Ledia, Erilinda dhe Europa sektare

I may be wrong, but six of your students will not get their visa” (Mund ta kem unë gabim, por gjashtë prej studentëve tuaj nuk do u jepet vizë”. Këto ishin fjalët që punonjësi i një konsullate të huaj në Tiranë, i cili i shërben një shteti të madh europian, anëtar i BE-së qysh nga krijimi i këtij unioni, i tha autorit të këtyre radhëve tri javë më parë, më 22 maj 2009. Atë ditë, disa studentëve të Universitetit Europian të Tiranës kjo konsullatë refuzoi t’u jepte viza Schengen për të marrë pjesë, së bashku me studentë të tjerë dhe pedagogë të universitetit të tyre, në një udhëtim mësimor në disa prej vendeve të BE-së.

Viza iu refuzua gjashtë studentëve, njërit prej çdo katër studentëve që aplikuan për vizë pranë asaj konsullate. Dy prej tyre ishin Ledia Meta dhe Erilinda Lala, të dyja studente të vitit të parë në degën e drejtësisë në UET, të dyja studente të cilave unë u kam dhënë mësim dhe i kam vlerësuar me notën dhjetë, të dyja studente ndër më të mirat që kam njohur në afro 30 vjet eksperiencë pedagogjike në disa universitete shqiptare dhe të huaja. Ashtu si edhe studentët e tjerë të atij grupi, Ledia dhe Erilinda kishin dëshirë të vizitonin disa prej institucioneve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare me qendër në disa qytete europiane, si Strasburgu, Brukseli, Gjeneva dhe Haga. Qëllimi i një udhëtimi të tillë ishte sa argëtues, aq edhe mësimor, instruktiv, njohës, edukativ. Ai organizohej në kuadër të formimit të studentëve të UET-it si juristë, specialistë të së drejtës ndërkombëtare, studiues të politikave të krahasuara dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomatë etj. Udhëtimi mësimor në fjalë ishte i pari që ky universitet ka organizuar, duke krijuar kështu një traditë të re në arsimin e lartë shqiptar, përmes së cilës, studentët shqiptarë do të mund të njihen nga afër me institucionet politike e juridike të BE-së dhe ato ndërkombëtare në një kohë kur vendi ynë, tashmë anëtar i NATO-s, ka aplikuar të fitojë statusin e një “vendi kandidat” për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke punuar vetë në shërbimin diplomatik për shumë vjet, autori i këtyre radhëve e di se dhënia apo refuzimi i vizës një shtetasi të huaj është prerogativë ekskluzive e konsullatës së vendit që kërkohet të vizitohet. Në këtë kuptim, refuzimi i vizës Schengen një qytetari të Republikës së Shqipërisë, apo të çdo vendi tjetër, nga cilado konsullatë e një vendi anëtar të BE-së nuk përbën ndonjë çudi të madhe, apo ndonjë precedent të rrallë. Çudia, në këtë rast, ishin dhe mbeten fjalët e punonjësit të asaj konsullate të huaj: “I may be wrong”. Ditën që ajo konsullatë do të bënte të njohur dhënien apo jo të vizave Schengen për studentët e UET-it, Ledia Meta dhe Erilinda Lala prisnin të qeta në hyrje të konsullatës. Asnjë pasiguri apo shqetësim nuk dallohej në fytyrat e tyre, ndërsa bisedonin me mua për udhëtimin e ardhshëm. Pak minuta më vonë, ato mësuan se ajo konsullatë u kishte refuzuar atyre të drejtën t’i bashkoheshin grupit të studentëve të tjerë të UET-it që do të merrnin pjesë në atë udhëtim mësimor. Ajo konsullatë e huaj, e cila në një kuptim shumë real të fjalës ishte porta përmes së cilës këto dy studente shqiptare do të mund të hynin në Europë në mënyrë të ligjshme dhe miqësore, u mbyll për to.

Kjo portë e Europës, për studentët e universiteteve tona dhe për çdo shqiptar tjetër, do të ishte dashur të hapej 18 vjet më parë, në kohën kur Shqipëria doli nga vetizolimi gjysmëshekullor dhe nisi procesin e transformimit të saj demokratik, pra pikërisht vitin që Ledia, Erilinda dhe bashkëmoshatarët e tyre u lindën. Kërkesat për vizë Schengen që këto dy studente të drejtësisë të vizitonin (në mënyrë të organizuar dhe nën drejtimin e pedagogëve të tyre) disa nga institucionet e BE-së ishin të parat trokitje të tyre në një portë që për to, natyrshëm duhej të ishte sot e hapur, apo të hapej miqësisht, duke i përshëndetur këto vajza të reja dhe shokët e tyre studentë me një accueil chaleureux. Ajo që ndodhi, në fakt, ishte një përplasje e portës së Europës në fytyrat e paqta, të sinqerta dhe të qeshura të këtyre studenteve të shkëlqyera pikërisht nga ajo Europë, pas shëmbëlltyrës të së cilës prindërit e tyre, 18 vjet më parë, ëndërronin të bëhej edhe Shqipëria. Karta e Bolonjës, në të cilën aderon edhe vendi ynë, më vjen instinktivisht ndër mend. Ajo e vë theksin, ndër të tjera, në mobilitetin e studentëve dhe të stafeve akademikë të vendeve anëtare kudo në Europë. Duke parë habinë dhe dëshpërimin në fytyrat e Ledias dhe të Erilindës atë ditë, pasi morën lajmin e refuzimit të vizave nga kjo konsullatë, nuk mund veçse të dëshpërohesha edhe unë bashkë me to.

Refuzimi i vizës pa asnjë shpjegim (përpos fjalëve “I may be wrong&rdquosmiley, ishte një fyerje e rëndë dhe krejtësisht e pamerituar për këto dy studente dhe për çdo student tjetër shqiptar që ndjek rregullisht studimet në cilindo prej universiteteve tona. Në kontaktin e saj të parë me këta studentë të shkëlqyer shqiptarë, Europa, përmes konsullatës së një prej shteteve anëtare të saj, demonstroi jo miqësi dhe mikpritje, por një qëndrim jomiqësor, sektar dhe injorues ndaj tyre. Ajo tregoi, kush e di për të satën herë, se nuk është e hapur për një vend, një popull dhe një rini që, në fund të fundit, janë europianë dhe që kaq shumë kanë ëndërruar, dëshiruar dhe punuar për t’u kthyer sërish në familjen e përbashkët europiane. Në vend që këtyre studentëve shqiptarë Europa t’u hapë portën, madje t’i përgëzojë dhe inkurajojë që me kursimet e tyre modeste dhe të familjeve të tyre ata zgjedhin të vizitojnë institucionet e BE-së dhe të mësojnë për to, të cilat nesër do të jenë institucionet e tyre, kjo Europë sektare u refuzoi atyre hyrjen qysh në trokitjen e parë në portën e saj.

Po aq të zhgënjyer dhe të dëshpëruar sa Ledia dhe Erilinda prej trajtimit shpërfillës dhe fyes që u bëri kjo konsullatë, ishin dhe vazhdojnë të jenë edhe studentët e tjerë, të cilët në mënyrë të pajustifikuar u trajtuan njëlloj si ato. Po kaq të dëshpëruar sa ata ishin atë ditë (dhe janë edhe sot) të gjithë studentët e UET-it që morën pjesë në atë udhëtim mësimor. Çdo njëri apo çdo njëra prej tyre mundet eventualisht të kish qenë Ledia apo Erilinda. Çdo njërit prej tyre kjo mund t’i ndodhë një muaj më pas, apo një vit më vonë. Dhe pastaj themi se po shkojmë në Europë, se regjimi i vizave po liberalizohet, në një kohë kur Europa vazhdon të mbajë ngritur murin e saj ndarës, jo më atë të Berlinit, por Murin Schengen, kur ajo vazhdon t’i mbajë të mbyllura portat e saj për rininë shqiptare, madje për më të mirën, më të mençurën, më të edukuarën, më europianen pjesë të saj: studentët e universiteteve tona. Në mbrëmjen e datës 24 maj 2009, pikërisht atë ditë që grupi i studentëve të UET-it sapo ishte nisur për udhëtimin e tij në Europë, një zë i ëmbël, i paqtë dhe miqësor u uroi në telefon të gjithë pjesëmarrësve në atë ekskursion mësimor “Udhë të mbarë!”. Ishte zëri i studentes Ledia Meta, e cila i telefononte nga Tirana pedagogut të saj, autor i këtyre radhëve, duke treguar me këtë gjest një moral shumë më të lartë se ai i një teknokrati europian të punësuar në konsullatën e njërit prej vendeve të BE-së në Tiranë. Ky teknokrat e ndau Ledian nga shokët e saj studentë dhe vrau tek ajo, të paktën përkohësisht, ëndrrën e saj të parë europiane. Edhe pse Ledia vetë u pengua padrejtësisht të vizitonte për herë të parë institucionet e BE-së, ajo u uroi shokëve të saj studentë “Udhë të mbarë” në Europë.
*Sociolog dhe diplomat,
Universiteti Europian i Tiranës

19 Komente

po pra po, Ledies dhe Erilindes ju vra endrra. Po nuk ja vrau ai zyrtari i ambasades, ja kane vrare politikanet, po edhe diplomatet (si parafolesi) vende-vende. Lejini kto "qurravitje" aman se na hapet barkun

Epo shkoni i kerkoni llogari ambasadave te haja.  Si nuk e kuptojme qe ambasadat e huaja jane aty per te mbrojtur interesat e vendeve te tyre dhe nuk na kane asnje borxh.

Ani, ti mohosh vizen dy studenteve kjo nuk quhet mbrojtje interesash, kjo quhet ose burokraci e ambasadave tek ne ose budalliku i ndonje punonjesi qe ashtu u ka shkrepur (ka dhe te huaj budallenj); eshte vertet e rende, kur sheh qe kolegeve te tu u jepet viza, kurse ty te mohohet,  kur dihet qe midis Shqiperise dhe BE ekziston ajo marreveshja e famshme per lehtesimin e vizave per disa kategori te caktuara.   

Swed ja ke fut kot, nuk jam aspak dakord me ty.

Mohimi i vizave per qytetaret Shqiptare - madje edhe per ata qe i perkasin klases per te cilen shkruan me lart z. Tarifa - eshte nje diskriminim i hapur dhe poshterues, per mendimin tim, relativisht aspak i justifikuar.

Them keshtu pasi kam parasysh hordhite - ne kuptimin e plote te fjales - e fshatarave Rumune, Bullgare, Polake, etj, qe kane mesymur Europen keto vitet e fundit me nje vule te thjeshte ne kufi.

E njoh dhe e perjetoj personalisht situaten dhe te siguroj katerciperisht se studentet tane nuk jane qytetare te nje rangu me te ulet, ne asnje aspekt, sesa qytetaret e vendeve te tjera te BE-se.

Nuk jam dakord me ty sepse ngaterron (me dashje!?) dhunimin e nje te drejte individuale (ne kete rast te dy studenteve Shqiptare, me emer e me mbiemer) me ceshtje qe kane te bejne me shtetin dhe arritjet apo mosarritjet e tij, per te cilat, ato te dyja nuk kane asnje faj!!

 

  

 

 

 

studento, neve na diskriminojne ne vednin tone, lere me tej

ok flo, por kjo s'ka lidhje me temen!

Studento, qe s'je dakord me mu s'ka problem, qe thu qe ja kam fut kot, ka problem smiley

Nuk eshte se s'me vjen keq qe keto gocat s'kane marre vize, ne fakt me ka qelluar dhe vete te me jete refuzuar viza nga ambasada e US. Por qe merr ky ish-ambasadori nje kalem e ulet shkruan kushedi se me cfare qellimi, kjo mi kthen zorret e stomakun mbrapsh si corape e hequr me nxitim. Zoti Tarifa eshte hequr me ceremoni se kishte regjistrime qe i kishte kerkuar nja 4000 USD nje biznesmeni shqiptaro-amerikan per rikonstruksionin e ambasades sone ne USA. Ky na demton me shume se punonjesi krokodil i x amdasade, ketu e kisha llafne.

Shiko SWED, kur shkruajta ja ke fut kot e zbuta i cik ate qe doja te thoja flake-per-flake: ja ke fut pordhes!

Dy studentet nuk kane thjesht enderr, se ky eshte koncept metaforik. Ato kane te drejta qytetare. Dhe keto u jane mohuar. Nga kush?

Ne rastin ne fjale nga Konsullata per te cilen shkruhet.

"Europa" e di fare se cfare behet ne Shqiperi, se kush eshte kush, se cilet jane politikanet tane e keshtu me rradhe.

E di mire p.sh. qe nuk ka politikan, qendror apo vendor, me gjithe gra, dashnore, kalamaj, farefisni e shoqni, qe te mos jete i pajisur me viza, ne mos po edhe me pashaporta diplomatike. 

Ashtu sic e di mire se nuk ka bandit qe meriton vertete te quhet i tille, qe gjithashtu te mos jete i pajisur jo me nje, po me disa pale viza e pashaporta, Shqiptare e nderkombetare.

"Europa" e perdor ceshtjen e heqjes se vizave per ti bere presion qeverive Shqiptare, me ane te pakenaqesise popullore. 

Per mua eshte leve e padrejte, pasi godet ata qe e meritojne me pak te goditen.

Dhe sa per Tarifen, as qe dua t'ja di.

Une po komentoj shkrimin, jo autorin.

Kur te hapet nje teme:

Fatos Tarifa - Kush eshte dhe c'to te behet

aty e diskutojme bashke sa te duash

 

 

 

 

 

Se pari do thosha kurajo per dy zonjushat dhe studentet e tjere te refuzuar, nqs jane kaq te afte e me perspektive, patjeter qe rruga do t'ju hapet heret ose vone, edhe pse ndoshta me shume me teper perpjekje sesa eshte normale ne vende te tjera. E them nisur nga eksperienca personale, moto ne kete rast eshte 'kurre mos u dorezo'.

Se dyti, megjithese simpatizoj me reagimin e gazetarit, me duket se shkrimi nuk sjell ndonje gje te re pasi ky problem eshte i sternjohur, por vetem tregon se kete radhe autorit i eshte 'shkelur ne kallo' pasi i njeh personat te cileve u eshte ngritur kjo pengese.

 

Se treti, mire apo keq, vendimi se kush udheton ne vende qe nuk bejne pjese ne Bashkimin Evropian i takon ambasadave perkatese sic e pohon edhe autori. Pra nese qellimi eshte te sensibilizohet opinioni publik ndaj kesaj, autori i drejtohet publikut te gabuar, shkrimi duhej botuar ne gjuhen dhe organet e shtypit perkatese te ambasades refuzuese. Opinioni publik shqiptar eshte mese i informuar dhe indinjuar nga raste te ngjashme te jetuara nga pothuajse cdo familje shqiptare.

Nga sa di une, kur konsullata refuzon te leshoje nje vize eshte e detyruar te jap shpjegimin perse. Teorikisht nuk mund te refuzohen vizat ne menyre arbitrare.

Swed, a thu ka qënë ai grupi që ngelën në Trieste kta? smiley

Ne shqiptaret duhet te kuptojme se po nuk beme shtet te hajrit e dinjitoz, te gjithe do ta paguajme cmimin ne nje mynyre apo nje tjeter.

Se si benet shteti i hajrit, ...

Edhe e forta eshte qe vazhdojme te jemi populli me pro Be-se ne Europe.

Duhet qe politikanet tane te na ofrojne referendum per vazhdimin e metejshem te marredhenieve me BE-ne,jo te marrin te mireqene deklaratat e tyre se Shqipetaret jane 90 % ose me shume pro BE-se.

Le te hapet nje debat publik ne Shqiperi per kete pune,ku te degjohen te gjitha pro-te dhe kundrat,dhe le te vendosin shqipetaret nqs duan te jene ne nje union me popuj qe as e kane iden ku bie shqiperia,edhe kur e kane iden,kan iden e gabuar,apo me qeveri te cilat i kan trajtuar shqipetaret ashtu sic e dime te gjith.

Puna eshte se kemi keta palo politikan ne krye,qe nuk dine dhe nuk duan qe ne shqiperi te kete demokraci,te kete edhe nje parti qe refuzon qe shqiperia te jete pjese e BE-se,nje parti qe ta ngre zerin per te drejten e  shqipetareve.

Keta duan ta bejne kete popull te thote cohu Enver ku je.

 "Dy studentet nuk kane thjesht enderr, se ky eshte koncept metaforik. Ato kane te drejta qytetare. Dhe keto u jane mohuar. Nga kush?"

 

Student,

Nuk ka me qytetare te botes! kane kaluar shume dekada qe nga ajo kohe. 

A mund te na shpjegosh se cfare te drejtash kane keta qytetar shqiptare ,qofshin student ose jo, ne nje vend te huaj?

 

Studenti shqiptar, edhe une kur thashe "ka problem" e thashe me delikatese qe mos te thosha ate qe po mendoja dhe qe po vazhdoj te mendoj, qe eshte tekstualisht "sa idiot"

Te drejtat qytetare gjithsecili ti gezoje, por ti gezoje ne shtepine e vet. Nje kjo. E dyta, karta e Helsinikit nuk ka funksionuar kurre ne te gjithe dimensionet e veta, kush nuk ka sy ne balle ta shikoje mund te bleje syze. E treta dhe e fundit per momentin, kur mbrojtjen e te drejtave qytetare e marrin persiper fshataret te cileve ju erret shikimi perpara 4000 dollareve, une se tres dot, ty student te befte mire.

I dashur Pedagog Fatos Tarifa,

Me vjen keq qe studenteve te tu u ka ndodhur dicka e tille, sepse jam vete student dhe e kuptoj zhgenjimin e tyre.

Por me duket se shqetesimi yt personal ne kete ceshtje eshte i ekzagjeruar. Megjithese nuk kam asnje dyshim per keto dy studentet qe ju i keni vleresuar me 'dhjeta', kjo nuk do te thote se atyreve u eshte bere nje 'padrejtesi' e madhe. Te pakten keshtu me duket mua.

A nuk mendoni ju sesa familje apo familjare shqiptare sorollaten neper konsullatat e huaja ne Tirane, dhe ne fund te perpjekjeve te tyre u thuhet e njejta pergjigje, ndoshta edhe me te vrazhda. Historite e refuzimit te vizave dihet ne mes nesh, shqiptareve. Diku me te drejte e diku me te padrejte, keto jane probleme qe hasen kudo neper konsullata ne Tirane apo edhe ne vendet perendimore.

Kjo sdo te thote qe e ka fajin qeveria, as ato studentet e tua. Halli eshte se zyrtari i konsullates (sic jeni shprehur dhe ju) ka kumtuar ate vendim qe eshte mare nga dikush apo prej disave (ju jeni dipllomat-duhet it dini procedurat - dhe mos harroni se vendet anetare te Evropes kane nje ligj......i cili refuzon viza per 'ato qe kane tentuar dhe jane refuzuar me pare').

E kuptoj edhe zhgenjimin tend prej humanisti por kam frike se eshte i pabaze per arsyet qe i permenda me lart. Studenteve te tu do tu keshilloja qe te mos merziten, sepse jane akoma ne vit te pare te studimeve (packa se mund te kene diploma te tjera), dhe dihet boterisht qe viti i pare ne universitet eshte per ti dhene pregatitjen fillestare studentit ne lendet qe ka zgjedhur, e jo per te bredhur poshte e lart instuticioneve Evropiane. (I might be wrong!)

Gjithashtu dy studenteve do tu keshilloja te kene kujdes e te mos bien pre e gripit *Pango* per nje vize apo per nje udhetim ne Evrope.

 

 

*from a student of Politics and Society. 

London

 

Tarifa ka kontribuar kohe me pare ne mosdhenien e vizave te ketyre studenteve

Gjithashtu dy studenteve do tu keshilloja te kene kujdes e te mos bien pre e gripit *Pango* per nje vize apo per nje udhetim ne Evrope.

te pakten prinderit e ketyre studenteve duhet te jene te lehtesuar.

*Sociolog dhe diplomat,
Universiteti Europian i Tiranës

nuk e dija qe ishte ne Tirane. nuk e kane futur ne burg. Swed permend $4000 po kontrolli i shtetit me vone sikur gjeti shume me shume

ky eshte i njejti qafir i ambasades ne wash.dc? hahaha, po dhjetat e ketij qorrit jane nga 100,000 lek ahahahaha. Car cirku mer ej...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).