Këpucët

Gruaja mbrrinte gjithmonë zbathur në takim. Burri qëndronte gjithmonë me kurriz, veshur me të njëjtën xhaketë të kadifenjtë. Ajo qëndronte disa çaste përpara tij, ndërsa ai kthehej ngadalë dhe i hidhte një nga ato vështrimet që vetëm ai dinte t’i dhuronte. Asaj i drithërohej çdo skutë e shpirtit dhe ndjente të kishte shume dritë përreth... por seç kishte një ndjenjë ankthi se mos ai ulte sytë dhe shikonte këmbët e saj, të zbathura.

Shqetësimi i saj ishte i pavend. Burri asnjëherë nuk i ulte sytë. Ai e shihte gruan drejt e në sy, me veshtrimin e ngrohtë, të papërsëritshëm... pa thënë asnjë fjalë...

Për çdo natë, ata të dy takoheshin në ëndër...

Çdo natë, me shputat e buta që nuk i vriteshin prej guriçkave, ajo endej rrugicave të shkreta me ecje somnaumbulje, për në takimin e saj, të dashurisë.

Për çdo natë, takimi ishte i parë...

Nuk mbathte këpucë. Kujtohej për to, vetem kur mbrrinte përpara tij, e frigohej si fëmijë se mos ai e vinte re këtë gjë.

Ajo ishte e aftë të ecte mbi parmakun e ballkonit të një ndërtese të lartë, shumë të lartë, dhe asnjëherë të mos rrezohej. Dinte ku të shkelte, pa u lënduar. Dukej se një forcë misterioze e drejtonte atë, në një jetë tjetër, paralel dhe krejt ndryshe, nga ajo që jetonte kur qe zgjuar.

Mëngjeseve, ajo niste përhumbur, rrugëtimin e saj, të përditshëm, nëpër botën me ngjyra të kursyera, në të cilën jetonte, jo per zgjedhje te saj. Mëngjeseve i mbathte këpucët. Këpucët e saj, të ngrëna, të përbaltura, me baltën e tharë, të ditës së mëparshme. I mbathte pa i pastruar më parë. I dukeshin të lodhura këpucët e saj. Në të vërtetë këpucët ishin paksa të vjetra por asaj i dukeshin më shumë të lodhura... të lodhura e të rraskapitura së renduri pas ëndrave të ditëve me diell që asnjëherë nuk mundi t’i prekë.

E kërkonte kudo njeriun misterioz, edhe pse nuk e dinte se në  ç’cep të planetit jetonte, ( nëse ai ekzistonte... padyshim që po, ndryshe nuk kishte si shpjegohej gjithë ajo dritë ). Ajo nuk e dinte përse ai i vinte për natë, në të njëjtën ëndër... Shpesh pyeste veten nëse drithërohej edhe ai kur e shihte të mbrrinte...

Të gjitha këto i mendonte gjatë ditës. Ditëve, ajo nuk kishte shumë për të bërë, përveçse të pëshpëriste lutjen e saj, të përhershme, që muzgu të binte shpejt. Nuk trishtohej për këtë... netëve kishte gjithçka... Netët, në të kundërt nga ditët, po tregoheshin ekstremisht bujare me të..

Në mbrëmje, përpara se të binte për të fjetur, ( përpara se te binte në ëndër ), rregullohej për një kohë të gjatë para pasqyrës, duke lëvizur kujdesshëm krehërin e vjetër mbi flokë, pastaj, mjaftonte të mbështeste pakëz kokën në jastëk e të mbyllte sytë... dhe kishte gjithë botën.

Deri atë natë, kur nuk mundi më të bjerë në gjumë...

Ajo mbyllte syte me forcë, por gjumi nuk donte të vinte. Zemra filloi t’i rrahë e shqetesuar... Ajo asnjëherë nuk kishte munguar në takim. Ai do shqetësohej. Mund të mendonte se ajo nuk e donte më. U përpëlit për një kohë të gjatë në shtrat, pastaj u ngrit, ndezi dritën, hodhi një triko krahëve dhe, duke u dridhur nga të ftohtët, doli të blejë ca kokrra valium në farmacinë më të afërt. Nuk donte kurrsesi të vonohej në takim. Ai po e priste.

U kthye nga farmacia dhe u rregullua sërish para pasqyrës. Edhe një herë, filloi të shpërndante nëpër fytyrë kremin e saj, të natës. Edhe një herë, limoi me krehër ondet e gështenjta... Ndëroi këmishën e natës dhe veshi më të mirën që kishte.

Ngutej. Buzëqeshja e tij, qiellore, po e priste ta ngrohte.

Ajo i piu të gjitha kokrrat e valiumit... dhe gjumi, ashtu siç shpresonte, nuk vonoi ta nanuriste.

 

Në takim mbrriti duke iu marrë fyrma.

Ai qëndronte me kurriz, si gjithmonë, veshur me të njëjtën xheketë të kadifenjtë. U kthye nga ajo, me të njëjtin vështrim qiellor, dhe e morri në krahë. Ai asnjëherë nuk kishte guxuar kaq shumë, ai asnjëherë nuk e kishte marrë në krahë... dhe çuditërisht, për të parën herë, ajo nuk u frigua se ai do t’i shikonte këmbët e zbathura...

Mëngjesi trokiti ngadalë... ndërsa ajo... nuk u zgjua të mbathte këpucët e saj, të lodhura...

Nuk u zgjua më... kurrë...

Somnaumbulve nuk u duhen këpucë për të ndjekur ëndrat.


Korrik, 2007...

© Arlinda G.

33 Komente

E lexova. Ky eshte kushti n° 1.

Me pelqeu. Kjo eshte pa kusht.

Histori e bukur, qasja eshte e thjeshte, tregimi funksionon.

Kalojme tek latimet qe mund te kishin pasur vend :

"Shqetësimi i saj ishte i pavend. Burri asnjëherë nuk i ulte sytë. Ai e shihte gruan drejt e në sy..."

Shiko tani fjaline e mesit, te theksuar. E para eshte : Shqetesimi ishte ; e treta eshte : Ai e shihte ; kurse e dyta stonon me Burri asnjehere !!!

Kjo "asnjehere" futet pa rradhe aty. Ndiq ritmin : Shqetesimi ishte ; burri nuk i ulte ; ai e shihte. Rrethanori "asnjehere" duhet te dale ne fund. Dhe fjalia qe shkon eshte :

Burri nuk i ulte syte asnjehere.

"Asnjehere" vjen ne fund duke e theksuar fjaline dhe duke pergatitur terrenin per fjaline pasardhese e cila vjen ne mbeshtetje te asaj çka pohuam : Ai e shihte gruan...

Gjithashtu, e nje rendesie me te vogel eshte dhe zhdukja e theksuesit (nuk di ç'emer tjeter t'i ve) e, pra te shkruhet thjesht : e shihte gruan drejt ne sy.

Dhe fjala "somnambul" mund te zevendesohet me ndonje fjale shqipe me baze "jerm".

Themi ne shqip : ai eshte ngritur jerm (pa vetedije). Mund te formohet nje fjale si te deshironi : jermist, jermues, jermës, por kjo somnambule et funambule, duhet bere diçka.

Suksese. 

Faleminderit hubernik smiley

Mund te besh verejtje edhe me te medhaja se keto... smiley

Ne fillim "Mato" do inatoset ( sic e ka zakon), te nesermen do t'i lexoje pergjysem verejtjet ( akoma do jete i inatosur) dhe vetem mbas nje muaji "mato" do te bjere dakort qe ke patur te drejte ne te gjitha... smiley

p.s

edhe mos besh gafe te me vleresosh me 5 se me "fyn"...

 

Shume e goditur, nuk prisja kete fund, me doli papritur.

Realiteti qe behet enderr, ku e merr te jete ashtu.

E hajshme.

Flo...Pothuaj si gjithmone ....talent e shume shume pergatitje...E lexova me nje fryme...nuk ka renie e te njejten ritmike nga fillimi deri ne fund...Edhe nje fund te tille nuk di por e ndjeja...Me yll...

Nga ky tregim me jep te kuptoj qe bota ku ti jeton eshte akoma shume e bukur perderisa fillon me enderr e perfundon ne te, lum si ti dhe ben mire qe na e sjell edhe neve. Peson renie si tregim ne momentet e gershetimit te realitetit me enderren, qendrojne ato cka shkruar Hurbinek_u(cka don me thane Hurbinek?), megjithate eshte e vlefshme ketu tek peshku edhe per te thyer monotonine e pulitikes.

Tregim i shkelqyer.

Me mbajti ne ankthi deri ne fund, pastaj..... i leshova krahet perdhe nga lendimi. Kjo ishte e gjitha. Ke arritur te ndertosh nje strukture magjike.

Te lumte. Lexova dicka te bukur....5* me te dyja duart

Hej miq, si ka mundesi qe ju me lavderoni pikerisht athere kur une mendoj se do me gjuani me c'te keni ne dore ( qepe domate, veze) smiley une kete tregim e mbaj tek mesataret e mi, per te mos thene tek te dobetit smiley

lumidrin c'do me thene "e hajshme" mos doje te thoje "e hajthme" apo e ngreneshme" ?

zane, flm po pergatitje nuk kam bere fare, e kam shkruar perpara dy vjeteve kur nuk kam qene dhe aq e pjekur ne te shkruar...

enea mos me bej te flas per boten ku jetoj, ndoshta ndonje dite do t'i kushtoj ndonje shkrim botes ku jetoj, sidomos kesaj punes se re, e cila qe kur  e kam filluar ma ka larguar muzen krejt...

mel, falmenderit e dashur, perqafime nga une ...

 

Flo, me pelqen, s'e di pse  e parandjeja qe do te ishte nje fundin i tille... Me kujtove nje enderr, qe e shihja shpesh, kur isha studente... ecja zbathur neper rruge, po ankth me te madh, te betohem qe s'kishte. Zgjohesha gati duke qare, me nje lemsh te tmerrshem ne gryke...

Edhe sikur te mos e kishe vene ne fund "Nuk u zgjua më... kurrë...", do te qendronte bukur... Fjalia "nuk u zgjua te mbathte kepucet e saj te lodhura" e permbledh gjithe kuptimin.

"Mëngjeseve, ajo niste përhumbur, rrugëtimin e saj, të përditshëm, nëpër botën me ngjyra të kursyera, në të cilën jetonte, jo per zgjedhje te saj."

Vendosja e presjeve eshte bere me vetedije per te dalluar dicka? Sepse une do te sygjeroja:

Mengjeseve, ajo niste perhumbur rrugetimin e saj te perditshem, neper boten...etj.

Flo, mos me thuaj tani qe dhe ti s'je enderrimtare... smiley

Aida, koicidence, po shikoja blogun tend tani, pash qe me kishe shtuar edhe mua smiley

Ato presjet do me hane shpirtin, ne fillim i vendos mire , pastaj kur i rikthehem korrektimit, e humbas fare toruan... i vendos pikerisht atje ku nuk duhen, vrejtje jote eshte me shume vend...

Aide une kam nje fantazi te paparashikueshme, enderimtare kam qene dikur, tani jo më... me personazhet perpiqem te jem e ftohte, gjeja me e keqe per nje autor, mendoj une, eshte qe te perzihet emocionalisht me ta...

 

Flo, rrofsh. S'eshte ndonje gje kushedi ce, por tani nuk kam as kohe te merrem me te... Do dhe ai kohen e vet, per t'u bere ashtu sic e kam ne mendje... Te ndjek herepashere tek blogu, me pelqejne shkrimet e tua.

Sa per personazhet, pune te veshtire ke marre persiper. Une dhe kur perkthej, ndonjehere ndjehem e perfshire emocionalisht nga njeri apo tjetri personazh, sado qe mundohem "te distancohem disi". smiley

Vendosja e presjeve eshte nder pikat me te dobeta te sistemit gjuhesor shqiptar. E trasheguar qe nga shkollat tona te cilat, ne fakt, jane thjesht alfabetizuese dhe jo fidanishte shkrimtaresh.

Shumekush, kendej apo andej kufirit, mendon se presjet vendosen kur te te mbarohet fryma. Ky eshte perfytyrimi me i perhapur ne popullaten shqiptare.

Pike - pushon shume.

presje - pushon pak.

(c) Zysha, 1945-2009

Mirepo, e verteta eshte krejt tjeter. Presjet kane ligjesine e tyre, ligjesi e cila del nga kuptimi dhe ndertimi i fjalise.

Ketu nuk mund te sqarohen te gjitha rastet e vendosjes se presjeve por, gjithsesi, nje stervitje e mire do te ishte qe te shkruhet me po te njejtin seriozitet (presjesh) ne nje rrefim perralle me shoket e cirkut peshkor sa dhe ne nje diskutim Harvard von Kembrixhi.

Nese ne rrime tere diten e dites duke shkruar "ho mer ti a e pe mer ti çer i bona se qe thu ti une kom shku ene i thashe qi s'bon mer vlla kshtu se e kom megjithmen mer se un t'du shum mer çpaske qen mer ti kshtu papapapa", atehere e sigurte qe, kur te dalim ne lendina te tjera, ne do t'ia rrasim kodra pas bregut e "hajde pastaj te mblidhemi ne shtepi".

____________________

Nejse,

presje,

kaq

pa presje

kisha

me

ndoshta

pikepresje.

hubernik, vazhdo se po te ndjek me kersheri smiley

arb faleminderit smiley

Flo, shume e bukur. Me pelqeu shume. I dhimbshem fundi, por histori te tilla te mbeten me shume ne mendje.

Hurbinek, persa i perket sugjerimit per te zevendesuar fjalen sonambul me nje derivat te jerm. Nuk e di pse, por me eshte fiksuar sikur jerm ben fjale per nje gjume te trazuar, kurse sonambulizmi eshte nje sindrome qe nuk varet nga cilesia e gjumit te personit. Ndoshta jam gabim.

ujk te falenderoj shume ( by the way, si i ke lulet ?) smiley

vertet eshte i dhimbshem fundi, ne fakt disave me lart u eshte dukur nje lloj happy - end, por tek e fundit, edhe ashtu mund te jete nese e sheh ne nje kendveshtrim tjeter... personazhi im ndihej mire ne ender...

 

ne fakt me beri shuuume, po shume pershtypje, c'ka shkruar mel me lart: "i leshova krahet perdhe nga lendimi"...

ndersa per zevendesimin me jerm, as une nuk jam dakort, somnaumbul sikur e percakton me sakte gjendjen...

Hi flo, nuk mund ta shoh dot si happy-end, sepse eshte shume e trishtueshme qe te ndjehesh mire vetem ne enderr. Me duket se jeta e vertete eshte kaq e veshtire sa e ka humbur rendesine, atehere do te thote qe duke dashur endrrat, ka kapitulluar ne jete. Te dhimbshem persona te tille, por pa ata nuk do te kishim letersi, as proze as poezi.

Sa per lulet: e mori ferra uraten. Ka plasur nje kohe mizerje ketej qe s'la lule te mbinte. Me thane ne pune qe duhet t'i kisha mbuluar me plasmas, por tani ajo keshille s'vlen me. Hoqa dore dhe nga shfarosja e kerminjve, ja dhe nje beteje tjeter e humbur. Ndoshta me duhet te punesoj nje kopshtar...

as une nuk e kam shkruar si happy end, e thash per te perligjur (dhe per te respektuar) kendveshtrimet e te tjereve me lart... jo me kot permenda fjaline e mel... ti dhe ajo, jeni me afer perceptimit tim...

smiley sa me vjen per te qeshur me deshperimin tend per betejen e humbur me kermijte smiley 

pastaj m'u kujtua nje fragment nga gjakftohtesia kur personazhi Silve mbulon limonin me plastmas...

 

Qesh, ti qesh...Po une qe mbeta pa lule???!!!

E "hajshme" ka kuptim diçka me shume se e "hijshme".

Jo nuk ka lidhje me " ngrenie".

Nicole Kidman eshte e " hijshme", Angelina Jolly eshte e "hajshme".

 

flo 5*****.  Me pelqeu shume smiley.  Thjesht, bukur, rrjedhshem, shkruajtur pak, thene shume.  Sidomos mbyllja ishte 5-yjeshe smiley.

lumidrin, flm per shpjegimin, e mesova edhe nje fjale te re, teper i qarte shpjegimi smiley...

monde faleminderit per vleresimin, (edhe pse une nuk e mbaj kete ne tregimet e mira)  por jo per noten ( mua me "fyn rand" kur me ve pese smiley ) ne te vertete do me pelqente qe keto yjet te hiqeshin fare dhe te numeroheshin vetem shfletimet, dmth, nga sa njerez eshte lexuar tema...  nuk di pse akti i vendosjes se yjeve me duket pak arrogant... per ne  shkronjesit e vegjel, nuk eshte problem, por para disa kohesh, une solla nje pjese nga Jerome.K.Jerome, me thoni ju mua, si mund te marr guximin une t'i vendos note atij ?!!! smiley

 

flo, ndjese qe te fyva, po pa dashje smiley.

Sa per yllkat, meqe jane, i perdor kshu: vendos ose 1 ose 5 (kur begenis kuptohet.)  Yllka as mish, as peshk s'di me vu.  C'te te them, jam scorpio, rob ekstremesh smiley.

Kur t'i heqin yllkat, llafosna ndryshe, deri atehere, paraprakisht ndjese nese t'fyj prape pa dashje.

po c'ndjese moj, une bera shaka smiley

ne fakt une nga natyra jam rob qe o me duan, shume o me urrejne shume... rruge te mesme nuk ka... smiley

Po shaka dhe une per te kerkuarin ndjese moj lulke smiley

smiley

Shfrytezoj rastin per hequr nje kuriozitet.

Emri "kepuca" nga vjen.?

Eshte shume afer me gjuhen Italiane "che puzza".

Meqense jam ketu, edhe nje emer tjeter " e verdhe" afer me italishten "verde".

Nuk eshte se kur eshte nisur Shqiptari nga italia limoni ishte "verde" e kur mberrit ne vendin e tij limoni kishte marre ngjyre te "verdhe".

admine, hiqeni tani kete tregimin, se edhe autores iu merzit smiley

n'a vendosni ndonje gje tjeter

une kete tregim e mbaj tek mesataret e mi, per te mos thene tek te dobetit... Edhe personazhja jote s'doli ku e prisnim. Po ja qe keshtu qenka. fati eshte i verber. S'ka ci duhen kepucet e Hirushes, ai i erdhi pasi kishte kemben ne nr e sakte ! ca YJE...

po ku e prisje te dilte  o idriz ? smiley

 

 

Tregim i bukur flo, madje nje nga me te bukurit e tu ( per mendimin tim). Uroj te lexoj sa me shume si keto....

Faleminderit Isabel smiley

Perqafime

I mire ky krijimi, me pelqen sepse me kujton imazhe te perngjajshme. por kam pershtypjen se si shkrimtare kjo duhet me u liruar disi prej varesise se komplimenteve. kjo krijon nje loop ku lexuesi pothuajse ndihet i obliguar te bej nje.

 

flm per leximin

hej twintip, mos u ndje i obliguar te lesh komente ketu.... une do te thoja flm TY per leximin, smiley (nuk eshte se jam e varur prej komplimentave, une vete me lart kam thene qe nuk me duket dhe aq mire tregimi),  por me duket mungese respekti te mos e falenderoj lexuesin qe le sugjerime ketu... kaq...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).