KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht

Pas Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mberrin apeli i dyte brenda nje dite, per "shfrytezimin politik" te procesit te pajisjes se shtetasve me kartat e identitetit. Keshilli i Evropes, nepermjet vezhguesve te cilet dy ditet e fundit zhvilluan takime ne Tirane, ne nje deklarate zyrtare shprehet se partite e opozites nuk duhet ta perdorin politikisht ceshtjen e kartave. "Opozita nuk duhet te shfrytezoje politikisht procesin e kartave te identitetit, por duhet te kontribuoje qe ky proces te perfundoje brenda afateve". Keshtu deklaroi Korien Jonker, kryetare e delegacionit parazgjedhor te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Delegacioni ka ardhur ne Tirane me ftese te qeverise shqiptare per te vezhguar zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi. Po keshtu, zonja Jonker, i kerkoi qeverise te jete transparente per te gjithe informacionin qe kerkohet mbi procesin zgjedhor.

"Ne shpresojme qe partite politike, sidomos ato te opozites, te mos bejne thjesht loje politike, por te jene edhe ato, pozitive ne mbarevajtjen dhe t'i inkurajojne njerezit ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt dhe demokratik. Ne kerkojme qe qeveria te jete transparente per te gjithe informacionet qe kerkohen dhe listat", - ka shtuar Jonker.

Nga ana tjeter, delegacioni thote se qeveria duhet te marre te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi, nje karte identiteti ne menyre qe te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese me 28 qershor. Jonker paralajmeroi se nese procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime deshton, nuk mund te kete zgjedhje, cka nuk i sherben aspak Shqiperise.

Sipas vezhguesve, ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni thekson se autoritetet kane pergjegjesine te marrin te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi nje karte te re identiteti, ne menyre qe te sigurohet se te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese, me 28 qershor. Ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente, per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni verejti se Kodi i permiresuar ne menyre domethenese, mund te kete nje impakt pozitiv ne zhvillimin e procesit elektoral demokratik. Megjithate, implementimi i Kodit ne besim te plote, kerkon gjithashtu angazhim nga partite kryesore politike per te respektuar Kodin. Asambleja Parlamentare do te dergoje nje delegacion me 20 anetare, per te vezhguar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.

Kongresi Amerikan: Edi Rama te mos synoje bojkotin

Komiteti i Helsinkit ne Kongresin Amerikan ka diskutuar gjate per zhvillimet ne Shqiperi ne nje bisede me teme "Zgjedhjet dhe sfida e tranzicionit demokratik". Paneli drejtohej nga kryetari i ketij komiteti, Kongresmeni Alcee Hasting. Te ftuar per te folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: Kongresmeni demokrat Eliot Engel, Kongresmeni Robert Aderhold, Drejtori Rajonal per Evropen dhe Azine i Zerit te Amerikes, Elez Biberaj, Drejtori per Evropen Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqeria e Hapur, Jonas Rolett.

Kongresmeni Eliot Engel tha se nje nga gjerat qe ai ishte i shqetesuar lidhet me debatin mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ne lidhje me kartat e identitetit. "Edi Rama nga PS ka kercenuar me bojkot te zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur nje here dhe ndjesia ime me thote, natyrisht nese nje parti e ndjen se do te humbe, deshiron te bojkotoje zgjedhjet, per te dale me konkluzionet pse ka bojkotuar, duke u justifikuar se gjerat nuk jane te drejta", - evidentoi Engel. "Keshtu qe shpresoj te mos kete bojkot", - theksoi ai, duke shtuar: "Shpresoj se zgjedhjet do te jene te ndershme". Engel pohoi se ne cdo proces zgjedhor, gjithmone do te kete veshtiresi te cilat duhet te zgjidhen. Por shtoi se "nga ajo qe une shikoj, nga ajo cfare ambasada ka raportuar dhe nga ajo cfare monitoruesit thone, keto zgjedhje duket se do te jene te lira dhe te ndershme".

Raporti i Departamentit te Shtetit raporton se nuk ka informacione qe kartat po shperndahen ne zona sipas preferencave politike. Lidhur me kete, Engel tha se "kjo eshte nje gje shume e rendesishme, sepse ne nuk do te donim te kishte qindra ose mijera pa karta ne diten e votimit". "Une mendoj, - vijoi Engel, se njerezit te cilet duan te marrin kartat e identitetit kane mundesi t'i marrin ato. Duke inkurajuar te dyja partite t'i bejne thirrje mbeshtetesve t'i marrin kartat, Engel evidentoi se jane bere 1.2 milione aplikime. Kurse detajoi se 20 mije karta po prodhohen cdo dite". Me kete ritem, konstatoi ai, - nuk ka barriera fizike per te marre 300 mije karta, nese qytetaret aplikojne".

 

10 Komente

Oops! I doli bllof Edvinit prap...

Po si thote KE-ja ?

Ci q.. t'emen dhe po s'votuam, eee ?

Bukur per bese ...

Une mendoj se e drejta e votes eshte Neni 1 i nje shteti demokratik.

 Dhe Ai zemerziu qe iku ne 1985 na i bente ca zgjedhje ...

Tani KE-ja na keshillon : - S'ka gje , dhe po s'votuat kete rradhe - No problem. Beni aplikimin per karte , mbase ju vjen rradha ne 2013 - en. 

Keshtu kuptohet, apo jo ?

 Eshte detyra e atij qe qeveris ta beje kete pune , dhe ta beje mire. OK ?

Bubi thote:

"Dhe Ai zemerziu qe iku ne 1985 na i bente ca zgjedhje ..."

Te paska mbetur ora atje bubo....

Bubo,

ke ngaterruar adrese ne lidhje me Salen smileysmiley

S'ke pas ore se ke qene i vogel, apo ta "vodhen" edhe ty si Bushit ne Fushe Kruje? smiley

Kur ke qene aq i vogel, si e mban mend qe edhe zemerziu bente zgjedhje? Dhe cfare zgjedhjesh se...Pjesemarrje 100% ku 99.99% votonin per Kandidatet e Frontit Demokratik, ku si krejt rastesisht nje prej tyre ka qene Kristaq Rama smiley, pyet Edvinin nese e ka njohur smiley

Ti Bubo e ke marre leternjoftimin bio-elektronik? Apo ke pashaporte?

Te mos jesh me PPSH-PS-ne nuk do te thote automatikisht se je me Salen apo PD-ne...

S'ke pas ore se ke qene i vogel, apo ta "vodhen" edhe ty si Bushit ne Fushe Kruje?

Te mos jesh me PPSH-PS-ne nuk do te thote automatikisht se je me Salen apo PD-ne..."

Po te pretendosh se fjalia e pare eshte e jotja, del ne kundershtim me fjaline e dyte.

Vetem Sala e ka ngritur ceshtjen e ores se Bushit si trillim te opozites. Dhe ti , e degjon dhe beson se pertej ketyre fjaleve fshihet nje filozofi e madhe. S'ke faj, se e ke udheheqes shpirteror.

Si gjithmone , fjalet e Sales jane "Futja pord..." ,  kuptohet. Se ne fund te fundit, cfare fiton opozita po ti vidhnin oren Bushit ? Sala e di...

Futja kot, me nje fjale ... 

Keshtu mos mu beto per pavaresine tende politike se zbulohesh kollaj. Une nuk e fsheh qe jam simpatizant i se majtes, dhe se deshiroj te qeverisem nga njerez te mire dhe atdhedashes.  

Bubo, se qenke edhe kacurrel,

ku e pe qe une u betova, dhe per se per politike?! Une me duket se ta kam thene hapur: "nuk jam me PPSH-PS-ne" por ti si "kacurrel" qe je, mendon qe patjeter jam me PD-ne smiley

Fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ka nje force politike vertet te djathte... U kenaqe tani qe e "zbulove" bindjen time politike?

Nuk dua te zgjatem me, sepse je qene teper i vogel per te kujtuar te shkuaren e "lavdishme" te partise, simpatizant i se ciles je...

per Kandidatet e Frontit Demokratik, ku si krejt rastesisht nje prej tyre ka qene Kristaq Rama

Po mos ja prish qefin tani dhe ti...mos ja prish!

Ore zotni...KUSH te pengon ty te marresh karten? smiley Uaaa sa te cuditshem qe beheni nganjehere! Na pengon shteti te marrim karten se pertoj une te shkoj te marr karten! Shteti e ka per detyre te ma japi me ZOR mua karten...

Me normal dhe me mire se kaq s'mund te behen ndonjehere ky kroces i kartave. Kush te doj...te shkoj.

"Shteti e ka per detyre te ma japi me ZOR mua karten..."

Grupo jo vetem aq, por Zyrate e Aplikimit duhet te jene levizese, portative. Duhet Zyrat te shkojne te qytetari dhe jo e kunderta. Madje edhe atyre qe kane aplikuar por s'e kane terhequr, duhet t'ua shpien ne shtepi.

Sepse, ata qe punojne te Zyrat e aplikimit, i njohin njerezit me rrenje e me dhemballe. E dine cili eshte me PD dhe cili me PS. Sepse e kane te shkruar ne balle, dhe sapo i shohin e bejne seleksionimin. Ti i PD-se eja, apliko dhe merr karten. Ti i PS-se mos eja, edhe po erdhe nuk te leme te aplikosh. Ti i PD-se eja, e ke 200 leke pagesen, madje edhe falas po deshe. Ti i PS-se e ke 1,200 leke.

Po kjo qeveri eshte e poshter! Pavaresisht se Administrata publike ne Qarqe, qe do te thote edhe Zyrat e Gjendjes civile, ne bashki e komuna, jane ne shumice te opozites, fajin e ka qeveriu!

Ne nje kronike sot te TCH ne Tirane, zyrat e aplikimit ishin te boshatisura. Por fajin e ka qeveria! Sepse qeveria duhet t'i marre njerezit "per zhelesh" smiley e t'i shpjere te aplikojne. Pavaresisht se shumicen e Mini-Bashkive (bashke me Bashkine) i Administron Opozita.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).