Konservatorët mbeten të parët, socialistët pësojnë humbje të mëdha

Në fundjavë, 375 milionë qytetarë të 27 vendeve të BE-së kanë pasur mundësinë që të votojnë për 736 vende në Parlamentin e Evropës. Konservatorët fituan më së shumti vota, ndërsa socialdemokratët shënuan rënie serioze.
 
Karakteristikat kryesore të votimeve janë humbjet e votave prej partive qeveritare, ngritja e numrit të votave të partive të djatha ekstremiste dhe pjesëmarrja e ulët në votime. Në nivelin e BE-së votuan rreth 43 përqind, që është një rekord negativ. Në këtë nivel ishte edhe pjesëmarrja e zgjedhësve në votimet në Gjermani. Votimet nisën të enjten (04.06) në Holandë dhe në Britaninë e Madhe, të premten dhe të shtunën pasuan votimet në gjashtë vende të tjera anëtare. Ndërsa të dielën u votua në 19 vende.

Për vëzhguesin nga Afrika, Marwick Kumalo kjo do të thotë: "Përshtypja jonë ishte se zgjedhjet ishin të organizuara dhe se të gjitha kaluan pa probleme. Mirëpo interesimi ishte shumë i vogël, që për mua është dëshpruese."

Austria dhe Holanda janë shembuj ekstrem të një trendi të përgjithshëm: shumë zgjedhës kanë dashur të dënojnë partitë në pushtet dhe kanë ndihmuar partitë e armiqësisë ndaj të huajve si dhe kritikët e BE-së.  Në përcaktimin e zgjedhësve kësaj radhe në masë ka ndikuar kriza ekonomike. Partitë konservatore kanë fituar më së shumti vota edhe në Gjermani, Bullgari, në Qipro dhe Francë.

Britania e Madhe është një shembull më vete, pas skandaleve të fundit me shpenzimet e politikanëve dhe dorëheqjet e shumë ministrave. Në shumë vende, rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me politikën ndaj Evropës, por me temat e brendëshme.

Me shumë vëmendje u prit edhe rezultati në Irlandë, për shkak të dështimit në referendumin e fundit të Marrëveshjes së Lisbonës. Opozita shënoi fitore ndaj partisë në pushtet. Mirëpo në përgjithësi, në PE kanë ndryshuar shumë pak gjëra. Konservatorët mbeten më të fuqishmit, ndërsa në vend të dytë janë socialistët dhe socialdemokratët, ndonëse kanë shënuar humbje të mëdha. Një rol më të fuqishëm pas këtyre zgjedhjeve me siguri që do të kenë ekstremistët. Kryetari i Parlamentit të Evropës, Hans-Gert Pöttering ka frikë se bashkëpunimi me ta do të jetë i vështirë.

"Me kënaqësi më duhet të them se partitë pro-evropiane kanë fituar një shumicë të madhe. Nga partitë që janë kundër Evropës pres që në Parlamentin e Evropës të jenë konstruktive dhe të bashkëpunojnë. Urime për të gjithë deputetët e rinj", theksoi Hans-Gert Pöttering.

Megjithatë, suksesi i skeptikëve evropianë ka shkaktuar një lloj shoku tek deputetët e deritanishëm në Parlamentin e Evropës, por kjo është një çëshjte që duhet të analizohet në ditët e ardhshme. 

Autor: Chrisstoph Hasselbach/Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani

21 Komente

Modeli ekonomik neoliberist i qeverive te djathta pas krizes ekonomike si pasoje e spekullimeve financiare, u sulmua (me te drejte) nga te gjitha anet. Dhe ai krah politik, qe normalisht duhej te avantazhohej, humbet rende ne Europen qe peshon. Nuk e kam fjalen vetem per zgjedhjet per parlamentin europian.

Sikur neser te zhvilloheshin zgjedhje politike ne Angli, France, Spanje, Itali fituese do te ishin parti te djathta.

P.S. Rrofshin analistet, editorialistet, intelektualet e majte, "nje tjeter bote eshte mundur", "pertej te majtes e te djathtes" etj. Nuk marrin vesh asgje.

E vertete,por kriza nuk erdhi kur ne pushtet ishin te djathtet por te majtet.Ne Angli psh te majtet kane 12 vjet ne pushtet dhe nuk mund te fajesojne te djathtet per krizen ne te cilen zhyten vendin me politikat e tyre te borxhit.Poashtu ne Spanje ne pushtet jan te majtet dhe per sa kohe ishin te djathtet Spanja ishte nje superfuqi ekonomike ne Europe.Mua poltikat ekonomike te djathta ne pergjithesi me pelqejne me shume se te majtat,dhe kriza nuk besoj se erdhi si pasoj e politikave ekonomike te gabuara te djathta por si pasoje e papergjegjshmerise te shume faktoreve shteteror dhe privat.

 

Dhe e vetmja arsye qe te djathtet ne Europe mund te fitojne eshte vetem se shfrytezojne aspektin me te shemtuar te se djathtes - populizmin.

Premtojne lufte kunder emigracionit dhe BE-se.Perhapin frike dhe panik kot se koti kunder Islamit dhe zgjerimit te BE-se.Prandaj fitojne.

 

 

 Ka nje shprehje Kothja qe me pelqen goxha, "ta sqarojme per copat e mishit"

Tre nga kater vende europiane qe jane ne G7, qeverisen nga te djathet, Gjermania, Franca, dhe berluuscoItalia. 

Kaq, sa per muhabet, gjithsesi s'ka lidhje kriza me kush ishte ne pushtet

eh cer i bojm ne ksaj politikes s'europes. pestil e bojm!

swedo, ti mase s'di gjo, por po qe per konserva, ilaqim si ato te atij ehemalige kombinatit Ernst Telman ne Vlore, s'ke per te gjet n'asi ven.  smiley 

turqeta juj!  smiley 

 meqe ma kujtove, kryeministri jone (ky qe tha per diversantet qe ishin delegatet e pare te Natos) do thoshte per konservat "dallendyshet e para e ekonomise se tregut" se aty futshin sportistet gjelat kur kishin nai neshje jashte, ene blejshin seiko 5 qe i shitshin masnej 16000 lek. E shef sa e ndihmonte e majta biznesin? smiley

i keq je...  smiley   po ato oret elektronike per 13.000 leke copa? (i soli i sulmus i Dinamos qe s'po ja zej emrin me goje per respekt te tifozave te ministris rendit & Shishit)  smiley 

Casio pra mo, me tre butona ene me kronometer, t'lujshin menc sa ti shifshe smiley Prodhim japonez, athere ishin n'pushtet t'djathtet n'japoni pranej duhet votu djathtas smiley

ma qite kafen per hunesh.. hahahahaaaa...  smiley  smiley 

U cafshi m'konserva. Po pa te keq e kom thone, si shoku enver.

Une fola per Angline dhe Spanjen aty nqs nuke ke marr vesh,hidhi dhe nje sy tjeter,dhe ato jane vendet ku kriza eshte ndjer me teper.Kurse Italia nuk e zhvilloi krizen me Berluscon por ka kushedi sa vjet ne krize.

Njerezit vazhdojne te jene te lodhur nga llogjet e te majtes!

Ne kete kontekst, e djathta duket si e keqja me e vogel.

Them se e djathta mori me shume vota fale pozicionit te saj kunder hyrjes se Turqise ne BE. 

Per ne, ky eshte nje lajm i mire dhe i keq ne te njejten kohe. BE mund te pershpejtoje hyrjen e Shqiperise ne BE per te treguar se nuk eshte islamofobe mirepo ne nuk kemi asnje interes te instrumentalizohemi ne kete menyre. 

Per mos te folur pastaj per lenien e Turqise jashte Europes. Ky do te ishte nje gabim strategjik i pafalshem. Europa keshtu do te vdiste pak nga pak ne vetekenaqesine e saj dhe ne iluzionin e paqes dhe te begatise.  

Sikur neser te zhvilloheshin zgjedhje politike ne Angli, France, Spanje, Itali fituese do te ishin parti te djathta.

...harrova Gjermanine e zonjes Merkel.

...dhe Shqiperine, natyrisht.

Dite zije per te majtet ne Europe,sigurisht edhe ne Shqiperi.

Sa per informacion.

Nga 27 shtete te Bashkimit Europian,21 udhehiqen nga te djathtet.

Pse Shqiperia duhet te shkoje majtas.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ma boni hallall ket' injorancen teme, po a m'sqaron kush mu se kush eshte e majta dhe kush eshte e djathta ne Shqiperi.

Sala per 5vota me shume legalizoi gjithe vjedhjet qe bene militantet e vet kokpalare.

Ligji e dosjeve - flluske sapuni.

Zvogelimi administrates - mashtrimi i rradhes.

Tenderat e medhenj - e di mixha qat pune (edhe Argita sigurisht)

 

Patriot, meriton respekt per nickun qe ke.

Sala eshte duke u bere i djathte, jo se ka qene i djathte.

Ne Itali shkaku kryesor i dobsimit te se majtes jane pa dyshim "emigrantet".

 Italianet ( votuesit tradicionalisht te majte)  per te mos u ndier si te pa zot, te pa fat, te lodhur nga jeta, meqense tani eshte nje shtrese me poshte se ne, qe jane emigrantet, kane bere nje hap me " lart" duke votuar per LN, apo parti te tjera te djathta.

PRK nga 9% sot eshte nen 4%, LN nga 4-5 % sot eshte mbi 10%.

 Persa i perket raportit me emigranetet, me te sakt jane te djathtit se te majtit, Prodi krijoi edhe menyren e re per te ribere dokumentat   me 80 euro taks, me perpara nuk ishte,nen qeverin e Prodit  kishe shume veshtersi per marrjen e lenje qendrimit.

Te djathtit jane me te qarte, kjo behet kjo nuk behet.

Sa per muhabet, se pjerdhi ne te, njesoj jane te gjithe.

Lumidrin, nëse bën shumën e të gjitha siglave me drapër e çekan, do të shikosh që edhe sot kanë mbi 7% smiley

Në këto zgjedhje parlamentare, e vetmja parti që ka fituar (në Itali dhe gjithë Europën) është Partia e Mosvotimit (që nëse do kishte votat e saj, kapte 40%... më shumë se cilado parti kryesore e marrë më vehte).

Një përfundim tjetër nga rezultatet e zgjedhjeve (sidomos mbas lulëzimit të partive të tjera të djathta e populiste) është... që Bipartitizmi (i përftuar me ligje maxhorance e listash proporcionale ) nuk është edhe aq i preferuar prej popllit.... populli do që të ndihet i përfaqsuar prej atij që mund ta përfaqsojë... i ka ardhur në majë tëhundës që të japë votën vetëm për sytë e bukur të njërit apo për burrërinë e tjetrit lider të partive kryesore.

Nje shenje e qarte qe edhe ne Shqiperi do te votohet me te njejtin ritem.... PD do te shenoje fitore te thelle derisa PS do te pesoje katastrofe elektorale.

e.

Shiko humbjet e se majtes ne provinca tradicionalisht te tilla.

Nuk e parashtrova ne menyre ideologjike, para 6 viteve, kjo e majte kishte 17 % te votave, sot eshte - 10 %.

Partit me draper e çekan, nuk kane ndryshuar ideologji, jane zgjedhesit qe kane ndryshuar parti, qe te mos ndihen te njejte me emigrantet.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).