Konvertimi islamik i Serbisë

Serbia do të bëhet myslimane, madje e ka shpallur këtë objektiv zyrtarisht “një çështje prioritare”.
Sado...shokant dhe i pabesueshëm mund t’u duket disa levantinëve në Tiranë, lajmi është i vërtetë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike, OKI, që u mbajt në Damask të Sirisë më 23-25 maj, Serbia paraqiti kërkesën për të marrë statusin e shtetit vëzhgues në Organizatën e Konferencës Islamike. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u dërgoi letra zyrtare 57 ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të kësaj organizate, duke iu kërkuar mbështetjen për kërkesën e Serbisë. Në këtë kuadër, shefi i diplomacisë serbe bëri edhe një vizitë në Damask, në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të OKI-t, ku zhvilloi takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit mikpritës të mbledhjes, me qëllim që të siguronte mbështetje për kërkesën e Serbisë për të marrë statusin e shtetit vëzhgues në OKI.
Kërkesa e Serbisë, e një shteti të njohur si klasik ultraortodoks, dhe ku kisha ka një rol e peshë shumë të madhe në politikën dhe në drejtimin e shtetit, nuk mund të mos shkaktonte një habi në qarqet diplomatike, jo vetëm të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OKI-it, por edhe më gjerë. Një shtet flamurtar i ortodoksizmit, që në websajtin e qeverisë së tij afishon zyrtarisht se "feja kryesore në Serbi është ortodoksizmi, i cili është besimi i popullit serb", kërkon befas të bëhet shtet vëzhgues në Organizatën e Konferencës Islamike.
Vokacionin e saj të papritur mysliman, Serbia kërkon ta justifikojë me faktin se ajo "ka një numër të madh myslimanësh", dhe se qeveria e tanishme e Serbisë po kujdeset shumë për myslimanët dhe për myslimanizmin. Në bazë të statistikave zyrtare serbe, afër 90 për qind e popullsisë së Serbisë janë ortodoksë, 5,5 për qind janë katolikë dhe vetëm 2,5 për qind janë myslimanë. Më interesant është fakti se edhe ky 2,5 përqindësh myslimanë nuk janë serbë, por nga dy nacionalitete të tjera. Së pari, ata janë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, dhe së dyti, janë boshnjakë dhe shqiptarë që jetojnë në Sanxhak.
Në emër të këtyre myslimanëve shqiptarë dhe boshnjakë, Serbia mendon se ka të drejtë të pranohet në OKI. Por, si i ka trajtuar Serbia këta myslimanë? Është e njohur se trajtimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, jo vetëm ka qenë diskriminues, por dhe i shoqëruar me një shtypje e represion të egër kombëtar dhe fetar, për t'i detyruar ata të shpërngulen nga trojet e tyre. Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës ia kanë bërë prezent faktorit ndërkombëtar qëndrimin dhe protestën e tyre ndaj politikës shtypëse dhe shkombëtarizuese, që ndjek Beogradi ndaj shqiptarëve. Për sa i përket myslimanëve boshnjakë të Sanxhakut, mjafton të citojmë fjalët e myftiut të madh dhe personalitetit të njohur ballkanas, Mustafa Çeriç, i cili vizitoi Sanxhakun në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të OKI-t dhe deklaroi publikisht se në Serbi shkelen të drejtat e myslimanëve. Dhe sepse bëri këto konstatime për realitetin e gjendjes së myslimanëve në Sanxhak, autoritetet serbe e shpallën 'persona non grata'. Nuk po shtyhemi më thellë në histori dhe të përmendim masakrat barbare dhe vrasjet masive, që Serbia u ka bërë popujve të Bosnjës dhe të Kosovës.
Pra as numri i myslimanëve, as trajtimi i myslimanëve dhe as qëndrimi i shtetit serb ndaj myslimanizmit, nuk krijojnë as bazën minimale për të arsyetuar në një farë mënyre motivet e kërkesës së Serbisë, që të bëhet vëzhguese dhe anëtare e Organizatës së Konferencës Islamike. Serbia don të konvertohet në myslimane për arsye politike, diplomatike dhe strategjike. Jo rastësisht kërkesa e saj u bë në kohën, kur po rritet numri i shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Deri tani, 13 shtete nga 57 anëtare të OKI-it e kanë njohur Kosovën dhe burime të besueshme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate në Damask, bëjnë të ditur se një numër i madh shtetesh anëtare të saj janë në prag ose në procesin e njohjes së Kosovës.
Serbia, që e ndjen këtë valë në rritje pro Kosovës, kërkon ta ndalojë këtë proces të pakthyeshëm të njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe tenton të bëhet pjesë e kësaj organizate të madhe, me qëllim që të luftojë brenda saj dhe ta sabotojë njohjen e Kosovës. Ajo synon të jetë në OKI para Kosovës, dhe të vendosë veton kundër Kosovës.
Nga ana tjetër, Serbia ndodhet në një farë izolimi diplomatik ndërkombëtar, për shkak të politikës së saj radikale dhe intransigjente nacionaliste. Diplomacia serbe e kohës së sotme po i ngjan gjithnjë e më shumë diplomacisë së ngurtë të kohës së komunizmit. Ajo po kërkon që ta reduktojë këtë izolim, duke u përpjekur të jetë aktive dhe të bëhet pjesë edhe në organizata të tilla të rëndësishme si OKI, e cila ka 57 shtete anëtare dhe përfaqëson një bllok të rëndësishëm diplomatik edhe në OKB. Serbia po luan me disa karta diplomatike, të cilat në fakt nuk janë identiteti i saj. Ajo po luan me kartën islamike, duke shpresuar se OKI do ta pranojë Serbinë, për shkak të dëshirës apo deklarimit zyrtar të vokacionit islamik të Serbisë. Ajo po luan me kartën e të paangazhuarve, duke spekuluar me faktin se Jugosllavia e dikurshme komuniste ka qenë një nga themelueset e lëvizjes së të paangazhuarve dhe Beogradi po akaparon abuzivisht të drejtën e trashëgimisë jugosllave të këtij angazhimi, në një kohë që Serbia ka qenë vetëm një nga tetë njësitë konstitutive të Federatës Jugosllave. Kërkesa e Serbisë për t'u pranuar në Organizatën e Konferencës Islamike përbën një ngjarje diplomatike tepër interesante dhe efektive për të qartësuar dhe bërë esëll disa profanë të politikës në Tiranë, që janë edhe më profanë në diplomaci. Hapi i Serbisë, i këtij shteti klasik ortodoks për të fituar të drejtën e hyrjes në Organizatën e Konferencës Islamike, duhet t'u ngulë në kokë disa levantinëve në Tiranë se anëtarësimi i Shqipërisë në OKI, përbën një interes shtetëror, politik, diplomatik dhe strategjik, që forcon peshën dhe pozitat e Shqipërisë në skenën rajonale dhe ndërkombëtare. Kur Rusia, një superfuqi ortodokse, shpall zyrtarisht se "Rusia është fuqi islamike dhe pjesë e botës islamike", dhe kërkoi e arriti të marrë statusin si shtet vëzhgues në OKI, kur Serbia, një shtet klasik ortodoks po kërkon të futet në OKI, a mund të kenë më fije arsyetimi thirrjet profane që dëgjohen në politikën shqiptare kundër kësaj organizate? Përtej injorancës, kjo është një kundërvënie e pastër ndaj interesit shtetëror e kombëtar.
Kërkesa e Serbisë për t'u pranuar si shtet vëzhgues në OKI shtron para shtetit dhe diplomacisë shqiptare detyrën e përcaktimit të një qëndrimi të qartë dhe të prerë politik e kombëtar. Sipas Statutit, pranimi i shteteve vëzhguese apo i anëtarëve të rij në OKI bëhet me kushtin e konsensusit të plotë. Asnjë qeveri në Tiranë, qoftë e majtë, qoftë e djathtë, nuk mund të guxojë të japë konsensusin për të pranuar në një mënyrë apo tjetër Serbinë në OKI, pa marrë më parë si kompensim njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Ky duhet të jetë vendim në qarqet më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe kjo duhet t'i bëhet e qartë sa më parë edhe Serbisë. Në diplomaci, guximi është po aq i nevojshëm, sa edhe në jetë.

9 Komente

Hapi i Serbisë, i këtij shteti klasik ortodoks për të fituar të drejtën e hyrjes në Organizatën e Konferencës Islamike, duhet t'u ngulë në kokë disa levantinëve në Tiranë se anëtarësimi i Shqipërisë në OKI, përbën një interes shtetëror, politik, diplomatik dhe strategjik, që forcon peshën dhe pozitat e Shqipërisë në skenën rajonale dhe ndërkombëtare. Kur Rusia, një superfuqi ortodokse, shpall zyrtarisht se "Rusia është fuqi islamike dhe pjesë e botës islamike", dhe kërkoi e arriti të marrë statusin si shtet vëzhgues në OKI, kur Serbia, një shtet klasik ortodoks po kërkon të futet në OKI, a mund të kenë më fije arsyetimi thirrjet profane që dëgjohen në politikën shqiptare kundër kësaj organizate?

qe karta e OKI-t bi ndesh me kushtetuten e Shqipris psh, konsiderohet fije arsyetimi?

me duket se Serbia e beri kerkesen vetem per seancen kur po diskutohej Kosova...

Gre, dakort, me duket se per kete rast te vetem behet fjale. 

serbet jane te mencur se e dine qe keto te ashruquajturit 'muslimane' influencohen lehte. Dhe kane politikane te pafytyre qe behen si kameleona kurdo qe nuhatin pak interes ...por kjo eshte aftesi e tyre

tipi i Sirise, Libise apo Egjyptit jane b*** lepiresa tipik

Dikush kishte postuar ne forum te Egjyptit se 'Serbia eshte Nr 2 ne bote per te exportuar arme ne Israel'  ....anje koment ne te per nja 2-3 jave, Egjyptianet ua thane zorren Palestinesve para disa muajve kur ishin nre lufte

Shume vende do donin te futeshin ne ate organizate ,thjesht skonton  per naften ,po tanet jane mesuar ti bejne dallaveret  nga greket  dhe serbet  akoma spo dalin dot me vehte

"...Në bazë të statistikave zyrtare serbe, afër 90 për qind e popullsisë së Serbisë janë ortodoksë, 5,5 për qind janë katolikë dhe vetëm 2,5 për qind janë myslimanë. Më interesant është fakti se edhe ky 2,5 përqindësh myslimanë nuk janë serbë, por nga dy nacionalitete të tjera. Së pari, ata janë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, dhe së dyti, janë boshnjakë dhe shqiptarë që jetojnë në Sanxhak..."

 

M'duket se statistikat s'jane ne rregull, se vetem ne Sanxhak, 90% e popullates jane myslimane. Kjo shihet dhe nga emigrantet ketu, ku ata nga Sanxhaku -ne biseda me ne emigrantet- thone se shumica e popullates aty (gati 90%) jane myslimane. Dikur sipas te dhenave , aty flitej shqip dhe jo sllavisht.  

Llafet (e censusit te 2002) thone qe jane 3.2% myslymane.  Po c'rendesi ka mer Pjer?  I gjithe artikulli eshte shkruajtur mbi premisa te gabuara, me qellime te aludueshme kush ka nge t'i analizoj etj, s'ia vle me permend luhatjet ne statistika.  Symprehte je ama, nga gjithe ajo corbe, ajo te vrau synin smiley.

Po  mirre o zot ku gjenden tere keta shpifes e genjeshtare apo keqperkthyes me dashje apo pa dashje. Po si shpjegohet qe kete punen e e Serbise qe kerkon te hyj ne OKI e ka lexuar apo zbuluar vetem ky Petriti i Halileve dhe asnje gazete apo shtyp tjeter ne bote. Te tjeret thone se Serbi u ka kerkuar vendeve islamike te mos njohin Pavarsine e Kosoves dhe kjo  llogjikshme Ne fund te fundit ata bejne politiken e tyre por te thuash se ka kerkuar te  hyj ne OKI kjo eshte genjeshter.  g e nj e sh t e r .

http://www.girodivite.it/Minister-for-Foreign-Affairs-of,12285.html

http://www.balkaninsight.com/en/main/news/19344/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).