Karrota sërbe

Ajo që ndodhi me mosftesën e Kryetarit të Republikës së Kosovës, herën e parë gjatë inaugurimit të zotëri Ivanov, mund të cilësohej si një “skandal diplomatik”, mirëpo, ajo që ndodhi herën e dytë, s’ka se si të cilësohet ndryshe, veç se si një provokim dhe nënçmim i shtetshmërisë së Kosovës si dhe shtetasve dhe institucioneve të saj.

Andaj, çfarëdoqoftë pjesëmarrje e Kryetarit Sejdiu në një vizitë të karikuar pa kurrfarrë veçorishë zyrtare e shtetërore, do e nxjerrte atë para një përgjegjësie politike për shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridiko-politik i shtetit.
Diplomacia e jashtme e udhëhequr nga VMRO, radikalisht po i ndryshon priroritetet e politikës së jashtme të shtetit duke u munduar të luajë lojën e dyfishtë edhe me Kosovën edhe me Sërbinë, në stilin “e njohëm Kosovën, tani duhet të normalizohemi me Sërbinë si një partner strategjik dhe natyror”. Mirëpo, në rrethana të tilla, një normalizim i tillë shkakton trazimin e raporteve fqinjësore me Kosovën, sepse është vështirë, njëkohësisht njësoj t’u shërbehet dy vetave (pa mos ia kthyer shpinën njërit) e, në këtë rast, shpina po i kthehet Kosovës.
Lideri i BDI-së, edhe kësaj radhe, nuk i përfaqësoi shqiptarët, duke harruar edhe fjalën e tij gjatë fushatës së fundit parazgjedhore se, njohja e Kosovës ishte meritë e tij. Ndoshta nuk duhej ta lëshonte qeverinë (sepse me shumë mund hyri në t&eumlsmiley por, mjaftonte një reagim ndaj nënçmimit të tillë ndaj shtetit të Kosovës që erdhi nga opsioni i tij Ivanov, vetëm e vetëm për të qenë në një vijë me fjalën e tij. Se kush ka qenë më meritori për njohjen e Kosovës, e sqaroi shefi i shtetit malazez Vujanoviq në Shkup, kur tha se Mali i Zi e njohu Kosovën sepse në të kundërtën do të përjetonte dëme serioze lidhur me integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.
Se raportet midis Maqedonisë dhe Kosovës, pas këtyre nënçmimeve dhe provokimeve diplomatike, po shënojnë një krizë diplomatike, mund të konstatohet nga komenti i kreut kosovar të shtetit Sejdiu gjatë qëndrimit të tij në Therandë, ku i pyetur lidhur me mos ardhjen në Maqedoni, u shpreh se, Kosova do të aplikojë masën që në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet si masa e reciprocitetit.
Është e çuditshme kjo diplomaci e “komitave” të VMRO-së. Ajo ndaj shtetit të Kosovës mundohet ta imitojë Uashingtonin dhe Brukselin me metodën “shkopi dhe karrota”. Herën e parë nuk e ftoi Sejdiun (shkopi!) e, herën e dytë e ftoi (karrota!) por, më pas, e ndryshoi karakterin e vizitës nga zyrtare në private. Krejt ky provokim ndaj Kosovës ndodh në kohën kur në Bruksel po përgatitet “karrota” për Maqedoninë përmes heqjes së saj nga “lista e zezë” e Shengenit, edhe atë, para se të vijë “shkopi” nga Uashingtoni lidhur me gjetjen e një emri kreativ për Maqedoninë, i paralajmëruar nga zv.sekretari amerikan Shtajnberg.
“Karrota evropiane” sipas të gjitha gjasave nuk do të “servohet” para korrikut. Diplomatët evropian, si duket kanë nuhatur se “karrota sërbe” po i jep efektet e saj në Shkup. Diplomacia e VMRO-së, e trimëruar nga një raport i KE-së se, vetëm Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave (kurse, Sërbia është në rrugë të mirë për këtë gj&eumlsmiley, ndërsa, e njëjta nuk vlen edhe për Shqipërinë, i jep vetes komoditetin që t’i trazojë raportet me Kosovën (dhe, automatikisht edhe me Shqipërin&eumlsmiley, kurse me Greqinë dhe Bullgarinë, raportet që moti janë të trazuar. Andaj, normalizohen raportet vetëm me Sërbinë, shkaku i “karrotës” së Tadiqit të “premtuar” para do kohe në Shkup se, në të ardhmen mund të gjendet një zgjidhje e mosmarrëveshjes midis dy kishave, se në të ardhmen do të mund lirisht të festohet shtetkrijimi maqedonas në manastirin Prohor Pçinski, se Sërbia nuk e konteston identitetin e maqedonasve, se korridori 10 është në interes edhe të Maqedonisë, se nëse Maqedonia është jugu strategjik për Sërbinë atëherë Sërbia është veriu strategjik për Maqedoninë, se përmes Sërbisë, Maqedonia shumë më lehtë mund të depërtojë në Evropë, etj.
Edhe njëherë për VMRO-në, prioritet ka kisha dhe çështja e saj, tanimë, jo në Shkup, por, në rajon.
Shkaku i “karrotës sërbe”, qeveria e Shkupit po taktizon me vendosjen e raporteve diplomatike me Prishtinën. Në rrethana kur, për fitimin e “karrotës evropiane” Shkupi duhet t’i normalizojë raportet me fqinjët, tandemi Gruevski-Ivanov duke llogaritur se “karrota evropiane” është punë e kryer, jepet pas “karrotës sërbe”, duke u prishur me të tjerët. Por, mbetet të shihet se sa kreativ dhe i fortë do jetë “shkopi” amerikan.
Tashmë po bëhet i qartë, neutraliteti i VMRO-së ndaj procesit gjyqësor Sërbia vs. Kosova në Hagë, i paralajmëruar nga konzulli i Shkupit me mbiemër rus në Beograd. Me këtë neutralitet, në të ardhmen, ajo po pret “karrotën sërbe”. Shumëkush pyetet se, ç’kërkon Sërbia në Hagë, kur shumica dërmuese e ekspertëve ndërkombëtarë, pohojnë se, edhe nëse Sërbia me dorë të vetë e shkruan mendimin e Hagës, ai assesi nuk do mund ta ndryshonte gjendjen faktike, pra, statusin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sipas të gjitha gjasave, Sërbia është e vetëdishme përë këtë gjë, por, pret një mendim që do t’u sygjeronte të dyja palëve një proces të ri bisedimesh për ndarjen finale njëra me tjetrën dhe, me këtë letër do të trokiste para dyerve të OKB-së. Ky qëllim i politikës së jashtme sërbe nënkuptohet edhe nga deklarata e fundit e Tadiqit në Paris, ku i pyetur lidhur me ndarjen eventuale të Kosovës, ai la të kuptohet se për Beogradin një gjë e tillë mbetet çështje e hapur.
Mirëpo, një gjë është e sigurtë, ndarja eventuale e Kosovës do të thoshte edhe ndarje të Maqedonisë. Ndoshta, me këtë “karrotë” dëshirohet t’i krijohet një hapësirë pjesës së dytë të pyetjes së referendumit të v. 1991, si një alternativë e NATO-s dhe BE-së!
Me siguri se, ato katër helikopterë rusë nuk janë blerë për t’i “ujitur” dhe “transportuar” specat dhe domatet e Pellagonisë!
Sa e sa “rusizma” po ndodhin kohën e fundit në Maqedoni!

Autori eshte ligjerues ne UEJL-Tetove

http://www.shqipmedia.com/2009/05/karrota-serbe/

11 Komente

eh sa karrota na jane futur neve se mos bertitem e uluritem nga dhembja?! shyqyr qe e ka amerikani karroten me te madhe qe tia tundim e shkundim serbit gjoja per ti tremb...

Jeton

Për fatin tënd të keq dhe tonin si shqiptarë ne në Shqipëri, në Kosovë dhe FYROM  na udhëheqin lepurat. Ti e di shumë mirë se ushqimi kryesor i lepurave janë të gjelbërtat, por në vecanti karotat. Këta politileshët ti e di shumë mirë që i duan dhe i hanë shumë karotat sepse lepuri lepur mbetet dhe nuk mund të bëhet as luan e as politikan.

mbetet të shihet se sa kreativ dhe i fortë do jetë “shkopi” amerikan.

obama e?

u sa kom qesh

pse vihet aq shume peshe mbi "shkopin" Amerikan? pesha (dhe shkopi) duhet te gjinded midis atyre Shqiptareve ne FYROM, qe jane shume te dobet ne lojrat politike, dhe vene interesin vetiak ose partiak perpara interesit te perbashket te Shqiptareve te Maqedonise, ose te kombit Shqiptar ne pergjithesi!

Shteti laper i Shqiperise duhet te ushtroje pak trysni ne shtetin artificial Maqedon (dhe me gjere ne EU), ne favor te Shqiptareve

Me mahnit dhe njekohesishme me gezon ngjajshmeria absolute ngjajshmeria  gati e plote midis moralit te mykur te ekuilibave te karotes se  botes sotme me  politikat dhe ekuilibrat e kulacit dhe kerbacit te qyteterimeve te perenduara.  Sot,  si dikur ne deklinacionin e pashmangeshem te qyteterimeve te kaluar askush nuk guxon qe tja numuroje te vertetat e brekeve te mutosura nje  politikani me veset me te ulta njerzore.   ... Dhe nga ana tjeter te gjithe ata qe kane nje ze kurre nuk guxojne te thone fjalen e mire per ate qe e mendojne dhe e ndjejne si normalitet.

Askush nuk e vlereson me nje femer te ndershme ne pikpamjen e ruajtjes se integritetit moral ne te gjitha kuptimet, por nga ana tjeter te gjithe vrapojne te bejen elozhe kurvave burra dhe  gra qe sa here shohin se pas karrotes apo kulacit ndodhet nje kerbac i trashe apo   shkop me xhunga vrapojne si te xhindosur  dhe pa perdorur kurrfare "elegance" per te ngritur shalet e tyre te dhjera dhe qe i lajne 10 minuta para se te takohen me te zotin e shkopit xhungalor apo kerbacit te trashe.

E kush thote qe jetojme ne Demokraci?????

Demokracia eshte kthyer ne nje rrobe de chamber putanash   politike qe mbjellin cdo dite faren e moralit te tyre te rene ne origjinen e vet shpellore.

Kritikat dhe analizat e tuaja i perkrah dhe ndihem plotesisht  ne krahun tuaj ne te gjithe gamen e problemeve qe ju ngrini ne shkrimin tuaj,  zoti Jeton.

Ne vijim te shkrimit interesant dhe teper realist te Jetonit, mund te lexoni edhe kete lajm te nxjere nga agjensia Ballkanweb, me titull: "Pas Maqedonise Sejdiun e refuzon edhe Mali i Zi"
PRISHTINE-Pas Presidentit maqedonas Ivanov, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu është anashkaluar edhe nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic. Mediat kosovare bejne te ditur sot se në Samitin e presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore me moton “Diversiteti i pasurisë kulturore-menaxhimi dhe promovimi turistik”, që do të mbahet nesër në Cetinë, në ftesat zyrtare të presidentit Vujanovic nuk është përfshirë edhe ftesa për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
Një gjë e tillë është bërë e ditur sot nga kabineti i presidentit të Malit të Zi, ndërkohë që zyra e shtypit të Presidentit të Kosovës ende nuk ka reaguar lidhur për këtë.
Në këtë forum të shteteve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë krerë shtetesh të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, etj, të cilët do të priten nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në forum do të jenë gjithashtu të pranishëm, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Koiçiro Macura. Gjatë punimeve të Forumit, të organizuar nga UNESCO, - organizata më e madhe ndërkombëtare e angazhuar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës, do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal, politik, arsimor e kulturor mes vendeve të Evropës Juglindore. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të diskutojnë për kontributin e UNESCO-s në rajon, Shqipëri e Kosovë. Ne kete forum, Shqiperia do te perfaqesohet nga presidenti Bamir Topi qe do te zhvilloje edhe takime dy paleshe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe me homologë e drejtues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në Forum.
Në ftesat që ka shpërndarë Vujanovic ka munguar ajo për Presidentin e Kosovës.
Sejdiu nuk mori pjesë as në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa në ceremoni u thirrën kryetarë shtetesh nga të gjitha shtetet e rajonit. Vete Presidenca e Kosovës pohoi se mori ftesë, por pa shpjeguar asnjëherë arsyet se pse zgjodhi të mos marrë pjesë. Sejdiu anulloi më pas një vizitë të lajmëruar në Shkup, vetëm pasi mori konfirmimin nga Presidenti maqedons që vizita të ishte private dhe jo zyrtare.

nqs eshte Shqiperia e ftuar dhe nuk thirrin Kosoven, atehere Bamir Topi nuk duhet te shkoje ne Mal te Zi, ne fund te fundit eshte per te gjithe ballkanin dhe Kosova e Shqiperia duhet te jene atje qe kete bisedime te frutshme

Më duket se, Serbët po punojnë, e ndërsa Shqiptarët po flenë.

Qofsha i gabuar, por, mendoj se fati i Kosovës është ende në rrezik.

Plotesisht ne nje mendje me Someone. Fati i Kosoves nuk eshte aspak ne rrezik, ai do thjesht kohe. Koha do te beje qe, pak nga pak, shteti do te marre forme dhe do te pranohet nga te gjithe. Rendesi ka qe Kosovaret te jene te kthjellte dhe te matur ne hapat e tyre, çka kjo eshte disi e arritur tani sepse klasa e tyre politike eshte me e pergatitur se e jona.

Persa i perket Topit, duke pare peshen e Shqiperise qe eshte rritur kohet e fundit, ai duhet ta beje te qarte se nuk shkon asgjekundi pa perfaqesuesin e shtetit kosovar. Askund. Dhe ta beje te qarte gjithandej. Mali i Zi pretendon te hyje ne Nato, Maqedonia gjithashtu. Atehere Tirana zyrtare duhet te perdore peshen e saj si anetar me te drejta te plota. Politika eshte raport forcash, paqesore kuptohet. Por forcat duhen llogaritur dhe perdorur aty ku duhet.

Kosova ka nevoje per futje ne te gjitha nismat europiane apo rajonale, dhe me mire se Shqiperia, nuk mund ta ndihmoje kush. Ne çdo fjalim te mbajtur jashte vendit, ne çdo takim zyrtar jashte vendit, Topi duhet ta ndaje fjalimin e tij gjysme per gjysme me Kosoven. Kur te huajt te mesohen me kete melodi, atehere do te dine t'i marrin parasysh.

Por kam frike se Topi nuk ka ndonje vizion kushedi çfare. Me ç'kam pare une nga fjalimet e tij, nuk me duket personi i pershtatshem per ate vend. Nje politikan shqiptar, krenar per vendin e vet, dhe qe te kete studiuar ne ndonje universitet te madh europian apo amerikan, sidomos ne shkenca politike (Stanford, Jale, Princeton, etj) do te ishte personi i duhur. 

Kosova e ka pasur nje mendje te madhe, por sot nuk eshte me : Ukshin Hoti. Nje te tille duhet te kemi. Te shpresojme. 

Edhe une nuk e kuptoj pse Tirana nuk kordinohet me Prishtinen kur shihet hapur loja e sllave.

Kjo tregon shume qarte papjekmerine e diplomacise Maqedonase. Askush ne bote nuk do ti paguante me keq pasojat e fqinjesise se keqe me Shqipetaret ne Ballkan sesa Maqedonia. Ajo merr fryme nga shqiperia, ka daljen e vetme ne det ndermjet shqiperise, dhe eshte vendi i vetem ne rajon qe ka marrdhenie me te stabilizuara me te. Greqia nga njera ane eshte gjithnje duke i treguar se procesi integrues i saj eshte ne doren e saj, dhe derisa ti plotesohen kushtet e vena, integrimi ngelet ne proces numero. Bullgaria nuk ka patur nevoje qe ta ngreje zerin duke qene se rolin e saj e luan Greqia dhe kjo ndikon pozitivisht ne imazhin e Bullgarise ne perendim. Shqiperia nga ana tjeter, deri disa vite me perpara, ka qene ne gjendje jo te mire per ti dhene leksione shkupit.

Mirepo gjerat sic duket edhe per Shqiperine po ndryshojne. Ne viziten e fundit qe presidenti Ivanov pati ne Tirane disa dite me pare eshte bere me kerkesen e ketij te fundit. Kerkesa eshte bere kohet e fundit, nuk ka qene zyrtare deri disa ore, ne mos nje apo dy dite me perpara. Topi, i ka kujtuar se realiteti ne rajon ka ndryshuar, i ka kujtuar se Kosova eshte shtet dhe eshte e patolerueshme qe ajo te mos njihet si e tille. Ne gjuhen diplomatike ai i ka uruar fillimin e punes se re, qe ne fjale te thjeshta do te thote, te uroj fat qe gjerat te mos shkojne sic kane shkuar gjer tani. Ai eshte larguar pa ju pergjigjur pyetjeve te medjas.Kjo vizite tregon qartazi se Shqiperia dhe mbeshtetja e saj per Maqedonine jane te doemosdoshme dhe jo mundesi diplomatike. Ato jane thjeshte jetike per egzistencen e shtetit te Maqedonise, qe vetem ne natyre ka qene i tille, pasi falsifiteti i tij ka qene teper ekstrem gjate gjithe kohes qe nga krijimi. Per fatin e saj, nuk i eshte kushtuar shume vemendje pasi rajoni eshte dominuar nga probleme me te medhaja.

Ambasadori Cek, qe per momentin eshte edhe perfaqesuesi i komunitetit evropjan i ka dhene leksionet e veta se fqinjesia e mire me kosoven eshte e doemosdoshme dhe as me shume as me pak.

Ne plan te gjate Shqiperia perfiton shume nga nje sjellje e tille nga ana e Maqedonise. Por une do dyshoja se kjo sjellje kaprico do te vazhdoje pasi shkupi nuk eshte ne gjendjen natyrore per te mos kuptuar rendesine e fqinjesise se mire me shqipetaret ne ballkan, mardheniet e mira me shqipetaret ne maqedoni dhe implementimin e marreveshjes se Ohrit qe eshte faktor kryesor per integrimin e saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).