Kryetari i Bashkisë së Vlorës padit kompaninë e prodhimit të kartave të identitetit

Nga Alsat

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka paditur në prokurori për shpërdorim detyre konsorciumin “Aleat”, që merret me aplikimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Sipas Gjikës, procesi i zgjedhjeve të 28 qershorit në Vlorë po rrezikohet seriozisht për shkak të mospajisjes së qytetarëve me karta, pasi gjysma e votuesve janë pa asnjë dokument identifikimi.

“Janë rreth 187.428 zgjedhës, nga të cilët kanë aplikuar 70.601 zgjedhës dhe kanë marrë kartat e identitetit vetëm 32 mijë prej tyre. Pra, më pak se gjysma e atyre që kanë aplikuar kanë tërhequr kartat e identitetit. Unë i kam bërë një kërkesë zyrtare nga pozicioni i kryetarit të bashkisë kompanisë “Aleat” dhe drejtuesve të saj vendorë këtu në Vlorë, për të na vënë në dispozicion me transparencë të plotë listën zyrtare të qytetarëve që janë me pasaportë, dhe sigurisht pastaj me emër e mbiemër listën e qytetarëve që janë pa pasaportë, që kanë aplikuar dhe kanë tërhequr këtë kartë. Nëse kompania “Aleat” dhe drejtuesit e saj vendorë në Vlorë nuk do të na japin një përgjigje zyrtare dhe një informacion transparent progresiv, unë do të bëj një kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre”, - thotë Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë që nga ana tjetër prefekti i Vlorës, Hasan Halili, e cilëson normale pajisjen e qytetarëve me karta. “Në qoftë se ne do pranojmë si qeverisje që në 100 veta do të marrin pjesë 60 veta në votime, atëherë në Bashkinë e Vlorës duhet të jenë me dëshirë për të votuar 60 mijë votues. Nga këta 44.781 janë pajisur me karta identiteti. Ne themi që me këtë shifër do të përballohet mundësia e të drejtës për të votuar”, - bëri të ditur Hasan Halili, prefekt i Vlorës.

Të kontaktuar nga ALSAT, përfaqësuesit e kompanisë “Aleat” në Vlorë konfirmojnë padinë nga ana Bashkisë së Vlorës, ndërsa garantojnë se ata po bëjnë ç’është e mundur për pajisjen e qytetarëve me karta. Realisht, qyteti i Vlorës ka vetëm një ndërtesë, ku bëhet njëkohësisht aplikimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit, nga ku në një zyrë janë 3 kompjuterë aplikimi dhe nga ana tjetër 3 sportele të shpërndarjes së kartave, ku vërehen edhe radhë.

9 Komente

Te hiken petlla kur degjon te tilla idiotizma dhe kupton se "cilet" e drejton ate vend.

Kryetari i Bashkise,thote jane pajisur 32 mije njerez me KI,ndersa Prefekti,thote 44 mije dhe 781 njerez!!!

Dy deklarata te ndryshme,me nje diference 12.781 njerez !

Nuk di ke te besosh Bashkine apo Prefekturen!?

Nga menyra e llogaritjeve qe ben PREFEKTI,Hasan Halili,

Në qoftë se ne do pranojmë si qeverisje që në 100 veta do të marrin pjesë 60 veta në votime, atëherë në Bashkinë e Vlorës duhet të jenë me dëshirë për të votuar 60 mijë votues. Nga këta 44.781 janë pajisur me karta identiteti. Ne themi që me këtë shifër do të përballohet mundësia e të drejtës për të votuar”

del se Hasoni eshte perrrrrrrrr...fekt!

 

Hasoni,llogarit qe nga  187.428 zgjedhës,60.000  jane  "me deshiren per te votuar" 44.781 jane pajisur me KI. Mundesia e te drejtes per te votuar eshte e perballueshme!!!!!!!!!dmth 60.000 quhen "te perballueshem" per te votuar!

Po te zdrypim 60  mijshin e Hasonit  nga 187.428 zgjedhes qe ka Vlora dalin jashte loje,120 428 zgjedhes!!!!!

 

Po per te aplikuar per karten e identitetit, duhet te marresh çertifikaten, dhe per te marre çertifikaten duhet te paguash taksat e pastrimit per vitet 2006-07-08-09, taksa qe shkojne nga 100 deri 200 euro, per person te rritur , jo per shtepi.

Kur degjon kesiso llogjikash si ato te perfektit te vjen per te vjelle mbi gjithe shqiperine!!!  Garantimi i se drejtes per votim dhe per secilin qe deshiron te votoje eshte kushti themelor ne demokraci qe duhet ti pergjigjet shteti o pallo perfekt! se cfare ben poplli i thjeshte me te drejten e tije eshte pune tjeter pastaj... ti si shtet duhet ti garantosh dhe te besh cmos qe poplli te kete mundesine!!! pallo palaco perfekt!

 

Hasoni,llogarit qe nga  187.428 zgjedhës,60.000  jane  "me deshiren per te votuar" 44.781 jane pajisur me KI. Mundesia e te drejtes per te votuar eshte e perballueshme!!!!!!!!!dmth 60.000 quhen "te perballueshem" per te votuar!

Po te zdrypim 60  mijshin e Hasonit  nga 187.428 zgjedhes qe ka Vlora dalin jashte loje,120 428 zgjedhes!!!!!

o anglezo, po te ishe ene ti prefekt do e dishe qe ne bashkin e vlores ka ~100mije zgjedhes, kshu qe 60% jon 60mije.

po kshu osh kur lexo numra pa lidhje, i bo lidhje te shkurter ne tru, ene tduket vetja sikur di me bo llogari smiley

qaji hallin hasonit masi te freskohesh anej ka rrethi arktik

ne zgjedhjet e kaluara vendore Gjika fitoi me me nje diference 4-5000 votash nga nje total rreth 30000 votash te vlefshme, ne mos gabohem..

sipas teje irgo per te qen mrena 60%, keta duhet te kishin ndalu dhenien e kartave te aplikuesi i 50000.

 

Per Artianin: ndoshta ajo diferenca ne numer eshte sepse prefektura eshte me e madhe se vetem qyteti i Vlores?

Admina: e di qe jeni vullnetare dhe te zene, thjesht jam kurjoz nese e dini qe ai opcioni "pergjigju" s'punon.

Gjemb, tani duhet te punoje. Flm per testimin dhe screenshot-et.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).