Kjo është apologjia jote e humbjes! Katovica juaj mbaroi!

Shqipëria po ndryshon, po. Po ndryshon mendësinë e saj, por jo gjendjen social-ekonomike apo politike. Më në fund Shqipëria po merr kurajën të shihet në pasqyrë dhe të kuptojë se është e varfër, e vuajtur, e pacivilizuar, e mashtruar nga këlyshët e vet më perversë, të cilët në emër të vetvetes pranuan çdo kompromis me djallin dhe i vunë kazmën edhe në ditët e saj më të vështira, ndërkohë që ajo kishte nevojë për gjak. Për gjak të ri e të shëndetshëm.

Ti nuk do ta marrësh votën time, pasi ti nuk më përfaqëson. Ti nuk punove për mua këto 4 vjet, as për miqtë e mi, as për familjarët e mi. Vota është personale dhe unë nuk identifikohem aspak me ty. As me zarat që ke mbledhur rreth vetes, duke uzurpuar siglën e PD, idealet e PD, madje edhe vetë godinën e PD.

Katovica jote mbaron këtu. Katovica jote, e Ramiz Alisë, e Gorbaçovit dhe e George Bush senjorit, mbaron këtu, pas plot 20 vjetësh.

Ti nuk më gënjen dot as mua e as njerëzit e emancipuar të këtij vendi.

Personalisht lashë të gjitha komoditetet e jetës time në Evropë dhe iu bashkova idealit të një populli (kryesisht verior), i cili po vuante nën mashtrimin, grabitjen dhe fyerjen që po i bënte kasta nanoiste-filogreke. Në ditët më të zeza iu bashkova faqeve të gazetës më pa prestigj, asaj “55”, të urryer e të përqeshur nga të gjithë. Dhe kemi thënë gjëra të drejta e të larta në faqet e një gazete të drejtuar nga një botues sharlatan.

Ne sulmuam gjithë sistemin kleptokratik dhe filogrek e filokomunist. Pa patur frikë. Ne organizuam dhe nxorëm në shesh 120 mijë vetë më 20 shkurt 2004, por ti e shite lojën në Athinë.

Ti e shave Fatos Nanon, por nuk e fute në burg njeriun që i shkaktoi Shqipërisë më shumë dëm se askush tjetër në imazh e në ekonomi. Dhe këtë e bëre, sepse pe pazarin tënd të ulët prej provinciali.

Për këtë motiv dhe me të njëjtin arsyetim mblodhe rreth vetes, jo më të mirët, por më të prekurit nga veset dhe përulësia. Vetëm në partinë tënde dhe me një lider si ty mund të ketë spiunë.

Ti i gënjeve shqiptarët si deshe dhe i fale Fahriut tënd Gërdecin.

Në pushtet ti erdhe falë meje dhe disa të tjerëve si unë, por nuk the kurrë faleminderit! Madje biznesin tënd të pushtetit e ndërtove shtrembër me disa njëqelizorë që mblodhe rreth vetes. Ke menduar gjithë jetën tënde shtrembër. Je sjellë shtrembër dhe për këtë motiv do biesh shtrembër.

Unë nuk kam biznes me ty. Unë nuk jam si ty. Unë nuk votoj për ty.

Ti gënjeve. Ti vodhe. Ti vazhdove në të njëjtën linjë me aferat e Fatos Nanos. Ti shqiptarët i varfërove.

Rrugën nuk e bëre ti, por e bëri presioni i kohës dhe zhvillimet gjeopolitike në Ballkan e më gjerë. Ti vetëm u tregove i “shkathët” dhe ia trefishove koston kësaj rruge, duke varfëruar shqiptarët. Trefishi i rrugës u nda në këtë mënyrë: 1 fish kostoja reale e rrugës; 1 fish për ty e 1 fish për miqtë e tu në biznes, turko-amerikanët.

Ti je shumë larg kulturalisht nga unë dhe nga ata si unë.

Turpi dhe më shumë se turpi do të të mbeten ty dhe atyre qenieve njëqelizore që thonë nëpër mitingje: “Fitorja e Berishës... Partia e Berishës... Rruga e Berishës... Shqipëria e Berishës...”

Mendon vërtet se mund të tallesh deri në këto përmasa me qytetarët, qofshin këta edhe në minorancë krahasuar me katundarët?!

Por duhet ta dish se edhe katundarët nuk janë dakord me ty, përjashto ata pak qurravecë që të shërbyen me servilizëm të turpshëm dhe me karrierizëm prej grykësish.

Panorama që më ofroi qeverisja juaj ishte më e papëlqyeshmja dhe më e paimagjinueshmja që mund të mendoja për një vend që aspironte Evropën.

Kam lexuar te sjellja dhe te veprimet tuaja, veprimet e një grushti turkoshakësh të etur për lavdi personale dhe për pará pa ia ditur vërtet shijen dhe vlerën pushtetit dhe parasë.

Ju të gjithë jeni njerëz pa identitet, pa vlera, pa moral, pa hobi, pa një referencë kulturore.

Ju jeni dështimi i Shqipërisë dhe pasqyra ku ajo shihet dhe duket e shëmtuar!

Kjo nuk do të thotë se jam shok i Ramës apo se do të votoj për të!

49 Komente

Se kuptoj pse kaq mllef dhe panik ne keto artikuj?! Ah harrova. Ekzistenca e kesaj gazete dhe disa mediave varen nga fitorja ne zgjedhje te PS smiley

Jepini fund injorances ne daten 28. Hapni syte ju qytetare dhe katundare shikoni kush po ju drejton (si bagetite) hapni veshet dhe degjoni se "sa bukur" po flasin bijte dhe bijat tuaja me te "mira" (degjeneruara) nga foltorja e kuvendit..... ato surreter ju perfaqesuan per 4 vjet. Jepuni dermen ne 28 dhe mos jua shihni me surratin e tyre te poshter dhe kriminal..... Nese doni te perqafoni te rene, te bukuren dhe zhvillimin degdisni keta Fazllicer ne shkretetirat e Arabise..... Nese deshironi te jetoni akoma ne skamje, mjerim vrasje dhe vjedhje mbajini perseri aty se e keni te sigurte mesjeten dhe bajraktarizmin......

Arrini te dalloni driten nga erresira dhe shporrini keta gjakpiresa qe pretendojne se jane paria e vendit kur keta jane vetem llumi i vendit dhe misherimi i prapambetjes totale dhe injorances.

Zoti e shpetofte Shqiperine!

Skerd-o, ti e ke pytje retorike ket, apo je vertet i interesum?

Emigrant-o, jam i interesum,dua te jem 100%i sigurt qe i ka thene gjerat keshtu si i degjoj. Kam qene rreth 15 vjec ne ate kohe dhe si mbaj mend mire ngjarjet.

Shiko Skerd, ne fillim ka qene Rrofte Presidenti Alia dhe te mbeshtesim Presidentitn Alia ne reformat qe ka nisur. Githashtu, ne fillim ka qene qe Enver Hoxhes do ia njohim meritat qe ka pas ne organizim te luftes nacional - clirimtare. Po ashtu ka qene pershkru byroja politike dhe udheheqja komuniste e Shqiperise si pothuaj tekstualisht si "bande kriminelesh ordinere, te zhytur ne privilegje", Asnje ekuivok per kete. Po ashtu u tha qe te mos zgjojme demonet e hakmarrjes. Fjale te medha! Fjale me peshe! Kur them ne fillim, e kam fjalen per cfare eshte thene te Studenti, ku mbase i kena kalu njoni tjetrit afer dhe s'e kena dit qe do komunikojm mas aq vitesh te peshku. Kjo eshte e verteta (une per gjerat qe s'i mbaj mend, te them qe nuk i mbaj; keto i mbaj mend sikur kane ndodhe dje, dhe s'kam nevoje per info te tjera, se kam qen vete i pranishem).

Tani se si interpretohen sot e neser keto gjona, kjo eshte ceshtje truri dhe stomaku (me shume stomaku) e gjithsecilit.  Une per vete te metat dhe mekatet Sales nuk ja shof te kto gjera. Ehuuu, te ishin te metat per kto, tha kshu e tha ashtu ne at fillim, lumsi ne mer!

Emigrant-o,rrofsh,falemiderit.

mese origjinal, isha prezent kur foli per here te pare ne qytetin studenti...

mbetem te shokuar dhe te zhgenjyer nga sala mbas gjithe atyre fjalimeve te zjarrta qe mbaheshin ato dite...pyesnim veten eshte pijshem ky apo si e ka hallin se deri ate kohe kishim degjuar vetem thashetheme pozitive per "intelektualin e guximshem" e ky ishte prenzantimi i pare i sales para mases...

teza se sala e shume te tjere si ai ishte dora e gjate e ramizit, sigurimit, fatkeqesisht eshte per shumicen e atyre qe ishin aktive ne levizjen e dhjetorit, mese e vertete...

 

 

Ky ehste paralajmerimi i ambasadorit Withers sot .

 

Ju e kuptoni qe zgjedhjet qe s’permbushin standartet nderkombetare mund te pengojne prespektiven euroatlantike te Shqiperise. Ne e dime se te gjitha  zgjedhjet e shkuara nuk kane plotesuar standartet nderkombetare. Shqiperia si anetari me i ri i NATO-s duhet t’i permbushe keto standarte.
Praktikat manipuluese s’duhet te perseriten me.Nese dikush iu kerkon t’ju bleje voten, ju ben presion, perpiqet t'ju frikesoje me vendin e punes apo me mireqenien familjare, ju kerkon te fotografoni fleten e votimit per te ditur si keni votuar, perpiqet te ndryshoje pasaporten, te shperndaje karta te falsifikuara, nese policia apo zyrtare te tjere shfaqin anshmeri, nese dikush perpiqet te preke kutite e votimit apo te numerimit do te ndjeni qe keto veprime jane te paligjshme. Raportojini ato te vezhguesit, pasi te gjithe duhet te dine se komuniteti nderkombetar dhe SHBA po ju vezhgojne nga afer”, u shpreh Wirthers

 

Mos guxoni te prekni votat e shqiptareve se edhe ferri ska per tju pranuar

Votat nuk ka nevoje ti preki njeri. Ndjehet optimizmi dhe fitorja e padiskutueshme e PD-se kudo. Sot ne mengjes po degjoja Radio stinet ku u be nje minisondazh per ke do votoni. Deri ne momentin qe degjova radion une 3 ishin per PS dhe 38 per PD. PS-ja do humbasi me diferencen me te thelle kete here.

Or buf ishte sondazh ne radio.

O macosx, kjo lloj euforie eshte shume antidemokratike. A e mban mend qe andej nga 2001-shi filloi festa te sheshi para PD-se qe ne oren 7 masdite (edhe pastaj i shperndane militantet kur u mor vesh qe humbja ishte e rende)? Sa here ka zgjedhje, kshu veproni mo vlla, e beni "fitoren" fakt te kryer duke filluar festen qe para se te fillojne zgjedhjet. Nuk jeni budallenj, kuptohet, se ta besh fitoren fakt te kryer qe para se votoje populli eshte propagande e forte. Por s'keni pike morali, dhe pike respekti per votat e popullit (perderisa nuk prisni te numerohen votat per te deklaruar fitoren).

Eshte shume sjellje e ulet, sidomos per njerez me mend (siç dukesh ti).

2001 ne 7 te darkes .Po harrove 1996 qe filluan festen ne 10 te mengjesit.Kesaj here Sala u ka bere thirrje qe te fillojne festen me date 26 ne sheshin Skenderbej.

pmusaraj une po flisja per perceptimin tim i cili ngelet subjektiv  dhe nuk ke perse te maresh si sjellje te ulet preferencat e nje personi apo jo?. Kam qene edhe ne vendin tim te lindjes keto dite  i cili njihet si bastion socialistesh dhe shume nga te njohurit qe takoja me thonin qe do votonin per PD-ne dhe shumica ishin ndikuar nga udhetimet per ne Dhermi e zona te tjera dhe duke pare rruget kishin krijuar perceptimin qe kjo qeveri ka punuar shume plus drritat dhe klima pozitive. Sic e thashe ky ishte mendimi im personal te cilin ti e quajte "antidemokratik" dhe une po e respektoj mendimin tend demokratik.

Pertej historive te tua personale fakti eshte se Partia Demokratike ka filluar te transmetoje nje spot televiziv qe i fton njerezit qe te mblidhen ne shesh ne daten "X", "per te festuar fitoren e madhe".

Kjo sigurisht qe eshte anti-demokratike dhe shume e rrezikshme.

Si mund te festosh fitoren perpara zgjedhjeve?!

Gabim formal? Gabim i qellimshem?

Nje gje eshte e sigurte! Edhe kete here PD-ja vepron ne nje menyre teper primitive duke mos respektuar keshtu zgjedhjet, rezultatin e tyre dhe vendimin e sovranit, por duke shpallur festime fiktive absurde dhe teper idiote qofte edhe thjesht nga ana formale.

Vetem se kete radhe ka disa ndryshime thelbesore: njerezit do mund te votojne me dokumenta identifikimi te sigurta qe nuk lene hapesire per pislliqe si ato qe jane bere deri tani me certifikatat.

Ka nje sistem elektoral qe nuk le hapesira per ekuivoke dhe lojra te pista sic jane bere ne tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ka nje nivel sigurie shume me te larte se c'ishte ne ato vite qe permend ti.

PD ka treguar cfare mund te beje, ndryshe nga '01 kur kishte barren e '97.

 

D.m.th. "vari ka.in" ,

Nuk e kuptoj, pse na e permend kete si argument atehere ? Mos do te thuash qe radion e degjojne me shume simpatizante te PD se sa te PS smiley ?

Sa per epitetin, te lutem mos me nderro gjini. Une jam Bub , jo Buf. Nga kafsh ne shpend, eshte handikap i madh

Ndjehet optimizmi dhe fitorja e padiskutueshme e PD-se kudo.

 

E çuditshme se si keta te PD ja moren teminologjine (optimizem, fitore, padiskutim, kudo ...) PPSH-se ! ndofta eshte normale: PS-ja, si e kompleksume, nuk ka guxu dhe nuk guxon  me perdor fjali te tilla, se fundja, shqipo-lule jane dhe ata, amon mër amon smiley

smiley  smiley   smiley    .....   smiley  

ps. eshte shume fenomen interesant ky! good catch!  shqipo-lule jane dhe ata  smiley  

pps si e ka pas emrin ai aktori i elbasanit, nje me fytyre te pashme komisari, qe i thote Birce Haskos qe lute ballistin ("si do i veje fundi ksaj pune, m'i dhjefsha temen"...): "Fitorja?... ajo dihet".   smiley 

Shqipetar po afron dita historike per tu cliruar. Eshte nje rast qe nuk do te perseritet me mbas 4 viteve. Nese do ta lini prape merimangen te kacaviret ajo do te zgjeroje rjeten tinzare te korupsionit dhe te gjithe do te jeni te kapur si ne lak. Dhe pastaj Ypi do ta pershkruaj shume bukur se si merimanga do te shnderohet ne shushunje dhe do te jetoje me gjakun tuaj. Prandaj mendohuni mire, cdo vote per Berishen do te jete si gjaku qe thithet nga shushunja plake. 

 

Zgjedhjet e 28 qershorit jane historike .Shqiptaret kane shansin qe me nje vote te vetme te heqin nga koka dy veterenat famekeq te politikes ,dy njerezit qe kane ndare shqiptaret ne dy llogora per 20 vjet .Kane shansin historik qe ti heqin tytat e pushkeve njeri tjetrit nga koka .Shqiptare hiqini kucedrat qe u kane bllokuar burimin keto njezet vjet dhe qe nxjerrin vetem zjarr nga goja sa here qe flasin a pellasin.

Uff, keto muhabetet "historike" jane me te vertete propagande e keqe.

Pamvaresisht mllefit , keto qe shkruhen jane te verteta...

Te gjithe e dime qe jane te verteta: qofte simpatizante te majte, qofte te djathte...

Kemi bere cfare eshte e mundur te propogandojme ne Memedhembje se PPU eshte  nje nga faqet me te arsyeshme te asaj qe ndien e orientohet emigracioni . Lexojeni sepse do te shikoni si ne pasqyre se c'perfaqeson PD-ne pushtet! Me mendimet e tyre emigracioni ka shprehur dhe shpreh ne masen mbi 80% se PD-se se Saliut i ka sosur me kohe "vaji i kandilit" Ajo eshte kthyer ne nje regres per Shqiprine duke mbetur PENG e deledasheve dhive dhe sqeperve te Inteligjences. Kjo nuk eshte fyerje per PD-ne por shpjegon perse mbahet ne kembe nje force POLITIKE pa MORAL qe ka mbledhur rreth vetes nje llum karieristesh dhe hajdutesh ne te gjitha fushat . Dhe per ta kuptuar se cfare force politike eshte  PD-ja mjafton te lexohen vetem perkaresit e saj tek PPU. ASNJE Argument...vetem FYERJE...vetem SHARJE.... vetem PERBETIME e LEXIM Biografish...vetem TAM-TAME...vetem MASHTRIME e SPEKULIME... Grindavece dhe Provokatore...Lajkaxhij te Saliut deri ne shndrimin e fyejve e daulleve bosh . Keta jane pasqyra e vertete e PD-se pasi edhe nga flamuri ne krah edhe nga hartimet me cfaqje  "memedhetare" jane TIPIKE te nje HIPOKRIZIE-INJORANCE e ARROGANCE te tejskajshme. Ne se do vazhdoje te qendroje akoma kjo SKOTE njerzish GERDECARESH ne Pushtet...pergjegjesia mbetet  gjithnje.....  e JUAJA. Komuniteti nderkombetar ne kushtet e reja ,Nuk Ka c'tu  thote me shume se c'fare u pret nga zgjedhjet e organizuara nga keto mostra . Shihni te ardhmen pa Saliere e Jozefer . Votoni per ke t'ju thote zemra dhe intuita por kujtoni para votimit edhe perfundimet tona per ke KLAN qe mba era kufome!

Driso-per mua ti je njeshi ktu te peshku.

Ka lezet mor vlla,kur komenton ky,asnje FYERJE,asnje SHARJE,ARGUMENTIM racional te fenomenit nga fillimi ne fund,per me teper nuk e personalizon debatin,e as nuk spekullon(80% e emigracionit kundra PD,nje zot e di se si ke dale ne kete konkluzion,vetem n.q.se te ka ngece pc te faqa e ppu).

Pak propagande per te majten,por mendoj se eshte mese normale te shprehim bindjet tona.
 

Ne se do vazhdoje te qendroje akoma kjo SKOTE njerzish GERDECARESH ne Pushtet...pergjegjesia mbetet  gjithnje.....  e JUAJA.

Ktu mu duke bash si kryetari,qe i fliste nje qytetari,se nese voton Berishen per here te dyte,faji eshte i tij.(shume persona ktu do hidheshin e do thoshin ja nje lajkaxhij i Rames,por te siguroj se une nuk jam nga ata.)

Per mua ti,po ta perseris je njeshi i ppu.

Per njerez te tille ka nevoje memedheu,kthehu dhe do te bejme lider te MJAFTI,pastaj te G99,e me vone minister e me tuje ishalla.

Vetem se duhet te besh durim e te presesh minimumi edhe nja 4vjet te tjera, se kto zgjedhje e sigurt qe nuk i fiton e majta.

Suksese edhe njehere Driso.

Mendoj se Alban Guri eshte pseudonim (alban + guri).  Ndonje ide se cili mund te jete autori i vertete i artikullit ?

edhe une thom q'ashtu ! (e mendova qe mbreme...- eshte e njejta pene me shkrimin per Balliun smiley  )

Po ti more Alban Guri kujt do ja besosh voten per 4 vitet qe vijne?

E Rames,qe e ka bere me keq se Bagdati qendren e Tiranes?

Apo do te votoshe per S Gjinushin,qe ne kohen kur S Berisha u printe studenteve per rrezimin e diktatures ,ky Gjinushi ishte perkrah R Alise

dhe sugjeronte te mbylleshin shkollat e te shtypeshin me dhune studentet.

Apo do te votoshe per G Rucin ish ministrin e mbrendshem qe ka gisht ne vrasjen e  Brocit me shoke ne Shkoder.

Paske gjetur gazeten Tema per te shkruar ?

Ne faqet e kesaje gazete eshte botuar edhe foto nudo e E Rames nga M Baze qe tani lepin B....e E Rames.

Populli thote :Gjen tenxherja kapakun.

A e ke pa ndonjehere qytetin e Bagdatit ti? Apo je i izoluar dhe vetem fantazon?

Kam pa qendren e Tiranes por mund te shkoj edhe ne Bagdat,se nga izolimi komunist dolem ne saje te demokracise ,qe sollen studentet me pr dr S Berishen ne krye ,se po te ishte per Gjinushet, Rucet Doklet e kompani akoma do te ishim ne izolim.

Mos harro se pashaporta angleze shkon kudo.Ne anglisht ky pseudonimi yt nuk ngjan mire.

Apo do te votoshe per S Gjinushin,qe ne kohen kur S Berisha u printe studenteve per rrezimin e diktatures ,ky Gjinushi ishte perkrah R Alise

Duket qe je "demokrat" i vone qe s'e di qe Berisha erdhi, ashtu si Gjinushi (dhe Lisjen Bashkurti, etj.) per t'i ul studentet e jo per t'i prire.

Po pra Berisha e braktisi Ramizin dhe perkrahu studentet,kurse Gjinushi i propozoi Ramizit qe te mbyllej universiteti e te shkonin studentet ne shtepi

qofte edhe me force.

Nuk jam antar i asnje partie,as nuk jam i vone ,rinine time dhe endrat e mia

mi ka vrare diktatura.

Gjen Anglezi Saliun me mire...  :smiley

 Artikulli ishte kryeveper.  

"....Për këtë motiv dhe me të njëjtin arsyetim mblodhe rreth vetes, jo më të mirët, por më të prekurit nga veset dhe përulësia. Vetëm në partinë tënde dhe me një lider si ty mund të ketë spiunë..." 

"...Ti gënjeve. Ti vodhe. Ti vazhdove në të njëjtën linjë me aferat e Fatos Nanos. Ti shqiptarët i varfërove..."  

"....Kam lexuar te sjellja dhe te veprimet tuaja, veprimet e një grushti turkoshakësh të etur për lavdi personale dhe për pará pa ia ditur vërtet shijen dhe vlerën pushtetit dhe parasë.

Ju të gjithë jeni njerëz pa identitet, pa vlera, pa moral, pa hobi, pa një referencë kulturore.

Ju jeni dështimi i Shqipërisë dhe pasqyra ku ajo shihet dhe duket e shëmtuar!

Kjo nuk do të thotë se jam shok i Ramës apo se do të votoj për të!..." 

 

Do isha kurioz, se si do ti pergjigjej mavria ketij simpatizanti te tij dhe te PD, qe eshte zhgenjyer vetem keto kohet e fundit. Disa torollaker thone se mavria eshte burre, eshte i drejte, mirpo nuk e dine se pikerisht ky "burre" e ky i "drejte" s'ka guxim te debatoje/bizedoje me mua (qe kam kohe qe e kam ftuar), apo dhe me te tjere qe ia thone problemet hapur. Mavri-karagjozi, siç e quaj ne shum raste, nuk ka jo vetem burreri, por as ndershmeri, sepse nje burre qe eshte vertet burre, vjen e te thote; te lutem, keto qendrojne, keto s'qendrojne, ulemi ti sheshojme, ti diskutojme, te shohim kush ka te drejte, ndoshta ti, ndoshta une, etj. Ndersa Mavria, mçifet, rri si i dhjere, sepse eshte pikerisht i dhjere.

 

Eshte artikull i nje gazete qe nuk ja vlen te komentohet

NJOFTIM: Kane shperthyer tubat e PD dhe esenca eshte derdhur edhe ne akuarium. Kryeministri premton se do filtroje kete esence ne kater vitet e ardhshme. Gjer atere risku eshte i juaj.

Me behet qefi qe njerzit e kane kuptuar se ashtu si me kancerin, njeriu duhet te ndahet edhe nga "te tijet", kur ata te marrin cdo pike energjie dhe jete.

 

Ti nuk do ta marrësh votën time, pasi ti nuk më përfaqëson. Ti nuk punove për mua këto 4 vjet, as për miqtë e mi, as për familjarët e mi. Vota është personale dhe unë nuk identifikohem aspak me ty.

Si duket ky do jete nje nga ata 22 000  personat qe mernin pension nga nje here ose dy here ne muaj .

    Nese , 22000 vota i ka me te sigurta PS se keta persona jane te bindur se nese fiton PS , dalin ne pension per nje kater vjecar te pakten .

Ka nje tendence ne rritje qe PPU te sjelle sa me shume artikuj nga "Tema".

Mendoj se kjo ul shume seriozitetin e ketij blogu sepse media pa prestigj si Tema, Balkanweb, Shekulli, 55 nuk duhet te citohen fare, pasi jane teper te njeanshme dhe gati gjithmone i hiperbolizojne fenomenet ne politiken tone.

Drejtohuni me shume ne media qe jane pak a shume me te balancuara dhe te respektuara nga te gjithe.

Drejtohuni me shume ne media qe jane pak a shume me te balancuara dhe te respektuara nga te gjithe.

 

Per shembull ? "RD" ? "ZP" ?? "Koha Jone" ??? "Sot " ???? "Shqip" ???? "Standard" ????? smiley

 

Më seriozisht: pothuaj te gjitha mediat (te pakten ato te shkruarat) aktualisht jane te pozicionuara, ne Shqiperi. Nje shembull: edhe foshnjerorja "Libertas" (s'ka mbushur trimestrin e ekzistences se saj !) me ka habitur se fundmi me pozicionimin e saj pro-PD !

Po te shikosh me kujdes, TEMA, ne keto kohe elektorale, ka patur risi, ka thene diçka te re (per 1001 arsye, por nuk eshte ketu vendi me i analizu...). Shpesh ka sjelle edhe gazetari investiguese (do postoj pas pak nje artikull te ri te sajin smiley ). Sikur nisur edhe nga fakti qe, çdo numer i ri i saj, eshte ne linje qe ne 12°° te nates (ora e Europes), rrefen ne nje fare menyre deshire per nje profesionalizem qe shkon pertej kronikave me mitingje "per ndryshimin" apo "te ndryshimit" smiley

Vur nonje koke nihilist ! Kam pershtypjen se nuk po votohet per mua smiley ? Apo jo ? Edhe ti e kupton qe eshte fat per Mixhen qe nuk kthehet emigracioni . Jo se i perzuri me politikat e mencura smiley qe aplikoi , por ne Shqipri  nuk ka vend me per njerez qe mendojne. Aty sindozot je mire brenda kuadrit te njerezve qe brohorasin . Ne vogeli me kane mesuar qe NJESHI eshte Shendeti ...Sado zero ose SALIRE e nihilista e Jozefinra ti shtosh perpara ...nuk ka vlere smiley . Mbrapa njeshit vijne familja, pasuria, shoqeria etj.. renditi si te duash...  Por edhe po i fshive ( ose i humbe) njeshi mbetet ! smiley . Kujdesu per shendetin mos u jep aq shume pas Sales qe e ka lene prej kohesh mendja dhe i marri ti e di besoj perpiqet si i mbytyri sa me shume te marre pas vetes. Nje shembull e kemi apo jo ?????

Uo Dikooo po kesaj ci thua mo?

Personalisht lashë të gjitha komoditetet e jetës time në Evropë dhe iu bashkova idealit të një populli (kryesisht verior),

Me duket se keto partite e mirefillta ne Shqiperi as kane per te qene najhere ideologjike, por paska shume munci me kon 'gjeografike'!?

Plus ca change tha...nesje, ndoshta me mire se keto klane 'njerezish te rinj specialiste' eshte. Mos na i kthejne borxhin me kamate mo..se Fr. Zef Pllumbi hante shqelma ne burg nga nje 'patriot' i gjyshit tim qe kendonte:

"hidhe moter kembene

 ti q**m nenen Gegese"

 

Ka edhe nje kenge tjeter, po pa t'@!me kjo! E kendon Rrezoma, Bregu tutje deri ne Ksamil! smiley

Kish dal’ mbreti për t’u falë, 
Del në rrugë e i zë kalë.
I shkreti që nuk dij gjunë,
Vuri veqil një gegë.
Edhe gega e pieti:
Ç’derman kërkon nga dovleti?
 

 

Edhe gega e pieti: Ç’derman kërkon nga dovleti?

Per te Cato Institute paska qene ky veqil-gegasmiley

Ti e shave Fatos Nanon, por nuk e fute në burg njeriun që i shkaktoi Shqipërisë më shumë dëm se askush tjetër në imazh e në ekonomi.

per kete nuk jam dakort: Sali Berisha i shkaktoi Shiperise me shume dem se askush ne imazh e ne ekonomi keto 20 vitet e fundit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).