen qesharake.

 O Peshku. Nuk e marr vesh pse na i sillni keto artikuj ketu. Apo per ta "Ballancuar ate te Blendit "Te dashur peshq". Fare seriozisht, askush nuk ka nevoje per kaq urrejtje dhe bad karma te henen ne mengjes. Do doja ta pyesja administratorin qe e ka sjelle se ne cfare kategorie (pervec asaj shtypi) e fut kete shkrim. 

 hudher?.. jo.. mbase hudher e kalbme..

Po mosni, mer! Mosni! Nje autor me dyshimin fisnik ne vetvete si Ypi, "te shkruj a te mos shkruj, kjo eshte ceshtja", duhet inkuraju aty ku duhet. Nje koment i tille si ky me lart qe thote "i bukur (!!!) dhe i shpifur, njekohesisht" eshte support edhe per 5 palacolliqe te tilla ne vijim! smiley  Sepse nje autor ka aftesine perzgjedhese neper komente dhe nji lavderim i behet sa per 10, ndersa duhen 10 kritika per te marre peshen e njeres.

Emigrant, sigurisht qe nuk me pelqen gjuha qe Ypi perdor, por nga ana tjeter nuk mund te them se s'me pelqen "nervi" i tij, pasioni i tij, qofte e edhe i cmendur. Fundja te gjithe artistet jane pak "te cmendur".

Une Ypin personalisht e konsideroj si nje Pollock, jo te piktures, por te te shkruarit.

Te bukur, te shemtuar, te neveritshem, kokecarres, guximtare, irritues dhe provokues... njerez qe kane aftesine e te shprehurit si ajo e Ypit, ja vlen qe te promuovohen dhe te vazhdojne punen e tyre... sepse ne fund te fundit... jane artista te fjales dhe thone ate qe ne "homosapiencet" e zakonshem nuk do te kishim as aftesine e as kurajon ta pohonim kurre.

Une Ypin personalisht e konsideroj si nje Pollock, jo te piktures, por te te shkruarit.

Te bukur, te shemtuar, te neveritshem, kokecarres, guximtare, irritues dhe provokues... njerez qe kane aftesine e te shprehurit si ajo e Ypit, ja vlen qe te promuovohen dhe te vazhdojne punen e tyre... sepse ne fund te fundit... jane artista te fjales dhe thone ate qe ne "homosapiencet" e zakonshem nuk do te kishim as aftesine e as kurajon ta pohonim kurre.

aaa qyqja,

me verte mreeee ?

gzuar 1 qershorin prape !

smiley

 gezuar e mone gezuar.. po mos u tut, ke per ta thon dhe nja 20 here te tjera..

Te lumte Ypi.Bravo.

Ne nje leter higjenike te perdorur,si mero (cudi edhe emri me m... i fillon) vetem me m...... mund te shkruash.

O Ypi po cmerresh kot me ate Ufon me qafsh. Ik kape e futi i shpulle atje te ai lokali poshte vizionit ku ha perdite pilaf me pule qe te ushqeje mashtrimet smiley

 po nga doli m.. mer tynel? nga S.. doli...

...dhe ky eshte "paralajmerimi" i dyte qe i vjen Meros smiley dhe po nga Ypi smiley qe e le veten te perdoret... smiley

Gezuar kalamaja, gezuar!

Jo , nuk eshte shkrimi i dyte ( jane disa ) , ndaj te gjitha shkrimet duhen pa me kujdes per te kuptuar ku do te dale. E ka grindje publike personale me Meron dhe nuk kerkon te percjelle asnje mesazh pervec t`ja thote ato qe i thote atij qe ja thote; Meros.

Pra, nuk duhet pa vetem si pro apo kunder , as dhe si perdorje. Eshte teresisht i pakenaqur nga Mero dhe duke njoft deri ne nje fare mase kulisat e shtypit, reflekton , shprehet edhe me ate pjese/menyre qe ai beson se ja liron shpirtin..

Pra varet du te them se cer kerkon te lexosh kete here ke Ypi. ( ky tip shkrimi )

Tani ja ta zeme se ke ndermend t`i nxjeresh dikujt gishtin e mezit  se ta ka sjelle shpirtin ne maje te hundes, atehere cer ndryshimi ka qe ja nxjerr drejpersedrejti menjehere  apo gjasme me marifet duke e rrotulluar nja tre kater here doren e pastaj ne fund po gishtin i nxjerr ? Asnje ndryshim nuk ka . smiley

Mos "u llaftarisni ne masen 100 %, " pra beni durim se mish e kocka eshte robi. Kobure nuk ka, ligesine ja u ka lene te tjreve, vetem tastiere perdor  (  pa justifikuar ketu egzagjerimin. )

Sycke, e kam fjalen per rob qe edhe preferojne t`ja kuptojne shkrimin dhe Ypin, se keshtu me dore te pare yrra shan njeri dhe te tjeret nga pas, kollaj.

E ka personale, direkte  dhe nuk kujdeset ta fshehe. Kjo duhet vleresuar . Ndryshe nga stilet qe gjasme "qisin" me lezet dhe ne fakt kane ligesi e vrer me shume se gjithe shkrimet e Ypit te marra bashke. Nuk con mesazhe sms apo emale anonimesh per te fol per ate qe ka ndermend te thote. Kjo specia qe ben kete i rri anash Ypit e kam fjalen dhe as qe duhet ta komentoje ate.

Varet mer varet sa deshiron me ja peshu shkrimin. 

A ka shume si Ypi ne gazetarine tone? Allah_Allah...........

Kush eshte Genci, po Delli? Pse behet gjithe kjo zhurme? Do t'ju isha mirenjohes nese do te me thoshit shkurtimisht c'behet?

Gezuar 1 Qershorin te gjitheve (pranojeni nje cike kalamanj kemi mbetur)

...dhe ky eshte "paralajmerimi" i dyte qe i vjen Meros Sad dhe po nga Ypi Wink qe e le veten te perdoret... Tongue

Pse Mero nuk po e le veten qe te perdoret?!

Mu ky m'pelqen.Kshtu ka tipin,mos i'a vini re.E kam pa ne nje tv tu recitu poezite e dashurse se Lazgushit sikur po bante box me noj njanin 

 A ka nonje nga ata te Shqiperise, te na shpjegoje se si eshte kjo puna e ketyre te dyve, se pse jane zene.

Pjer, kjo para se te jete gazetari, eshte nje karshillek harbut. Zvarritje ne kurth te lamashllikut! Gafurrja suburbane dhe e "lagjes tate u ekspozova" po shitet si mjeshteri te shkruari. Ky eshte ne vetevete nje kurth i keq. Ku vetja s'duhet leju me rene.

Kam pas nje komshije dikur, n'Ali Dem, qe i bertiste sa kishte ne koke vajzes se vogel "mos shkel ke muti, Anjezaaa!" dhe pastaj te drejtohej me buzeqeshje fqinje dashamire: "si u ngryse"? Ca te thoje, ca te beje? Ajo gjeja qe nuk duhej shkelur ishte shperndare nderkaq ne gjithe territorin. Doje, s'doje, do vazhdoje tregimin ku e la Anjezja me kpucen e vet. Edhe kjo pune njesoj. Ti pyet si eshte puna e ketyre te dyve. A thu se ka naj rendesi kushedi se cfare. Ky intrigimi nga pislliqet mizantrope te jetes arnaute ka kalu cdo cak. Kto variantet me teori konspirative fernetore te xhuxheve tane po mbushin cdo cm kub dhe po shiten si dije dhe njohje e jetes dhe e realitetit. Zgjyra e mediokritetit dhe e shpirtvogelsise po shfaqet si kontradikte cilesore. Dhe ky mbase eshte nje nga rastet e rralla qe jam gati ti jap kredit asaj linjes se mendimit qe forma eshte permbajtja. Po eshte kollaj shume mer, me operu ne kete domen, me e sha tjetrin me prag shpie, me i thene fjali qurranjosesh perverse te tipit "a e ke mamin e bukur" dhe me kalu matan "fitimtar".  smiley  

Pjer, "kjo puna e ketyre te dyve", them qe eshte cikerrima me e parendesishme ne bote!

Boo  me cfare mbushet shtypi!!  Nè kane grindje personale, c´taksirat kane njerzit te lexojne kto skenare te tipit psycho-triller....

A ka interesa politike mbas ketyre te dyve?

Pjer,kjo para se te jete gazetari ,eshte nje krashillek harbut"             

Nje shprehje e Remarkut me ka pelqyer gjithmon "Etika sherben per t'iu shmang realitetit"Kur gjanat thuhen drejt e drejt, kjo sot quhet harbutllek e kur je me 100 fytyra, kjo po qe eshte politese. Per sa kohe Ypi nuk esht i ngerthyer ne interesa te caktuara(kte e deshmon me lirine qe i shpreh gjanat)ka per mu kreditin e nevojshem me shpreh qa ti thote menja e krese

Sinqeriteti dhe e folmja troc nuk jane vlera te pakushtezume. Shume deshira perverte nuk behen me te mira se thuhen hapur. Ne fakt sinqeriteti eshte vlera me e abuzume sot. Dhe ky eshte problemi me i madh qe une kam kur debatoj me njerez te ndryshem, sidomos qe banojne ne Shqiperi. Mqse atje thuhet (se nuk e di si deshmitar i pare, ngaqe nuk jetoj ne vend), pra thuhet qe sinqeriteti eshte bere shume i rralle, i vishen atij (sinqeritetit) automatikisht vlera te paqena, sipas skemes se gabuar logjike: "sinqeriteti eshte gje e mire; atehere cdo gje e thene sinqerisht eshte e mire". Sinqeriteti po ashtu behet ambalazh per mediokritetin duke e shitur kete si mall te cilesise se pare. Thuhet psh, "filan autor eshte me cilesori, sepse eshte i sinqerte dhe i pakorruptuar". Kur "filan autori" keput brockulla (te sinqerta me gjase) gjithe diten. Dhe ky filan autori meqe ra llafi, nuk eshte Ypi.  Me beso qe ajo gruaja qe bertiste sa i hanin mushkrite "mos shkel te muti, Anjeza!", e bente kete shume sinqerisht. Decibelet e panatryrshem ishin deshmia me e forte per kete.

Bukowski do ja kete zili haahahha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).