"Kult" shpall artistët më të mirë të vitit

Ismail Kadare, Tedi Papavrami, Margarita e Ndriçim Xhepa, Dhimitër Anagnosti, Arben Kumbaro... Janë këta disa nga artistët më të mirë të vitit, shpallur nga akademia "Kult". Mbrëmjen e së mërkurës, në sallën e nxehtë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u zhvillua mbrëmja-gala e ndarjes së trofeve "Kult". Për të pestin vit, u shpallën 10 artistët dhe aktivitetet më të mira, vlerësuar nga një juri profesionistësh, por edhe nga publiku. Ashtu si edhe herët e tjera, në çdo kategori artistike konkurronin nga katër kandidatë, të cilët gjithashtu ishin përzgjedhur mes një morie kandidaturash. Por vetëm 10 do të ishin ata, që do të vlerësoheshin si njerëzit që kanë shkëlqyer gjatë kalendarit artistik të vitit që shkoi. Mbrëmja gala u hap nga dy artistë të njohur të skenës shqiptare, të dy të larguar prej vitesh, e që së fundi kanë filluar të rivënë kontaktet me vendin e tyre. Bëhet fjalë për aktoren Eva Alikaj, e cila prej vitesh jeton në Austri dhe aktorin Viktor Zhusti, i cili vetëm pak kohë më parë shënoi rikthimin në skenën e teatrit shqiptar me komedinë "Të gjithë me huqe". Pas një hyrjeje të gjatë nga ana e prezantuesve, puna e të cilëve mbaroi shumë shpejt, duke ia lënë radhën të tjerëve, nisi edhe maratona e ndarjes së çmimeve. Nisi me çmimin librit më të mirë artistik, ku garonin bashkë edhe poezia, edhe romani edhe reportazhi dhe siç do të thoshte me stilin hollivudian gazetari Mustafa Nano, që hapi zarfin: "The winer is always Ismail Kadare". Ndërsa po tërhiqte një tjetër trofe në Palermo, me anë të botuesit të tij, Bujar Hudhri, shkrimtari çoi një mesazh falënderimi për jurinë dhe lexuesin që ka nisur të rivlerësojë letërsinë e mirë. Më tej, mbrëmja vijoi me çmimin e përkthimit merituar nga mjeshtri i shqipërimit, Pashko Gjeçi, interpretuesin më të mirë lirik, që kësaj here u shpall mexosopranoja Vikena Kamenica, instrumentisti më i mirë, që u shpall pa më të voglin dyshim, violinisti Tedi Papavrami, aktiviteti më i mirë, "Poeteka", aktori më i mirë i vitit, i cili u shpall Ndriçim Xhepa, duke thyer rekordin me tre çmime "Kult", etj. Mbrëmja pati edhe anën e vet argëtuese. Tensioni i ndarjes së çmimeve ndërpritej nga të ftuarit e mbrëmjes, si violinisti Olen Çezari, i ardhur nga Italia, këngëtarët Alban Skënderaj e Miriam Cani, të cilët interpretuan një duet, këngëtaret Anjeza Shahini, Juliana Pasha, Jonida Maliqi, etj. 

Fituesit "Kult 2009"

Libri artistik i vitit
Ismail KADARE me romanin "Darka e Gabuar"
Përkthimi i vitit
Pashko GJEÇI me "Fausti" e Johann Wolfgang von Goethe
Artisti pamor i vitit 
Ali OSEKU me ekspozitë personale pikture "Ritëm i pandalshëm"
Interpretuesi lirik i vitit
Vikena KAMENICA me rolin e Rosinës tek "Berberi i Seviljes"
Instrumentisti i vitit
Tedi PAPAVRAMI me Koncert për violinë e orkestër në Re mazhor, Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit
Albumi muzikor  i Vitit
Alban SKËNDERAJ me albumin "Melody"
Aktori i vitit
Ndriçim XHEPA me rolin e Astrovit tek komedia "Daja Vanja"
Aktorja e vitit
Margarita XHEPA me rolin e Hekubës në tragjedinë "Trojanet"
Regjia e vitit
Arben KUMBARO për veprën "Franku V"
Filmi artistik
"Gjoleka djali i Abazit" me regji të Dhimitër ANAGNOSTIT
Aktiviteti i vitit
"POETEKA", Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, edicioni IV

7 Komente

Gjoleka djali i Abazit, mos eshte filmi ku ai var veten nga frika e te atit? Kur e hapa televizorin, po jepeshin emrat e aktoreve dhe e humba titullin (me duket ishte nje dite te diele, nja 2 muaj me pare).  Por si mbaroi? Pashe deri aty kur ai gjen djalin pasi ka varur veten, por c'ndodhi me pas? A i tregoi te shoqes te verteten?

ja te ta tregoj une smiley

ai (gjoleka) kishte vendosur nje kukull te varur atje ne litar dhe ia mbathi nga shtepia... por ama e beri abazin te derdhte lote...  i ati ne castin e pare kujtoi se i biri qe varur...

 

pastaj kalojne vite dhe vjen xhevdet ferri me kamion dhe i sjell nje leter nga i biri... aty mbaron filmi... abazi filloi t'i ruante vete dhente smiley

 

u kenaqe smiley

Faleminderit! Cfare shkruhej ne leter?

Fundi qenka nje "jump the shark" me kete punen e letres.  Pastaj Abazi pse qau, nese ishte kukull, do ta kishte vene re nga pesha e lehte e saj, qe nuk ishte i biri.

hahaha

c'me gjeti mua me ty

nuk thuhej cfar shkruhej ne leter, i ve mendjen ne pune shikuesit ashtu ( me pelqen shume kjo menyre... kur regjisori/sekanristi nuk i zbulon te gjitha )

Abazi qau se mendoi se qe i biri, se gjoleka e ksihte regulluar mire te ngjante si njeri... por problemi eshte, jo te lotet e abazit , por c'mendoi me vone abazi...

dmth cfar mesuam nga ky film smiley

 

...PO MIRE PSE NUK NA THANE KUSH ISHTE NE JURI.....se nganjhere juria "nuk e prish traditen".....

Pse qau Abazi? Abazi qau se mendoi se i biri kishte varur veten, prandaj qau dhe ishte fajtor deri ne gryke nqs djali do kishte kryer ate veprim. Kjo tregon qe nje baba sado qe sillej ne ate menyre me djalin e tij sipas zakonit dhe traditave old fashioned prape se prape ky veprim i te birit e beri te lekundej dhe te derdhte lot.

 

Faleminderit Flo dhe Ketlina! Kur pyeta pse qau Abazi e kisha fjalen ne qau se i biri kishte varur veten apo ngaqe e kuptoi se ishte kukull dhe mund ta kishte humbur Gjoleken per gjithmone me sjelljen e tij.

M'u duk film i mire, por fundi nuk me pelqeka. Do te kishte qene me mire nese ai do te varte veten, sepse te tjeret do ta kishin kuptuar me mire mesazhin e filmit.

Shpesh me vjen keq per femijet shqiptare ketu.  Nenat qe i terheqin zvarre neper qendra dyqanesh, baballare qe nuk kane piken e durimit me ta (te lodhur nga puna), gjyshe qe i lene shumicen e kohes para TV, etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).