Kur metali vlen më shumë se monedha

Në Buenos Aires këto ditë ka një krizë ekonomike të pazakontë: mungonjë monedhat e vogla metalike. Ka pothuajse një vit që nuk ka monedha në qarkullim. Dyqanet vendosin pankarta që shkruajnë “Nuk kemi monedha” dhe të japin karamele si kusur. Taksistët i rrumbullakosin çmimet që të mos humbasin monedha ndërsa tregtarë të tjerë nuk hezitojnë të mos bëjnë pazar me njerëz që kanë vetëm para në letër.

Thelbi i problemit është se autobuzat e qytetit pranojnë vetëm monedha. Si rrjedhim, shumë vetë ia vënë fajin atyre për krizën, duke qënë se ndryshe nga biznese të tjera, ato vetëm marrin monedha hekuri, dhe nuk ia japin kujt. Nëse ata i mbajnë monedhat që marrin nën jastëk, dhe nuk i depozitojnë ne bankë, ata mund të ulin rëndshëm numrin e monedhave në qarkullim dhe mund t'ia shesin me interes bizneseve të tjera. Dhe, në fakt, bizneset e autobuzëve po e bënin diçka të tillë, para se qeveria t'i gjobiste rëndë.

Eshtë e vështirë të mendosh se autobuzët janë fajtorët direktë të krizës, edhe ngaqë ato kanë vite që veprojnë vetëm me monedha ndërsa mungesa e monedha është një fenomen i ri. Kështu që, dy teori të tjera kanë marrë dhenë në këtë qytet. E para ia vë fajin qeverisë së majtë të Argjentinës, e cila mendohet t'a ketë bërë këtë me qëllim që të bëjë bashkinë e djathtë të qytetit të duket e dobët dhe inefikase, para se të ndërhyjë vetë për të shpëtuar situatën. Dhe në fakt, qeveria argjentinase ka një plan per karta elektronike për autobuzat, plan që është goxha me vonesë.

Teoria e dytë sugjeron se njerëzit po i shesin monedhat për skrap. Një problem i ngjashëm njihej në rrethe ekonomistësh para ca kohësh, por mendohej të ishte problem vetëm për periudhat paramoderne, kur monedhat bëheshin nga metale më të çmuara. Nëse vlera e metalit të një monedhe ishte më e madhe se vlera nominale e saj, atëhere ia vlente që njerëzit të shisnin monedhën për materialin.

Njê situatë e ngjashme mund të ndodhte edhe sot. Vjet, për shembull, çdo monedhë 1-centëshe (1/100 e dollarit) që u prodhua nga shteti amerikan i kushtoi atij 1.7 cent si rezultat i rritjes së vlerës së zinkut. Si rrjedhim, nqs do të shitej një monedhë 1-centëshe amerikane për material, për skrap, shitësi do të përfitontë 0.7 cent për monedhë.

Sidoqoftë, shitja e monedhave për skrap ka kuptim vetëm kur bëhet në masë. Për njerëzit e thjeshtë, nuk ia vlen barra qiranë. Edhe në fakt, shumica e qytetarëve të Buenos Aires nuk po i shesin monedhat e tyre për skrap. Megjithatë, shqetësimi se të tjerët mund t'i shesin monedhat e tyre për skrap duket sikur mjaftoi për të shkaktuar panik. Shitja për skrap shkakton uljen e monedhave në qarkullim, por edhe ulja e monedhave është nxitës për shitje për skrap.

Dhe më tej, mbase nuk është rastësi që ky lloj paniku ndodhi në Argjentinë, ku historia e vendit është e mbushur me kriza të njëpasnjëshme financiare që e kanë lënë popullatën shumë skeptike ndaj mënyrës sesi vepron tregu i lirë. Për shembull, rritja e inflacionit gjatë viteve të fundit duhet të jetë përkeqësuar nga eksperienca e keqe e Argjentinës me hiperinflacionin në vitet 90. Bizneset që përjetuan hiperinflacionin e kanë mësuar mësimin: sapo duket sikur do rritet inflacioni, bizneset rrisin çmimet, sepse po të mos i rrisin dhe inflacioni merr hov, bizneset humbasin shumë para shumë shpejt. Ngjashëm, njerëzit tani fshehin monedhat dhe pastaj pyesin se nga vjen kriza.

Argjentina nuk është rast i veçantë. Kriza e monedhave tregon sesa varet ekonomia moderne në besimin që ka populli tek ky sistem në përgjithësi, dhe sidomos në problemet që shkaktohen kur ky besim zhduket. Në SHBA, kriza e kreditit u përkeqësua në mënyrë shumë të ngjashme. Sa më shumë që njerëzit shqetësoheshin për shëndetin e ekonomisë, aq më shumë zvogëlohej sasia e kreditit në treg. Dhe ndërsa frika zvogëlonte kreditin, zvogëlimi i kreditit e rriste më tej frikën. Problemi i tanishëm i ekonomisë amerikane dhe botërorë është pikërisht mungesa e besimit.

Shënim: Shumica e shkrimit është përkthyer nga ky artikull i New Yorker-it, shkruar nga James Surowiecki.

Foto nga BuenosAiresPhotographer.

3 Komente

 "....Problemi i tanishëm i ekonomisë amerikane dhe botërorë është pikërisht mungesa e besimit..."

 Gje qe eshte thene me kohe.

 o mjaft se e lexojme vete ne new yorker....ka ndonje gje te re nga fushat e bitumit ne Alberta?

come on, mos besimi ndoshta arrin ta zmadhoje disi krizen, por kurrsesi ta shkaktoje. krizat kane gati gjithmone nje qellim nga mbrapa, per te  kuptuar kush e ka shkaktuar shifet kush del me perfitim.

anyway, rasti i monedhave duket se eshte politik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).