këto këtu nuk janë poezi!

Përrallë vulgare

 

U ndez një temjanicë dhe aroma
Rreket të më vërë të fle nëpër avuj
Të zgjohem i ujshëm mes frikërash ndërsa bie humbëtirave
Në honet e harresës, gurë, shkëmbinj... dhe ajo sheh me pafuqi
Një lloj telepatie ngrihet mes syve të mi tek bien
Dhe të asaj, që kaq larg na qenka

Ah, të zgjohesha majëkali me shpatën në dorë
Q’e vërvis përmbi fyte armiqsh edhe ngul e përskuq
Nëpër zorrë metalin e bardhë
Ushtarë togëpurpurtë të një kohe të shkuar
Ulërima lufte dhe, sa bukuri
Dhunë e natyrshme, e njerëzishme
Kontakt trupor, prekje mes armiqsh
Kaq pak fjalë, parajsë, parajsë

Dashuri e jetës sime, të jesh ti aty...
Flokëverdhë, syzbehur, e veshur si zanë
Dhe në gjak e sipër, marria pa dalë
Të t’rrëmbej, të t’përdhunoj, e të lidhur të t’marr si plaçkë lufte
Të të mbaj timen mirëpo ti e gjen çastin
Dhe më ngul në zemër atë thikën e gjatë, siç pritet shalqini
Mes lëngjesh e limfe ngushtësisht aty lidhet
Bukuria me gjakun.

Krejt ndryshe nga dita, nga zhgjëndrra, zhgënjimi i sotëm
Që mohon edhe dhunën, madje çdo lloj prekje
Izolim mes teje e armikut, dhe armiq ka kudo
Një buton i madh e i kuq dhe një shok imagjinar
Fëmijë të palindur
Portokalle në treg të qytetit dhe gishta të zbehtë mbi to
Gjithçka është shndërruar
Në një videogame vigan
Vigan

---

 

hipokrizi

 

 

(vetvetes)

alkool, më 15 maj, rrugët befas djersiten
njerëzish
pastaj pika shiu që lagin shpatulla të zbuluara grash...
lëvizje e organizuar fshehtazi, e maskuar bukur
mes rrezeve kaotike por
hipokrite, si një dallgë që çohet e frikshme, e lartë
e më pas zbutet, përhumbet e shuhet në breg ku ledhaton këmbën e ndonjë farë nimfe
qielli është bosh, aq sa mund të pasqyrosh në të çdo ëndërr, çdo makth
qielli është aq i zbrazët
sa hipokrizia
facebook tags, high heels and eclectic humanoids
dancing to the hectic rhythm of commercialized independence
Uri, ndërkohë lexon Plekhanovin

hipokritët s’e dinë që po të duash
ti mundesh të shohësh pa tmerr, të jesh dëshmitar
I bindur në vetvete që hiçi mbaron
pastaj të hovësh, të kapërcesh pellgjet, moçalet
mbretëritë e zhabave sepse s’e di hipokrizia që ti
ke krahë
ke trup
ke zemër

ah, po hipokrizia ka argumentin
hipokrizia ka inteligjencë mjaftueshëm për aureolën që legjitimon pushtetin
ajo është e ëmbël si tangot e natës
si çokollatë e zezë
mbështjellë me lingerie franceze
është mediokre si dielli i gjymtuar që hyn përtej horizontit
duke iu dorëzuar natës, hipokrizia është vetëm mediokre.
si rrena e ulur këmbëkryq në tavolinë
formëzuar fisnikërisht në një libër të gjatë
me kopertinë të shndritshme
mbushur me citatet e paraardhësve të tu q’i bjerrtë alzheimeri
si imagjinatë e frenuar
si koitus i ndërprerë, artistë shampanje, filozofë batutash cinike, një thes politikanësh e derrash të tjerë
udhëtime romantike përdore
Ca premtime e dhurata që kushtojnë kurvërimin e jetës
sikleti i podiumit, lartësia prej nga të mbikqyrin statujat...
poet mos vallë tradhtove?

ah po ti ke krahë
ke trup
ke zemër
dashurisë së jetës çfarë duhet t’i thuash, e çfarë
I thua atij që urren?
Dielli nuk është përrallë, ai është kaq trupor dhe një ditë do të lodhet
nga pluhuri, ndryshku, errësira
do të shkundet
E atëherë
mjerë (n)ata

---


Shi mbi fushën e shahut

 

 

Këta janë qytetet tanë, të përbalturit në ditë shiu që kohë pas kohe mbush gropat. Zagarët shkojnë e struken poshtë ndonjë parvazi. Dallohet që janë të stresuar si përherë, s'pushojnë angullimat e tyre por mbyten rrëkeve me gjithë skepticizmin, nihilizmin prej qeni të lagur.

Magjia e shiut bën që veshëve të mbërrijë veç rrapëllima e litarëve të ujshëm që rrahin shpatullat e kalimtarëve për t’i bërë më të shndritshme.

E kur zbrazet...bashkë me diellin rikthehen në shesh të gjithë
zagarët.

Ç’fatbardhësi në fushën e shahut!
nëse ke lindur fil

S’e ndërron dot ngjyrën...

31 Komente

 Me pelqyen shume Sol. E para, njehere, eshte kryeveper!

Perralle vulgare eshte poezi...madje shume e goditur.Ve re nje pjekuri letrare ne rritje ne keto poezi...Jane me shume art e me pak centri sociali..Me sa duket djaloshi po burrerohet.....

Hmmm, te flas, Sol? I'll be gentle, premtoj! smiley

fol moj fol, qe s'te durohet smiley

dhe don't be gentle, se s'jam aq cipeholle smiley

sol-nocturnus a mund te me thuash dicka me shume per poezine e pare. Ndonje koment me shume. Me pelqeu shume. faleminderit. 

do desha te dija nese ne poezi ke pershkruar nje ndjesi te vecante nga nje ngjarje apo eshte nje peshtjellim ndaj kaosit dhe mllefit qe e hasim kudo. Dhe me e rendesishmja doja te dija se si i krijoni si figura gjuhesore keto perjetime.  Psh "te zgjohem i ujshem" cfare do te thote kjo sintagme kaotike, ose "te zgjohem  maje kali"  cfare mund te me thuash?Do desha te dija pa te munduar kontekstin e kesaj poezie. flm.

fillimin e ka ne nje enderr interesante (meqe isha vete personazh smiley ), dhe ne dialogun mbi kete enderr me personin qe e kishte pare. Thelbi eshte kryesisht deshira instinktive per te materializuar kontakte qe gjithnje e me shume behen virtuale, deshira per te kthyer ne prekje fizike, dhune fizike, dashuri fizike ate qe po shnderrohet ne chat te panatyrshem smiley

 

ajo e para eshte nje nder poezite me te bukura te solit dhe jam shume dakort me kendveshtrimin e tij

Kjo do ishte e vertete sikur te ishin poezi, po s'jane smiley

 'riske, pse i bie ne qafe cunit ti mi ? smiley

Pershendetje. Gjej rastin te shtroj ketu disa shqetesime te miat, ne trajten e disa pertypjeve:
"hipokrizia ka inteligjencë mjaftueshëm për aureolën që legjitimon pushtetin" - une nuk e kuptoj se c'do te thote. Por ndoshta per kete eshte faji im. Hidhemi me tutje.
"ajo është e ëmbël si tangot e natës/ si çokollatë e zezë/mbështjellë me lingerie franceze"
(breket dhe cokollatat mire eshte t'i mbash vec, thone te gjithe manualet e brekeve) - Ketu me thene te drejten, e humba fare pusullen.
....Hipokrizia e embel si tango nate, si cikullate me breke franceze, nata e zeze, tango, tanga, brrrr.... I'm lost! S'di nga ta coj mendjen perpara! Porse ja! Nga nata ne diell:
me tej... është mediokre si dielli i gjymtuar që hyn përtej horizontit - kjo mua me shastis fare.- sesi dolem nga hipokrizia tek mediokriteti, mua me duhet me shume kohe per ta pertypur sec kam ne dispozicion... Te drejten e shpirtit: une nuk e di fare sesi duket nje diell i gjymtuar...qe hyn pertej horizontit... aq me teper kur me thua qe kjo qenka edhe mediokre... mua nje imazh i tille, ba me ekzistu, mua do me dukej fantastik fare..aspak medioker....duke iu dorëzuar natës...(prape me kete punen e nates?)... hipokrizia është vetëm mediokre/ si rrena e ulur këmbëkryq në tavolinë/formëzuar fisnikërisht në një libër të gjatë/...Tani jam ne piken ku me duket se autori po ben brainstorming.... stuhi truri...me kopertinë të shndritshme shme shme shme...
mbushur me citatet e paraardhësve të tu q’i bjerrtë alzheimeri shme shme shme...
si imagjinatë e frenuar
si koitus i ndërprerë, (mua ketu me duket nje miksture Cim Cela&Ervin Hatibi&Visar Zhiti, sipas alfabetit) artistë shampanje, filozofë batutash cinike, një thes politikanësh e derrash të tjerë/(ne nje thes) udhëtime romantike përdore
Ca premtime e dhurata që kushtojnë kurvërimin e jetës
sikleti i podiumit, lartësia prej nga të mbikqyrin statujat...

Dhe piken ve ketu tha Xhevua:

poet mos vallë tradhtove?

Kam ngel pa llafe.

do thosha te mos nxitohemi, dejsha te thesha, se autori ndoshta do te na thote ndonje mesazh me te nderlikuar, mund te ankohet sa te doje bleona por shi ne fushen e shahut mua me duket shume origjinale, shume interesante me kujton poezine e Borgesi.Ndoshta duhet qe autori ti lihet mundesi te jete me i lire dhe se nuk eshte  e  lehte te shkruash keshtu e dashur bleone mos u nxito dhe lexoje perseri keto poezite.

Ndonje koment nga autori do te ishte goxha ndihmuese.Flm

mor po ku me gjejne mu keta burrat qe regjistrohen si gra vetem per te fol dy llafe te zgjuta te spoezite e mia... smiley kot s thone, me mire pa buke se sa narikatu i kompleksuar, qofsh dhe i dipllomuar ne gjuhe letersi

naten bleona, je shume shume e zgjuar, aq sa per ta kuptuar se c'me ndjell te te bej me kete emer qe ke

... eme e, mos bej keshtu!... Do na thuash ndonje gje per poezite apo jo?

sol-nocturnus

ndonje koment per poezite do ishte shume ndihmuese per te kuptuar me mire ndoshta edhe bleona mendon te njejten gje.Do ishte mire ne rradhe te pare te degjonim autorin per kuptimet e tekstit.Te lutem shpjegohu rreth motiveve te mundshme.

Hmmm sol, "stili" im i preferuar, proze-poezi smiley.  Bukur!

PS: Me ate punen e cokollates se zeze, me mbet pak qejfi, po jo per arsyet e Bleones smiley.  Meqe ra llafi, sa pashe nickun Bleona Q., mendja me shkoi te kengetarja smiley

e sa e sa fjale te tjera te urta mund te mariim ose vjelim nga ky varg

"legjitimimi aureolen e mjaftueshme ka hipokrizi"

sic e shikoni ka nje pafundesi kombinimesh

Monda keni mjaft intuite. Cudi si iu shkoi menjehere mendja tek kengetarja.
Sol-Nocturnus qe t'i kthehemi debatit peripatetik, druaj se nuk do te shkojme gjekundi nese ju si autor nuk na jepni celsat e zberthimit te figurave. Ne keto kushte nuk me ngelet tjeter vetem se sic thote V.Zh. "te hedh nje kafke ne kembet tuaja" dhe t'ju uroj gjume te embel e sa me pak zgjime te ujshme.

shiko ti bleona se te bera ty ca kombinime. psh

"e mjaftueshmja edhe e  ka hipokrizine aureole edhe inteligjente"

Nuk ua jap celesin i dashur i panjohur, thjesht fare. Sepse nuk i jepet celesi cdo mjerani qe nderron nick-et ngaqe kudo shkon e perzene. Megjithate, e vleresoj krijimtarine tende pjellore ne krijimin e nick-eve, vetem ne kete teme te perunjur keni mundur te sillni dy nga nick-et me te bukura qe ka pjelle truri i dibranit te thjeshte ne 2000 e sa vjet qyteterim me rezerva...

Po ma hodhe kafken neper kembe do te luaj futboll, me ty, e me citimet e VZh...

Makine: Pse nuk thua ti qe te jete per keshtu poezish, i thaj dy-tre ne dite une?
Syte e tu te bukur, e dashur konteshe, me bejne te vdes nga dashuria....
syte e tu, me bejne te vdes nga dashuria, e dashur konteshe...
e dashur konteshe, me bejne te vdes nga dashuria, syte e tu.

Mesje Zhurden: druaj se jeni duke me ngaterruar me nje te panjohur tjeter.

O bleona, sa ma paske cicen - Tha Xhevahiri kur pa Bleonen teksa bente login me shpejtesi sketerre me nick-un e saj te trete e te vertete.

Mesje Xhevo, i tha Bleona - on va dormir metno. devuar a la mezo, com on fe a shonzhe le no de ger si vit?

Sol nuk po mendoj gjate per poezite sot sepse nuk po me punon mendja ne keto dimensione (por shiun ta kam pelqyer, dhe sidomos shkelqimin e supeve aka shndritjen e shpatullave). Ah, edhe thuhet qytetet tona, nuk ka nevoje me i mashkullinizu se koti qytetet. Ah, edhe shkrime te tuat me hipokrizi mediokritet dhe abstraksione te tjera kaq kombetare dhe personale ne te njejten kohe nuk lexoj dot, nuk mundem, me lodhin, po mund te kete te beje kjo me nje gjendje emocionale delikate qe nuk pranon deklamime olimpike.

Doja te thoja qe Bleona Q me kujtoi Karma P per komentet e te cilit, zot i nderuar, kam rregullisht mall.

Shi mbi fushen e shahut,ishte shume e bukur!

Nje harmoni e goditur e ngjyrave bardhe e zi,shiut,zagareve dhe angullimave te tyre,por edhe diellit, i pamundur te apsorbohet nga fusha e shahut!

@ Monda, cokollata e zeze eshte abstragim kombetar, element kontradiktor me embelsine qe permendet ne te njejten fjali smiley

@ Tropizma, zagaret jane abstragim kombetar edhe me i perhapur.

@ artian, flm

@ Bleona & co :

Xhi me bone tej moj vajze
Halli t'u boft
Xhi me bone tej moj vajze
Halli t'u boft
Vrejk u rrejte, vrejk u shejte
Emni t'u harroft.
Vrejk u rrejte, vrejk u shejte
Emni t'u harroft.

Xhi po me thue tej mer gjal
Sini t'u qorroft
Xhi po me thue tej mer gjal
Sini t'u qorroft
vrejk u shejta boll te prejta
Zemna t'u coptoft
vrejk u shejta boll te prejta
Zemna t'u coptoft

Hiç s'me prejte tej moj vajze
Si nuk t'u durue
Hiç s'me prejte tej moj vajze
Si nuk t'u durue
Per do marka e nji veture
Me braktise mue.
Per do marka e nji veture
Me braktise mue.

S'po t'marr vesht tej mer gjal
Xhi dush tej me m'thane
S'po t'marr vesht tej mer gjal
Xhi dush tej me m'thane
Pa pare jeta s'kalohet
Tej mendja t'ka lane
Pa pare jeta s'kalohet
Tej mendja t'ka lane

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).