Kartat, Uidhers: Qeveria të ndërhyjë. Shqetësim shtetasit pa pasaporta

TIRANË- Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhes i ka bërë apel qeverisë të ndërhyjë urgjent për kartat e identitetit, duke theksuar se shqiptarët duhet inkurajuar për tërheqjen e letërnjoftimeve të reja me të cilat do të shkojnë në votime. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që shqiptarët të përfshihen të gjithë në votime dhe të mos ta humbasin shansin për të zgjedhur, pasi vota nuk është thjesht detyrë, por një moment magjik.

Gjatë një konferencë për shtyp, ambasadori Uidhers ka folur për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, duke vlerësuar ecurinë e procesit, por duke numëruar edhe një sërë problemesh me të cilat ai po shoqërohet. Uidhers është ndalur në një pikë shumë të debatuar së fundi mes opozitës dhe qeverisë për personat që nuk kanë pasaporta për jashtë shtetit. Sipas tij, zgjedhësit pa pasaportë përbëjnë një shqetësim shumë serioz, pasi kjo është një kategori e rrezikuar për të mos votuar. Më tej ai ka kërkuar që KQZ-ja të informohet për numrin e këtyre shtetasve dhe bashkë me të, duhet të informohet edhe trupi diplomatik.
Sa i përket problemeve, Uidhers ka kujtuar se në zonat rurale ka vështirësi të shumta, mungesë interneti dhe energjie elektrike që pengon aplikimin.
Ai e ka quajtur inkurajues faktin që një numër prej 1.2 milionë shqiptarësh ka aplikuar, por ka nënvizuar edhe numrin jo shumë të madh të atyre që kanë tërhequr kartat.

 

Një ditë më parë ambasadorja e ODIHR në Shqipëri, Odi Glover u shpreh se duhet të merren të gjitha masat nga qeveria për pajisjen me karta identiteti si dhe duhen sensibilizuar qytetarët që asnjë person që ka të drejtë vote të mos mbetet pa votuar. Glover tha për mediat se "çështja e kartave është shumë e rëndësishme, ndaj duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që qytetarët me të drejtën e votës dhe pa dokumente te tjera te posaçme të pajisen me karta identiteti para 28 qershorit".

"Është përgjegjësi e qeverisë, po si me të gjitha politikat, aplikimi dhe shpërndarja e kartave te identitetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve dhe gjithë partive politike", vijoi ajo.

Sipas ambasadores, misioni i ODIHR po e ndjek me vëmendje këtë çështje. "Vëzhguesit tanë afatgjatë janë terren për këtë proces dhe në ekipin qendror kemi një ekspert që po merret posaçërisht me çështjen e listave të votimit dhe kartave të identitetit", u shpreh ajo.

Ndërkohë Glover deklaron se nuk do të bëjë komente dhe as sugjerime, pasi siç u shpreh "jemi këtu për të vëzhguar, thjesht theksoj se e është shumë e rëndësishme që çdo qytetar me të drejtë vote të ketë mundësinë te votojë".

Glover ka qenë vëzhguese në Shqipëri edhe në vitin 2006 dhe ka bërë një raport aspak pozitiv për situatën zgjedhore në vendin tonë në atë kohë. Kjo ndikoi edhe në konfliktin mes ODIHR dhe Qeverisë kur ky mision erdhi në Shqipëri tashmë 13 vjet më pas. Glover thotë se "në atë kohë ne sugjeruam që Shqipëria të kishte mjete identiteti të besueshme dhe një gjendje civile të saktë. Sot ajo vlerëson se Kodi Zgjedor është i mirë por mbetet për t'u parë se si do të zbatohet. ODIHR do të dalë me një raport paraprakt një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri, më 29 qershor, ndërsa do të përgatisë një raport të detajuar që do botohet pas disa muajsh.

 
 

12 Komente

O zoti Uidhers.

Mos valle qeveria duhet ti marre me police e ti dergoje per kartat?

Une p.sh.

Nuk kam pasaporte

Nuk dua ta marr karten

Nuk dua te votoj

Me 28 qeshor do te dal te bertas:

"Qeveria nuk me le te votoj.Zgjedhjet nuk jane te lira?

Kjo eshte taktika e Edi Rames te cilin ju po e perkrahni.

Prap ky ketu, s'ka ikur ?

Kur do na leje ne paqe ky derr ?

Derri i keq. Amerikan i poshter.

Do t'i cajme te gjitha bllokadat vete. Nuk kemi nevoje per keta derra imperialiste.

 

PS: U be byt*** e ketij te na japi mesime ne. Poshte Amerika!

Robi duket qe tek fytyra qe ka .

 

 

Kush don te votoje , te votje te shkoi te marri kartat, edhe kaq.

 

 

Me zor nuk te detyron njeri .

Ah kohe te arta .. Ambasador ishte ai me emrin Rajerson ai palla qe dilte mitingjeve te PD-se  dhembeshteste  RRUMPALLISTET ...Ky me duket se eshte zyrtar dhe mba qendrim asnjanes . "Po a  i sheh  ..or TI... arritjet e PD-se apo jo "? Po ta ben te qarte edhe ai qe si di emrin pshatitt dhe e shkruan VOSKOP...Hiqe ate "s" dhe vur C smiley . Avash avash do dale edhe koka e xha Saliut e cfryre ne MAJ te 96 dhe do muallise ...Kontestojme  zgjedhjet ...Se opozita zotrij dhe Glovers i shkatruan ato ,na i plotsuem...... kartat e Vockopareve smiley ...pastaj do dale Blerimi ne kuvend  " A ...i dime ne kush na i ben keto USA ...po s'kemi fuqi ta kundershtojme " smiley Eh lojra te dala boje .

Sa e mbron USA-n mor shejtan ki kujdes se do cohet Enveri nga varri edhe do te fusi prape ne brazde smiley

Europiant dhe amerikant jane shprehur sot kategorikisht kundra shtyrjes se zgjedhjeve. Do i lexoni neser ne shtypin e dites (sigurisht ne ate te majte do perdridhen fjalet me nje POR ne mes).

Rama je i djegur totalisht ne gjithcka.

Prap ky ketu, s'ka ikur ?

Kur do na leje ne paqe ky derr ?

mos i thuj derr "babait te kombit" me mbiemer Uidhers se te cohet Brraka, ca hap bela kot

 

 

tu pa "baben" kto 6 mujt e funit, si ene kto urdhrat e sotme

 

Më tej ai ka kërkuar që

lind pytja me ca cilesie bo kerkesa dhe jep urdhra?

 

e rëndësishme që shqiptarët të përfshihen të gjithë në votime

po ata qe sdun me votu do merren parasysh apo do na vije "baba" Uidhersi te na coje ne 5 te mjesit te shkojm ne qender te votimit me realizu planin?

 

dhe perfunimisht ca roli ka tamom-tamom "baba" knej? osh kjo i pytje e keqe qe verdalliset mtiron qe prej gerdecit..

Hej.Uidhers.

Departamenti Shtetit tend tha smiley'ka shtyrje zgjedhjesh.

Pse i dole ne kundershtim.

Ku jane kta njerez qe po mundohen te marrin kartat dhe smunden ? Mua me duken me teper si fantazma te Edvinit per te shtyre zgjedhjet.

Kto thirrjet per nderhyrjen e qeverise jane paradoksale. Nga njera ane akuzojne qeverine se po nderhyn ne procesin e shperndarjes, nga ana tjeter kerkojne nderhyrjen e saj. Qeveria ka kontraktuar firmen qe merret me kete pune dhe sduhet te nderhyje ne asnje menyre.

Top-channel tek lajmet e ka prere fjalen e kryetares se delegacionit te KE ku thote "Opozita te mos beje loje politike me kartat" dhe ka lene vetem fjalet qe i interesojne. Ske ca pret nga prona Edi Rames.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).