Korce, dhunohet kreu i PS-se ne Zemblak

Dhunohet fizikisht kryetari i Partise Socialiste ne fshatin Zemblak te Korces.
Sipas informacioneve, Fatos Hyka eshte dhunuar, per shkak te ngritjes se flamurit te Partise Socialiste dhe vendosjes se mbishkrimeve ne muret e banesave ne qender te fshatit.

Vete Hyka thote se eshte rrahur nga kryeplaku i fshatit dhe disa militante te forces tjeter politike.

Fshati Zemblak njihet si bastion i djathte. Qe nga vitit 1991 ne kete fshat ka munguar prezenca e Partise Socialiste dhe per here te pare eshte bere edhe tentativa per te celur nje seli te PS ne kete zone me strukturat e veta.

Ne nje reagim te djeshem, kreu i PS-se, Edi Rama tha se pret incidente te tjera me te medha se ai i Shijakut qe te cenojne fushaten zgjedhore. Flamujt e zyres elektorale te PS-se ne Xhafezotaj te Shijakut u dogjen.
 

18 Komente

(K)obskurantizëm... Sala paska qënë opium për popullin! smiley

Epo te vijne tjetri e te shkarravisin murin e shpise sllogane politike eshte e padurueshme! Aq me teper kur jane shkrime per forcen politike kundershtare te partise, per te cilen je zgjedhur. Nje shqelm byth..ve e ka hak.

Ore, ai duhej vrarë, por thuaj shyqyr që u treguan zemërgjerë kryeplaku dhe militantët e tjerë të PD smiley

edrus,

kryplaku ne emer te PD duhet vendosin ne muret e shpise nje targe te tille (me modifikimet e rastit)

Tre pyetje smiley

1) Ky kryetari i PS-se i kish shkruar parullat tek muret e shtepise se kryeplakut?

2) "Shqelmin byth..ve" e ka hak kur shkruan parullat per partine kundershtare mbi muret e baneses se kryeplakut apo ne cfaredo banese?

3) A eshte nje veprim i denje per nje kryeplak te veproje ne menyre te ketille (duke marre parasysh qe eshte pushteti vendor....)

Kot sa per sqarim nisur nga pergjigje e mesiperme smiley

1. Ne shkrim nuk thote qe i ka shkruar te muret e shpise, po nje mendje me thote se eshte pikerisht keshtu.

2. Shqelmin byth..ve e meriton cdokush qe shkarravit muret. Pastaj ti shkruash tjetrit ne muret e shpise dicka, qe eshte kunder shijeve tuaja (politike, sportive,s'ka rendesi)  eshte akoma me bezdishme. Grafitaret i kam inat.

3. Shume thelle muhabeti a eshte i denje apo jo. Kryeplak i Zemblak mo hajt, car pret ndonje edukate oksofordiane? Pastaj kush e tha qe nje shqelm byth..ve eshte me i demshem per shoqerin e bashkjetesen civile se sa itinerari denoncim - polici - arrestim - gjykim penal/civil - denim penal/civil. Shume gjate.  

1) Dmth eshte hamendje smiley

2) As une s'i kam qejf ata qe bejne grafitti por po qe se do ndiqnim te njejten menyre do na duhej ti kapnim "me shkelma by..ve" gjysmen e militanteve te ketij vendi, disa qindra mijera persona. Nuk jam i sigurte qe eshte kjo zgjidhja....

3) Mqns po supozojme qe denimin per heren e pare eshte i "denje" dhe i mire per fshatin (tingellon pak si "buono per l'albania" kjo po nejse), mos valle duhet te supozojme qe denimi i "denje" per heren e dyte (po te jete shume kembengules ky aktivisti) do te ishte nje plumb by..ve???? 

1. hamendje, hamendje eshte. Po mos qe shpia e kryplakut, do te jete patjeter shpia e ndonje kushuriri se nuk behesh kryeplak pa patur kushuri 2/3 e katundit.

2. si eshte ajo shprehja "godit 1, te edukohen 100". Apo "godit 100, te edukohet 1", s'e mbaj mend.

3. s'di car te them. Duke pas parasysh karakterin e armet qe qarkullojne ne Shqiperi, mund te jap te drejte.

Ne nuk e dime nese ka qene Fatos Hyka qe ka provokuar apo jo. Gjithsesi dhuna nuk eshte e tolerueshme panvaresisht se ky ka henger vetem nje shpulle.

E njoh shum mire kryeplakun e Zemblakut, Bilalin, eshte nje njeri shum i qete dhe i arsyeshem, por provokimet e kryetarit te ps-se mendoj se kan qene te pa tolerueshme deri sa ka arritur tja futin syve.

Kryetari i ps-se ka kujtuar qe eshte koha e debatikut te shkruaj parulla.

te lumt dora Bilal

Bilalin nuk e njef as plaka ime që është nga Zemblaku... ku dreqin t'doli i njoft ty? smiley

Bilali eshte nga Zemblaku i Korces dhe jo i Tropojes!

Bilalin, eshte nje njeri shum i qete dhe i arsyeshem..

Nuk e besoj te jete ashtu, si ka mundesi, i ka reshkit dora, dhe i ka ra m`dru,"kundershtarit politik",pra nuk paska qene"shume i qete" dhe "i arsyeshem"!!

...te lumt dora Bilal

Mire e ke,kishte pas pas dore te omel,te qete,dhe te arsyshme! ..  smiley

Bilalin nuk e njef as plaka ime që është nga Zemblaku... ku dreqin t'doli i njoft ty?

Eshte familje e gjere PD-ja...nga Tropoja ne Zemblak...

GJithsesi kta te PS-es qenkan si Lulekuqe delikate...si Tullumbace te kuqe...nje e dy dhe dhunohen smiley Cdo dite Topka ose Ballkani nxjerrin nga nje lajm..."sot u dhunua ky...dje u dhunua ai".

Ca beni ore ca beni kshu? Nese jeni kaq delikat...mos shkoni ne shtepite e botes dhe te filloni te shkruani sllogane politike neper mure.

Grupi

edhe une e kam nanen nga Zemblaku, dhe te garantoj qe e njoh shum mire Kryeplakun,sepse sa her shkoj ne Shqipni shkoj edhe atje se kam dajet.

Ca beni ore ca beni kshu? Nese jeni kaq delikat...mos shkoni ne shtepite e botes dhe te filloni te shkruani sllogane politike neper mure....Edhe per ata qe njofin mire Zemblakun kur shkojne me leje... smiley . Dmth ne GRUP si dhe per ata qe nuk e nohin smiley Ne hyrje te fshatit ka pas qene nje Lapidar dhe per shaka udhetaret per ne Bilisht pyesnin : -Sa deshmore ka zemblaku ??? Ka nje ne Golloberd - qe pergjigja. Arbitrarisht dhe forcerisht i dominuar nga nje bej i fuqishem mik e percjelles i A. Zogut me 6 prill 1939 ai qe ne histori njihet si  G. bej Z. . Shume njerez te nderuar te fshatit dhe disa nga fisi tij mbajten mbiemrin KULLA . Jane te lidhura fiset Bujari dhe Kulla .Eshte nje fshat mikprites e punetor. Koha e mesoi qe dridhe Like nga fryn era...dhe domosdo me dhjetra ish komuniste dhe asnje BALLIST ose i denuar.... u kthyen nga Partia e FORTE ose pjella e shemtuar e PP alias PD. Por ama qe siguronte kushte per vjedhje e te tjera perfitime..... Perballe asaj MARREZIE ekonomike ....prish c'te prishesh dhe vidh c'te vjedhesh " edhe kjo pjese e popullsise nuk ndenji duarkryq. Por ...dhe theksojeni mire ...por ...nuk njihen me vite te tera grindje e percmime POLITIKE qofte edhe ne kohen e PP. Njerzit PUNONIN !Ndersa sot PD nxit nje parrulle te vjeter .....VOTAT tona PLUMB per ARMIKUN!

Kush thotë pastaj se toskëllinjtë janë të gjithë komunistë, se PD-ja s'ka mbështetje në jug, se Sali Berishën e duan vetëm "malokët" e tij etj?! Të përjashtosh Partinë Socialiste krejtësisht nga një fshat nuk është punë e vogël. Kjo s'ka bërë vaki as në "Tropojën e Salës"! Zëmblakët ja paskan dalur te krijojnë një "komunist/socialist-free zone" mu në zemër të Toskërisë.........

menoj qe duhet te ankohen ke uidhersi dhe ke piter feithi per kufizim te fjales se lire mbi muret e shpive smiley

 

Kryetari i PS se fshatit denoncon se eshte dhunuar nga kryeplaku Bilal Mullali, anetar i PD. Socialisti Fatos Hykaj tregon se shkak jane bere disa parrulla pro PS te shkruara ne muret e shtepive.

I kontaktuar nga Vizion Plus kryeplaku Mullali ka kundershtuar akuzat ndaj tij. Policia ka shoqeruar per disa ore tre te implikuarit ne ngjarje, por pa nisur procedim penal, per autorin e dhunes.

http://www.vizionplus.tv/new_web/Lajm.as...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).