Kriza, ekspertët: Shqipëria po përjeton recesion ekonomik

Publikohen të dhëna të rëndësishme për tremujorin e parë

Të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë, të ardhurat fiskale të qeverisë, apo bilancin e tregtisë së jashtme, tregojnë se Shqipëria mund të jetë duke përjetuar sakaq recesion ekonomik, bëhet e ditur nga disa ekspertë të qeverisë dhe bankave. Të dhënat e deritanishme tregojnë se të ardhurat fiskale të qeverisë kanë pësuar një rritje minimale prej 2-3 për qind; kreditimi pothuajse ka ndaluar; ndërsa volumi i tregtisë së jashtme është më i paktë se vitin e kaluar. Të dhëna shumë të rëndësishme këto, që tregojnë për një situatë shumë të vështirë ekonomike.

"Disa ekonomistë të huaj mendojnë se zero është rritja ekonomike sipas skenarit më optimist", shkruante agjencia e lajmeve "Reuters" pak ditë më parë.

FMN vlerësoi në prill se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 0.4 për qind, por qeveria këmbëngul se rritja ekonomike do të jetë 4 për qind. Të dhënat më të fundit ekonomike flasin për një situatë edhe më të keqe se ajo e raportuar në fillim të vitit.

Dy ditë më parë, Banka e Shqipërisë raportoi se në tremujorin e parë të këtij viti ishte praktikisht zero. Më herët qe raportuar se kredia e përgjithshme për ekonominë ishte rritur me 33 për qind në bazë vjetore, por kjo rritje i dedikohet rënies së vlerës së lekut, gjë që e nxjerr artificialisht më të lartë portofolin.

"Në mungesë të ndryshimit të kursit të këmbimit, kredia në total u rrit 2.94 miliardë lekë, ose 0.74 për qind", raportoi BSH. Rritja e kreditimit është një tregues i rëndësishëm për të gjithë rritjen ekonomike. Kjo është hera e parë në një dekadë që kreditimi njeh një rritje kaq të papërfillshme. Nga ana tjetër, transaksionet korrente, pra paratë që kanë hyrë dhe kanë dalë në Shqipëri, kanë rënë me 7 për qind, ku rënia e të ardhurave nga emigrantët ka qenë më e ndjeshmja.

Të ardhurat doganore gjatë katërmujorit të parë të këtij viti shënuan rënie jo vetëm kundrejt planit, por edhe kundrejt vitit të kaluar. Rënia e të ardhurave doganore ndodh për herë të parë që nga viti 1999. Të ardhurat fiskale janë negative edhe te tatimet. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që mat edhe qarkullimin e mallrave në ekonomi, kanë pasur një rritje shumë pranë zeros në terma nominale.

Vlerësimi paraprak i Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë pritet të publikohet nga Instituti i Statistikave në fund të qershorit.

Shpresë te turizmi

Sytë e ekonomistëve tashmë janë drejtuar nga sinjalet që vijnë prej sektorit të turizmit. Sezoni turistik që sapo ka filluar mund të vërë vulën për rënie apo rritje ekonomike, në varësi të numrit të turistëve të huaj që do të mund të tërheqim. Në këtë drejtim, zgjedhjet mund të japin një efekt pozitiv, pasi do të sjellin në vend disa qindra vëzhgues të huaj, të cilët në statistika klasifikohen si "turistë". Sezoni turistik ka filluar në të gjithë bregdetin prej javësh, por deri tani ndonjë fluks i konsiderueshëm turistësh nuk është parë. Shtresa e mesme e shqiptarëve, të cilët përbëjnë klientelën e zakonshme të zonave bregdetare, është e zënë aktualisht me fushatën zgjedhore. Për turistët e huaj, vendi është nën konkurrencë të fortë nga fqinjët, të cilët kanë ulur çmimet për t‘i shpëtuar krizës.

7 Komente

Në mungesë të ndryshimit të kursit të këmbimit, kredia në total u rrit 2.94 miliardë lekë, ose 0.74 për qind.

dmth, borxhi privat ka rene ndersa borchi shteteror eshte rritur. sa ndryshon situata ne Shqiperi nga ky grafiku me poshte?

http://krugman.blogs.nytimes.com/2009/06...

Vjet u regjistrua numri me i madh i turisteve ne Shqiperi, rreth 2.7 milion, sipas ministrise se Turizmit. Kete vit, sikur kjo shifer te ruhet, apo ti afrohet 2.5 milionçit, kjo do te ishte nje sukses ne kete koh krize. 

O popull

jeni bërë më katolik se papa dhe më italian se italianët. Cfarë do të thotë recesion se nuk e kuptoj?! Shqipëria po përjeton rënie ekonomike.

E pranon ose jo qeveriu nuk ka rëndësi sepse rënia ekonomike është prezente gjithkund. Ditën e parë pas humbjes së zgjedhjeve ka për të pohuar të kundërtën.

E rëndësishme për momentin është që të gjithë shqipot të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta. Qeveriu nuk do ti pajisë të gjithë. Nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të ketë heqje vizash. Do të thellohet kriza dhe do të vazhdojë mjerimi. Prandaj pajisuni me letërnjoftime që të ndalim këtë mjerim, pajisuni me dokumente që të mos harxhoni kot të drejtën tuaj për të ndryshuar gjërat.

Ca plani ka PS or peshkaqen per te nxjerr vendin nga kriza qe ta votojme ne dhe te ndryshojme gjerat?!

hahah, per njerez si ty, plani eshte ky, bjeri shkurt e jepja voten padronit tend sic ke bere jet e mot, e na kurse ne nga hipokrizia jote. Jo peshkaqeni por dhe Zoti te zbrese ne toke e te ta shpjegoje ty, ti prape Balliret do votosh.

 

Pervec fjaleve bosh qe the ke ndonje ide konkrete se cfare do beje PS per ta nxjerre vendin nga kriza?!

macosx.

Pyetje naive.

Plani eshte ta shkaterrojne, keshtu qe fjala krize nuk ekziston.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).